Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Voting_bar100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Voting_bar100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 
Albani (761)
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Voting_bar100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 
Muslimanja (601)
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Voting_bar100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 
emine (509)
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Voting_bar100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 
Era (387)
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Voting_bar100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 
Redi (338)
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Voting_bar100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 
Visiana (198)
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Voting_bar100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 
iDa (175)
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Voting_bar100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 
Esila (153)
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Voting_bar100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 

Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap3%100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 3% [ 1 ]
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap14%100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 14% [ 5 ]
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap11%100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 11% [ 4 ]
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap58%100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 58% [ 21 ]
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap0%100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 0% [ 0 ]
100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_lcap14%100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm

Shko poshtë

100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Empty 100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm

Mesazh nga emine Fri Oct 05, 2012 9:13 pm

100 vjet shtet, roli i myslimanëve i pazëvendësueshëm Konferenca-foto-grup
Ka përfunduar konferenca dyditore “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”. Pas hapjes në Hotel Tirana International, konferenca ka vazhduar me sesionet shkencore në Universitetin Bedër.

Për dy ditë me radhë, 34 studiues, akademikë dhe pedagogë të shquar të katedrave të universiteteve më të njohura të trevave shqiptare kanë mbajtur referatet e tyre shkencore mbi rolin dhe kontributin e myslimanëve në këto 100 vjet shtet.

Në konferencë u konstatua përmes fakteve të pazbuluara më parë se roli i klerikëve myslimanë ka qenë vendimtar në pavarësinë e kombit shqiptar dhe në mirëfunksionimin e shtetit dhe formësimin e identitetit dhe vetëdijes kombëtare.

Të dhënat e përftuara nga burime të ndryshme historike vërtetojnë qartësisht ekzistencën e tolerancës dhe të bashkëjetesës paqësore midis shqiptarëve të besimeve të ndryshme. Lëvizja Kombëtare Shqiptare për pavarësi dhe krijimi i shtetit shqiptar të pavarur, përbën një shembull mjaft domethënës të bashkëpunimit të sinqertë dhe pa asnjë paragjykim të intelektualëve dhe aktivistëve patriotë, të cilët, pavarësisht nga përkatësia e ndryshme fetare, dhanë një kontribut vendimtar për afirmimin politik e kulturor të kombit shqiptar. Solidariteti dhe toleranca fetare midis shqiptarëve u shfaqën me një qartësi të veçantë edhe në periudhat e mëvonshme. Pas shembjes së komunizmit në Shqipëri dhe rivendosjes së lirisë së besimit, në mbarë vendin u bënë përpjekje të mëdha për rikuperimin dhe gjallërimin e jetës fetare. Që në fillimet e këtij procesi u rishfaq në një mënyrë mbresëlënëse tradita e vyer e mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëpunimit vëllazëror të shqiptarëve të besimeve të ndryshme.

Kur udhëton nëpër analet e historisë shqiptare dhe flet për lëvizjet dhe përpjekjet mbarëkombëtare, kupton se një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe rilindësit e mëdhenj shqiptarë, të cilët në shumë raste ishin drejtues fetarë, që nga imamë e myderrizë, e deri në drejtues të lartë si myfti, kryemyfti, kadi dhe kryetar Komuniteti, ku në kushte dhe rrethana të ndryshme dhe shpesh herë mjaft të vështira, punuan për krijimin dhe ngritjen e shtetit shqiptar, si dhe kontribuuan për forcimin dhe konsolidimin e këtij shteti, duke dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në formësimin e vetëdijes kombëtare dhe fetare të popullit tonë.

Periudha e Rilindjes Kombëtare, ajo e pavarësisë dhe e luftërave të ndryshme në mbrojtje të trojeve shqiptare, dëshmuan se ekzistenca e besimit fetar, jo vetëm që nuk u bë pengesë për përballimin e situatave të vështira të atyre kohërave, por u bë faktor i domosdoshëm për ruajtjen e pavarësisë dhe forcimin e shtetit, duke u vlerësuar se diversiteti fetar ka qenë dhe është një pasuri kombëtare, falë kjo e prijësve të shquar fetarë. Një realitet ky i cili herë pas here vlerësohet edhe nga opinioni ndërkombëtar.

Shqipëria përgjatë historisë së saj, ka qenë një shembull, se si njerëzit e fesë kanë ditur të zgjidhin saktë marrëdhëniet e besimit me kombin. Një mori dijetarësh shqiptarë të profilit fetar mysliman, kanë dhënë kontribut të çmuar në të gjitha fazat zhvillimore dhe format organizative të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Në këtë konference u trajtuan tema dhe nëntema mjaft të larmishme si:

Angazhimi i prijësve myslimanë në ngritjen e vetëdijes kombëtare;

Disa nga figurat më të shquara të prijësve myslimanë në shtetformim;

H. Vehbi Dibra, klerik dhe burrë shteti;

Komuniteti Mysliman, medresetë, etj.;

Kontributi i dijetarëve myslimanë në formësimin dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar;

Kontributi i dijetarëve myslimanë në gjuhën dhe letërsinë shqipe; Lidhjet e filozofisë islame me atë kombëtare;

Kontributi i dijetarëve në formësimin e identitetit tonë kombëtar;

Kontributi i drejtuesve myslimanë në procesin e shtetformimit dhe kombformimit;

Kontributi i Klerit Mysliman Shqiptar në lëvrimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe;

Kontributi i Klerit Mysliman Shqiptar në Rilindjen Kombëtare;

Kontributi i Klerit Mysliman Shqiptar në Shpalljen e Pavarësisë;

Kontributi i Klerit Mysliman Shqiptar për forcimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare;

Kontributi i personaliteteve të shquara islame në shpalljen e pavarësisë;

Kontributi i prijësve myslimanë në Lidhjen e Prizrenit;

Kontributi i prijësve myslimanë në mbrojtje të hapësirës etnike shqiptare;

Krijimi dhe themelimi i institucioneve të pavarura islame,

Lëvizja Kombëtare;

Lidhja Shqiptare e Pejës;

Lidhja Shqiptare e Prizrenit;

Marrëdhëniet e Bashkësive Islame shqiptare me shtetet dhe institucionet shtetërore;

Marrëdhëniet e Komunitetit Mysliman me shtetin shqiptar në dallgët e historisë;

Persekutimi i klerit mysliman nga regjimi komunist;

Persekutimi i Klerit Mysliman Shqiptar në vitet e diktaturës komuniste;

Ringritja e institucioneve fetare dhe arsimore pas komunizmit.

Ringritja e institucioneve fetare dhe arsimore pas rënies së komunizmit dhe përballja me sfidat e kohës.

Roli i prijësve myslimanë në Rilindjen Kombëtare;

Roli i prijësve myslimanë në shpalljen e pavarësisë;

Roli i ulemave në bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare;

Themelimi i institucioneve islame pas shpalljes së pavarësisë;

Themelimi i shkollave dhe medreseve;

Zhvillimi i arsimit islam në hapësirën shqiptare.

Konferenca i përmbyll nga sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Maqedonisë Afrim Tahiri, i cili e vlerësoi këtë konferencë si një organizim të jashtëzakonshëm dhe mjaft të rëndësishëm për evidentimin e figurave myslimane, të cilët ndër vite i kanë shërbyer kombit.

Studimet e plota të profesorëve dhe studiuesve të shquar do të botohen shumë shpejt në një libër të veçantë.

/Drita Islame/
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi