Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Vote_lcapSI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Voting_barSI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
51 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 51 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Vote_lcap3%SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Vote_rcap 3% [ 1 ]
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Vote_lcap14%SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Vote_rcap 14% [ 5 ]
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Vote_lcap11%SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Vote_rcap 11% [ 4 ]
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Vote_lcap58%SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Vote_rcap 58% [ 21 ]
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Vote_lcap0%SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Vote_rcap 0% [ 0 ]
SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Vote_lcap14%SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT

Shko poshtë

SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Empty SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT

Mesazh nga emine Thu Apr 19, 2012 9:15 pm

SI PERCEPTOHET POLITIKA E JASHTME TURKE NË VENDET E BALLKANIT Fe7e3f05-3091-44c4-b8aa-47ea04a5ca2e-444x333
Dinamizmi që vihet re vitet e fundit në politikën e jashtme turke është bërë objekt debati edhe në vendet e Ballkanit. Në veçanti po punohet për të kuptuar se çfarë kërkon të bëjë Turqia në Ballkan. Duke u nisur nga ato që janë shkruar në mediat e vendeve të Ballkanit dhe nga fjalimet që janë mbajtur për Turqinë nëpër konferenca të ndryshme brenda këtyre tre viteve të fundit mund të thuhet se në Ballkan ekzistojnë dy lloj perceptimesh për Turqinë. Nga njëra anë kemi perceptimin për një Turqi që lartësohet, kurse nga ana tjetër bien në sy disa qarqe që mundohen të përhapin në Ballkan frikën e neo-osmanizmit duke e ndërlidhur këtë me Turqinë.

Elementët kryesorë që trajtësojnë perceptimin e Turqisë në ngritje janë suksesi ekonomik që Turqia ka demonstruar këto vitet e fundit, përmirësimet që ka bërë ajo në fusha të ndryshme si: demokraci, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit dhe politika e jashtme aktive e Ankarasë. Në mënyrë të ngjashme ka nga ata që Turqinë e duartrokasin si një vend që arrin të integrojë brenda vetes demokracinë, globalizmin, modernizmin dhe vlerat islame. Por përveç kësaj panorame pozitive, në Ballkan ka edhe nga ata që mundojnë të vizatojnë një tablo negative në lidhje me Turqinë. Para së gjithash interesimi i afërt që Turqia po tregon ndaj botës arabe, në vendet e Ballkanit ka krijuar një perceptim sikur Ankara-ja kërkon të krijojë një aleancë me botën islame. Një arsye tjetër që ka ngjallur debate në vendet e Ballkanit lidhur me politikën turke është se Ankara-ja në politikën e saj të jashtme mundohet të veprojë e pavarur nga Perëndimi. Mund të thuhet se ata që i prijnë përhapjes së perceptimit negativ lidhur me Turqinë në përgjithësi janë qarqet dhe grupet që kanë qasje paragjykuese ndaj islamit. Ndërkaq paragjykimet historike që ekzistojnë kundër turqve në Ballkan përgatisin terrenin për të qenë të suksesshëm ata që punojnë për krijimin e frikës së neo-osmanizmit dhe ata që pretendojnë se Turqia ka një agjendë sekrete për Ballkanin.

Tekstet shkollore renditen mes mjeteve më me ndikim në bërjen e propagandës kundër popullit të një vendi. Kurse librat shkollorë të historisë janë të prirur për të përmbajtur gjykime, vlera dhe shprehje që janë të pranueshme nga populli në përgjithësi. Po të studiohen tekstet e historisë që përdoren sot nëpër shkollat e vendeve të Ballkanit kuptohet se osmanët, të cilët ata i identifikojnë me turqit, nuk i përmendin edhe me kujtime aq të lumtura. Në librat shkollorë në fjalë periudha e Shtetit Osman në Ballkan nuk trajtohet shumë në aspektin social, kulturor dhe fetar. Për ta kuptuar në një mënyrë më objektive historinë osmane, duhet studiuar gjithashtu edhe jeta sociale dhe kulturore e periudhës osmane në Ballkan, duhet parë përbërja familjare, sistemi i arsimit, duhen parë marrëdhëniet ndërmjet grupeve shoqërore dhe marrëdhëniet ndërmjet institucioneve fetare dhe grupeve fetare. Por duke qenë se historia osmane në Ballkan kryesisht trajtohet me një rrëfim më shumë në planin ushtarak dhe atë politik lexuesi nuk arrin të mësojë se në shoqërinë osmane ka ekzistuar toleranca fetare, se në periudhën osmane janë restauruar kishat dhe tema të ngjashme me këto. Mund të jetë problematik edhe rrëfimi që bëhet në tekstet e historisë në Ballkan. Për shembull, jo vetëm që nuk përdoret një stil i paanshëm për osmanët, por në temat që janë të debatueshme nuk zënë vend pikëpamjet dhe mendimet alternative, përdoren shprehje që janë shkruar me shqetësime nacionaliste, ideologjike dhe politike. Për shkak të të gjitha këtyre që thamë më lartë, ata që ndjehen të shqetësuar nga prezenca e Turqisë në Ballkan nuk e kanë edhe shumë të vështirë të grumbullojnë rreth vetes simpatizantë në thëniet e tyre antiturke.

Prania e Turqisë në Ballkan shkakton një lloj shqetësimi edhe tek aktorët jashtë rajonit. Në veçanti disa vende Perëndimore shqetësohen me probabilitetin se Turqia duke u fuqizuar ekonomikisht do të bëjë përpjekje për të pasur më shumë influencë në Ballkan. Me sa duket disa vende evropiane mendojnë se në qoftë se rritet prania e Turqisë në Ballkan, ato do të kenë në rajon një pozitë më pak të favorshme. Për këtë arsye mund të thuhet se një ndikim dhe kontribut në përhapjen e neo-omanofobisë në Ballkan kanë edhe aktorët jashtë rajonit.

Grupi që e shikon më ngrohtë prezencën e Turqisë ne Ballkan, është ai i myslimanëve, të cilët sipas shifrave zyrtare përbëjnë afërsisht 12% të popullsisë së rajonit. Fetarët e devotshëm, të cilët janë të pakët në numër brenda numrit të përgjithshëm myslimanëve, u afrohen me emocione të mëdha të gjitha aktiviteteve që realizon Turqia në Ballkan. Kurse ata që e prezantojnë veten si pro-evropianë dhe që përbëjnë një pjesë më të madhe të myslimanëve të Ballkanit, presin që Turqia në Ballkan të veprojë vazhdimisht në koordinim me vendet Perëndimore. Myslimanët në fjalë nuk duan që Ankaraja me Brukselin të jenë në ndonjë farë mënyre në konkurrencë me njëri-tjetrin në Ballkan.

Zyrtarët e lartë të Turqisë me çdo rast e shprehin hapur se përkrahin anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE. Por pavarësisht kësaj, disa qarqe besojnë se në Ballkan ka përplasje të interesave të Ankarasë dhe Brukselit. Për shkak të kësaj vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian tregohen të kujdesshme për të mos pasur shumë lidhje të ngushta me Turqinë me shqetësimin se kjo do të mund të zemëronte Brukselin.

Në qoftë se kërkohet fuqizimi i pranisë së Turqisë dhe imazhit të saj në Ballkan është e nevojshme përgatitja urgjentisht e një punimi të detajuar, i cili do të identifikonte perceptimet, paragjykimet dhe pritshmëritë në lidhje me Turqinë në Ballkan. Nuk ka dyshim se një punim i tillë do të siguronte të dhëna të rëndësishme për iniciativën ballkanike në kuadër të politikës së jashtme dinamike që ndjek Turqia sot.

Dr.Erhan TÜRBEDAR (Analist për Ballkanin)
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi