Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Dell: Kosova vend Islamik  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcapDell: Kosova vend Islamik  Voting_barDell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcapDell: Kosova vend Islamik  Voting_barDell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 
Albani (761)
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcapDell: Kosova vend Islamik  Voting_barDell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcapDell: Kosova vend Islamik  Voting_barDell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 
emine (509)
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcapDell: Kosova vend Islamik  Voting_barDell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 
Era (387)
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcapDell: Kosova vend Islamik  Voting_barDell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 
Redi (338)
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcapDell: Kosova vend Islamik  Voting_barDell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 
Visiana (198)
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcapDell: Kosova vend Islamik  Voting_barDell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 
iDa (175)
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcapDell: Kosova vend Islamik  Voting_barDell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 
Esila (153)
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcapDell: Kosova vend Islamik  Voting_barDell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 

Kush është në linjë
43 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 43 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcap3%Dell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcap14%Dell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcap11%Dell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcap58%Dell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcap0%Dell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Dell: Kosova vend Islamik  Vote_lcap14%Dell: Kosova vend Islamik  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Dell: Kosova vend Islamik

Shko poshtë

Dell: Kosova vend Islamik  Empty Dell: Kosova vend Islamik

Mesazh nga emine Mon Jul 18, 2011 8:23 am

Dell në RTK: Imazhi i Kosovës po ndryshon

Në intervistë për RTK, ambasadori i SHBA në Kosovë, Kristofer Dell flet për vrasjen e Bin Ladenit, dialogun Kosovë-Serbi, veriun e Kosovës dhe, përgjithësisht, pikëpamjen amerikane për gjendjen dhe perspektivën e Kosovës.


Në fillim dëshiroj t’ju pyes rreth javës së shkuar dhe aksionit të forcave ushtarake amerikane në Pakistan. Osama bin Laden, terroristi më i kërkuar në botë, është vrarë. Çka do të thotë kjo për SHBA-të dhe për tërë botën?


Ambasadori Dell: Unë besoj se shumica e njerëzve do të pajtoheshin se ky është lajm i mirë për botën. Ky ishte një person, i cili ishte i përkushtuar për të kryer vrasje masive. Po ashtu, nuk mendoj se ka ndonjë dyshim që një e keqe e madhe ka lënë këtë botë. Kjo ndodhi në çastin e duhur, në kohën e kryengritjeve që po i shohim në botën arabe – apo “Pranverës arabe siç po quhet dhe dëshira e qartë për liri dhe demokraci që po shprehet nga popujt arabë – është e qartë se rruga e terrorit dhe dhunës që e ka ofruar Al-Kaida nuk është konsideruar e vlefshme nga popujt e botës arabe, pikërisht nga shoqëritë që mendohej se do të tërhiqeshin nga ajo. Prandaj, unë mendoj se ajo që kemi tash është mundësia për të ndihmuar botën arabe për të arritur lirinë dhe demokracinë që e kërkojnë. Dhe ndoshta një mundësi edhe për Kosovën si një vend islamik me formë demokratike të qeverisjes – një rast i vërtetë që ju t’i afroheni një numri shtetesh në Lindjen e Mesme dhe të vendosni marrëdhënie të reja dhe ndoshta edhe t’iu ndihmoni duke shkëmbyer përvojat tuaja me to.


-Le të flasim për çështjet e Kosovës, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si i vlerësoni bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?


Ambasadori Dell: Mendoj se procesi po shpaloset pak a shumë ashtu siç e kemi pritur me një fillim të ngadaltë – më saktësisht një përpjekje për të filluar përkufizimin e çështjeve, për të kërkuar qartësi dhe mënyrat se si të shkohet përpara dhe mendoj se do të shohim një përparim të rëndësishëm në të ardhmen e afërt. Ky është proces i mirë, i projektuar për të ndihmuar Kosovën për të zgjidhur disa probleme të vërteta praktike me të cilat përballet. Siç kam shkruar, kjo është një mundësi për Kosovën që të kërkojë zgjidhje, jo vetëm për disa prej çështjeve të cilat ju ndajnë nga fqinji juaj, Serbia, por po ashtu edhe për të përdorur dialogun për të shtyrë përpara agjendën tuaj të brendshme, për të fuqizuar ekonominë tuaj, për të përforcuar sundimin e ligjit, çështje këto që Kosova edhe ashtu mundohet t’i zgjidhë dhe është gjë e mirë për Kosovën nëse ju ndihmojmë për t’i bërë këto në kontekst rajonal.


- Por disa parti politike, si Vetëvendosje janë kundër këtyre bisedimeve. Sipas mendimit tuaj, a rrezikon Kosova që të humbasë tërësinë e saj territoriale?


Ambasadori Dell: Ne kemi qenë plotësisht të qartë, siç kanë qenë edhe evropianët, se çështja e tërësisë territoriale, statusi i Kosovës nuk kanë qenë [në tavolinë], nuk janë [në tavolinë] dhe nuk do të jenë në tavolinë. Mendoj se Vetëvendosje bëri një vepër të mirë për vendin duke paraqitur debatin në Kuvendin e Kosovës javën e shkuar duke i dhënë mundësinë partive politike për të debatuar çështjet, por edhe për të treguar se shumica dërmuese, shumica mbizotëruese e klasës politike mbështet këtë proces të dialogut.


-Por ju jeni këtu dhe ka disa ide që qarkullojnë në Kosovë dhe në Serbi për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Kishim edhe një deklaratë të presidentit serb, z. Tadiq në lidhje me atë që duan të bisedojnë me Shqipërinë, me zyrtarët e Tiranës për ndarjen territoriale të Kosovës midis shtetit të tij dhe Shqipërisë. Cili është mendimi juaj për këtë ide?


Ambasadori Dell: Në thelb këto janë ide të dala mode të shek. XIX. Politika e shek. XIX ishte e tëra për vizatimin e kufijve, lëvizjen e kufijve, lëvizjen e popullatave. Kjo nuk është politika e Evropës së shek. XXI. Shkurt, unë mendoj se këto ide janë të parëndësishme në kontekstin e tanishëm. Çfarë më habit mua është se edhe Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti, e kjo është goxha intriguese, apo jo – duket se kanë të njëjtën formulë: t’ia lëmë Serbinë dhe Shqipërinë që të zgjidhin problemet e Kosovës. Kjo mua më duket paksa ironike dhe natyrisht edhe shumë interesante.


- Por, në Kosovë ka grupe politike që mbështesin idenë e bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës. Sa realiste është kjo ide dhe çfarë rreziku bart ajo?


Ambasadori Dell: Nuk mendoj se është realiste si ide fare. Ta them prapë, koncepti i bashkimit kombëtar vjen nga shek. XIX dhe ne të gjithë i fatkeqësitë që ia kanë sjellë Ballkanit këto ide gjatë gjithë historisë. Unë mendoj se qasja e shekullit XXI është ideja e Bashkimit Evropian. Unë e kuptoj se ka shumë pakënaqësi në mesin e kosovarëve për ritmin e ngadaltë të përafrimit tuaj me Evropën, si dhe zhgënjimin që evropianët nuk duket që po ju mirëpresin dhe mendoj që kjo ka krijuar hapësirë ku njerëzit kërkojnë alternativa tjera, që ka mundësuar që kjo ideja e bashkimit me Shqipërinë sërish të ngjallet. Por, kjo nuk po ndodh për arsye se Shqipëria është rruga për të shkuar përpara, por për shkak se njerëzit po kërkojnë diçka tjetër përveç Evropës. Mendoj se rruga e duhur është përqendrimi në agjendën tuaj evropiane, ri-dyfishimi i përpjekjeve për të shkuar përpara në këtë rrugë. Të gjithë ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova, miqtë tanë evropianë duhet t’i ri-përkushtohemi avancimit të perspektivës tuaj evropiane. Mendoj se kjo është rruga e duhur për këtë vend.


-Le të flasim për veriun e Kosovës. Si e shihni ju problemin e veriut duke ditur që institucionet e Kosovës nuk kanë arritur të shtrijnë pushtetin e tyre atje?


Ambasadori Dell: Le të jemi shumë të sinqertë. Veriu është çështja më e vështirë e pazgjidhur që ka mbetur nga trashëgimia e ngjarjeve të viteve të 90-ta. Unë mendoj se problemi kryesor në veri është se ai është ndoshta vendi më jashtë ligjit në Evropë sepse atje nuk ka sundim të mjaftueshëm të ligjit. Kur Sekretarja Klinton ishte në Prishtinë në tetor të vitit të kaluar, ajo foli me disa serbë që jetojnë në veri, ata vetë e filluan bisedën duke thënë se problemi i tyre kryesor është mungesa e sundimit të ligjit, se ata jetojnë në një mjedis pa ligje. Unë nuk mendoj se ka ndonjë papajtueshmëri në mes të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës lidhur me këtë. Të gjithë ne duhet të punojmë së bashku - bashkësia ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës, EULEX-i, KFOR-i - për fuqizimin e sundimit të ligjit për të siguruar drejtësi të barabartë për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh aspektin gjeografik ose etninë. Sinqerisht, nuk kemi bërë punën më të mirë të mundshme, ne duhet të bëjmë më shumë atje, kjo është e qartë. Shpresoj se përmes veprimeve që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm, por po ashtu edhe përmes procesit të dialogut – si procese plotësuese me njëra-tjetrën, ne me të vërtetë do të mund të gjejmë zgjidhje për disa çështje atje.


- A besoni se do të gjinden zgjidhjet?


Ambasadori Dell: Po, besoj. Mendoj se ka zgjidhje dhe ne mund t’i gjejmë ato me përpjekje pak më të mëdha dhe pak më shumë vëmendje.


- Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë së voni se është koha për t’i dhënë fund mbikëqyrjes së pavarësisë dhe paralajmëroi se do të ketë edhe ndryshime kushtetuese lidhur me këtë. Edhe ambasadori francez, z. Fitou ka mbështetur këtë pohim. A është Kosova e gatshme për të funksionuar më vete pa mbikëqyrje ndërkombëtare?
Ambasadori Dell: T’ia fillojmë duke shqyrtuar se çka do të thotë pavarësi e mbikëqyrur. Me shpalljen e pavarësisë, Kosova mori përsipër disa detyrime, të ashtuquajturin “Planin gjithëpërfshirës për statusin, planin e Ahtisaarit”. Mbikëqyrja nënkupton mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre dispozitave që Kosova i ka përshirë në kushtetutën e saj. Unë besoj se ju keni arritur progres të shquar drejt zbatimit të këtyre dispozitave, por ende ka punë për të bërë, si p.sh. decentralizimi. Ende mbeten gjëra për të bërë, por, po unë mendoj se po afrohet koha për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur përderisa këto detyra përmbyllen. Në një mënyrë, afati kohor më shumë varet nga Qeveria e Kosovës. Sa më shumë që ajo përqendrohet në zbatimin e detyrave të Ahtisaarit, aq më shpejt do të merr fund pavarësia e mbikëqyrur. Por është e qartë që çasti po afrohet dhe mendoj se mund të fillojmë të shohim se cilat janë ndryshimet në kushtetutë dhe në strukturat e tjera ligjore që do të nevojiten për ta mundësuar këtë. Ka shumë çështje të ndërlikuara dhe unë nuk mendoj se duhet të caktojmë afate artificiale, por duke parë drejt vitit të ardhshëm, prej tash e deri në fillim të vitit të ardhshëm ne duhet të shqyrtojmë kushtetutën, të studiojmë se cilat ndryshime janë të nevojshme dhe pastaj të vazhdojmë përpara drejt qëllimit tonë të përbashkët të përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë.


- Çfarë janë marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe institucioneve të Kosovës?


Ambasadori Dell: Ne kemi marrëdhënie shumë të ngushta, të ndërlikuara e të shumëfishta do të thosha me të gjitha institucionet e shoqërisë suaj, me qeverinë, partitë politike, Presidencën, bashkësitë fetare, grupet e shoqërisë civile, me tërë shoqërinë. Nuk është kurrfarë e fshehte që SHBA-të dhe Kosova gëzojnë një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe besoj edhe me përfitim të ndërsjellë. Siç e dini, unë kam shërbyer këtu 10 vjet më parë dhe edhe atëherë i kishim të njëjtat marrëdhënie të ngushta, por mendoj se ato janë rritur dhe janë forcuar. Mbaj mend që kam punuar me qeverinë e atëhershme të LDK-së që udhëhiqej nga Presidenti Rugova. Mendoj se ka pasur një partneritet të natyrshëm, i cili është rritur dhe përmirësuar duke u pjekur në këto 10-12 vitet e fundit.


- A do të vazhdojë kjo mbështetje?


Ambasadori Dell: Po, absolutisht.


- Cila është mbështetja e Ambasadës së SHBA-së për Qeverinë e Kosovës, qeverinë aktuale?


Ambasadori Dell: Sërish, është e ndërlikuar, është komplekse. Ne kemi një program të USAID-it, i cili është mbi 60 milionë dollarë, pak mbi 40 milion euro, pjesa më e madhe e kësaj ndihme zbatohet në bashkëpunim me Qeverinë. Ne padyshim konsultohemi ngushtë me Qeverinë për çështjet e këtushme. Shpesh na është kërkuar nga ana e Qeverisë të ofrojmë hapësirat tona për të mundësuar diskutimet, për të lehtësuar kontaktet, për të ndihmuar partitë politike të bisedojnë me njëra-tjetrën. Kjo është një marrëdhënie e mbështetjes, por në kuptimin e lehtësimit, duke ndihmuar Qeverinë për të punuar me partnerët e saj vendorë kosovarë.


-Çka mendoni për zhvillimin ekonomik në një kohë kur nuk shohim shumë interesim nga investitorët e jashtëm, posaçërisht pas raportit të Dick Martit, i cili ka dëmtuar shumë imazhin e Kosovës?


Ambasadori Dell: Unë jam optimist lidhur me ekonominë tuaj. Mendoj se programi i ri ekonomik i qeverisë që është hartuar muajt e fundit është shumë i rëndësishëm për disa arsye. Më e rëndësishmja është ndryshimi thelbësor filozofik që qeveria tani është duke u përpjekur të tërhiqet nga përpjekja për të udhëhequr ekonominë, dhe në vend të kësaj, në mënyrë intelektuale dhe filozofike ka përqafuar konceptin e fuqizimit të sektorit privat. Biznesmenët bëjnë biznes, politikanët bëjnë politikën. Në gjithë botën është vërtetuar shumë herë, që roli i tepërt i qeverisë në ekonomi është një ngarkesë mbi ekonominë, nuk i ndihmon ekonomisë, por e tërheq poshtë. Mendoj se qeveria ka filluar ta shohë sektorin privat si partner të saj, jo si një kundërshtar që duhet të kontrollohet. Tani kjo është lajm i mirë sepse unë besoj se vendi juaj ka potenciale të bollshme, ka energji, ka të rinjtë me idetë e tyre kreative, e nëse Qeveria u jep këtyre njerëzve më shumë hapësirë për të lëvizur, për të themeluar ndërmarrje dhe për të krijuar vende të punës, atëherë mendoj se kjo do ta ndihmojë ekonominë në mënyra thelbësore. Qeveria është e angazhuar për reformimin e procedurave për marrjen e licencave, thjeshtimin e rregulloreve: të gjitha këto gjëra do të fuqizojnë sektorin privat. Unë e di se ata janë duke punuar tani në detajet e planit dhe mendoj se me klimën e qetë politike që kemi tani, kjo është një mundësi e vërtetë për të filluar procesin e rritjes së qëndrueshme që do të mundësojë krijimin e më shumë vendeve të punës dhe të ardhura më të mira për popullin.


- Por, këtu ende mbetet problemi i korrupsionit. A po bëjmë mjaft për të luftuar korrupsionin në Kosovë? Çka mendoni ju?


Ambasadori Dell: Është e qartë që jo. Çdokush e di që korrupsioni ka qenë problem në rritje. Unë mendoj se ju keni ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm së voni. I pari ka qenë përkushtimi për një qeveri me duar të pastra dhe me mendoj se po shohim fytyra të reja në kabinet, një model shumë të ndryshëm të qeverisjes në krahasim me të kaluarën. Mendoj se zgjedhja e presidentes së re, karrierë dhe ekspertiza e së cilës është në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, mendoj se ky është zhvillim shumë pozitiv. Unë mendoj se ka një mirëkuptim në rritje nga ndërkombëtarët, që në një mënyrë të paqëllimtë, ne jemi pjesë e problemit. Bashkësia ndërkombëtare ka thënë për dhjetë vjet “ne do të luftojmë korrupsionin; kjo është puna jonë” dhe natyrisht, partnerët tanë kosovarë kanë thënë që “mirë, është puna juaj dhe ne nuk do të merremi me këtë”. Kryeministri ka të drejtë kur bën thirrje për më shumë përgjegjësi në duart e qeverisë, sepse mënyra e vetme që të fitohen shprehitë e luftës kundër korrupsionit është duke e luftuar vetë atë. Sa më gjatë që të ndërhyjmë, gjithnjë e më shumë bëhemi kundër-produktiv. Kjo është koha e fundit për të vënë këtë barrë mbi supet e qeverisë dhe të sistemit vendor ligjor dhe një ditë të jemi në gjendje të themi se kjo është përgjegjësia juaj tani.


- Kosova është në fazën e privatizimit të pasurive të saj publike. Vendimi për privatizimin e PTK-së është marrë, ndërsa partitë opozitare janë kundër kësaj. Mendimi juaj?


Ambasadori Dell: Një pjesë e opozitës është kundër tij. Unë mendoj se ka më shumë keqkuptime dhe vetëm Zoti e di sa herë kam biseduar për këtë. E gjithë kjo temë po bëhet pak e mundimshme. Disa njerëz duan të paraqesin këtë si një farë mënyre e humbjes së pasurive e Kosovës, dhe kjo nuk është fare ashtu. Gjëja e parë që bëhet me privatizim është që të hiqet Qeveria nga biznesi, si thamë, Qeveritë nuk bëhen biznesmenë të mirë, ato bëhen politikanë të zotë. Ajo që është ironike është se njerëzit më të zëshëm kundër privatizimit janë të njëjtit njerëz të cilët janë më të zëshmit duke thënë që PTK-ja është burim i korrupsionit. Politikanët gjithmonë do ta shfrytëzojnë një institucion të tillë si burim patronazhi. Duhet t’ia jepni atë biznesmenëve për ta udhëhequr me efikasitet, ta modernizojnë atë duke parë përfitimet e jo me shikim drejt politikave të ndërmarrjes. Kur PTK-ja të jetë e privatizuar, ju ende do të keni një rrjet telefonie, besoni apo jo. Nuk është që po hiqen linjat apo që po rrëzohen antenat. Ende do të keni sistem telefonie... Unë jam i gatshëm të vë bast se ajo do të jetë më efektive, moderne, më e shpejtë dhe do të bëhet një burim i rritjes ekonomike, në vend të kompanisë që kemi sot. Dhe paratë që do të fitohen nga shitja do të investohen në projekte të infrastrukturës, apo projektet që zgjedh Qeveria, të cilat do të kenë ndikim të madh në rritjen ekonomike. Unë nuk e di se si mund ta shpjegoj më qartë se kaq. Zërat e frikës, që për kaq shumë kohë, kanë argumentuar se privatizimi është zhvatje e aseteve të Kosovës, thjesht reflektojnë një kuptim të vjetruar e të gabuar të këtij procesi. Në fund të tërë kësaj, Kosova ende do të ketë një kompani telefonike, do të ketë telefonat e saj celularë dhe do të ketë telefoni më të mirë celulare kur të vihet në duart e një operatori modern.


- A është privatizimi i aseteve publike mënyra më e mirë e luftimit të korrupsionit?


Ambasadori Dell: Një mënyrë më e mirë për të luftuar korrupsionin?


- Po, p.sh. nëse privatizojmë asetet publike. Ndoshta është më lehtë.


Ambasadori Dell: Kjo nuk është mënyrë më e mirë, nuk është rruga më e keqe. Nëse transaksionet nuk janë transparente, nuk tregojnë qartësi absolute të vlerave, kush i paguan kujt, është rrugë shumë e keqe për të luftuar korrupsionin sepse veç sjell më shumë korrupsion. Por nëse procesi ecën me transparencë, është i hapur, konkurrues, është mënyrë shumë e mirë. Por, kjo është vetëm një nga gjërat që duhet bërë në luftën kundër korrupsionit. Mund të heqim burimet e mëdha të parave të gatshme, të cilat nxisin korrupsionin, por ende kemi problemin e korrupsionit të vogël. Kjo është një tjetër gjë që Qeveria është duke bërë, duke eliminuar procedurat, licencat, e shumë procedura tjera, sepse po mënjanoni mundësitë për burokratët e vegjël që të kërkojnë diçka të vogël për të nënshkruar diçka ose për të marrë një kontratë. Ne i quajmë ato ”pika transaksioni”. Duke hequr pikat e transaksionit, luftojmë edhe korrupsionit. Pjesa e tretë natyrisht duhet të jetë hetimi dhe ndjekja i individëve të cilët janë përgjegjës për korrupsion, në mënyrë që mundësia e dënimit për këto vepra të bëhet parandaluesi më i mirë se që është tash.


- Një çështje tjetër që është diskutuar kohët e fundit është marrëveshja në mes të tre palëve, LDK, PDK dhe AKR-së, për shmangien e krizës politike. Ju keni qenë një ndërmjetës i kësaj marrëveshjeje, prandaj cili është komenti juaj lidhur me këtë?


Ambasadori Dell: Gjëja e parë që do të doja të them është se kjo nuk ishte aq shumë për të shmangur krizën, ishte më shumë në lidhje me zgjidhjen e krizës. Ju keni qenë në krizë. Ajo ka vazhduar në të vërtetë që nga tetori i kaluar, kur Presidenti Sejdiu dha dorëheqjen pas vendimit të Gjykatës. Gjendja vinte duke u rënduar, nëse e mendojmë pak, që nga tetori i kaluar dhe deri në mars, ka pasur shumë pak hapësirë për këtë Qeveri që të merret me problemet me të cilat përballet, sundimin e ligjit, korrupsionin...Të parafrazoj Winston Churchill, Kosova ka prodhuar politikë shumë më shumë sesa që mund të konsumojë dhe nuk po bënte qeverisje të mjaftueshme. Kjo marrëveshje ishte e rëndësishme për shkak se tre krerët vendosën interesat e vendit mbi interesin e tyre personal e politik dhe gjetën zgjidhje që qetësoi situatën, solli stabilitet të ri institucioneve, dhe mendoj se krijoi hapësirë që qeveria tani të fillojë të trajtojë probleme të vërteta si rritjen ekonomike, sundimin e ligjit dhe të tillat. Ajo ishte e rëndësishme, ishte me rëndësi kritike për suksesin apo dështimin afatgjatë të Kosovës që tash është rasti për të trajtuar këto çështje. Tani, unë e di se ka shumë njerëz të cilët dëshironin që kjo krizë të thellohej, që dëshironin polarizimin e mëtejmë të saj. Natyrisht se është puna e politikanëve të opozitës të përpiqen të ndërrojnë qeverinë. Kjo sigurisht që ndihmon në shitjen e gazetave, duke krijuar tituj të mirë për krizën politike, por puna e qeverisë nuk është të shkruajë tituj të gazetave, puna e saj është t’iu ofrojë njerëzve zgjidhje dhe tani ne kemi kohë për këtë, kemi hapësirë për këtë. Të tre udhëheqësit treguan pjekuri të madhe, përgjegjësi të madhe, në arritjen e kësaj hapësire që lejon që vendi të merret me këto probleme. Deri në masën që ne kemi dhënë mbështetje duke ofruar një vend ku ata të mund të takohen dhe të arrijnë një marrëveshje, unë besoj se ne kemi bërë një gjë të mirë për Kosovën. Disa mund të quajnë ndërhyrje, por kur njerëzit ju kërkojnë të ndihmoni në gjetjen e asaj hapësire, nuk është ndërhyrje, kjo është çka bëjnë diplomatët. Ata ofrojnë hapësirat e tyre, ata ofrojnë kontekstin dhe nuk ka rëndësi nëse është një tryezë e gjelbër në Rambuje, një tavolinë pune në zyrën e Robert Cooper, ose një tryezë në dhomën time të ditës, bëjmë të njëjtën punë, duke ndihmuar njerëzit të përafrohen, të gjejnë zgjidhjet e tyre për problemet e tyre dhe të shkojnë përpara dhe kjo është detyra jonë.


- Pyetja e fundit: si e shihni ju të ardhmen e Kosovës?


Ambasadori Dell: Unë jam amerikan. Unë jam gjithmonë optimist dhe jam optimist në lidhje me Kosovën. Unë mendoj se ju keni një histori të madhe për të treguar dhe ju përmendët raportin e Martit. Kjo sigurisht ka qenë një ndër temat negative kohët e fundit. Por, mendojeni tregimin e mrekullueshëm që keni për të treguar. Ju keni presidenten më të re në Evropë, shefen e parë myslimane të shtetit në botë, presidenten e parë femër në Ballkan dhe një kabinet të ri në moshë, kompetent, të angazhuar dhe entuziast, të përkushtuar të trajtojë problemet e këtij vendi. Ata po udhëtojnë nëpër Europë, ata janë duke pasur ndikim të thellë në ministritë që vizitojnë. Mendoj se imazhi juaj po ndryshon. Mendoj se vendimi i Qeverisë për të lehtësuar sektorin privat do të kontribuojë në rritjen që ju duhet për të absorbuar shumë prej të rinjve të papunë. Unë mendoj se nëse i trajtoni këto probleme brenda, dhe unë e di që po përsëris gjërat, në qoftë se arrini të rritni ekonominë, në qoftë se përmirësoni sundimin e ligjit, luftoni korrupsionin apo krimin në përgjithësi, historia juaj do të tregohet vetë dhe së shpejti ju nuk do të keni nevojë të ndiqni njohjet, njerëzit do të vijnë te ju duke kërkuar të vendosni lidhje më të forta, të bashkëpunojnë me shumë me vendin tuaj. Prandaj, unë jam optimist. Unë mendoj se shkuat tepër afër greminës në gjashtë muajt e fundit, por papritmas situata ka ndryshuar dhe tani keni tregim të mirë për të treguar dhe tani keni mundësinë të punoni në projektin tuaj shtetëror. Jam i bindur se nëse bëhen bashkë Qeveria dhe shoqëria në përgjithësi, si dhe shoqëria civile dhe të gjitha institucionet tuaja, atëherë ju mund ta arrini këtë.

- z. Ambasador, ju faleminderit shumë për këtë intervistë.


Ambasadori Dell: Ju faleminderit juve.



(Intervistoi: Mentor Shala, Zv. Drejtor i Pergjithshëm i RTK)
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi