Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcapInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Voting_barInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcapInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Voting_barInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 
Albani (761)
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcapInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Voting_barInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcapInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Voting_barInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 
emine (509)
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcapInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Voting_barInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 
Era (387)
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcapInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Voting_barInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 
Redi (338)
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcapInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Voting_barInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 
Visiana (198)
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcapInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Voting_barInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 
iDa (175)
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcapInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Voting_barInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 
Esila (153)
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcapInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Voting_barInteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 

Kush është në linjë
53 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 53 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcap3%Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 3% [ 1 ]
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcap14%Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 14% [ 5 ]
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcap11%Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 11% [ 4 ]
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcap58%Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 58% [ 21 ]
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcap0%Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 0% [ 0 ]
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_lcap14%Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit

Shko poshtë

Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Empty Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit

Mesazh nga andi Thu Jan 03, 2013 2:47 pm

Nga: Ismail Muçej
Inteligjenca njerëzore sipas Kur’anit Kuran110
⁄ Njeriu si qenia më e përkryer e krijuar nga dy elemente: trupit dhe shpirtit, duhet t’i japë secilit prej tyre vendin e vet, pasi ata janë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin. Ashtu siç e ushqejmë trupin me lëndë të ndryshme për zhvillimin e mbajtjen e tij, duhet që të njëjtin kujdes të tregojmë edhe për shpirtin, por me ushqimin përkatës që është: njohja e Krijuesit të gjithësisë dhe zbatimi i mësimeve që ai ka reveluar në librat e shenjtë, nëpërmjet profetëve, në rastin tonë, të Hz. Muhamedit a.s.

Në brendinë tonë rezulton rrezja hyjnore, shpirti – partner i ngushtë ky me trupin, pavarësisht se është vetëm për një kohë të caktuar të kësaj jete. Nëse shpirti nuk përpunohet, trupi mbetet i verbër, i errët, jo i pastër si dhe nëse organet fizike nuk aspirojnë jashtë diapazonit material, njeriu mbetet në një fazë primare, i pazhvilluar. Për të shpërthyer njeriu duhet të shpërthejë në dritë komponenti tjetër i jetës së tij, i cili, edhe pasi fiziku të ketë kryer misionin e tij lëndor, ai do të vazhdojë të jetojë në mënyrë infinite. Këto dy dhurata që ndihmojnë njëra-tjetrën duhet t’i trajtojmë secilën sipas udhëzimeve përkatëse. Vetëm atëherë mund të themi se kemi kryer misionin në këtë jetë dhe jemi përgatitur për jetën e pasosur.

Këto janë mësimet që porositemi t’i zbatojmë e që janë për të mirën tonë. Për këtë Kur’ani tregohet shumë tolerant kur thotë: “Dhe thuaj se e vërteta ju erdhi nga Zoti juaj, kush të dojë letë besojë dhe kush të dojë le të mos besojë…” (18:29).

Polemika rreth mundësisë së arritjes së inteligjencës artificiale (kompjuterët) si ajo natyra (njerëzore) vazhdon edhe në ditët tona. Disa janë të mendimit se hendeku midis tyre mbetet i gjerë dhe i tillë do të vazhdojë. Konceptet e simboleve të kulturës njerëzore dhe vizioni i Kur’anit mbi inteligjencën njerëzore, e mbështesin këtë tezë. Aftësia e njeriut për të manipuluar simbolet kulturore mbi të cilat mbështetet fenomeni i inteligjencës njerëzore, është një veçori unike e tij dhe, kjo njësi, sipas Kur’anit, është rezultat diretkt i një vendimi hyjnor e jo një evolucion. Një aftësi e tillë dhe shumë nga sekretet e saj nuk kuptohen nga shumë njerëz dhe, si pasojë, nuk pranohen, pse “ai që injoron diçka është armik i saj”. Shumë pak konsultohen me tekstet e reveluara nga Zoti, sidomos kërkuesit modern, për të zgjidhur probleme të tilla. Kjo është një traditë e dijetarëve të Perëndimit në periudhën e Rilindjes kur revelatat në mes fesë dhe shkencës nuk ishin të mira, për të mos thënë se njëra ishte armike e tjetrës. Por, një mysliman që bën kërkime në fushën e inteligjencës artificiale e natyrale, duhet të konsultohet me parimet kur’anore.

Natyra tanshendentale e inteligjencës njerëzore

Termi “inteligjencë” është me origjinë të re dhe shoqërohet ngushtë me psikologjinë moderne. Tek dijetari Binet inteligjenca u bë një fenomen i matshëm. Në Kur’an inteligjenca e njeriut shprehet me terma të tjera dhe veçori të ndryshme: “Ne i nderuam pasardhësit e Ademit, iu dhamë mundësi të udhëtojnë në tokë e në dete, i begatuam me ushqime të mira dhe i preferuam (nga krijesat e tjera)”. Frazat: “I nderuam pasardhësit e Ademit”, “iu dhamë mundësi t’udhëtojnë në tokë e në dete” dhe “i preferuam mbi të tjerët”, të gjitha drejtpërsëdrejti i referohen inteligjencës së njeriut, që nuk e ka asnjë krijesë tjetër. Ka një ngjashmëri interesante midis përkufizimeve të vjetra e të reja për inteligjencën e njeriut dhe që të dyja theksojnë se të menduarit është një veçori që e dallon njeriun nga qeniet e tjera. Filozofët klasikë grekë e përshkruanin njeriun si “një qenie racionale” (menduese), ndërsa përkufizimet e mëvonshme të inteligjencës i konsideronin proceset e të menduarit si bazë të inteligjencës. “Inteligjenca gradualisht ka ardhur duke na dhënë të kuptojmë se është në një nivel më të lartë se procesi intensiv ose perceptual”.

Një verset tjetër kuranor thotë: “Ne me të vërtetë e krijuam njeriun në formën më të bukur” (96: 4). Në termat antropologjike “trupi ose forma më e bukur është struktura e drejtë dhe masa më e madhe e trurit të njeriut. Siç shihet, e dyta është shumë më e rëndësishme se e para, sepse masa më e madhe e trurit është faktori determinant që e ka bërë njeriun më të lartë se qeniet e tjera. Por mbi të gjitha njeriu zotëron evolucionin e tij të shpejtë e në mënyrë të çuditshme me rritjen e trurit. Nuk do të ishte e tepërt po të thonim se historia e njerëzimit është historia e trurit të njeriut” (J. White-Anthropology – London 1967). Edhe verseti kur’anor thotë se njeriu është më i lartë, vetëm se ai mund të mendojë.

Një verset i tretë specifikon rrënjët e inteligjencës së njeriut dhe natyrën e tij, kur thotë: “Kur plotësova krijimin e tij dhe i dhashë jetë, engjëjt iu përulën atij (njeriut)” (15: 22). Për sa i përket termit “i dhashë gjallëri, e frymëzova”, interpretohet në forma të ndryshme, por një konsensus arrihet kur mendohet se u referohet proceseve të mendjes që përfshijnë simbolet kulturore me të cilat veçohen qeniet njerëzore nga të gjitha krijesat e tjera. Theksi i Kur’anit mbi procesin e të menduarit, si një shtyllë themelore e inteligjencës së njeriut, është në pajtim të plotë me kërkimet e zbulimet moderne për inteligjencën artificiale dhe atë të natyrshme (të njeriut). Sidoqoftë, origjina e inteligjencës së njeriut mbetet gjithnjë në diskutim nga dijetarë të ndryshëm. Kur’ani e konsideron inteligjencën e njeriut “të ardhur nga një burim hyjnor, metafizik”, ndërsa disa dijetarë të shkencës thonë se ajo ësthë rezultat i faktorëve materialë. Kjo pikëpamje ndahet pastaj në bashkimin e neuroneve dhe në informimin e proceseve për modelet e trurit. Që të dyja këto e shohin inteligjncën e njeriut si produkt i një procesi evolucionar të gjatë.

Meqë inteligjenca e njeriut është transhedentale, një metodologji që e njeh këtë fakt duhet të përdoret, nëse kërkimet duhet të fitojnë një kuptim të saktë për këtë fenomen. Pasi metoda empirike pozitive nuk e njeh natyrën trashendale të inteligjencës së njeriut, është e vështirë të bëhet afrimi i këtyre dy pikëpamjeve.

Të menduarit dhe inteligjenca njerëzore

Misteri i të menduarit të njeriut, pavarësisht nga vendi primar në kërkimet shkencore, ende është një enigmë e madhe për shkencën moderne. Islami i jep një rëndësi të madhe kësaj çështjeje, se e konsideron të menduarit si komponentin më të madh dhe treguesin e inteligencës njerëzore. Shumë versete theksojnë nevojën që ka njerëzimi të mendojë dhe të kridhet në mendime. Ja një verset kur’anor: “Ata që kujtojnë Zotin në këmbë, ndjenjur, të mbështetur, dhe mendojnë në krijimin e qiejve dhe të tokës (thonë): O Zot, ti nuk i ke krijuar këto kot (pa ndonjë qëllim)…” (3:191). Si edhe : “Ai (Zoti) ka vënë në shërbim tuaj (njerëzve) natën e ditën, diellin, hënën dhe yjet (e gjithë kjo) me urdhrin e ligjet e Tij. Ja pra, (edhe) disa shenja e argumente (të tjera) për njerëzit që e vrasin mendjen” (16:11). Në një verset tjetër përsëri thuhet: “A nuk mendojnë (njerëzit) me veten e tyre se Zoti nuk ka krijuar qiejt e tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre, pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të caktuar…?” (30:Cool. Po kështu në një verset tjetër: “A nuk udhëtojnë ata nëpër tokë dhe a nuk kanë zemra e shpirt për të kuptuar dhe veshë për të dëgjuar? Sigurisht ata nuk janë të verbër nga sytë, por janë të tillë nga zemra”. (22:46)

Inteligjenca njerëzore, gjuha dhe të mësuarit

Kërkimet moderne rreth inteligjencës artificiale e asaj natyrale theksojnë rëndësinë e aftësimit për të mësuar e përdorur gjuhën si dy veçori vendimtare që predisponojnë qeniet njerëzore e jonjerëzore si dhe makinat me zgjuarsi artificiale që të fitojnë inteligjencë. Kur’ani ka shumë versete që i referohen, veçanërisht përdorimit të gjuhës dhe aftësive për të mësuar, si dy veçori të dalluara të njeriut. Një nga versetet është: “Ai i ka mësuar atij (njeriut) të shprehurit (të mendimeve të tij me gojë)” (55:4). Dhe një tjetëer: “Dhe një nga shenjat e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës, ndryshimi i gjuhëve (që flisni) dhe i ngjyrave. Sigurisht këto janë shenja për ata që janë mësuar”. (30:22). Në një verset tjetër: “Ai (Zoti) ia ka mësuar Ademit të gjitha emrat e gjërave…” (2:31). “Ai është që i mësoi njeriut të përdorë lapsin për të shkruar, ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte” (96: 4-5).

Inteligjenca njerëzore dhe akti i krijimit

Aftësia për të krijuar e për të shpikur shihet në Kur’an si një shfaqje e fortë e inteligjencës. Epërsia e inteligjencës hyjnore mbi të gjitha format e tjera të inteligjencës qëndron në aftësinë e Zotit xh.sh. për të krijuar atë që nuk mund ta bëjnë qeniet njerëzore. Krijimi i gjërave të gjalla nga më të thjeshtat në ato më të komplikuarat janë vetëm vepër e fuqisë hyjnore. Kur’ani thotë: “Ata që ti i thërret përveç Zotit, nuk janë në gjendje të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse i bashkojnë të gjitha forcat e tyre për një gjë të tillë. Dhe, nëse miza do të rrëmbejë gjë prej tyre, ata nuk do të mund ta rikrijonin. Të dobët janë lutësi dhe i luturi” (22:73). Ky verset stigmatizon paaftësinë e atyre që adhurojnë idhujt, se me këtë denigrojnë aftësinë e inteligjencës së tyre dhe mungesën absolute të idhujve për të krijuar diçka. Si mund të adhurojë njeriu me një inteligjencë të dhënë nga Zoti, një gjë që nuk zotëron asnjëlloj inteligjence? Kjo është e papranueshme. Meqë Zoti është më inteligjent se i gjithë universi i marrë së bashku, vetëm Ai meriton për t’u adhuruar nga qeniet inteligjente.

Qeniet njerëzore janë praktikisht të vetmet krijesa që mund të krijojnë diçka në kuptimin më të gjerë të fjalës. Fenomeni i qytetërimit dhe i kulturës janë bashkërisht njerëzore, sepse janë rezultat i veprimeve të njerëzve në lidhje me krijimin. Krijesat e gjalla jonjerëzore dhe makinat e inteligjencës artificiale futen në veprat krejt të kufizuara të krijimit. Ata mund ta bëjnë këtë vetëm nga instinkti i tyre dhe programeve gjenetike dhe jo nëpërmjet ndonjë vendimi koshient duke e bërë ose zgjedhur nga ana e tyre. Roli i inteligjencës së njeriut në veprimin e një qenieje njerëzore në lidhje me krijimin është në esencë fakt i njohur edhe nga Kur’ani e që injorohet nga inteligjenca artificiale me gjëra të tilla siç është aftësia për të vepruar me konceptet abstrakte dhe për të mësuar e adoptuar situata të reja.

Nga pikëpamja e Kur’anit veprimi i të krijuarit duhet të konsiderohet themelor e vendimtar i inteligjencës. Një ndryshim i kuptimeve mes makinave njerëzore, shtazore dhe artificiale, nuk mund të arrihet pa marrë parasysh këtë.

Statusi i njeriut si zëvendës i Zotit

Roli i njeriut si zëvendës i Zotit, është një tregues i inteligjencës së tij superirore. Sipas Kur’anit një inteligjencë e tillë, vjen nga fryma hyjnore me të cilën e pajisi njerëzimin, me mendje, arsyetim dhe aftësi për përdorur simbole dhe për të krijuar. Zoti zgjodhi njeriun, që e zotëron këtë inteligjencë si kandidat më të përshtatshëm për këtë rol. Në Kur’an thuhet: “Ne u ofruam besimin (amanetin) qiejve, tokës dhe maleve, por ata kishin frikë ta mbanin (këtë amanet) ndërsa njeriu e mori përsipër (ta mbajë)…(33:72)

Konkluzioni

Koncepti i inteligjencës së njeriut, siç u zhvillua këtu, na lejon të bëjmë dy pyetje të mprehta: A janë njerëzit qenie të përgjegjshme dhe a janë përfaqësuesit e Zotit në këtë tokë?

Për sa i përket pyetjes së parë, dy doktrinat: fetare e shekullore, bien dakort se vetëm qeniet njerëzore janë përgjegjës për veprimet e tyre, sepse përgjegjësia e akteve të tyre kërkon që vepruesi të ketë mundësi të sillet lirisht. Siç është theksuar më lart, inteligjenca njerëzore i jep njerëzimit këtë aftësi dhe kështu qeniet njerëzore mbahen përgjegjës (d.m.th.) nëse inteligjenca e tyre nuk dobësohet) për veprimet e tyre, kjo nuk është më një çështje spekullimi thjesht fetaro-filozofik.

Nga të gjitha krijesat e Zotit, njeriu ka qenë në gjendje të zhvillojë, të modifikojë e të transformojë tokën dhe botën në përgjithësi dhe, pasi asnjë lloj krijese tjetër nuk mund ta bëjë këtë, njeriu është përfaqësuesi i Zotit. Çelësi i kësaj pozite është shkëndija e inteligjencës me të cilën Zoti i ka dhënë jetë njerëzimit. Nuk është e drejtë të themi se njeriu është një entitet hyjnor në përbërjen e të cilës është edhe fiziku. Çështja e inteligjencës njerëzore është në qendër të vëmendjes së Kur’anit. Versetet e para të kapitullit që u reveluan në fillim i referoheshin kësaj çështjeje dhe me këtë përmbajtje: “Lexo, në emër të Zotit tënd, i Cili krijoi çdo gjë. Ai që krijoi njeriun nga një droçkë gjaku (në mitrën e nënës). Lexo, sepse Zoti yt është shumë bujar. Ai i mësoi atij (njeriut), të shkruarit me penë. I mësoi atë që nuk e dinte” (96: 1-5). Aftësia e të lexuarit, të shkruarit, janë aftësi që shërohen vetëm me inteligjencën njerëzore. Versetet që e ftojnë njeriun të lexojë, të shkruajë e të mësojë përbëjnë 1/6 e Kur’anit. Pa praninë e inteligjencës njerëzore të zhvilluar mirë, nuk do t’u kërkohej njerëzve që të përpiqeshin për të fituar dituri e shkencë… Po kështu nuk do të ishte nevoja që Kur’ani t’i nxiste njerëzit të studionin, të meditonin e kridheshin në mendime për të njohur këtë jetë, nëse nuk do të zotëronin një nivel inteligjence që do t’i aftësonte ata të kryenin këto dtyra, detyra që nuk iu ngarkuan qenieve të tjera, sepse niveli i inteligjencës së tyre nuk është i mjaftueshëm. Për më tepër nëse gjuha është burimi i të gjitha simboleve njerëzore-kulturore, atëherë teksti i gjuhës së mrekullueshme të Kur’anit qëndron si shembulli më i përsosur për të stimuluar inteligjencën njerëzore me tekstin autentik arabisht si stil, shprehje, metaforë, analogji e elokuencë. Kur’ani e thotë qartë se nuk do të kishte asnjë kuptim krjimi Ademit pa dhuratën e një inteligjence të nivelit të lartë. Në mungesë të një inteligjence të tillë, nuk do të ishte nevoja të celebrohej ngjarja e krjimit të njeriut duke i urdhëruar engjëjt që t’i përuleshin atij, sepse ai është një krijesë tjetër, me mision shumë të lartë.

Nga pikëpamja kur’anore fenomeni i inteligjencës njerëzore nuk u zhvillua nëpërmjet kohës e hapësirës, siç pretendojnë evolucionistët. Ajo ekzistonte që me krijimin e njeriut dhe jo si rezultat i një procesi evolucionist, por përfitimi i një zgjedhjeje hyjnore. Kështu pra, inteligjenca njerëzore ka qenë që në fillim forcë determinante mbi të cilën varet çdo gjë në botë, duke përfshirë vetë ekzistencën e fatit të njerëzimit.

Siç u përshkrua më lart, inteligjenca njerëzore, është një temë qendrore e Kur’anit. Me që disa shkencëtarë e dijetarë nuk pranojnë informacionin e marrë nga tekstet e reveluara hyjnore, në përbërjen e mendimeve të tyre, ata kanë ndryshime të mëdha me shkencëtarët e mendimtarët myslimanë. Rrënja e këtyre ndryshimeve ësthë epistomologjike (shkencë e filozofisë dhe e logjikës), sepse myslimanët e shikojnë dhe e kuptojnë inteligjencën si rezultat i frymës hyjnore të dhuruar njerëzimit, ndërsa të tjerët e quajnë atë si rezultat i një procesi të gjatë evolucionist, dy pikëpamje aq larg nga njëra-tjetra saqë nuk pajtohen fare.

Implikimet e kësaj ndarjeje epistomologjike e bëjnë Kur’anin një aleat të ngushtë me ata dijetarë e shkencëtarë modernë që nuk pranojnë ngritjen e inteligjencës artificale në një nivel të barabartë ose më lart se ajo e qenieve njerëzore. Ky afrim, megjithatë, nuk është për të njëjtat arsye. Searl e konsideron të nevojshme strukturën biokimike, kur përshkruan inteligjencën artificiale, ndërsa Feigenbaun e Simon pretendojnë se standarti i inteligjencës artificiale eventualisht mund të bëhet së paku barazi me atë njerëzore. Që të dyja këto pikëpamje injorojnë pohimin kur’anor se inteligjenca artificiale nuk mund të jetë e barabartë me atë njerëzore, sepse Zoti nuk ia ka dhuruar frymën e Tij hyjnore: inteligjenca e prodhuar nga krijesa e duarve dhe e mendjes së njeriut kurrë nuk mund të arrijë atë që ka krijuar vetë Zoti. Verseti kur’anor thotë: “Të pyesin ty për shpirtin. Thuaju se njohja e vërtetë e shpirtit i përket vetëm Zotit. Juve ju është dhënë pak njohuri (rreth tij)” (17:85). Kështu, pra, dituria e plotë rreth origjinës së inteligjencës së njeriut është e paarritshme nga ne, atë e di vetëm Zoti. Kur’ani, si gurrë hyjnore, lëshon dritë për çdo degë të diturisë, është puna dhe përpjekja jonë që duhet të përdoret për të njohur të vërtetën e paralajmëruar prej tij.


andi

Numri i postimeve : 40
Piket : 110
Respekti : 50
Date e hyrjes : 03/09/2011
Mosha : 37
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi