Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Mardheniet intime ne Islam. EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Mardheniet intime ne Islam. EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Mardheniet intime ne Islam. EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Mardheniet intime ne Islam. EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Mardheniet intime ne Islam. EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Mardheniet intime ne Islam. EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Mardheniet intime ne Islam. EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Mardheniet intime ne Islam. EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Mardheniet intime ne Islam. EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Mardheniet intime ne Islam. EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Mardheniet intime ne Islam. EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Mardheniet intime ne Islam. EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Mardheniet intime ne Islam. EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Mardheniet intime ne Islam. EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Mardheniet intime ne Islam. EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcapMardheniet intime ne Islam. Voting_barMardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcapMardheniet intime ne Islam. Voting_barMardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 
Albani (761)
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcapMardheniet intime ne Islam. Voting_barMardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcapMardheniet intime ne Islam. Voting_barMardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 
emine (509)
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcapMardheniet intime ne Islam. Voting_barMardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 
Era (387)
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcapMardheniet intime ne Islam. Voting_barMardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 
Redi (338)
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcapMardheniet intime ne Islam. Voting_barMardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 
Visiana (198)
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcapMardheniet intime ne Islam. Voting_barMardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 
iDa (175)
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcapMardheniet intime ne Islam. Voting_barMardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 
Esila (153)
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcapMardheniet intime ne Islam. Voting_barMardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 

Kush është në linjë
51 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 51 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcap3%Mardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 3% [ 1 ]
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcap14%Mardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 14% [ 5 ]
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcap11%Mardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 11% [ 4 ]
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcap58%Mardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 58% [ 21 ]
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcap0%Mardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 0% [ 0 ]
Mardheniet intime ne Islam. Vote_lcap14%Mardheniet intime ne Islam. Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Mardheniet intime ne Islam.

Shko poshtë

Mardheniet intime ne Islam. Empty Mardheniet intime ne Islam.

Mesazh nga Shkruaj Thu Oct 24, 2013 4:44 pm

Intimiteti seksual është prej kënaqësive jetësore në këtë botë dhe në botën tjetër:
“Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmëve, ndaj grave, ndaj djemve...”(Ali Imran: 14)

Ky është i këndshëm, hallall, njeriu shpërblehet për kryerjen e këtij akti nëse është brenda kufijve të cilat i ka shënuar sheriati. All-llahu i Lartësuar thotë:
“Gratë tuaja janë vendmbjellje e juaj, afrohuni vendbmjelljes suaj si të dëshironi…” (El-Bekare: 223)

Qetësia shpirtërore dhe gjenitale është kushti i parë në jetën bashkëshortore, kjo është shprehje ekskluzive e ndjenjave të lakmisë, kënaqësisë dhe dashurisë të cilën e ndjen çdonjëri prej tyre me kontaktin dhe marrëdhëniet seksuale mes vete, me çka plotësohet përkatësia e tyre llojit njerëzor dhe do të jetë lindëse e njerëzve të vegjël si ata dy, me këtë do ta eliminojnë çrregullimin më të madh instinktiv në zemër dhe mend, shpirti nuk qetësohet në brendinë e vet pa të.
Islami nuk i lufton dhe nuk i konsideron të neveritura shtytjet instinktive, por i rregullon dhe i pastron, i ngreh ato nga shkalla shtazarake, por i lartëson derisa të shndërrohen në bosht rreth të cilit sillen shumë prej rregullave psikologjike dhe shoqërore.

Ndërkaq zinaja, sidomos prostitucioni e zhvesh këtë anim natyror nga të gjitha mburojat shpirtërore dhe aspiratat e larta si dhe nga të gjitha rregullat të cilat janë tubuar rreth intimitetit në historinë e gjatë njerëzore, e prezenton lakuriq, të vrazhdë të neveritur siç është te kafshët, bile edhe më të vrazhdë sesa kafsha.

Shpirtrat e shëndoshë e injorojnë zinanë, e konsiderojnë të neveritshme dhe absurde. Transmetohet prej Ebu Umames se ka thënë: Erdhi një i ri, te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha atij: “O Pejgamber i All-llahut, më lejo të bëj zina (amoralitet). Njerëzit bërtitën dhe e injoruan fjalën e tij. Mirëpo Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem] e afroi kah vetja dhe i tha: A e pranon këtë (amoralitetin) për nënën tënde? Tha: Jo. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: Po ashtu edhe njerëzit tjerë nuk e duan këtë për nënat e veta. A pajtohesh që kështu të veprohet me motrën tënde? Tha: Jo. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: Po ashtu edhe njerëzit tjerë nuk duan atë kështu të veprohet me motrat e veta. A e pranon këtë për bijën tënde? Tha: Jo. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: Po ashtu edhe njerëzit tjerë nuk e duan këtë për bijat e veta. Kështu pra, qartë dhe pa dorëza e debatoi Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] këtë problem me këtë të ri, pastaj u lut për të me lutje të inspiruara me domethënien të thellë, dhe tha: O Zot, pastroje zemrën e tij, mbroi organet e tij seksuale dhe ule shikimin e tij. I riu tha: Per All-llahun, pas kësaj më nuk bëra asgjë prej atyre punëve asnjëherë.”

Burri është burrë dhe lakmia e tij ndaj grave është çështje natyrore, atëherë si t’i stabilizojë dhe qetësojë epshet…?
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Nëse ndonjërit prej jush i pëlqen ndonjë grua dhe i hynë në zemër, le të kthehet te gruaja e vet dhe le ta kënaq epshin me të, sepse kjo do ta largojë atë që është në veten e tij.”Muslimi
Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] trasoi një metodologji e cila e realizon etikë të shëndoshë gjinore dhe kulturë seksuale stabile. Rezultati i kësaj është shëndeti shpirtëror me të cilin begatohen të gjithë burrat dhe gratë.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka qenë shembull i njeriut të përkryer, sikur në rastin kur ka qenë me një grua, po ashtu edhe kur ka qenë me më tepër gra, po ashtu qoftë gjatë devotshmërisë dhe përkushtimit të plotë të adhurimit, apo gjatë marrëdhënieve dhe kënaqjes së tij të plotë me gratë e veta. Për atë, duhet ta korrigjojmë kuptimin tonë të qëndrimit të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ndaj intimitetit pas korrigjimit të konceptit tonë të përgjithshëm për të.
Sheriati e ka nxitur gruan që t’i kryejë obligimet ndaj burrit të saj. Transmetohet prej Ebu Hurejres i cili thotë: “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: Kur e thirr burri gruan e vet në shtrat, e ajo refuzon t’i përgjigjet, atë e mallkojnë melekët
derisa te zgjohet.” Transmetojnë Buhariu dhe Muslim!

Po ashtu edhe burrin e ka nxitur që t’i kryejë obligimet e tij ndaj gruas. Transmetohet prej Abdull-llah Ibën Amrit i cili thotë: “Babai im më kurorëzoi me një grua autoritative. Ai e kishte të njohur përkushtueshmërinë e tij për atë e pyeste për burrin e saj, e ajo thoshte: Sa burrë i mirë që është ai, që prej kur i kemi ardhur nuk na ka ra në shtrat dhe nuk na ka kontrolluar krahërorin (do të thotë nuk ka patur marrëdhënie intime). Kur zgjati kjo gjendje me të një kohë, ia përmendi këtë. Pejgamberi [sal- lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: O Abdull-llah, a nuk jam informuar se ti ditën agjëron e natën falesh. I thashë: Gjithsesi, o Pejgamberi i All-llahut. Tha: Atëherë mos vepro kështu. Por agjëro dhe ha,falu dhe flej, sepse ti ke obligime ndaj trupit… Po ashtu ti ke obligime edhe ndaj bashkëshortes tende.” Transmeton Buhariu

Islami ka stimuluar gruan dhe burrin që të zbukurohen për njëri-tjetrin dhe të fillojnë me ledhatime dhe qeshje. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Pse mos të martosh vajzë të re,që ta ledhatosh dhe të të ledhatojë, të qeshesh me të dhe tëqeshet me ty…” /Transmeton Buhariu/
Në atmosferën e tendosur të trashëguar i cili i imponohej ambientit besimtar, mësimet islame’ përmes gjuhës së Pejgamberit mësues, i stimulonin muslimanët për kozmopolitizëm, me gratë e veta Dhe kënaqjen e lejuar, po ashtu i nxiste në eliminimin e mbulesës së madhe prej fshehjes dhe erresimit të cilat e kanë përfshirë çdo gjë që ka të beje me intimitetin prej së afërmi apo prej së largu.
Islami intimitetin e sheh si çdo fuqi vitale në qenien njerëzore, All-llahu e krijoi të punojë dhe i përcaktoi brenda shpirtit ndjenja dhe ide të cilat përputhen dhe përshtaten me fuqinë trupore që të marshojnë bashkë të baraspeshuar dhe unik, siç ndodh në të gjitha çështjet tjera vitale, i përcaktoi dhe i përgatiti në metodologjinë e tij hyjnore, rregulla, instruksione dhe normativa të cilat i realizojnë objektivat e tij në mënyrë më valide dhe më të pastër, siç është tradita e metodologjisë islame në çdo gjë.

Islami, këtë çështje nuk e trajton vetëm gjë të lejuar e të këndshme, por e konsideron punë të ndershme të cilën e ndjek shpërblimi dhe sevapi i madh, siç përmendet prej Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Edhe në të kenaqurit e epsheve (në hallall) ka sadakë, ata thanë: O i Dërguar i Zotit, a thua edhe kur ndonjëri prej nesh i kënaq epshet e veta edhe për këtë ka shpërblim? Resulull- llahu tha: Ç’mendoni, sikur epshin e vet ta kënaqë në menyrë të ndaluar, a nuk do ta meritonte mëkatin (dënimin)? Gjithashtu kur ta kënaqë në mënyrë të lejuar do te ketë shpërblimin.” Transmetojnë Muslimi dhe Alimedi
Intimiteti i pastër ndryshon nga gjinia e ndaluar e cila i ka për qëllim rrobat të cilat tregojnë se apo filmat e degjeneruara të cilët ftojnë në punë te ndyta, në shumë vende gjërat e neveritura ekspozohen haptazi dhe publikisht pa norma etike apo ndjenjë të përgjegjësisë ndaj familjes, popullit dhe ardhmërisë.
Apo vendet për zbavitje dhe klubet e natës ku femra zhveshet nga çdo gjë, dhe i riu devijon kur alkooli ka luajtur në kokën e tij nga çdo anë.
Apo radiot dhe televizionet ku prania e programeve që kanë të bëjnë me seksin në të është më tepër se 60% nga tërë programi.
Apo gazetat të cilat manovrojnë në përcjelljen e gjithë asaj lexuesve. Gjëja më me rëndësi për gazetat është që të dalë gruaja në vendet e zbavitjes apo rrugë, dhe të zhvishet nga çdo vlerë dhe ideal.
Apo narkotikët, pijet dehëse dhe SIDA.
Apo sjelljes së ulët e të pavend…
Apo përzierjes së paturpshme dhe instinkteve të ulëta.
Këto lloje të përkatësisë gjinore, nuk janë të ngjashme me etikën e pastër dhe legjitime gjinore në të cilën thirri Islami:
“O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk (që ju mbuloni vendeturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është me i miri. Këto janë nga argumentet e All- llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.” (El- A’raf: 26);

“O ju njerëz! kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqen) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra.
Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.” (En- Nisa: 1)
Ky epshi i ulët në fund të shtegut, mund të jetë më i madh se rreziku i fuqisë bërthamore, apo siç thotë historiani Arnold Tevejnbi: Mund të çojë në rrënimin e civilizimeve.

Shkeputur nga libri “Gruaja ne karvanin e thirrjes”
Shkruaj
Shkruaj

Numri i postimeve : 124
Piket : 371
Respekti : 100
Date e hyrjes : 26/02/2011
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi