identifikimi
Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1314) | ||||
Forum Kulturor (928) | ||||
Albani (761) | ||||
Muslimanja (601) | ||||
emine (509) | ||||
Era (387) | ||||
Redi (338) | ||||
Visiana (198) | ||||
iDa (175) | ||||
Esila (153) |
Kush është në linjë
40 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 40 vizitorë Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Temat me shikuara
Promovohet libri: “Faik Hoxha para pasqyrës së një jete…”
Faqja 1 e 1

Në një atmosferë të ngrohtë, mes besimtarëve, familjarëve dhe autoriteve të larta lokale të Shkodrës, është zhvilluar promovimi i monografisë: “Faik Hoxha para pasqyrës së një jete…” të autorit Muhamed Sytari.
Aktiviteti ka nisur me fjalën e teologut Arben Halluni, në të cilën ka vlerësuar kontributin e Myftiut të Shkodrës për të nxjerrë në dritë këtë vepër, ku autori është përpjekur të sjellë para duarve të lexuesit momentet më interesante të jetës dhe kontributit të Myftiut Haxhi Faik Hoxha. Ai ka theksuar se kjo vepër është një gjurmë e rëndësishme, sidomos kur kemi parasysh faktin që një Myfti shkruan për një pararendës të tij, në Shkodër.
Aktiviteti ka vijuar me fjalën e studiuesit Islam Dizdari, redaktor i librit. Ai ka vlerësuar rolin e madh që Myftiu H. Faik Hoxha ka dhënë në 12 vitet e drejtimit të tij të Myftinisë Shkodër. Në fjalën e tij, z. Dizdari ka falënderuar edhe mundin e thirrësit islam Imam Muhamed Sytari për të na servirur këtë libër, në të cilin mund të lexohet qartë personaliteti dhe gjurmët e Haxhi Faik Hoxhës.
Nëpërmjet videoprojektorit, të pranishmit kanë patur mundësi të ndjekin momentet më interesante të jetës dhe kontributit të H. Faik Hoxhës gjatë viteve të jetës së tij. Materiali në fjalë është ndjekur me shumë emocion dhe vlerësim për kontributin e madh që ai ka dhënë për 12 vite të drejtimit të Myftinisë Shkodër, por edhe përtej saj.
Aktiviteti ka vazhduar me fjalën e autorit të kësaj monografie, Imam Muhamed Sytari. Gjatë saj, ai ka shpjeguar arsyet që e kanë nxitur drejt kësaj pune. Ai ka vlerësuar se H. Faik Hoxha është një shembull që duhet ndjekur, sidomos nga thirrësit islamë të kësaj kohe. Ai ka thënë se 12 vite në drejtim të Myftinisë Shkodër, kanë qenë vitet më interesante dhe më produktive të jetës së tij.
Në emër të familjes Hoxha, ka përshëndetur z. Qashif Hoxha, cili ka falënderuar autorin për këtë kontribut dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë organizim. Ai ka theksuar se jeta e të atit, H. Faik Hoxha, ka qenë e mbushur me një dashuri të madhe dhe përkushtim në shërbim të Myftinisë Shkodër, harmonisë dhe dashamirësisë së qytetarëve të saj. Njëkohësisht ai ka uruar Myftininë Shkodër për suksese të mëtejshme dhe përparim në shërbim të komunitetit, besimit dhe interesave kombëtare.
Në fund të këtij promovimi, të pranishmit kanë patur mundësi të marrin në dorë librin mbi jetën e H. Faik Hoxhës dhe kanë kaluar momente të këndshme në një ftesë për kafe dhe çaj.
nga:/muhamedsytari.net/

Similar topics
» Promovohet libri për Diversitetin Fetar dhe Kulturor në Ballkan
» Percillet per ne boten e amshuar H.Faik Hoxha
» Promovohet ne Puke libri monografik kushtuar Haxhi Rrustem Kabashit
» Promovohet libri “Kurani dhe Njeriu”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Fri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta
» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Fri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana
» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Fri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana
» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Fri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani
» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Fri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor
» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Fri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor
» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Thu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era
» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Thu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari
» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Thu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald
» Çifte - foto
Thu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta
» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Thu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila
» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor
» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor
» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Wed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor
» Oda e Lumes dikur
Wed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor