Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Foto shokuese kundër duhanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Foto shokuese kundër duhanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Foto shokuese kundër duhanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Foto shokuese kundër duhanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Foto shokuese kundër duhanit EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Foto shokuese kundër duhanit EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Foto shokuese kundër duhanit EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Foto shokuese kundër duhanit EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Foto shokuese kundër duhanit EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Foto shokuese kundër duhanit EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Foto shokuese kundër duhanit EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Foto shokuese kundër duhanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Foto shokuese kundër duhanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Foto shokuese kundër duhanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Foto shokuese kundër duhanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcapFoto shokuese kundër duhanit Voting_barFoto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcapFoto shokuese kundër duhanit Voting_barFoto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 
Albani (761)
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcapFoto shokuese kundër duhanit Voting_barFoto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcapFoto shokuese kundër duhanit Voting_barFoto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 
emine (509)
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcapFoto shokuese kundër duhanit Voting_barFoto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 
Era (387)
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcapFoto shokuese kundër duhanit Voting_barFoto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 
Redi (338)
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcapFoto shokuese kundër duhanit Voting_barFoto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 
Visiana (198)
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcapFoto shokuese kundër duhanit Voting_barFoto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 
iDa (175)
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcapFoto shokuese kundër duhanit Voting_barFoto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 
Esila (153)
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcapFoto shokuese kundër duhanit Voting_barFoto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 

Kush është në linjë
54 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 54 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcap3%Foto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 3% [ 1 ]
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcap14%Foto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 14% [ 5 ]
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcap11%Foto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 11% [ 4 ]
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcap58%Foto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 58% [ 21 ]
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcap0%Foto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 0% [ 0 ]
Foto shokuese kundër duhanit Vote_lcap14%Foto shokuese kundër duhanit Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Foto shokuese kundër duhanit

Shko poshtë

Foto shokuese kundër duhanit Empty Foto shokuese kundër duhanit

Mesazh nga Prizenali Fri Mar 09, 2012 4:34 pm

Shkrimet nuk frikësojnë më askënd, më mirë foto shokuese kundër duhanit


Një gojë pa dhëmb, kancer në fyt që shpërfytyron krejtësisht qafën e njerëzve, mushkëritë sterrë të zeza: edhe Franca mund të vendosë shumë shpejt që të adaptojë propozimet e Komisionit Evropian dhe ta bëjë të detyrueshme praninë e imazheve shokuese në paketat e cigareve. Raporti i një kërkimi është në duart e Ministrisë së Shëndetësisë së vendit që në fund të muajit do të bëjë të ditura masat e reja për të bindur rreth 25 për qind të francezëve që pinë rregullisht duhan të braktisin cigaren. Pas përpjekjeve të pareshtura është arritur në përfundimin se shkrimet e ndryshme në paketa nuk mjaftojnë më për të bindur duhanpirësit, ndaj është menduar se mënyra më e mirë është përdorimi i imazheve tronditëse. Studimi që ka analizuar 42 fotot e vëna në dispozicion nga shtetet anëtare të Komisionit Evropian ka cilësuar 14 prej tyre si shumë efikase: një gojë e frikshme pa dhëmbë, një tumor në pjesën e jashtme të fytit disa foto për gratë që nuk mund të lindin kurrë fëmijë, të tjera që i informojnë burrat mbi impotencën, apo ato që tregojnë hapur dëmet estetike që mund të shkaktojë te të rinjtë. Për më tepër, të gjithë mund të japin mendimin e tyre për foton ku jepen mushkëritë e një njeriu që nuk pi duhan dhe të një tjetri që pi rregullisht. Shkrimet në paketa me pak fjalë duhen zgjedhur duke pasur parasysh edhe moshën dhe seksin e konsumatorit, sepse çdo kategori reagon ndryshe ndaj fotove nëpër paketa. Është menduar që stampimet të jenë të gjitha me ngjyra dhe të mbulojnë gjysmën e sipërfaqes së disponueshme. Në çdo rast, mbështet kërkuesja, diçiturat e vjetra duhen ndryshuar tërësisht. Njerëzit janë mësuar dhe u është bërë zakon të lexojnë se duhani vret apo shkakton kancer ndaj nuk u bën më përshtypje dhe nuk kanë asnjë lloj reagimi ndaj tyre. Ndonjëherë madje as që i lexojnë fare dhe këto janë pjesë e projekteve të vjetra që nuk frikësojnë më askënd. Duhet kaluar patjetër tek imazhet që krijojnë emocione negative dhe të ngjallin frikë. Përveç të tjerash, kjo zgjidhje dëmton politikën e tregut të shoqërive shumëkombëshe që në dizajnet e paketave kanë ndërtuar strategjitë e tyre për të tërhequr sa më shumë duhanpirës, kryesisht të rinj. Ministrja e Shëndetësisë, Roselyne Bachelot, nuk është e detyruar të ndjekë përfundimet e raportit, por i duhet të reflektojë për një të dhënë: në vendet që i kanë vendosur imazhet nëpër paketat e cigareve konsumi i tyre është ulur. Vendi i parë që e futi një rregull të tillë ka qenë Kanadaja, e ndjekur nga shumë të tjera si: Brazili, India, Australia dhe Belgjika. Në vjeshtë, Britania e Madhe ka vendosur të bashkohet me shtetet e tjera për sa i përket kësaj nisme.
Francezët, duhanpirës të tmerrshëm
Francezët pinë shumë duhan. Më keq akoma: duket sikur kanë humbur në kënaqësinë perverse të cigares, pa menduar aspak për pasojat e saj. Ekspertët e kishin nuhatur rrezikun që prej disa muajsh dhe të dhënat e fundit zyrtare konfirmuan edhe njëherë frikën e tyre. Shitja e cigareve është rritur ndjeshëm në pesë muajt e parë të vitit. Është hera e parë që pas vitit 2002 ndodh diçka e tillë. Pasi kishte ndjekur një linjë të ashpër kundër narkotizimit, qeveria franceze e kishte zvogëluar presionin, gjë që çoi në përhapjen masive të këtij vesi, sidomos te të rinjtë. Mungojnë konfirmimet zyrtare, por specialistët mendojnë se janë të rinjtë ata që kanë rinisur rrugën e të tymosurit. Të dhënat dëshmojnë qartë se pirja e duhanit në Francë tashmë po kthehet në tendencë. Që nga fillimi i 2003-it e deri në fund të vitit 2004, shitja e cigareve kishte pasur një rënie prej 32 përqindësh, kurse në vitin 2005, 0,4 për qind. Ndërsa mes janarit dhe majit të 2006-ës është rritur 2,8 për qind. Shpjegimi në të vërtetë është shumë i thjeshtë, aq sa edhe një fëmijë është në gjendje ta kuptojë: mes 2003-it dhe 2004-ës, Jean Pierre Raffarin, atëherë Kryeministër i vendit, vendosi rritjen e taksave duke provokuar njëkohësisht rritjen e çmimit dhe rënien e konsumit. Por duhanshitësit iu drejtuan Raffarin, i cili nga frika e ndonjë proteste të mundshme u premtoi uljen e çmimeve deri në vitin 2007. Një detyrë kjo, të cilën edhe pasardhësi i tij, Dominique de Villepin nuk e mohoi. Por sipas specialistëve, rritjet e rëndësishme dhe të vazhdueshme kanë një efekt shkatërrues mbi konsumatorët. Kur çmimi i cigareve nuk ndryshon për një kohë relativisht të gjatë, numri i duhanpirësve tenton të rritet pa masë, siç dëshmojnë edhe të dhënat e vitit 2006. Në Francë numërohen thuajse 11 milionë duhanpirës të rregullt, por kuota e tyre në popullsi ra nga 33,1 për qind në 2000, në 29,9 për qind në 2005-ën. Por tendenca u kthye sërish në muajt e fundit, siç theksojnë specialistët e luftës kundër duhanit: "Kemi vënë re në këshillimet spitalore një rritje të numrit të personave që kërkojnë të lënë duhanin". Dhe të gjithë kërkojnë ndalimin e duhanit në vendet publike. I vendosur për këtë duket edhe Sarkozi, që luftën kundër kancerit e ka cilësuar si një nga objektivat kryesorë të mandatit të tij presidencial. Megjithatë, 80 për qind e francezëve është kundër pirjes së duhanit dhe mes tyre gjendet edhe një numër i madh duhanpirësish. Tani, qeveria ka premtuar se do të veprojë shumë shpejt duke futur paketat me imazhe.
Ligji
Në Francë, pirja e cigareve në bar dhe restorante është ndaluar vetëm nga 1 janari i vitit të kaluar, ligj që duket se është respektuar. Gjithmonë e më shumë po bëhej presion mbi qeverinë për të mos lejuar pirjen e duhanit në vendet publike, sidomos në bare dhe restorante. Një nismë e kërkuar nga më shumë se 80 për qind e francezëve, por e refuzuar nga kategoritë që mendonin se një ligj i tillë mund t‘u sillte dështimin e bizneseve të tyre si shitësit e cigareve dhe restorantet. Por në kryeqytet, duken hapur edhe tentativat për të pirë duhan edhe në ato vende ku është e ndaluar. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë në Francë, kjo është një tjetër çështje për të cilën duhen marrë masa.
Kanadaja
Në Kanada, një nga vendet e para që nisi të përdorte imazhet tronditëse në paketa. Mes viteve 2001 dhe 2002 gjysma e duhanpirësve ka kërkuar të heqë dorë
Britania e madhe
Vitin e kaluar shkaktoi shumë polemika një reklamë në televizion që tregonte disa burra të kapur me një grep në fyt prej duhanit
Koreja e Jugut
Pas vdekjes së një aktori të famshëm vendas për shkak të kancerit në mushkri, qeveria filloi të nxjerrë reklama dhe spote parandaluese
Imazhet
Impotencë, fertilitet, mushkëri të zeza. Këto janë disa nga imazhet tronditëse për të hequr dorë nga duhani. Komisioni Evropian u ka bërë thirrje vendeve anëtare për të vendosur foto shokuese mbi paketa Foto shokuese kundër duhanit Sample
Prizenali
Prizenali

Numri i postimeve : 47
Piket : 142
Respekti : 100
Date e hyrjes : 27/02/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi