identifikimi
Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1314) | ||||
Forum Kulturor (928) | ||||
Albani (761) | ||||
Muslimanja (601) | ||||
emine (509) | ||||
Era (387) | ||||
Redi (338) | ||||
Visiana (198) | ||||
iDa (175) | ||||
Esila (153) |
Kush është në linjë
39 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 39 vizitorë :: 1 BotAsnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Temat me shikuara
Muslimanet më të frymëzuara
Faqja 1 e 1
Muslimanet më të frymëzuara
Në Kupën Botërore në garën me skermë në mars të 2013 në Bolonjë (Itali) Ibtihaj Muhamed për të cilën ky ishte konkursi i katërt ndërkombëtar këtë vitë, fitoi medaljen e argjendtë.
Garat me skermë gjithmonë janë konsideruar një sport vetëm për të preferuarit dhe të privilegjuarit në shoqëri . Ibtihaj Muhamed si një grua muslimane afro-amerikane i kundërvihet këtij ‘’rregulli’’. Ajo ka qenë dy herë kampione kombëtare në skermë, është antare e ekipit kombëtar të SHBA –ve në garat me skermë që nga viti 2009 dhe muslimanja e parë që garon nën flamurin e SHBA-ve në garat ndërkombëtare .
Ibihaj Muhamed ishte lindur në vitin 1985 në New Jersey në një familje sportistësh , që nga mosha e re angazhohet në sporte te ndryshme si tenis , volejboll etj . Në moshën 13 vjeqare i bashkohet ekipit të skermës të shkollës të mesme lokale , mirënjohëse që më në fund e gjeti sportin në të cilin ajo mund të përmbushë dëshirën e saj për kodin e veshjes islame , dhe për herë të parë ajo kishte një uniform sportive si shokët e ekipit të saj . ‘’Kjo është arsyeja pse unë doja të thosha se e kam gjetur skermën ,’’ tha Ibtihaj , duke inkurajuar që gjithmonë të kërkojmë mënyrën për realizimin e aftësive dhe dëshirave tona , pavarsisht nga rrethanat :’’ Mos lejoni që të tjerët tu thonë jo . Nuk ka asgjë që nuk mund të arrihet. ‘’ Ajo si sportiste arriti të merrte bursë për studimet në Universitetin Djuk dhe në vitin 2007 përfundon studimet në Mardhënie Ndërkombëtare dhe Studime Afrikane , duke mos i lënë anash edhe trajnimet gjatë gjithë kohës , gjë e cila nuk ishte e lehtë dhe ishte një sfidë mjaft e madhe që te arrihen të gjitha këto rezultate në një kohe dhe ate në nivel shtetëror.
Pas diplomimit ajo kthehet në Nju Jork , ku fillon trajnimet shumë të vlefshme me olimpisten Akhijem Spencer Ela gjë që iu shpagua sepse në 2009 Ibtihaj Muhamed fiton titullin kombëtar , në 2010 arrinë në çerekfinale në Kupën e Botës ndërsa në vitin 2011 fiton medaljen e bronzit . Aktualisht renditet e njëmbëdhjeta në botë dhe e dyta në Shtetet e Bashkuara .
Pavarsisht zbulimit të herëshëm të talentit dhe ngjitjes së herëshme shkallëve të suksesit , rruga për në krye për Ibtihajin nuk ishte pa pengesa . Është ballafaquar dhe ballafaqohet më vështërsi të shumta si afro-amerikane , muslimane ,sportiste dhe vetë skerma nuk është sport i lirë. Dhe si çdo olimpist potencial , Ibtihaji ka rregjim të rreptë trajnimi , trajnon pesë ose gjashtë herë në javë , dhe shpesh edhe dy herë në ditë .’’ Si sportiste çdo herë kam ardhë në përfundim se unë për vetveten jam kundërshtari më i vështirë . Konkurentët shpesh humbin sepse nuk mund të përqëndrohen mentalisht . Vazhdimisht ja kujtoj vetes se jam në gjendje të merrem me çdo gjë që bie mbi mua .
Besoj në thonjët ‘’asgjë nuk është e pamundur ‘’ dhe ‘’ ku ka vullnet gjendet mënyra ‘’.’’ E kam të vështirë të paramendoj se do të trajtohem ndryshe për shkak të besimit tim . Por kur ndeshem me dikë që është i vrazhdë me mua apo çfardo të kësaj natyre , unë atëherë garoj me gojë . Unë mendoj se ky është instikti im i parë ,‘’ tha Ibtihaj . Gjashtë herë fituesi i olimpiadës Peter Ëestbrook ia kishte dhënë një këshillë : ‘’ Nuk duhet të lejosh që mendimet si ‘’ për shkak që jam muslimane ‘’ apo ‘’për shkak se jam e racës së zezë ‘’ më garojnë mua , momentin që ju e lejoni këtë ju keni humbur .’’ Muhamed thotë se skerma i mësoi asaj ‘’ si të ngjitem më lartë me përkushtim dhe me punë të vështirë ta tejkaloj mposhtjen ‘’.
Islami gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në jetën e Ibtihajit : ‘’ Kudo që udhëtoj , kryerja e namazit për mua është mënyrë për ta kujtuar Zotin , si dhe kjo më mban në tokë.’’
Në shkurt të 2012 është formuar Këshilli Shtetëror për fuqizimim e grave dhe vajzave përmes sportit , me synimin që të bëhet një përpjekje globale në rritjen e numrit të femrave në mbarë botën të cilat janë të përfshira në sport . Sekretarja e shtetit Hillary Clinton ka njohur aftësit e Ibtihajit për të lidhë dhe frymëzuar të rinjët dhe e ka ftuar ate që të bëhet pjesë e kësaj iniciative . Në janar të vitit 2013 ishte në detyrën e saj të parë si ambasadore sportive në shkollat e mesme në Londër . ‘’Shpresoj se historia ime do ti frymëzojë që të ëndërrojnë shumë dhe që të mos lejojnë që feja , raca apo gjinia të bëhen pengesë në arritjen e qëllimeve të tyre . Dëshira ime në bartjen e hixhabit dhe feja më quan deri tek ky sport të cilin përndryshe ndoshta kurr nuk do ta kisha zbuluar .’’
Ibtihaj shpreson se do të vazhdoj të luftoj stereotipet dhe të frymëzojë njerëzit :’’ Mendoj se me të vërtet është e rëndësishme që njerëzit të dëgjojnë historinë time , sepse unë jam një muslimane dhe shumë njerëz kanë përceptimin se muslimanet nuk bëjnë shumë gjëra jashtë shtëpis ose që jemi të shtypura ngaqë jemi të detyruara ashtu dhe jo se vet ashtu dëshirojmë .’’Çfarë është e sigurt është se ajo ka shërbyer si frymëzim dhe model për motrën e saj më të re e cila në janar mori pjesë në konkursin e saj të parë ndërkomëtar në Londër dhe doli e gjashtëmbëdhjeta .
Tani Ibtihaj i ka sytë e fiksuar tek qëllimi i ardhëshëm – Lojrat Olimpike Verore Rio De Janeiro 2016 . ‘’ Gjithmonë kam besuar se me punë të palodhëshme , angazhim në ate që punoj dhe me përkushim një ditë do të mund me shokët e mi nga ekipi të hyjë në historin e Lojrave Olimpike .’’
Ibtihaj Muhamed është ngrituar mbi stereotipet e sportit të përzgjedhur dhe tani ka një shans që të skermoj në nivelin më të lartë . Nuk ka asnjë dyshim se me angazhimin dhe punën e saj të ketë sukses në skenën botërore dhe të shfrytëzoj rastin që të hyjë në histori si muslimanja e pare praktikuese e cila do të përfaqësoj SHBA-të në Lojrat Olimpike sepse ka treguar arsye të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoj të tregoj , se gjendet në atë grup elitar. ‘’ Dua të jem shembull se çdo gjë është e mundur me punë dhe këmbëngulje,’’ tha Ibtihaj . /mesazhi/Saime Abazi/
iDa- Numri i postimeve : 175
Piket : 567
Respekti : 100
Date e hyrjes : 10/06/2011
Mosha : 33
Vend ndodhja : Durres
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Fri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta
» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Fri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana
» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Fri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana
» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Fri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani
» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Fri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor
» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Fri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor
» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Thu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era
» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Thu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari
» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Thu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald
» Çifte - foto
Thu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta
» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Thu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila
» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor
» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor
» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Wed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor
» Oda e Lumes dikur
Wed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor