Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcapMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Voting_barMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcapMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Voting_barMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 
Albani (761)
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcapMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Voting_barMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcapMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Voting_barMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 
emine (509)
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcapMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Voting_barMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 
Era (387)
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcapMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Voting_barMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 
Redi (338)
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcapMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Voting_barMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 
Visiana (198)
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcapMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Voting_barMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 
iDa (175)
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcapMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Voting_barMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 
Esila (153)
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcapMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Voting_barMbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 

Kush është në linjë
54 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 54 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcap3%Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 3% [ 1 ]
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcap14%Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 14% [ 5 ]
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcap11%Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 11% [ 4 ]
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcap58%Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 58% [ 21 ]
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcap0%Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 0% [ 0 ]
Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_lcap14%Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë

Shko poshtë

Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë Empty Mbulesa islame dhe pesha e shamisë në politikë

Mesazh nga iDa Sat Sep 07, 2013 12:34 pm

Problemi i mbulesës (shamia) buron nga dy momente shumë të rëndësishme: Polemikat e shumta, të thata dhe të panevojshme të dijetarëve islam rreth saj si dhe involvimi në te i njerëzve jo-kompetent ku për qëllime të caktuara dhe për interesa politike dhe ideologjike lëshojnë “fetva” që nuk përkojnë me normativat e Kuranit e as me përvojën e Muhamedit, profetit të Islamit.

Shamia dhe rënia e shtetit islam

Shekulli 20 karakterizohet me lëvizje të shumta për liri më të mëdha morale, politike, fetare dhe shoqërore. Si rezultat i atyre vlimeve paraqitet fenomeni i individualizmit i cili dukej se po çlironte njeriun nga robërimi shtetëror dhe nga ligjet e rënda të shoqërive të atëhershme. Dy dekadat e para të shekullit 20 njihen me rënien e Perandorisë Osmane, trashëgimtarja e kalifatit islam. 30 vite më parë ishin vënë në lëvizje grupime të ndryshme që punonin në gjetjen e formave më efikase për rrëzimin e kalifatit islam, i cili njëjtë sikur edhe Rusia cariste i rrinte karshi idesë që populli izraelit të krijonte shtetin e vet në Palestinë. Përderisa Rusinë cariste e shembën nëpërmes Revolucionit Bolshevik, për rrëzimin përfundimtar të kalifatit, përveç luftës, u përzgjodhën tre momente vendimtare: u nxitën dhe u mbështetën lëvizjet nacionaliste brenda shtetit islam, u lansua ideja e lirisë dhe të drejtave të njeriut si dhe u shpall luftë e gjithanshme kundër shamisë. Në vazhdimësi të kësaj të tretës, pas Luftës së Dytë Botërore themelohen organizata të shumta feministe që kërkonin çlirimin e femrës nga “burgu i traditës” si dhe barazimin saj me mashkullin. Ide të ngjashme shumë shpejt u përhapen edhe në shoqëritë myslimane të cilat ishin të shkallmuara nga pasojat e dy luftërave botërore dhe nga kolonializmi që u kishte rënë mbi kokë. Në këtë rrëmujë, edhe femra myslimane “dha kontribut të çmueshëm” sidomos nëpër debate të organizuara nga sekularistët që kishin kryer shkollimin nëpër universitetet e huaja dhe po zinin pozita me rëndësi në shoqëritë muslimane. Bota islame tani po ballafaqohej me një kataklizmë sociale; të mbrohet e drejta islame mbi femrën apo të hidhet dhe në vend të saj të jetësohej ideja perëndimore mbi lirinë dhe barazinë e saj me mashkullin. Në fund, me gjasë triumfoi kjo e dyta dhe për model, në shumë vende islame u morr praktika e Francës vendi i parë në Evropë që i dha femrës të drejtën e votës në vitin 1945.



Mbulesa në Islam?

Në Kuran mbulesa në mënyrë eksplicite përmendet në katër vende (Ah’zab 30, 53, 59 dhe En-nur 31). Edhe në traditën e Muhamedit a.s. për mbulesën është thënë mjaft. Ajetet 30 dhe 53 të kaptinës Ah’zab që i dedikohen grave të pejgamberit, në fakt, janë urdhra drejtuar familjes së profetit por jo edhe femrave tjera. Edhe ajeti 59 i të njëjtës kaptinë i cili në dukje jep të kuptohet se fjala është për mbulimin e kraharorit të femrës, ky ajet, sipas juristëve islam i dedikohet të gjitha grave myslimane.

Ajeti 31 i kaptinës En-nur është më i drejtpërdrejti në lidhje me mbulesën. Sipas tij, nëse femra për çfarëdo arsye bëhet shkak për ligësi, është detyrë e mashkullit që së bashku me femrën të mbrojnë vlerat e shoqërinë. Ligjet islame që flasin për nevojën dhe rëndësinë e inkorporimit të femrës në shoqëri janë në favor të lejimit të ekspozimit të fytyrës dhe shuplakave të saj. Islami nuk lejon liri të pakufizuar por është edhe kundër burgosjes së femrës brenda grillave të jetës. Asaj i lejohet të ushtroj detyra edhe jashtë shtëpisë, të punojë dhe të fitojë për nevojat e veta, por pa ekspozime të tepruara para mashkullit. Ajo mund të falet në xhami, të jetë pjesëmarrëse në tubimet publike ku debatohet rreth çështjeve në interes të saj dhe të shoqërisë. Sipas Islamit femra ka obligim të shkollohet, mund të qeverisë, të menaxhojë dhe të kujdeset për pasurinë e vet, ta harxhojë atë dhe të nënshkruaj kontrata sipas interesave të veta, pa lejen e askujt. Ajo, ka të drejtën e votës dhe të vetos. Padrejtësitë që i bëhen asaj nuk janë nga Kurani, por nga myslimanët që nuk kuptojnë Kuranin. Islami është në favor të lirisë së femrës. Tjetër është që myslimanët i shtrembëruan mësimet e tij. Mbulesa nuk është për ta mbyllë femrën por për të ruajtur interesin e përgjithshëm të shoqërisë, nëse ai interes është në pyetje.



Për fat keq myslimanët jo gjithherë kuptuan drejt fenë e tyre. Nën ndikimin e dokeve dhe zakoneve të egra e shumë herë edhe nën presionin e interpretimeve të mësuesve kryeneç shtrembëruan normativat e fesë dhe shtypën të drejtën e gruas. Interpretimet e gabueshme myslimanëve u kushtuan shtrenjtë. Një numër i madh i dijetarëve u lëshuan në interpretime të thata të formës së jashtme dhe harruan përmbajtjen e Kuranit. Në rastin konkret, fetvatë e çoroditura dëmtuan shumë nënën, bashkëshorten dhe motrën myslimane. Megjithatë, ishte fat i mirë që pati edhe aso dijetarë të guximshëm të ballafaqohen me interpretuesit injorantë ku, përkundër kritikave të ashpra që u adresoheshin, në mënyrë trimëruese shpjeguan drejt Islamin dhe jetën në përgjithësi.



Kur është fjala tek normat e shoqërisë, Kurani nuk jep ligje të prera. Ai ka një filozofi specifike të qasjes ndaj problemeve shoqërore. Kurani nuk lëshohet në detaje por vë principe. Sipas tij, njeriu është ai që rregullon normat dhe detajet e jetës së vet, por në pajtueshmëri me principet e përgjithshme të Kuranit të cilat rregullojnë jetën sipas nevojave dhe dinamikave të kohës. Islami asnjëherë nuk bëri dallime diskriminuese në mes femrës dhe mashkullit. Secila nga këto dy pjesë të barabarta të shoqërisë njerëzore kanë përgjegjësitë e veta dhe atë sipas natyrës që janë krijuar. Edhe pse ky koncept islam shpesh herë kritikohet nga vet myslimanët, dijetarët që promovojnë këto vlera mbrojnë qëndrimet e tyre pikërisht duke u mbështetur në thënien e Muhamedit a.s. se: “Për çështjet e kësaj bote, ju dini më mirë se unë”. Sipas kësaj, shoqëria është ajo që shtron dhe zgjidh çështjet, pra edhe të mbulesës. Kërkesat e mjedisit, rrethanat e reja të krijuara si dhe ruajtja e moralit dhe interesit të përgjithshëm të shoqërisë është segment shumë i rëndësishëm i Kuranit.



Ekzistojnë mendime të ndryshme rreth përkufizimit të mbulesës dhe detajeve të formës se si duhet të mbahet ajo. Sipas nesh, kjo nuk ka të bëjë me Kuranin por me interpretimin njerëzor që i bëhet atij. Kurani nuk lëshohet në detaje të stërzgjatura dhe të panevojshme. Ai është libër që jep definicione, ndërsa pesha dhe vlera e definicionit matet për aq sa ai është i shkurtër dhe konciz. Marrja me detaje është pjesë e veprimtarisë së njeriut, rrjedhimisht e profetit të Zotit. Jo çuditërisht, në Kuran nuk është e definuar as sasia e dhënies së zekatit, ajo është lënë të rregullohet sipas interesave dhe nevojave të shoqërisë. As forma e faljes së namazit nuk është e precizuar në Kuran. Edhe rregullat mbi mbulesën si dhe dispozitat e saj janë përgjegjësi e faktorit njeri. Nëpërmes arsyes së vet, njeriu është i obliguar të jetë rregullator i jetës së vet sociale, andaj edhe është përgjegjës për gjithçka që punon.



Shamia si problem potencial politik në Kosovë

Në Kosovë, polemikat rreth shamisë po përshkallëzohen ndërsa debatet rreth saj po shtohen. Jemi dëshmitarë të një “jete të njëjtë”” në gjithë globin. Mbulesa përfolët gjithkund ku ka mysliman, pra edhe në Kosovë. Ne që kemi pas rastin të jetojmë nëpër vende të ndryshme të botës nuk e kemi vështirë të zbulojmë se ajo që po shkruhet tek ne në favor të ndalesës së shamisë është vetëm një imitim i verbër dhe një përkthim plagjiatësh i asaj që shkruhet në botë.



Edhe tek ne, pra, sikur edhe gjetiu kundërshtarët e mbajtjes së shamisë pretendojnë se feja duhet të mbetet privatësi e individit dhe ndarë nga jeta publike, ndërsa mbrojtësit e shamisë thirren në dispozitat fetare që obligojnë atë. Me sa duket, nga këto dy perspektiva të gjithë kanë të drejtë; Për ata që mbulesa është obligim fetar, ndalimi i saj në shkolla paraqet problem serioz dhe cenim të drejtave më elementare për jetë, siç është shkollimi. Ata që shaminë e shohin si akt pas së cilit fshihet lufta për pushtet do ta kenë vështirë të arsyetojnë shqetësimin e të parëve. Të parët shikojnë nga rrafshi i ndikimit të frymës së kulturës fetare tek individi i cili është i detyruar të jetësoj parimet e fesë që i beson, sepse, sipas tyre, njeriu nuk është krejtësisht i pavarur kur vepron brenda një grupi parametrash normativ që përcaktojnë personalitetin dhe që përjashtojnë alternativat tjera. Të dytët, duke u thirr në parimet sekulariste të individualitetit, shaminë e shohin si cenim i lirisë së individit andaj edhe duhet mbrojtur e drejta e tij. Përveç kësaj, ata që politizojnë dhe që mendojnë se nëse individi dëshiron të bëhen pjesë përbërëse e shtetit ai duhet të bënë ndarjen e angazhimeve publike (sekulariste) nga ato private (fetare). Sipas këtij interpretimi, ndalimi i shamisë nuk arsyetohet me padrejtësinë që i bëhet vajzave nëpërmes imponimit për vënien e shamisë por justifikohet me rrezikun nga përhapja e islamit dhe futja e tij brenda institucioneve të shtetit.



Shpresojmë që në Kosovë nuk do të zënë vend as ideja tendencioze e Caroline Fourest e precizuar në librin e saj “La tentation obscurntiste” (Tundimi obskurantist) e as përvojat e hidhura të disa vendeve islamike ku idetë ekstreme kanë dëmtuar imazhin e Islamit dhe vet shoqëritë e atjeshme.



Autor: Dr. Mustafa Bajrami
iDa
iDa

Numri i postimeve : 175
Piket : 567
Respekti : 100
Date e hyrjes : 10/06/2011
Mosha : 33
Vend ndodhja : Durres

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi