Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Vote_lcapMyftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Voting_barMyftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
53 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 53 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Vote_lcap3%Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Vote_rcap 3% [ 1 ]
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Vote_lcap14%Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Vote_rcap 14% [ 5 ]
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Vote_lcap11%Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Vote_rcap 11% [ 4 ]
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Vote_lcap58%Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Vote_rcap 58% [ 21 ]
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Vote_lcap0%Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Vote_rcap 0% [ 0 ]
Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Vote_lcap14%Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët!

Shko poshtë

Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët! Empty Myftiu i Korçës kundër Dokles: Mos vini në lojë klerikët!

Mesazh nga Admin Sun Jan 27, 2013 9:17 pm

NGA: ENKELEJDA SKENDERASI

TIRANE-Drama “Shën Maria e Beratit” e deputetit dhe dramaturgut Namik Dokle ‘dënohet’ edhe prej komunitetit mysliman në Korçë. Në emër të këtyre besimtarëve, myftiu Haxhi Qazim Muçi u shpreh dje për “GSH” se e mbështesin qëndrimin e Mitropolisë së Korçës. “Drama ‘Shën Maria e Beratit’ bëri ‘bujë’ në të gjithë qytetin e Korçës dhe natyrisht edhe ne na ra në sy, por jo për mirë. Ne solidarizohemi me Mitropolinë e Korçës, pasi nuk është e mirë të vihen në lojë klerikët tanë”, ka thënë Muçi. Më tej, myftiu ka shtuar se “nuk është e mirë që të injorohet kolegu ynë se ai i shërben Zotit. Ne i kemi hapur dyert e xhamive dhe kishave dhe nuk po i thërrasim për karrige elektorale, por për të besuar tek Zoti”. Përpos Myftinisë, Mitropolia e Korçës doli dje me një deklaratë të dytë për çështjen “Dokle”. Këtë herë ajo është distancuar nga opinionet individuale dhe pa etikë kishtare, që sipas At Ilia Kotnanit nuk respektojnë dinjitetin e çdo njeriu. Më poshtë, intervista e myftiut të Korçës, Haxhi Qazim Muçi, çka në një farë mënyre tregon se drama nuk e ka cenuar aspak harmoninë fetare në këtë qytet, përkundrazi shpërfaq edhe një herë bashkëpunimin e klerikëve me njëri-tjetrin.

Në teatrin e Korçës për pesë netë me radhë është shfaqur drama “Shën Mëria e Beratit” e Namik Dokles. Premiera është shoqëruar me reagime të shumta nga komuniteti ortodoks dhe mitropolia. Cili është mendimi juaj?
“Bismil-lahirr-rahmanirr-rrahim”. Po e nis me emrin e Zotit që t’i përgjigjem kësaj pyetje. Drama “Shën Maria e Beratit” bëri “bujë” në të gjithë qytetin e Korçës dhe natyrisht edhe ne na ra në sy, por jo për mirë. Ne solidarizohemi me Mitropolinë e Korçës, pasi nuk është mirë të vihen në lojë klerikët tanë.
Si kanë tingëlluar debatet tek ju?
Ne jemi të parët që ngritëm këto objekte të shenjta, se komunizmi na i zhduku. Ne e përzumë komunizmin, erdhi demokracia ndaj edhe duam të forcojmë fenë dhe njerëzit që i shërbejnë fesë t’i trajtojmë mirë dhe të mos i prozvalim (injorojnë).
Si ndikon kjo në harmoninë fetare?
Është e njohur botërisht harmonia dhe bashkëjetesa fetare në mesin e shqiptarëve. Njerëzit që i shërbejnë fesë e mbrojnë njëri-tjetrin dhe ata janë për Zotin dhe ne jemi për Zotin. Por nuk është e mirë që të prozvalet kolegu ynë, se ai i shërben Zotit. Unë mendoj se drama të tilla duhet të rishikohen patjetër. Ne tani i kemi hapur dyert e xhamive dhe kishave dhe nuk po i thërrasim për karrige elektorale, por për të besuar tek Zoti.
Pra, ju i mbështesni deklaratat e Mitropolisë së Shenjtë?
Patjetër që i mbështesim në shqetësimin e tyre. Marrëdhëniet i kemi pasur dhe do i kemi edhe më tej të mira, sepse të dy jemi për një qëllim të vetëm, atë të shërbesës së Zotit.

Mitropolia: Vlerësojmë Dhimitër Orgockën, por jo dramën e Dokles
Mitropolia e Korçës ka reaguar sërish në lidhje me dramën “Shën Maria e Beratit’, duke u shprehur se ka pasur spekulime me deklaratat e saj. Sipas tyre, i vetmi prononcim zyrtar për çështjen është bërë nga zëdhënësi i kësaj Mitropolie, ndërsa distancohen nga çdo lloj tjetër komenti individual që mund të jetë bërë. “Qëllimi i kësaj deklarate është për të qartësuar edhe njëherë qëndrimin e Mitropolisë së Korçës rreth spekulimeve të disa mediave dhe individëve të ndryshëm rreth të ashtuquajturave deklarata të Mitropolisë, në lidhe me dramën ‘Shën Maria e Beratit’”, shkruhej në reagim. Në të kërkohet që raportimet të mos përhapin konfuzion dhe pasaktësi, sepse është spekuluar me faqe në internet, që janë individuale dhe nuk paraqesin opinionin e Mitropolisë.

“Ne distancohemi nga çdo opinion që nuk përcjell etikë të krishterë dhe që nuk respekton dinjitetin e çdo njeriu”, vëren Mitropolia. Kjo e fundit bën me dije se marrëdhëniet e saj me institucionin e teatrit të Korçës kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të shkëlqyera. “Ne njohim kontributin e jashtëzakonshëm të gjithë lëvizjes artistike, gjithë aktorëve dhe regjisorëve të mrekullueshëm që ka nxjerrë Korça, që nga Sokrat Mio, Pirro Milkani, Mihal Luarasi, Dhimitër Orgocka, Guri Koço e shumë të tjerë dhe u jemi mirënjohës për atë kontribut”, shprehet Mitropolia. Ajo falenderon komunitetin mysliman të Myftinisë së Korçës për përkrahjen morale që dha rreth shfaqjes dhe shprehet se gjithmonë në rast që do cenohen komunitetet e tjera, nëse ata do të jenë në vështirësi, nuk do të mungojë kjo ndihmë. “Do të jemi krah për krah me njëri-tjetrin, sepse kjo dashuri, ky manifestim dhe kjo bashkekzistencë paqësore është krijuar në shekuj nga të parët tanë”, përfundon reagimi.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi