Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcapShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Voting_barShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcapShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Voting_barShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 
Albani (761)
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcapShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Voting_barShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcapShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Voting_barShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 
emine (509)
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcapShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Voting_barShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 
Era (387)
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcapShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Voting_barShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 
Redi (338)
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcapShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Voting_barShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 
Visiana (198)
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcapShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Voting_barShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 
iDa (175)
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcapShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Voting_barShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 
Esila (153)
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcapShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Voting_barShtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 

Kush është në linjë
43 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 43 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcap3%Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 3% [ 1 ]
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcap14%Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 14% [ 5 ]
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcap11%Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 11% [ 4 ]
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcap58%Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 58% [ 21 ]
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcap0%Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 0% [ 0 ]
Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_lcap14%Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi

Shko poshtë

Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi Empty Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi

Mesazh nga Albani Thu Nov 29, 2012 4:54 pm


Shtypi dhe politika greke: Me Prevezën, Berisha provokoi 4310
Deklarata e kryeministrit shqiptar Sali Berisha, që u bë shkak për anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek Dimitris Avramopulos në Tiranë, ka zënë vend në gjithë shtypin grek, në gazetat dhe websitet informative.

Gazeta “Protothema” e quan atë që ndodhi një “incident diplomatik greko-shqiptar dhe përkeqësim të papritur të marrëdhënieve greko-shqiptare, të cilat janë si zhiva, ftohen lehtë dhe nxehen po aq lehtë". “Para se të hipte në avion për të udhëtuar në Tiranë, Ministri i Jashtëm grek u informua për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, i cili pretendon se territoret shqiptare zgjaten nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë", shkruan “Protothema” dhe vijon me sqarimin e kryeministrisë duke e cilësuar atë “përpjekje për të ndrequr një gabim trashanik”.

“Berisha: Nga Preveza, në Podgoricë, Shqipëri e Madhe”, me këtë titull vjen gazeta “To Vima”, e cila shkruan se deklarata në fjalë, bëri që të anulohet vizita e ministrit Avramopulos, si shprehje e pakënaqësisë. Sipas gazetës, Berisha në Vlorë foli për Shqipërinë e madhe nga Preveza në Podgoricë e në Malin e Zi, duke sjellë kështu në vëmendje çështjen çame.

“Ta Nea” shkruan: ”Berisha provokon - Shqipëria e Madhe fillon nga Preveza”. Edhe kjo gazetë thekson se kryeministri shqiptar foli për "pavarësinë kombëtare të të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë". Më pas botohet edhe sqarimi i zyrës së shtypit të kryeministrisë shqiptare.

Gazeta “Efimerida” shkruan se fjalimi i Sali Berishës në përvjetorin e pavarësisë së vendit, solli një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve greko-shqiptare”. Sipas kësaj gazete “në thelb, deklaratat e Berishës krijojnë pretendime territoriale të Shqipërisë ndaj Greqisë”.

Reagime ka patur edhe nga disa parti politike greke.

E Majta Demokratike, DIMAR, pjesë e koalicionit qeverisës shprehet se "Deklaratat zjarrvënëse të Sali Berishës janë përtej çdo koncepti të bashkëpunimit në Ballkan, minojnë bashkëjetesën paqësore të shqiptarëve me popullin grek dhe nxitin nacionalizmin ekstrem. Ato janë të rrezikshme dhe tërësisht të dënueshme".

SYRIZA, partia opozitare e Aleksis Tsipras shprehet se "Histeria nacionaliste e zërave që nuk i shërbejnë paqes dhe bashkëpunimit midis popujve dhe qeverive në rajonin tonë është e rrezikshme dhe hedh vaj në zjarrin e vendeve të djathta ekstremiste që shfrytëzojnë deklarata të tilla të papërgjegjshme. Deklarata korrigjuese nuk i zbut shprehje të tilla, të cilat ushqejnë besimet obskurantiste dhe mesjetare”.

“Agimi i Artë” deklaron: “Berisha del nga binarët, duke deklaruar se Preveza është shqiptare”.

Partia komuniste, KKE e denoncon fjalimin e Berishës si “nacionalist” dhe paralajmëron rajonin në lidhje me “rreziqet që vijnë nga planet e borgjezisë në Shqipëri me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, për të ndryshuar kufijtë në Greqi dhe në Ballkan”.

Ndërkaq analistë grekë thonë se deklarata të tilla janë të pritshme në klimën e përgjithshme të nacionalizmit, në atmosferën festive dhe në prag të fushatës së zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

DEKLARATA E BERISHES NE VLORE
“Mirëmbrëma Vlora! Mirëmbrëma mbarë Shqipëria e shqiptarët kudo ku jeni! Përshëndetjet më vëllazërore nga Vlora e flamurit, Vlora e Ismail Qemal Vlorës, Vlora e pavarësisë. Mirënjohjen më të thellë për këtë pritje vëllazërore. Do të lexoj këtu, para jush, këto pak fjalë që shkrova në këtë pergamenë:
Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 nëntor të vitit 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare, nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën aktin e pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100 vjetorin!"
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi