Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Tradhëtija Bashkëshortore EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcapTradhëtija Bashkëshortore Voting_barTradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcapTradhëtija Bashkëshortore Voting_barTradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 
Albani (761)
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcapTradhëtija Bashkëshortore Voting_barTradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcapTradhëtija Bashkëshortore Voting_barTradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 
emine (509)
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcapTradhëtija Bashkëshortore Voting_barTradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 
Era (387)
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcapTradhëtija Bashkëshortore Voting_barTradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 
Redi (338)
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcapTradhëtija Bashkëshortore Voting_barTradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 
Visiana (198)
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcapTradhëtija Bashkëshortore Voting_barTradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 
iDa (175)
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcapTradhëtija Bashkëshortore Voting_barTradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 
Esila (153)
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcapTradhëtija Bashkëshortore Voting_barTradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 

Kush është në linjë
41 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 41 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcap3%Tradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 3% [ 1 ]
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcap14%Tradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 14% [ 5 ]
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcap11%Tradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 11% [ 4 ]
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcap58%Tradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 58% [ 21 ]
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcap0%Tradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 0% [ 0 ]
Tradhëtija Bashkëshortore Vote_lcap14%Tradhëtija Bashkëshortore Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Tradhëtija Bashkëshortore

Shko poshtë

Tradhëtija Bashkëshortore Empty Tradhëtija Bashkëshortore

Mesazh nga Muslimanja Tue Apr 23, 2013 1:31 pm

Tradhëtija Bashkëshortore Tradhetia-300x168
“Dhe mos iu bashkoni amoralitetit në martesë, ky është mëkat i ndyrë dhe rrugë e keqe. ( Isra, 32 )

O njerëz ! Kini frik Zotin dhe respektojeni Atë. Bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve.( Hadidh)
Ruajuni nga prostitucioni, tradhtia bashkëshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhtia bashkëshortore janë mëkate të rënda, ndërsa xhelozia mund të shkaktojë prishjen e bashkëshortësisë.

Nga këto pjesë të shkëputura nga hytbeja ose ligjërata e lamtumirës së Pejgamberit a.s. para dhjetëra mijëra të pranishmëve në Arafat, vërehet qartë se çfarë rëndësie i kushtohet në Islam besnikërisë bashkëshortore.
Tradhtia bashkëshortore është shprehje e çorganizimit të personalitetit dhe e krizës së thellë morale të njërit ose të të dy partnerëve bashkëshortorë. Por kusht thelbësor për të paraqet mungesa e ndërgjegjes dhe e sistemit të qëndrueshëm të vlerave etike që formohen në proceset e identifikimit brenda familjes primare, në fëmijëri dhe gjatë periudhës së adoleshencës, para martesës.
Tradhtia është më e ndihmuar në rastet e një çifti të martuar e me fëmijë. Konsiderohet se është e pamundur bashkëekzistenca e dy të martuarve pas tradhëtisë nga ana e burrit ose gruas. Kushti më i rëndësishëm që ndikon në zgjatjen e jetës bashkëshortore janë fëmijët e lërë pas.
Edhe vetë ajetet e Kur’anit dhe hadidhet e Pejgamberit a.s. e kanë konsideruar tradhëtinë bashkëshortore nga aspekti moral ndër mëkatet më të mëdha.
Të martuarit konsiderohen nën kurorë bashkëshortore. Njerëzit që bëjnë zina (marrëdhënie seksuale) duke qenë të martuar konsiderohen drejtpërdrejt tradhtar të bashkëshortit\ es. Atyre u është mundësuar nga Allahu xh.sh. përmes martesës së tyre që të arrijnë dëshirën e tyre seksuale, kurse të pamartuarit në këtë rast kanë dënim më të lehtë sepse gabimi i tyre konsiderohet më i lehtë dhe pasojat në këtë rast janë më të vogla.

Mirëpo kjo nuk do të thotë se ata kanë të drejtë të bëjnë zina. Zinaja në asnjë rast nuk arsyetohet në Islam. Dënimi më i rëndë (me vdekje) për të martuarit që bëjnë zina është për shumë arsye dhe një ndër kryesoret është tradhtia bashkëshortore.

Ajo e rëndon dënimin.Në suren el Furkan(68-70)

Allahu i Madhëruar thotë:
“ Edhe ata që përveç Allahut nuk lusin Zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë k*****ëri, ndërsa kush i punon këto, ai gjen ndëshkimin.”

Pra, në fillim Allahu xh.sh. ka përmendur mushrikun (ai që i bën shok Zotit), pastaj vrasësin pa hak dhe pastaj vjen ai që bën zina. Përmes këtij ajeti vërejmë se çfarë krimi është zinaja.
Në një hadidh të gjatë që transmeton Ebu Uname tregohet se kishte parë një ëndërr shumë të gjatë. Ne e dimë se ëndrrat e Pejgamberëve janë shpallje. Aty ai kishte parë zinaqarët duke u dënuar në një furrë që poshtë ishte shumë e ngusht, kurse lart ishte e gjerë. Ata (burra dhe gra) ishin lakuriq. Flaka e madhe i kapte dhe ata tentonin të dilnin, por nuk kishin mundësi. Profeti a.s. e pyeti Xhibrilin a.s. se kush ishin ata njerëz, ndërsa Xhibrili a.s. iu përgjigj se ishin ata që bënin zina. Në këtë mënyrë ata do të ndëshkohen deri në ditën e gjykimit. Pra, ta kemi të qartë se ata dënohen edhe në varrin e tyre, në periudhën e berzahut – koha nga momenti i daljes së shpirtit e deri në ringjallje. Kurse dënimi i tyre në xhehenem është i veçant.
Në një transmetim, Pejgamberi a.s. thotë se kishte parë disa njerëz që kishin para vetes një mish të pjekur, shumë të mirë dhe me aromë të këndshme, mirëpo e linin atë dhe hanin prej një mishi të kalbur e me erë shumë të keqe. Dhe në atë rast Pejgamberi a.s. e pyeti Xhibrilin a.s. se cilët ishin këta njerëz që linin mishin e mirë dhe hanin mishin e kalbur, kurse. Xhibrili a.s. iu përgigj se ishin ata që e linin (gruan, burrin) e vet në shtrat dhe shkonin te (gratë,burrat) e tjera, pra tradhtonin.
Andaj Muhmamedi a.s. i dha përparësi të madhe martesës me beqaren. Prej udhëzimeve të tjera të urta Islame rreth zgjedhjes së bashkëshortes, është edhe përparësia e martesës me beqaren. Ajo gjë lidhet me disa të mira dhe vlera të mëdha, e ato janë: Mbrojtja e familjes nga prishja dhe përçarja e jetës bashëshortore, sepse beqarja është besnike, e sinqertë dhe e dashuron personin i cili do të marrë në mbrojtje. Me të vejën ndodh e kundërta meqë ajo nuk mund të përshtatet, të dashurohet dhe të lidhet shpirtërisht me bashkëshortin e saj të dytë që dallon nga i pari. Sjellja e bashkëshortit të parë ndryshon nga sjellja e bashkëshortit të dytë. Lidhur me këtë japim disa sqarime, të cilat Aisheja (Zoti qoftë i kënaqur me të), i tha gjatë bisedës me Muhammedin a.s. “ O i Dërguari i Allahut ! Si thua ti, nëse në një luginë has në një dru prej të cilit dikush ka ngrënë dhe në një dru tjetër prej të cilit nuk ka ngrënë askush, prej cilit dru do të hanin devet tuaja”? Muhammedi a. s. tha:” Natyrisht, prej drurit që nuk ka ngrënë kush.” Atëherë Aisheja tha: “ Pra, unë jam ajo.” (transmeton Buhariu).
Me këtë ajo ka pasur për qëllim ta theksoj vlerën e saj ndaj grave tjera. Ç’është e vërteta, Muhammedi a.s. përmend edhe disa dobi tjera nga martesa me beqare, ku thotë:
“ Martohuni me beqare se ata janë gojëëmbla (fjalëmira), lindin mëtepër, rastet e tradhëtisë bashkëshortore janë më të rralla dhe pajtohen me kushtet minimale të jetesës.”(trans.Ibnu Maxhe dhe Bejhakiu).(Zoti qoftë i kënaqur me ta), se martesa me beqare lind dashurinë dhe e përforcon anën e mbrojtjes dhe të pastërtisë.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi se Muhammedi a.s. duke u kthyer nga lufta “Dhatu Er-Dikaë,” Xhabirit i ka thënë: “O Xhabir! A je martuar ?” Xhabiri u përgjigj:” Po ,o i Dërguari i Allahut.” Muhammedi a.s. tha:” Me vejushë apo beqare?” Xhabiri tha:” Jo, por me vejushë”. Muhammedi a.s. tha:”A s’u martove me një beqare me të cilën do të përkëdheleshit të dy? Xhabiri tha:” O i Dërguari i Allahut, babai im vdiq në luftën e Uhudit dhe më la pas shtatë motra. U martova me një grua amvise dhe me përvojë që të kujdeset për to !” Muhammedi a.s. tha:” InshAllah ia ke qëlluar.”

Si pasoj e tradhtisë bashkëshortore në shoqërinë tonë do të veçoja edukatën e keqë familjare, moskuptimin e rrezikut të kësaj çështjeje, edukimin e devijuar nëpër shkollat tona, stimulimi i lakuriqësisë nga gazetat, muzikantët me këngët e tyre të shfrenuara dhe televizionet me telenovelat e ndryshme, interneti, që ditë e natë e shkatërrojnë moralisht shoqërinë tonë duke atakuar strukturën elementare të saj, familjen.
Pasoj tjetër janë edhe sëmundjet e ndryshme seksuale, shkurorëzimet e shumta e gjithnjë në rritje dhe mosrespektimi i të drejtave bashkëshortore aq të mëdha, saqë shpesh mund të përfundojnë edhe me vrasje.
Dhe në fund të themi se humbja e identitetit Islam ka sjellë edhe shkatërrimin e strukturës së shëndoshë familjare dhe kjo ka ndikuar në mbarë shoqërinë. Dhe pasoja tjetër e madhe që nuk duhet harruar është dënimi i ashpër në varr dhe në botën tjetër.
Si përfundim:
” Vendi që mban erë më të keqe në Xhehenem është vendi ku ndodhen ata që kanë bërë zina.”(Horasani r.a.)

Nga:Prof. EROLL VELIU

/sinqeriteti.com/
Muslimanja
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 601
Piket : 1929
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 45
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi