Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
I verbëri që tregoi rrugën EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
I verbëri që tregoi rrugën EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
I verbëri që tregoi rrugën EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
I verbëri që tregoi rrugën EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
I verbëri që tregoi rrugën EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
I verbëri që tregoi rrugën EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
I verbëri që tregoi rrugën EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
I verbëri që tregoi rrugën EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
I verbëri që tregoi rrugën EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
I verbëri që tregoi rrugën EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
I verbëri që tregoi rrugën EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
I verbëri që tregoi rrugën EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
I verbëri që tregoi rrugën EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
I verbëri që tregoi rrugën EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
I verbëri që tregoi rrugën EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcapI verbëri që tregoi rrugën Voting_barI verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcapI verbëri që tregoi rrugën Voting_barI verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 
Albani (761)
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcapI verbëri që tregoi rrugën Voting_barI verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 
Muslimanja (601)
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcapI verbëri që tregoi rrugën Voting_barI verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 
emine (509)
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcapI verbëri që tregoi rrugën Voting_barI verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 
Era (387)
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcapI verbëri që tregoi rrugën Voting_barI verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 
Redi (338)
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcapI verbëri që tregoi rrugën Voting_barI verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 
Visiana (198)
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcapI verbëri që tregoi rrugën Voting_barI verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 
iDa (175)
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcapI verbëri që tregoi rrugën Voting_barI verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 
Esila (153)
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcapI verbëri që tregoi rrugën Voting_barI verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 

Kush është në linjë
53 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 53 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcap3%I verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 3% [ 1 ]
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcap14%I verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 14% [ 5 ]
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcap11%I verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 11% [ 4 ]
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcap58%I verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 58% [ 21 ]
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcap0%I verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 0% [ 0 ]
I verbëri që tregoi rrugën Vote_lcap14%I verbëri që tregoi rrugën Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


I verbëri që tregoi rrugën

Shko poshtë

I verbëri që tregoi rrugën Empty I verbëri që tregoi rrugën

Mesazh nga Admin Sun Aug 14, 2011 1:22 pm

Nuk i kisha mbushur të 30-at, kur gruaja ime lindi fëmijën e parë..
Akoma e kujtoj atë natë... qëndrova me shokët gjithë natën në një lokal..
Ishte një natë e mbushur plot me fjalë boshe... madje me gibet dhe tallje të ndaluara ..
Në pjesën më të madhe të kohës, unë kryesoja grupin në humorin e tyre... në gibetin e njerëzve... ndërsa ata qeshnin..
E kujtoj mirë atë natë, ku i bëra shumë për të qeshur..
Zotëroja një dhunti të mahnitshme në imitim.. kisha aftësi të ndryshoja zërin, derisa i afrohej shumë personit që tallesha me të...
Po, tallesha me gjithkënd... askush nuk shpëtonte prej meje, madje as shokët e mi..
Njerëzit filluan të fshiheshin prej meje, në mënyrë që të shpëtonin prej talljeve të mia...
Atë natë kujtoj se u talla me një të verbër, të cilin e pashë duke lypur në treg... më ulëta ishte se, unë i vura këmbën përpara, u ngatërrua dhe ra me kokë përtokë, duke mos ditur se çfarë të thoshte... ndërsa e qeshura ime filloi të përhapej në treg...
Në shtëpi u ktheva vonë, si herë të tjera...
Gruan e gjeta duke më pritur... ishte në një gjendje të rëndë...
Me zë të dridhur tha: Rashid, ku ishe?
Duke u tallur i thashë: Në hënë... tek shokët, natyrisht..
Vështirësitë dalloheshin qartë tek ajo... tha dhe, gati sa nuk po i zihej fryma: Rashid jam shumë e lodhur... më duket se po më afrohet lindja..
Një lot i heshtur ra mbi faqen e saj...
Ndjeva se kisha neglizhuar ndaj saj...
Duhej të isha kujdesur më shumë për të dhe të kisha pakësuar daljet natën me shokët... sidomos në muajin e nëntë të sajin...
Me të shpejtë e dërgova në spital..
Hyri në dhomën e lindjes... dhimbjet e pushtuan orë të tëra...
Po prisja me padurim lindjen e saj...lindja ishte e vështirë.. prita gjatë derisa u lodha.. vendosa të shkoj në shtëpi..
Lashë numrin e telefonit tek infermieret, për të më përgëzuar..
Pas një ore... më telefonuan për të më përcjell lajmin e ardhjes në këtë botë të Salimi-it..
Menjëherë shkova në spital..
Sapo i pashë infermieret i pyeta për dhomën e saj..
Ato më kërkuan të shkoj e të takoj doktoreshën, e cila ishte kujdesur për lindjen e gruas sime..
Hyra tek doktoresha... më foli për fatkeqësitë (musibetet) dhe të qenit i kënaqur me kaderet..
Pastaj tha: djali yt ka një deformim të fortë në sytë e tij dhe, si duket ka humbur shikimin!!
Ula kokën... përpiqesha të mbaj inatin.. kujtova atë lypësin e verbër...të cilin e shtyva në treg dhe i bëra njerëzit të qeshnin...
Lavdi Zotit...çfarë të bëni, do t’ju bëhet!
Për pak çaste qëndrova i heshtur... nuk e dija çfarë të thosha... pastaj mendova për gruan dhe fëmijën...
Falënderova doktoreshën për butësinë e saj dhe shkova të shoh gruan..
Gruaja nuk ishte mërzitur.. ajo besonte në përcaktimin e Zotit.. e kënaqur me Të.. pasi ajo më kishte këshilluar të ndaloja të tallurat me njerëzit..
Gjithmonë përsëriste.. mos i përgojo njerëzit..
Dolëm nga spitali.. së bashku me ne edhe Salimi..
Në të vërtetë.. nuk po i kushtoja rëndësi fort..
E konsiderova sikur mos të eksitonte ne shtëpi..
Kur mekej duke qarë, largohesha prej dhomës dhe flija në sallon.
Gruaja kujdesej së tepërmi për të.. ndërsa unë nuk arrita ta dua!
Salimi u rrit.. filloi të hidhte hapat e parë.. hapat e tij ishin të habitshëm..
Pa mbushur një vit filloi të ecë.. dhe, zbuluam se ai ishte tapall (sakat)..
Më rëndoi në shpirt edhe më shumë..
Pas tij, gruaja lindi edhe dy fëmijë të tjerë, Umer-in dhe Halid-in..
Vitet kaluan.. Salimi u rrit.. edhe vëllezërit e tij u rritën..
Nuk pëlqeja të rrija në shtëpi.. gjithmonë me shokët..
Në të vërtetë, isha si një lodër në duart e tyre..
Gruaja nuk i humbte shpresat për të më ndrequr..
Gjithmonë bënte lutje për të më udhëzuar.. kurrë nuk zemërohej prej sjelljeve të mia të këqija..
Por ajo mërzitej shumë, kur vërente neglizhencën time për Salimi-n dhe, kujdesin për vëllezërit e tij..
Salimi u rrit.. dhe, së bashku me të u rrit edhe shqetësimi im..
Gruas nuk ia refuzova dëshirën për ta regjistruar Salimi-n në një nga shkollat e veçanta për njerëzit me të meta..
Nuk i ndjeja vitet duke kaluar.. ditët e mija ishin njësoj.. punë, gjumë.. ushqim dhe dëfrim natën..
Në ditën e Xhuma..
U zgjova në orën 11-të paradreke..
Ishte akoma herët për punët e mia..më kishin ftuar në një festë..
U vesha, u leva me erë të mirë dhe, u bëra gati për të dalë..
Kalova nëpër sallonin e shtëpisë.. më ndaloi gjendja e Salimi-t.. ishte duke qarë me dënesë!
Hera e parë në jetën time që po më interesonte e qara e Salimi-t, qëkur ishte fëmijë.. 10 vjet kishin kaluar.. nuk interesohesha për të.. u përpoqa ta anashkaloj.. nuk munda.
Dëgjoja zërin e tij që thërriste nënën dhe, unë isha në dhomë..
U solla.. pastaj iu afrova : i thashë : Salim! Përse qan?!
Sapo dëgjoi zërin tim, pushoi së qari.. dhe, kur filloi të ndjente afrimin tim, preku me duart e tij të vogla përreth.. çfarë të kishte?!
Ndjeva se ai përpiqej të largohej prej meje !!
Sikur thoshte : tani ndjeve për mua.. ku ishe ti për 10 vjet me rrallë?!
E ndoqa.. kishte hyrë në dhomën e tij..
Në fillim refuzoi të më tregonte shkakun përse po qante..
U përpoqa të sillesha me të butë..
Salimi filloi të më sqaronte shkakun përse po qante.. Unë e dëgjoja dhe e shikoja me vëmendje ..e dini se, cili qe shkaku!!
Vëllai i tij Umeri ishte vonuar.. i cili gjithmonë e kishte bërë zakon ta çonte në xhami..
Pasi ishte namazi i xhumasë.. kishte frikë se nuk do të gjente vend në safin e parë..
Kishe thirrur Umeri-n dhe nënën e tij.. por askush nuk i kthente përgjigje.. prandaj kishte filluar të qante.. fillova të shoh lotët që rillnin prej syve të mbyllur (të verbër)..
Dorën time e vendosa mbi gojën e tij.. dhe, thashë: për këtë qave o Salim?
Tha: po..
Shokët i harrova.. gjithashtu harrova edhe festën.. dhe, thashë:
Salim, mos u mërzit.. a e din se kush do të çojë sot në xhami?
Tha: sigurisht Umeri.. por ai gjithmonë vonohet..
Thashë: jo..por, unë do të çoj..
Salimi u çudit.. nuk e besonte.. mendoi se po tallesha me të..u mllefos pastaj qau..
Me dorën time ia fshiva lotët.. dhe, i kapa dorën..
Dëshirë kisha të çoja me makinë.. refuzoi duke thënë: xhamia është afër.. dua të shkoj në xhami në këmbë..- po pasha Zotin, kështu më tha - ..
Nuk e kujtoj se kur kisha hyrën në xhami për herë të fundit..
Por hera e parë, e cila ndjeja frikë.. dhe, dëshpërim për vitet e tëra që kishin kaluar në mëkate..
Xhamia ishte e mbushur plot me njerëz.. përveç se unë gjeta një vend për Salimi-n në safin e parë..
Dëgjuam së bashku hytben e xhumasë dhe, u fal pranë meje.. madje në të vërtetë, unë u fala pranë tij..
Pasi namazi mbaroi, Salimi më kërkoi një Kur’an..
U habita!! Si do lexojë një që është i verbër?
Gati sa nuk e anashkalova kërkesën e tij.. por ia bëra qejfin për mos t’ia prekur ndjenjat.. ia dhashë Kur’ani-n..
Më kërkoi të hapja Kur’ani- n tek sureja El-Kehf..
Herë shfletoja faqet.. dhe, herë shikoja indeksin.. derisa e gjeta..
Ma mori Kur’ani-n nga dora .. pastaj e vuri përpara tij.. filloi të lexonte suren.. ndërsa sytë e tij ishin të mbyllur..
O Allah!! Ai e kishte mësuar të gjithë suren Kehf!!
Më erdhi turp prej vetes.. Mora edhe unë një Kur’an..
Ndjeva një përcjellje në trup.. lexova.. dhe, lexova..
Luta Zotin të më falë e të më udhëzojë..
Nuk munda të duroj.. fillova të qaj si fëmija..
Në xhami kishte akoma njerëz, të cilët po falnin synetin.. më erdhi turp prej tyre..u përpoqa ta mbaj të qarit... por, ai u kthye në dënesë dhe ulërima..
Nuk ndjeva asgjë përveç një dorë të vogël që prekte fytyrën time.. pastaj, më fshiu lotët..
Ai ishte Salimi!! E shtrëngova fort në kraharor..
Duke e vështruar..thashë me vetën time.. ti nuk je i verbër..por, unë jam i verbëri.. sepse kisha shkuar pas mëkatarëve, të cilët më tërhiqnin drejt zjarrit..
U kthyem në shtëpi.. gruaja ishte e shqetësuar shumë për Salimi-n..
Por, shqetësimi i saj u kthye në lot, kur mori vesh se unë fala xhumanë me Salimi-n.
Pas kësaj dite, nuk më ka kaluar namaz pa falur në xhami..
I braktisa shokët e këqij.. dhe, zura shokë të mirë, të cilët i njoha në xhami..
Me ta shijova ëmbëlsinë e besimit (imanit)..
Prej tyre mësova gjëra, të cilat kjo botë mi kishte mashtruar.
Nuk më humbte asnjë ndenje dhikri, apo namaz vitri..
Disa herë në muaj bëja hatme Kur’an-in.
Gjuhën e njoma me dhikr, ndoshta Zoti më falë mungesën time dhe talljet me njerëzit..
Ndjeja tani se isha më afër me familjen se asnjëherë tjetër..
Shikimet e frikës dhe të shqetësimit të gruas ishin fshehur, të cilat kishin kohë që rrinin në sytë e saj..
Buzëqeshja nuk ndahej nga fytyra e djalit tim Salim..
Kush e shikonte, mendonte se ai zotëronte dynjanë me çka ka brenda.
Zotin e falënderoja shumë për begatitë e Tij..
Një ditë.. shokët e mi të mirë, vendosën të largohen në një zonë të largët për dawet.. hezitova të shkoj me ta.. i kërkova Zotit ndihmë.. dhe, u këshillova me gruan..
Paramendoja se ajo do të refuzonte.. por, ndodhi e kundërta!
U gëzova shumë.. madje më dha zemër.. ajo ishte mësuar të më shihte duke udhëtuar pa e pyetur, për mëkate dhe të këqija..
Iu drejtova Salimi-t.. i tregova se do të udhëtoj.. më përqafoj me krahët e tij të vegjël dhe u ndamë..
Për tre-muaj e gjysmë mungova në shtëpi..
Gjatë kësaj kohe, sa herë që kisha mundësi, i telefonoja gruas dhe fëmijëve.. më kishte marrë shumë malli..aahh, sa më kishte marrë malli për Salimi-n!!
Shpresoja të dëgjoja zërin e tij.. ai ishte i vetmi, me të cilin nuk kisha folur qëkur udhëtova..
Kur unë telefonoja, ai ose ishte në shkollë, ose në xhami..
Sa herë që flisja me gruan dhe, i tregoja përmallimin tim për të.. ajo qeshte dhe gëzohej..
Përveçse herën e fundit, kur i telefonova, nuk e dëgjova të qeshurën që mendoja.. zëri i saj kishte ndryshuar..
I thashë: mi dërgo selamet e mija Salimi-t.. ndërsa ajo tha: inshaAllah.. dhe, heshti..
Më në fund u ktheva në shtëpi.. trokita në derë..
Shpresoja që derën ta hapte Salimi..
Por, u befasova prej djalit tim, Halidi-t, i cili nuk i kishte mbushur akoma 4 vjet..
E mora në krahë dhe, ai bërtiste : baba.. baba..
Nuk e di përse gjoksi mu ndrydh kur hyra në shtëpi..
Zotit i kërkova mbrojtje prej shejtanit të mallkuar.
Përpara më doli gruaja.. fytyra e saj kishte ndryshuar.. sikur ajo përpiqej të shfaqte gëzimin..
E vështrova me kujdes.. pastaj e pyeta: çfarë ke?
Tha: asgjë nuk kam..
Befas, kujtova Salimi-n.. dhe, i thashë : ku është Salimi ?
Uli kokën... nuk përgjigjej.. lotë të nxehtë ranë mbi faqet e saj..
Bërtita me të madhe.. Salim.. ku është Salim.. ?
Atë moment nuk dëgjova gjë tjetër, përveç zërin e djalim tim, Halid..që duke belbëzuar tha : baba.. Thalim ka shkuar në xhennet.. tek Allahu..
Gruaja nuk e mbajti veten.. u mbyt duke qarë.. gati sa nuk ra përtokë.. doli nga dhoma..
Pas kësaj, mësova se Salimi kishte pasur temperaturë të lartë, dy javë përpara se unë të kthehesha..
Gruaja e kishte çuar në spital..
Temperatura kishte vazhduar të rritej.. dhe, nuk ishte ndarë.. derisa shpirti i tij kishte lënë trupin
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi