Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Vote_lcapMungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Voting_barMungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
60 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 60 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Vote_lcap3%Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Vote_rcap 3% [ 1 ]
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Vote_lcap14%Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Vote_rcap 14% [ 5 ]
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Vote_lcap11%Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Vote_rcap 11% [ 4 ]
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Vote_lcap58%Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Vote_rcap 58% [ 21 ]
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Vote_lcap0%Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Vote_rcap 0% [ 0 ]
Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Vote_lcap14%Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre

Shko poshtë

Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre Empty Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron botën emocionale të tyre

Mesazh nga iDa Wed Apr 24, 2013 8:45 pm

Nuk është aspak e mjaftueshme, që prindërit dhe fëmijët të jenë nën të njëjtën çati, por ajo që kërkohet është nevoja e pjesëmarrjes dhe ndërveprimit prind-fëmijë në çdo gjë. Në jetën e fëmijëve kërkohet një prezencë e fuqishme e prindërve. E kundërta e kësaj është shkaku i parë i krejt ose i pjesës dërrmuese të problemeve dhe ndërlikimeve shpirtërore, që prekin fëmijët në vegjëli dhe që më pas mbesin tek ata përgjatë gjithë jetës.

Prania e prindërve në jetën e fëmijëve duhet të jetë e fuqishme, me qëllim që të mos formohet asnjë ndërlikim, që cungon personalitetin e tyre. Kjo prezencë, siç e cekëm, nuk presupozon vetëm jetesën në të njëjtën shtëpi, apo thënë ndryshe nën të njëjtën çati, por e tejkalon këtë në kufij shumë më të gjerë sesa thjesht prezenca fiziologjike.

Disa mendojnë se rutina familjare e fëmijës është bezdisëse dhe e papranueshme, por shkencëtarët brazilianë të shkencave shoqërore theksojnë se, monotonia e shëndoshë, apo prania e një sistemi, që organizon lidhjet midis prindërve dhe fëmijëve, i bën fëmijët të ndjehen të sigurt dhe largon prej tyre hijen e mungesës së njërit ose tjetrit prind, apo të të dyve bashkë. Shkencëtarët në fjalë sqarojnë se mungesa e kësaj monotonie për arsye të jashtme, që dalin nga sfera e dëshirës, sikurse për shembull vdekja e njërit prej dy prindërve ose divorci i tyre, destabilizon personalitetin e fëmijëve dhe i fut ata në tunelin e humbjes dhe zbrazëtirës emocionale. I njëjti studim thotë gjithashtu, se problemet që ndërlikojnë personalitetin e fëmijëve, fillojnë me mungesën e njërit prej dy prindërve, ose të të dyve.

Ky është edhe shkaku – sipas tyre – pse jetimët i gjejmë në një gradë tepër shqetësuese, madje ndodh edhe që ata të rrëshqasin në botën e dhunës, krimit dhe narkotinës, si pasojë e mungesës së kujdesit, këshillës dhe orientimit të shëndoshë.

Studimi në fjalë shton, se ajo çfarë synon ky studim me “monotoninë familjare”, është ndjesia tek fëmijët, se ata kanë dikë, që i mbështet, i këshillon dhe interesohet për ta në çështjet e tyre ku ata kanë nevojë, një person që është gjithmonë pjesë e pandarë e jetës së tyre. Mungesa e prindërve ndërhyn drejtpërdrejt në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve. Mungesa e prindërve në jetën e fëmijëve cungon fantazinë e fëmijëve kundrejt marrëdhënieve shoqërore. Personi që nuk e mëson nga prindërit mënyrën e ndërtimit të lidhjeve shoqërore, do ketë tendenca egoiste, jeton i vetmuar dhe mbyllet në vetvete. Mungesa e prindërve shkakton tek fëmijët mungesën e një vizioni të natyrshëm mbi gjërat dhe prej këtu çdo pikëpyetje rreth jetës shndërrohet në rrugën e fëmijës në një gogol, që do ta përpijë atë. Kjo bën që fëmijët t’u bëjnë një komentim të çoroditur dhe të përzier me ndjesinë e frikës prej të panjohurës, gjërave që i rrethojnë, pasi vetë mungesa e prindërve është në vetvete e panjohura më e madhe për njeriun, që ka nevojë të natyrshme për praninë e të tjerëve, sidomos prindërve.

Po ky studim thotë se mungesa e prindërve mbjell tek fëmijët ndjenjën e fajit e cila i shtyn të mendojnë, se ata vetë janë shkaku për mungesën e prindërve dhe se nuk e meritojnë të jenë si fëmijët e tjerë, që rriten në prehrin e prindërve të tyre dhe ndihen emocionalisht të stabilizuar.

Studimi shton, se mosprania e fuqishme e prindërve në jetën e fëmijëve, shkatërron formimin në perspektivë të personalitetit të fëmijës. Shenjat e kësaj mund të gjenden të shpalosura tek dobësia e personalitetit dhe ndjesia e frikës, që dominon ecejakun e fëmijëve në periudha afatgjata.

Mungesa e prindërve përsa i përket fëmijëve të vegjël:

Për sa i përket fëmijëve të vegjël, mungesa e prindërve konsiderohet si mungesa absolutisht më e rrezikshme, sepse fëmija i vogël ka një nevojë të domosdoshme për praninë e fuqishme të prindërve. Fëmija i vogël është i kufizuar në të menduar dhe në fuqitë që disponon. Ai e bazon fuqinë e tij tek prania e prindërve në jetën e tij dhe po kështu edhe metodën e të arsyetuarit. Në këtë periudhë tek fëmija spikat nevoja për përkujdes shëndetësor dhe arsimor, ndërsa mosprania e dikujt përbën shkatërrim real për botën emocionale të fëmijës si dhe e fut atë në çoroditje, kotësi e deri në destabilizim të plotë. Kjo ndodh, sepse në këtë rast është rruga ajo, që shndërrohet në mësuesin e fëmijës dhe siç është vërtetuar, ajo do t’ia mësojë fëmijës të gjitha gjërat në një formë të gabuar.

Mungesa e prindërve për sa i përket fëmijëve adoleshentë:

Adoleshenti ka gjithashtu shumë nevojë për praninë e fuqishme të prindërve në jetën e tij, për sa i përket orientimit të jetës së tij në një formë të saktë, si dhe vargut të këshillimit të tij, ndihmesës së tij për të ndërtuar të ardhmen e vet dhe mbështetjen në zbulimin e pasioneve, që për të përbëjnë burimin e furnizimit dhe jetesës. Stabiliteti i sjelljes është nevoja më e rëndësishme në jetën e adoleshentit, në orientimin e sjelljeve, standardizimin dhe organizimin e lidhjeve të tij me të tjerët. Askush nuk mund ta bëjë një gjë të tillë për fëmijët më mirë se prindërit. Sipas studimit, mosprania e prindërve në jetën e adoleshentit është një nga shkaqet më të rëndësishme të problemeve shoqërore. Një adoleshent i destabilizuar, padyshim që do bëhet shkak në përhapjen e shumë dukurive negative shoqërore.

Prania e prindërve nuk do të thotë vetëm që ata të jetojnë me fëmijët

Në fund, studimi ka theksuar, se prania e prindërve në jetën e fëmijëve, nuk nënkupton thjesht të jetuarit e tyre me ta, por ajo përbën ndërveprimin dhe pjesëmarrjen. Ndërveprimi dhe pjesëmarrja nga afër në jetën e fëmijës, zhvillon tek ai shumë prej gjërave pozitive dhe i mëson atij standardet e lidhjeve shoqërore. Prej këtu, del si detyrë për prindërit, të bëhen pjesë e fëmijës përmes lojës me ta dhe dhënies së vërejtjeve pozitive kundrejt lojrave, që fëmija preferon. Pjesëmarrja e prindit në lojën e fëmijës duhet bërë herë pas here, në mënyrë që fëmija të ndiejë se ajo që po bën nuk është një gjë e pazakontë. Largësia dhe distanca emocionale e prindërve prej fëmijëve konsiderohet një tjetër faktor i fuqishëm, që u jep atyre ndjesinë, se ata janë persona të padëshiruar në këtë jetë, ndaj dhe diçka e tillë shndërrohet në ndjesi turpi, që përbën një pikë negative në jetën e tyre.

Studimet e kryera tek adoleshentët mbi turpin kanë nxjerrë në dritë, se një nga shkaqet kryesore për turpin negativ tek ta, është mungesa e pjesëmarrjes së prindërve në jetën e fëmijëve të tyre.

(Revista Drita Islame, Janar 2013)
iDa
iDa

Numri i postimeve : 175
Piket : 567
Respekti : 100
Date e hyrjes : 10/06/2011
Mosha : 33
Vend ndodhja : Durres

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi