identifikimi
Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1314) | ||||
Forum Kulturor (928) | ||||
Albani (761) | ||||
Muslimanja (601) | ||||
emine (509) | ||||
Era (387) | ||||
Redi (338) | ||||
Visiana (198) | ||||
iDa (175) | ||||
Esila (153) |
Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë Asnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Temat me shikuara
Kanceri i avancuar i gjirit, vjen ilaçi që zgjat jetën
Faqja 1 e 1

NGA: OLA MITRE
TIRANE-Një lajm i mirë vjen për të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të avancuar të gjirit. Së fundmi, në vendin tonë kanë hyrë preparate të cilat rrisin jetëgjatësinë e pacientes në faza të avancuara.
Lajmin për “Gazeta Shqiptare” e jep specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Lumturi Mërkuri. “Me mjekimet e reja në dispozicion, tani ka shpresë edhe për gratë me kancer të avancuar të gjirit. Trajtimet e reja vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme, disa prej të cilave përdoren për trajtimin e grave pas dështimit të trajtimit me terapi të tjera. Këto preparate ripërcaktojnë ecurinë e zhvillimit të kancerit të avancuar të gjirit, duke ofruar një mundësi të re si për pacientët ashtu edhe për mjekët”, - shpjegon Mërkuri. Për marrjen e këtij medikamenti specialistja e ISHP-së sqaron se një grua, e cila vuan nga kanceri i gjirit duhet të drejtohet tek mjeku specialist për të përfituar nga arritjet e reja të shkencës. “Të marrësh sot diagnozën e kancerit të avancuar të gjirit mund të jetë shumë e vështirë dhe e frikshme, por këto gra nuk janë vetëm dhe për to ka gjithmonë shpresë nëpërmjet trajtimeve të reja”, - thotë specialistja.
Zbulimi i hershëm
Megjithatë, sipas Mërkurit zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit mbetet shumë i rëndësishëm. “Diagnoza e hershme mbetet një strategji e rëndësishme e zbulimit të hershëm, veçanërisht në vendet në zhvillim siç është edhe vendi ynë, ku sëmundja diagnostikohet në faza të vona”, - thotë Mërkuri. Strategjitë e rekomanduara për zbulimin e hershëm janë rritja e ndërgjegjësimit për kapjen e hershme të shenjave nëpërmjet vetekzaminimit të gjirit, ekzaminimit klinik të gjirit dhe mamografisë për të identifikuar individët me një anomali që sugjeron për kancer.
Rastet
Rritja e jetëgjatësisë, urbanizimi dhe adaptimi në rritje i një stili jetese perëndimor janë ndër përcaktuesit e rëndësishëm në rritjen e incidencës së kancerit të gjirit në vendet në zhvillim. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh dhe zë vendin e parë ndër shkaqet e vdekjeve tek femrat mbi 50 vjeç. Prej kancerit të gjirit vitet e fundit janë prekur rreth 450-500 gra çdo vit. “Për t’u shënuar mbetet fakti që rastet me kancer të gjirit, tek ne paraqiten në faza shumë të avancuara, ndërkohë që vihet re një tendencë e prekjes edhe të moshave më të reja”, - thotë Mërkuri.
Mamografia
Mamografia është një lloj radiografie e gjirit, e cila e kap kancerin e gjirit në faza shumë të hershme, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Të gjitha femrat 40-50 vjeç e lart e në veçanti ato që kanë faktorë brisku, duhet të bëjnë një mamografi çdo 1-3 vjet. Ajo mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat në moshën riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të periodave, ose 3-4 ditë mbas tyre. Nuk duhet ndonjë përgatitje e veçantë përpara mamografisë.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Monika- Numri i postimeve : 59
Piket : 140
Respekti : 51
Date e hyrjes : 03/09/2011
Mosha : 34
Vend ndodhja : Sarande
Similar topics
» Buzëqeshja, a e zgjat jetën?
» KANCERI I GJIRIT
» Tre orë diell në ditë mund të parandalojë kancerin e gjirit
» VENDET E GJIRIT I BËJNË THIRRJE LIGËS ARABE PËR NJË MBLEDHJE URGJENTE
» Ngjyrosja e flokëve dhe drejtuesit kimikalë ndërlidhen me rritje të rrezikut të kancerit të gjirit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Fri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta
» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Fri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana
» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Fri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana
» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Fri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani
» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Fri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor
» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Fri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor
» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Thu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era
» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Thu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari
» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Thu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald
» Çifte - foto
Thu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta
» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Thu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila
» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor
» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor
» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Wed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor
» Oda e Lumes dikur
Wed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor