Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcapEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Voting_barEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcapEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Voting_barEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 
Albani (761)
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcapEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Voting_barEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcapEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Voting_barEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 
emine (509)
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcapEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Voting_barEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 
Era (387)
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcapEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Voting_barEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 
Redi (338)
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcapEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Voting_barEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 
Visiana (198)
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcapEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Voting_barEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 
iDa (175)
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcapEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Voting_barEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 
Esila (153)
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcapEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Voting_barEdukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 

Kush është në linjë
42 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 42 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcap3%Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 3% [ 1 ]
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcap14%Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 14% [ 5 ]
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcap11%Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 11% [ 4 ]
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcap58%Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 58% [ 21 ]
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcap0%Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 0% [ 0 ]
Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_lcap14%Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!

Shko poshtë

Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!   Empty Edukimi fetar, e drejtë individuale apo detyrim ligjor?!

Mesazh nga enesi Mon Sep 05, 2011 10:40 pm

Referuar rregullimit kushtetues – shtetëror të Republikës së Kosovës, përkatësisht nenit 8 të Kushtetutës dhe ligjit për liritë fetare, del se edhe edukimi fetar është çështje e lirë, e drejtë individuale e cila varet nga vullneti individual i secilit individ, ndërsa nëse tentojmë ta rregullojmë me ligj, atëherë më nuk do të jetë e drejtë individuale por detyrim ligjor dhe nga kjo do të kemi një ndërhyrje të shtetit në fe dhe drejtpërdrejtë një veprim kundërkushtetues, sepse Kushtetuta në çështje fetare e përkufizon Kosovën shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve fetare.

Të drejtat individuale të njeriut dhe detyrimet ligjore

Edhe në rastin e edukimit fetarë në shkollat publike të Republikës së Kosovës e cila kohëve të fundit ka dalë si kërkesë e disa grupeve të komunitetit fetar islam duhet shqyrtuar dhe vepruar në harmoni me Kushtetutën dhe ligjin për liritë fetare në Kosovë.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës në kapitullin e dytë të saj përcakton liritë dhe të drejtat e njeriut si vlera të njohura ndërkombëtarisht, në mesin e tyre edhe lirinë fetare, ndërsa po ashtu me Kushtetutë përcaktohet saktë se Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve fetare, po ashtu rregullon edhe raportet me konfesionet fetare, ku u njihet e drejta që të themelojnë shkolla fetare dhe institucione bamirëse (shih nenin 8 dhe kapitullin e dytë, nenin 38 dhe 39 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës e cila hyri në fuqi më 15 qershor 2008). Në këtë aspekt, pra në harmoni me këtë rregullim kushtetues, a është e drejtë që të kërkohet ndërhyrje për tej rregullimit kushtetues aktual...?

Veprimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për mos miratimin e dy amendamenteve të ligjit për shkollim parauniversitarë ishte shumë i drejtë dhe kushtetues, sepse një kërkesë e tillë aspak nuk është e drejtë dhe e ligjshme për deri sa të kemi në fuqi nenin 8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe si e tillë kjo dispozitë duhet të respektohet nga të gjithë. Të drejtat individuale të njeriut (liria fetare, edukimi fetarë...) janë të drejta individuale të lira të cilat garantohet nga shteti, por ushtrimi i tyre nuk duhet të cenojë interesat e të tjerëve, po ashtu vlen edhe në rast të mos ushtrimit të tyre, kjo varet krejt nga vullneti i individëve, a dëshirojnë t’i ushtrojnë këto të drejta apo nuk dëshirojnë t’i ushtrojnë.

Kërkesa për amandamentimin e dispozitave të ligjit për shkollim parauniversitarë ku do të rregullohej bartja e shamisë dhe mësimi i lëndës së edukatës fetare në shkollat publike do të na sjellë në një gjendje e cila pa shmangshëm do të hapë një debat për dallime ndër fetare, sepse kjo kërkesë është a pa vend dhe jo e analizuar mirë dhe do të na dërgojë në mosmarrëveshje ndër fetare të cilat do të sjellin pasoja të pa parashikueshme në shoqërinë tonë e cila po ballafaqohet me një mori problemesh në disa fusha që janë në tranzicion dhe në proces të reformimit.

Tendenca për ta zhvendosur çështjen fetare nga e drejta individuale (liria individuale) e garantuar me Kushtetutë dhe ligjin për liritë fetare në obligim ligjor për interesa minore të një grupi të caktuar në këtë rast të komunitetit të besimit islam do të krijoj një praktikë e cila nuk do t’i shërbejë në asnjë formë të ardhmes demokratike të shoqërisë dhe vendit, e aq më pak raporteve ndër fetare në shoqërinë tonë, e cila deri më tani është e njohur si shoqëri me një tolerancë të shkëlqyeshme ndërfetare.

Përvoja e shteteve evropiane me edukimin fetar në shkollat publike

Shteti i Republikës së Kosovës duhet të ndjekë përvojat më të mira të shteteve evropiane sa i përket edukimit fetar në shkollat publike, por edhe modelet më të mira se si janë të rregulluara raportet e institucioneve fetare me shtetin.

Referuar praktikave dhe përvojës së shteteve evropiane dhe shteteve tjera del se praktika e edukatës fetare në planprogramet shkollore të shkollave publike fare nuk është e knaqshme, e cila ka sjellur shumë përqarje dhe debate nga më të ndryshmet dhe tani më disa nga shtetet evropiane janë të mendimit të aplikojnë ndonjë model tjetër për tiu shmangur mësim - edukimit fetare në shkollat publike dhe këtë lloj edukimi ta lënë si çështje të lirë e cila duhet të varet nga vet vullneti individual dhe ta që dëshirojnë të edukohen në këtë frymë edukimi këtë mund ta bëjnë në shkollat fetare të themeluara nga bashkësitë fetare (shihe rregullimin e mësimit - edukimit fetar në Gjermani, Francë, Angli, Holandë, Greqi, Itali, Shqipëri, SHBA...).

Shoqëria jonë para se të fillojë debatin për fenë dhe edukatën fetare, duhet të shikojë se si kanë vepruar në situatë të tillë shtetet për rreth nesh, si shembull mund ta marrim praktikën e shtetit Slloven, por edhe të atij Francez (ligji i vitit 1905 për ndarjen e Kishës nga Shteti), ku këto shtete e kanë rregulluar me ligj ndarjen rigoroze të shtetit nga feja, këtë model e aplikon edhe SHBA-ja.

Këto ndarje shtetet i mbështesin sipas asaj se me sa konfesione fetare kanë të bëjnë brenda tyre. Shteti i Republikës së Kosovës ka një strukturë e cila përbëhet prej tri feve: islam, roman – katolik dhe ortodoks, prandaj në këtë drejtim duhet pasur kujdes se kërkesa duhet drejtuar për edukim fetarë për të tri besimet, apo vetëm për besimin islam? Edhe studimi i modelit holandez ja vlen, sepse edhe në këtë shtet në shkolla publike nuk ka mësim - edukate fetare, ky mësim zhvillohet në suaza të dijes shkencore mbi bibël, apo në kuadër të lëndëve si: histori e kishës, etikë, etj., ndërsa rasti i kërkesës së grupit të besimit islam në Kosovë është që të dallohet edukata fetare vetëm për ata të cilët i përkasin besimit islam, në këtë drejtim shtrohet pyetje për diskutim, se a është e drejtë kjo kërkesë...?

Edhe në nivel të BE-së, sipas Kartës së të Drejtave të Njeriut të Bashkimit Evropian thuhet se BE do të respektojë të drejtën e prindërve për të siguruar arsim fetar për fëmijët e tyre në përputhje me bindjet e tyre fetare dhe filozofike (në përgjithësi për të gjitha fetë, pa dallime). Konsensusi i bërë në Bashkimin Evropian (2005) thotë që edukimi fetar kontribuon për qytetarinë demokratike dhe të përgjegjshme në një shoqëri multikulturore, por kjo nuk duhet kuptuar si obligim, apo standard që tani Kosova duhet përmbushur, sepse ky vlen vetëm si parim në nivel BE-je, por kurrsesi obligim për shtetet.

Debati i panevojshëm

Prandaj, referuar rrethanave të shoqërisë kosovare dhe përvojës institucionale, demokratike dhe në sundim të ligjit, hapja e debatit lidhur me çështjet fetare dhe shfaqja e kërkesës për mësim – edukimi fetar në shkollat publike tani është e pa nevojshme dhe jo dobiprurëse, sepse kjo kërkesë përpos që bie ndesh me legjislacionin aktual në fuqi (fusha e arsimit) dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës është edhe në pa pajtueshmëri me traditën arsimore në shoqërinë kosovare.

Si përmbushje e kërkesës për mësim – edukimi fetar do të ishte pasurimi i planprogramit të lëndës edukata qytetare, e cila do ta ketë një fond të caktuar të orëve lidhur me religjionet, ose të futet si lëndë obligative historia e religjioneve ku nxënësit do të kenë mundësi të marrin njohuri të përgjithshme për religjionet e ndryshme në aspekt kulturor, e cila do të ishte në pajtueshmëri me fitimin e njohurive shkencore. Kjo do të ishte më e pranueshme për shoqërinë kosovare.

Çdo kërkesë përtej rregullimit kushtetues aktual sa i përket rregullimit të lirive fetare (mësim – edukimit fetar) do të ishte e pa pranueshme për shoqërinë kosovare dhe të ardhmen demokratike dhe integruese të saj, sepse nxitja për hapje të debateve fetare nuk na duhet në këtë kohë, e aq më pak implikimi i këtyre debateve në sistemin arsimor, i cili edhe ashtu është në fazën e tranzicionit dhe reformimit të tij./2lonline/

Shkruan: Mr.sc.Flamur Hyseni
(Autori është asistent në Katedrën e shkencave Kushtetuese – Administrative në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës)



enesi

Numri i postimeve : 16
Piket : 41
Respekti : 100
Date e hyrjes : 29/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi