Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Vote_lcapProgram i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Voting_barProgram i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
43 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 43 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Vote_lcap3%Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 3% [ 1 ]
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Vote_lcap14%Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 14% [ 5 ]
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Vote_lcap11%Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 11% [ 4 ]
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Vote_lcap58%Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 58% [ 21 ]
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Vote_lcap0%Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 0% [ 0 ]
Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Vote_lcap14%Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s.

Shko poshtë

Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Empty Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s.

Mesazh nga Forum Kulturor Sat Apr 20, 2013 9:30 pm

Program i madh festiv në përkujtim të Profetit Muhamed a.s. Progra10
Në një atmosferë festive është zhvilluar paraditen e sotme (20 prill) programi “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit” në Pallatin e Kongreseve.

Programi u hap me kryefjalën e kombit – himnin kombëtar, kënduar nga kori i i nxënësve të medreseve. I pari që u ngjit në skenë ishte hafizi Omer Çallësh, që solli një pjesë të shkurtër nga Fjala e Zotit – Kur’ani Fisnik. Më pas vijuan ilahitë e përgatitura nga kori i medreseve nën udhëheqjen artistike të mjeshtrit Kujtim Alia.

Kryetari i Komunitetit Mysliman H. Selim Muça, në fjalën e tij, pasi falënderoi përzemërsisht pjesëmarrësit dhe përgëzoi organizatorët për përpjekjet e tyre, theksoi se ky organizim është një përpjekje serioze për të pasqyruar dhe bërë të prekshme për njerëzit madhështinë e personalitetit të Profetit Muhamed a.s.

“Sot po festojmë lindjen e bekuar të Profetit të fundit, i cili është dërguar nga Allahu (xh.sh.) si mëshirë për gjithë botët. Qëllimi i ardhjes së tij ishte që edhe një herë njerëzit ta njohin Krijuesin e tyre dhe të adhurojnë vetëm Atë. Ai me jetesën e tij shembullore në familje dhe shoqëri, na bëri të ditur qëllimin e jetës dhe na mësoi përpjekjet që duhet të tregojmë në fitimin e kënaqësisë së Zotit. Përkujtimi i ditës së sotme, na e forcon akoma më shumë lidhjen me Profetin tonë dhe përjetimin e ndjenjave të dashurisë e respektit për të si rob dhe i dërguar i Zotit.”, u shpreh në fjalën e tij kreu i KMSh-së, duke uruar njëkohësisht për fillimin e punimeve të xhamisë së re të kryeqytetit pikërisht në një datë si kjo.

Kryetari Muça e shfrytëzoi këtë rast për të nderuar me çmim z. Genti Sulejmani nga Berati, për paraqitjen e tij në një konkurs të organizuar nga medresetë e vendit, ku mbi 5.000 pjesëmarrës u testuan për njohuritë e tyre në lidhje me biografinë e Profetit Muhamed a.s.

Fjalë përshëndetëse mbajti edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj. Në urimin e tij për besimtarët, z. Brahimaj teksa vlerësoi lart këtë organizim serioz të Komunitetit Mysliman ndaj figurës morale e profetike të Muhamedit a.s., u shpreh me urimet më të përzemërta për nisjen e ndërtimit të xhamisë së re Tiranës, e cila, sikurse u shpreh ai, do të na bëjë të krenohemi me objektet tona të kultit.

Ndërsa Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha në fjalën e tij u shpreh: “Kam kënaqësinë dhe privilegjin t’ju përcjell përshëndetjet e ngrohta në këtë ditë të madhnueshme, ditë kur lindi Profeti Muhamed, që me mësimet e Zotit, ndriçoi mendjen, rrugën e njeriut dhe njerëzimit. Muhamedi ndikoi më shumë se kushdo në moralin njerëzor. Mësimet e tij janë dhe mbeten frymëzuese sepse ai ishte udhërrëfyesi i madh i rrugës së mirëkuptimit, tolerancës, bashkëjetesës, paqes dhe të ardhmes”, tha z. Berisha.

Kryeministri Berisha tha më tej se kjo ditë mbart me vete një gëzim të dyfishtë, sepse kësaj date i shtohet ngjarja që çel rrugën për fillimin e punimeve të xhamisë së re të Tiranës. Ai falënderoi përzemërsisht krerët e komuniteteve fetare për punën e madhe që kryejnë në edukimin e individit dhe shoqërisë me mësime të cilat si bosht kryesor kanë tolerancën dhe respektin për njëri-tjetrin. Pasi uroi pjesëmarrësit në sallë dhe gjithë myslimanët për fillimin e xhamisë, z. Berisha adresoi një falënderim të veçantë për anëtarët e familjes Kruja, për truallin e dhuruar për xhaminë, duke u shprehur se “me këtë akt ata nderuan veten, traditën dhe bashkëqytetarët e tyre”.

Nxënësi i Medresesë së Beratit, Adi Totaj, i cili para disa muaj mori çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar të pikturës për vlerat e trashëgimisë kulturore organizuar nga UNESCO në Slloveni, realizoi gjatë zhvillimit të programit një vizatim të xhamisë së re dhe ia dhuroi në shenjë mirënjohjeje Kryeministrit Berisha.

Emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar si: Kastriot Tusha, Sidrit Bejleri, Violeta Zefi, Mukades Çanga, Rosela Gjylbegu, Lind Islami, Bujar Asqeriu, Rozina Kostani, Dritan Boriçi, prezantuesit Elta Liksenaj dhe Ramadan Çipuri, janë bërë së bashku në këtë veprimtari të përvitshme nën regjinë e z. Agron Hoxha. Përmes zërave të mrekullueshëm dhe interpretimit plot emocion ata kanë bërë për vete publikun, i cili nga ana e tij ua ka shpërblyer me duartrokitje të ngrohta.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me fondacionin kulturor dhe arsimor “SEMA”, ka përmbyllur me sukses edhe për këtë vit programin përkujtues ndaj Profetit Muhamed a.s ku morën pjesë personalitete politike, fetare e shoqërore, ambasadorë, miq nga Turqia, përfaqësues nga shoqata humanitare e kulturore, besimtarë të moshuar e të rinj, qytetarë të Tiranës etj.

Mesazhi kryesor që u dha përmes këtij programi ishte që veprimtaria e përvoja e Profetit a.s. të na shërbejë si model e si burim frymëzimi për të kryer detyrat tona si besimtarë e si qytetarë në të mirë të Shqipërisë e të kombit shqiptar.
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi