Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcapQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Voting_barQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcapQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Voting_barQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 
Albani (761)
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcapQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Voting_barQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcapQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Voting_barQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 
emine (509)
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcapQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Voting_barQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 
Era (387)
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcapQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Voting_barQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 
Redi (338)
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcapQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Voting_barQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 
Visiana (198)
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcapQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Voting_barQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 
iDa (175)
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcapQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Voting_barQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 
Esila (153)
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcapQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Voting_barQendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 

Kush është në linjë
50 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 50 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcap3%Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 3% [ 1 ]
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcap14%Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 14% [ 5 ]
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcap11%Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 11% [ 4 ]
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcap58%Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 58% [ 21 ]
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcap0%Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 0% [ 0 ]
Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_lcap14%Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti

Shko poshtë

Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti Empty Qendrimi: Kontraceptivët dhe aborti

Mesazh nga Shkruaj Thu Oct 24, 2013 4:49 pm

Hyrje

Pyetja e kontrollimit të lindjeve ka krijuar shumë debate në botën perëndimore. Kjo pyetje ka të bëjë më këndvështrimet themelore mbi seksin. Në njërën anë, po të ndërlidhet seksi me mëkatin fillestar dhe të lejohet marrëdhënia seksuale vetëm për hir të shumimit, është e qartë se duhet të mbahet një pozitë që është krejtësisht kundër kontrollimit të lindjes sepse të lejosh kontrollim të lindjeve do të thotë ta lejosh marrëdhënien seksuale vetëm për kënaqësi. Në anën tjetër, nëse e pranojmë marrëdhënien seksuale si një veprim natyror i cili ka për qëllim shumimin e racës njerëzore por edhe kënaqjen e dëshirave seksuale, atëherë do të ishte e natyrshme të lejoheshin metodat e kontrollimit të lindjes. Më tej, çështja e kontrollimit të lindjeve është e gërshetuar edhe me diskutimin mbi abortin.

Në përgjithësi, ka tre mendime të ndryshme në lidhje me kontrollimin e lindjeve dhe abortin. Në njërin ekstrem, Kisha Katolike (shih “Udhëzime për respektimin e jetës njerëzore në origjinën e saj dhe e dinjitetit të vazhdimësisë: përgjigje për pyetje të ndryshme të kohës”, botuar në Vatikan, 1987) e ndalon kontrollimin e lindjes dhe abortin. (Vlen të përcillet këtu komenti i Allame Rizviut në lidhje me këtë qëndrim katolik. Ai thotë:

“Vatikani duket se është i panjohur me dallimin e thjeshtë ndërmjet ligjit dhe arsyes që fshihet pas një ligji. Kjo është arsyeja përse ai e ka ndaluar përdorimin e kontraceptivëve, duke u mbështetur në idenë se kjo bie ndesh me filozofinë e martesës. Por a ka vallë guxim Vatikani, ta çojë këtë argument deri në fundin e tij logjik? A është i gatshëm Vatikani ta ndalojë marrëdhënien me një grua shtatzënë ose ta ndalojë krejtësisht martesën e burrave dhe grave që janë steril(e)? Vatikani do të duhej t’i ndalonte edhe këto gjërat sepse njerëzit e tillë nuk mund të krijojnë pasardhës. Prijësit e Kishës Katolike, të cilët janë të gjithë njerëz të pamartuar, mbase nuk janë të vetëdijshëm për faktin se përmbushja e lejuar e nevojës seksuale është një arsye e vlefshme për t’u martuar.”; (shih fusnotën tek vëll.8 i Tefsirit El-Mizan, fq.104 tek botimi anglisht).



Në ekstremin tjetër, libertinët dhe feministet e konsiderojnë kontrollimin e lindjes dhe abortin si një të drejtë themelore të gruas. Ndërmjet këtyre dy ekstremeve, është Islami që e lejon kontrollimin e lindjes (kontraceptimin) por e ndalon abortin.

Sipas jurispudencës shiite, planifikimi i familjes si një masë private për ta ambientuar dhe rregulluar madhësinë e saj për shkaqe ekonomike ose shëndetësore, është një gjë e lejuar. Nuk ka asnjë varg kuranor ose hadith që është kundër kontrollimit të lindjes ose që thotë se është e detyrueshme të krijohen pasardhës në martesë. Kontrollimi i lindjes, pra mjetet kontraceptive, do të rradhiteshin nën kategorinë e gjërave të lejuara (xhaiz). Për më tepër, ka disa hadithe (në veçanti në lidhje me tërheqjen e hershme gjatë seksit = coitus interruptus), të cilat kategorikisht dëshmojnë se masat kontraceptive të kontrollimit të lindjeve janë të lejuara. Përcillet se Imam Aliu ka thënë:

“Njëra nga dy mënyrat e mirëqenies është që të kesh më pak njerëz që varen prej teje.” (Nehxhul Belaga, thënia nr.141)



Ndërsa prej Imam Xhaferit përcillet thënia në vijim:

“Ali ibn Husejni (paqja qoftë mbi të) nuk shihte asgjë të keqe në zbrazjen jashtë organit të femrës (coitus interruptus) dhe e recitonte vargun “dhe kur Zoti yt nga kryqet e të bijve të Ademit nxorri pasardhësit e tyre...” (Kur’an 7:172)

Pra secila farë, prej të cilës Zoti ka marrë zotim, ka për të lindur, edhe sikur të derdhet mbi një shkëmb. (Vesail, vëll.14, fq.105)

Imami thotë se krijimi është vetëm në duart e Zotit. Në kryejmë kontrollim të lindjes ose jo, fëmija do të krijohet nëse dëshiron Zoti. Si rezultat, pra, këto hadithe janë dëshmi se kontrollimi i lindjes (kontraceptimi) është i lejuar në Islam.

***

Megjithatë, çështja e kontraceptimit ndonjëherë politizohet nga regjimet imperialiste dhe raciste. Në raste të tilla, dijetarët e ligjit e kanë të drejtën që përkohësisht ta ndalojnë përdorimin e mjeteve kontraceptive, duke u mbështetur në arsye dytësore (hukm thanevi). Për shembull, nëse një qeverisje komuniste ruse planifikon të imponojë metoda të kontrollimit të lindjeve në provincat e saja muslimane, jo për shkaqe shëndetësore por ngase i druhet se numri i madh i lindjeve të muslimanëve mund ta ndryshojë pozitën e tyre si pakicë, atëherë eksperti i ligjit mund të japë dekret (fetva) se përdorimi i mjeteve kontraceptive në Rusinë Sovjetike (pa ndonjë arsye shëndetësore) është i ndaluar (haram). Ose për shembull, nëse qeveria izraelite përpiqet ta mbajë nën kontroll popullsinë palestineze nëpërmjet promovimit të mjeteve kontraceptive, myftiu ka të drejtë ta ndalojë përdorimin e mjeteve kontraceptive. Fetvatë e tilla janë vetëm të një natyre të përkohshme. Kur çështja të depolitizohet, ligji normal do të aplikohet sërish.



Kur fillon shtatzënia?


Islami e lejon parandalimin e shtatzënisë por nuk e lejon ndërprerjen e saj. Megjithatë, problemi na shfaqet në definimin e fillimit të shtatzënisë nga këndvështrimi ligjor islam. Para se t’u hedhim një vështrim metodave të ndryshme të parandalimit të shtatzënisë, duhet fillimisht ta definojmë fillimin e shtatzënisë. Vetëm atëherë do të mund të themi se cila metodë është e lejuar dhe cila jo. Në hulumtimin tim nuk kam arritur të gjej ndonjë diskutim në librat klasike të jurispudencës, në lidhje me definicionin e shtatzënisë. Madje as juristët e kohës sonë nuk e kanë diskutuar këtë. Kam për qëllim që, duke u mbështetur në Zotin, ta studioj pakëz këtë çështje, në dritë të shpjegimeve shkencore dhe më pas të gjej një definicion ligjor islam mbi shtatzëninë.

Por fillimisht janë të nevojshme disa fjalë në lidhje me definicionet ligjore islame, që të mund ta kuptojmë diskutimin ligjor në lidhje me shtatzëninë.

Kriteret e definicioneve ligjore islame



Ka tre lloje kriteresh për definimin e gjërave dhe koncepteve në jurispudencën islame: kriteret ligjore (sher’i), kriteret e përgjithshme të njerëzve (urfi) dhe kriteret shkencore (ilmi)

1. Nëse një gjë është e definuar qartësisht nga ligji (sheriati), atëherë kjo gjë njihet si definicioni ligjor (sher’i). Për shembull, definicioni i fjalës “salat” për namazin përbëhet nga veprime dhe recitime të caktuara.

2. “Urf” është një gjë e pranuar gjerësisht ose një traditë e përgjithshme e njerëzve. Definicioni “urfi” nënkupton një definicion që është i pranueshëm për masën e përgjithshme të njerëzve, pa ndonjë përpikmëri ligjore (sher’i) ose shkencore (ilmi).

3. Definicioni “ilmi” nënkupton definicionin që jepet nga shkenca. Për shembull, definicioni kimik për ujin e pastër është H2O, gjegjësisht një komponim i lëngshëm që përbëhet nga 2 atome hidrogjeni dhe 1 atom oksigjeni. (Termet “sher’i”, “urfi” dhe “ilmi” i kam përdorur të thjeshtësuara për lexuesin që nuk është specialist i lëmisë. Në terminologjinë ligjore islame, këto tre kritere njihen si “el-urfu’sh-sheri’”, “el-urfu’l-amm” dhe “el-urfu’l-khass”. Lexuesit e specializuar mund t’i drejtohen veprës “El-Mekasib” të Shejh Murteza Ensariut, fq.193 për më tepër hollësi në lidhje me definicionet dhe perceptimet e ligjit islam).

Në rastet kur ligji islam e definon një gjë, atëherë duhet domosdo të ndiqet definicioni i ligjit. Por nëse ligji është i heshtur për ndonjë çështje, atëherë a duhet ta ndjekim definicionin shkencor (ilmi) ose definicionin e pranueshëm përgjithësisht nga njerëzit (urfi)? Gjithkush që është i njohur me ligjin do të pajtohej me mua se në mungesë të definicionit ligjor, njeriu duhet ta ndjekë definicionin e pranuar përgjithësisht nga njerëzit dhe jo definicionin shkencor. Për shembull, nëse ligji thotë se uji i përdorur për abdest duhet të jetë i pastër (mutlak), a do të thotë kjo se duhet të jetë shkencërisht i pastër? Kuptohet që jo! Përndryshe si mund të gjenim ujë të pastër në këtë pjesë të botës, ku uji ka gjithnjë brenda vetes edhe disa substanca kimike për ta pastruar, për shembull florid. Ligji islam thotë se ky ujë është i pastër përderisa njerëzit e rëndomtë nuk mund të dallojnë (pa ndihmën e mjeteve laboratorike) ndonjë dallim në ngjyrë, në shije ose në erë.

Megjithatë, ka raste kur definicioni shkencor (ilmi) dominon mbi definicionet e tjera. Kjo ndodh në rastet kur njerëzit e rëndomtë nuk kanë mundësi për ta definuar çështjen. Pra, në rastet kur ligji dhe perceptimi i përgjithshëm i njerëzve janë të heshtur, nuk na mbetet zgjidhje tjetër veçse ta ndjekim definicionin shkencor (ilmi). Edhe definicioni i fillimit të shtatzënisë është një definicion i tillë, sepse ligji është i heshtur në këtë drejtim dhe çështja është përtej aftësisë së njerëzve të rëndomtë. Andaj, fillimisht do të shohim se si shkenca e përshkruan fillimin e shtatzënisë dhe pastaj do të përpiqemi të gjejmë dëshmi dytësore nga ligji islam, për të arritur në ndonjë përfundim.

Shtatzënia sipas ligjit islam



Procesi i fekondimit dhe i shtatzënisë sipas shkencës moderne, është si vijon: Pasi fara të zbrazet në vaginën e femrës, sperma hyn në mitër, lëviz përgjatë mitrës dhe kalon në njërën nga tubat e fallopit. Veza e gruas gjendet në tubën e fallopit. Sperma hyn në tubën e fallopit dhe e kërkon vezën. Kur arrin tek veza, zakonisht vetëm një spermë arrin të depërtojë brenda. Ky bashkim i spermës së mashkullit dhe i vezës së femrës quhet fekondim. Pas fekondimit, veza fillon të lëvizë drejt mitrës dhe pasi hyn në mitër, mbillet në murin e mitrës. Ky proces njihet si implantacioni i vezës së fekonduar në mitër.

Për ta përcaktuar shatzëninë sipas ligjit islam, duhet të gjejmë përgjigje për pyetjet në vijim. Parë nga aspekti ligjor, a fillon shtatzënia me hyrjen e spermës në mitër, me fekondimin e vezës nga sperma në tubën e fallopit ose me mbjelljen e vezës së fekonduar në murin e mitrës?

Mendimi im është se kombinimi i tre gjërave e përbën shtatzëninë sipas ligjit islam: sperma, veza dhe mitra. Nëse vetëm dy nga këto tre gjëra kombinohen në mungesë të të tretës, shtatzënia nuk është një shtatzëni sipas ligjit islam. Siç do të dëshmoj në vijim, shtatzënia sipas ligjit islam fillon kur veza e fekonduar mbillet në murin e mitrës.

***

Në kërkimin tim për një definicion ligjor islam, gjëja më e afërt që kam gjetur në lidhje me temën është diskutimi mbi dëmshpërblimin në raste aborti. Në jurispudencën shiite, dëmshpërblimi për abortin ndryshon në varësi prej periudhës së shtatzënisë. Megjithatë, ajo që është relevante për diskutimin tonë është dëmshpërblimi për katër muajt e parë të shtatzënisë. Gjatë kësaj kohe, fëmija në mitrën e nënës zhvillohet gradualisht në pesë faza me emra të ndryshëm:

- “nutfah”, kur është spermë

- “alaka” kur është një gjak i mpiksur

- “muzgah” kur është një lëmsh mishi

- “azm” kur formohen eshtrat

- “jaksu lahman” kur eshtrat mbathen me mish

(duke u mbështetur tek Kur’ani 23:12-14)

Shkalla e parë është shumë e rëndësishme në kërkimin tonë në lidhje me fillimin e shtatzënisë. Shumica e haditheve thonë se dëmshpërblimi më i vogël është për abortimin e nutfa-së (Vesail, vëll.19, fq.169, 237-240). Në hap të parë mund të duket se sipas këtyre haditheve, shtatzënia fillon në çastin kur sperma hyn në mitër. Kjo do të thoshte se parandalimi i hyrjes së spermës në mitër është i lejuar dhe se pasi të hyjë në të, aborti ndalohet. Por ky nuk është rasti. Kjo do të ishte e saktë sikur fjala “nutfah” të pranohej në kuptimin e drejpëdrejtë, gjegjësisht si “spermë”. Megjithatë, në jurispudencën islame dhe në hadithe, fjala “nutfah” përdoret edhe për spermën edhe për vezën e fekonduar. Fatmirësisht, ky kuptim i zgjeruar i fjalës “nutfah” është qartësuar në hadithe. Për shembull, në hadithin në vijim nga Imam Zejnu’l-Abidini (paqja qoftë mbi të):



Said ibn el-Musajjabi e pyeti Imam Ali Zejnu’l-Abidinin në lidhje me një njeri që e godet me këmbë një grua shtatzënë dhe si pasojë, ajo e humb atë që ka në mitrën e saj. Imami tha: “Nëse është nutfah, atëherë dëmshpërblimi është 20 dinarë.” Saidi e pyeti sërish: “Ç’do të thotë nutfah?” Imami u përgjigj: “Është një substancë që kur të futet brenda mitrës, vendoset në të për dyzet ditë.” (Vesail, vëll.19, fq.240)



Imami ka përdorur dy fjalë për ta përshkruar atë që e quan “nutfah”: e para është “vuzi’at fi’rahm” (= futet në mitër) dhe e dyta është “fastakarrat fihi” (=ndalet ose vendoset në të). Me sa duket, Imami thekson se fazat më të hershme të abortit nuk janë kur sperma hyn në mitër për herë të parë dhe lëviz përgjatë saj (për të arritur në tubën e fallopit) por kur ndalet (ose vendoset) në të. Është e qartë se “ndalja (vendosja) e spermës në mitër” dhe “mbjellja e vezës së fekonduar në mitër” janë një dhe e njejta gjë.

Besoj se nuk ka nevojë të thuhet se dallimi ndërmjet hyrjes së spermës në mitër, fekondimit të vezës në tubën e fallopit dhe mbjelljes së vezës së fekonduar në mitër, nuk ishin të qarta për dijetarët e ligjit dhe për shkencëtarët e para disa shekujve. Por fjala “istikrar” (= vendosje) tregon se dijetarët tanë të ligjit nuk ishin krejtësisht të pavetëdijshëm për faktin se sperma kalon disa faza të ndryshme para se të “vendoset” në mitër. Sikur të ishin krejtësisht të pavetëdijshëm, atëherë nuk do ta përdornin fjalën “istikrar” dhe do të thonin vetëm “hyrja e spermës në mitër”. Ky dallim qartësohet gjithë e më shumë në shkrimet e dijetarëve që vijnë pas shekullit të shtatë pas Hixhrit. Para shekullit të shtatë, shohim se më shumë përdoret shprehja “ilkau’n-nuftah” (= hyrja e spermës në mitër), ndërkohë që pas shekullit të shtatë, dijetarët filluan ta përdornin vazhdimisht shprehjen “istikrar’n-nutfah” (= vendosja e “spermës” në mitër).

Edhe eskpertët e sotëm të jurispudencës islame, fazën më të hershme të abortimit e përshkruajnë si “abortim të spermës pas vendosjes së saj në mitër” (= ba’d istikrari’n-nuftah fi’r-rahm). Pas botimit të parë të këtij libri, ishte një kënaqësi e imja që në fjalimet e të vonit Ajetullah el-Khui të shihja shprehje që plotësisht përputheshin me definicionet e mia të shtatzënisë. Ai thotë:

“Përdorimi i fjalës shtatzënë për një grua është i saktë vetëm pas vendosjes (istikrar) së spermës në mitrën e saj sepse thjesht hyrja e spermës në mitër nuk e sjell shtatzëninë.” (Shih “et-tankih fi sherhi’l-urvati’l-vuthka”-shënime mbi ligjëratat e el-Khui-ut mbi ligjin, vëll.7 fq.206)



Për më tepër, vetë Kur’ani përherë e ka përdorur fjalën “haml” për ta përshkruar shtatzëninë. (Kur’an 19:22; 31:14, 46:15). “Haml” do të thotë të bartësh dhe është e qartë se gruaja “e bart” fëmijën në mitrën e saj dhe jo në tubën e fallopit. Si pasojë, gjendja e përshkruar si “haml”, fillon me mbjelljen e vezës së fekonduar në mitër dhe jo para kësaj. Një miku im mjek më shpjegoi se është e mundur që veza të mbillet edhe në tubën e fallopit (shtatzëni tubale). Megjithatë, kjo informatë nuk ka ndikim mbi argumentin tonë sepse shtatzënia tubale nuk është një shtatzëni normale. Kur bëjmë fjalë për definicione, mundësitë abnormale nuk merren në konsideratë, për më tepër në rastet si shtatzënitë tubale. Tuba e fallopit nuk është mjaft e madhe për zhvillimin e fetusit dhe shtatzënitë e tilla duhet të abortohen kirurgjikisht për shkak të rrezikut të madh që i kanoset jetës së nënës.

Si përfundim mund të them se fillimi i shtatzënisë nga pikëpamja e ligjit islam është faza kur veza e fekonduar mbillet ose vendoset (istikrar) në murin e mitrës. Andaj, çdo metodë kontraceptive që e pengon mbjelljen në murin e mitrës është e lejuar, ndërkohë që është e ndaluar (haram) çdo metodë që e aborton fëmijën pas mbjelljes së vezës në murin mitral.

Një vit pasi erdha në këtë përfundim në vitin 1986, i shkrova Ajetullah el-Khui-ut për t’ia marrë mendimin në lidhje me këtë çështje. Pyetja ime ishte si vijon:

“Nga aspekti mjekësor, pasi sperma hyn në vaginë, ajo kalon përgjatë mitrës dhe hyn në tubën e fallopit. Në këtë tubë, sperma bashkohet me vezën dhe pastaj, veza e fekonduar hyn në mitër dhe mbillet në murin e mitrës. (Është e qartë se shprehja “vendosja e spermës në mitër” që përmendet në shkrimet e dijetarëve muslimanë, nënkupton këtë mbjellje të vezës së fekonduar në murin e mitrës.) Duke a patur parasysh këtë që thuhet më sipër, a lejohet të përdoren medikamentet ose mjetet që e parandalojnë mbjelljen e vezës së fekonduar në murin e mitrës?”

Përgjigja e Ajetullah Khui-ut ishte:



“Ajo që është e ndaluar është abortimi pasi “sperma” (nutfah) të jetë vendosur, ndërsa nuk ka gjë të keqe nëse pengohet para kësaj. Megjithatë, përcaktimi i premisave të mëdha dhe të vogla të këtyre dy çështjeve i mbetet vetë individit.” (nga një letërkëmbim personal me datë 24 Rabi uth-thani, 1407 pas Hixhrit (1987 e erës sonë)

Mendoj se përgjigja e Ajetullahut ka nevojë për disa shpjegime për ata që nuk janë të njohur me stilin e juristëve muslimanë. Në pjesën e parë të përgjigjes së tij, Khui pajtohet se ajo që është e ndaluar në lidhje me kontrollimin e shtatzanisë është veprimi i abortimit pasi “sperma” (nutfah) të jetë vendosur në mitër. Në pjesën e dytë të përgjigjes së tij, ai nuk e merr përsipër përcaktimin e asaj se kur ndodh “vendosja në mitër”, menjëherë pas hyrjes së spermës në mitër ose pasi të kthehet nga tuba e fallopit. (Duke u mbështetur në thënien e tij të përcjellur në këtë libër, edhe ai beson se “vendosja” ndodh pasi “sperma” të kthehet nga tuba e fallopit).

Duke u mbështetur në shpjegimin shkencor të dhënë më sipër dhe në përdorimin e fjalës “istikrar” në hadithet ku flitet për “nuftah” dhe në shkrimet e dijetarëve tanë në lidhje me fazat e hershme të abortit, unë e konsideroj mbjelljen e vezës së fekonduar në murin e mitrës si fillimin e shatzënisë në aspektin ligjor islam. Tani që e shpjeguam këtë, mund të diskutojmë sa janë të lejuara metodat e ndryshme kontraceptive. Çdo metodë që e pengon shtatzëninë para se veza e fertilizuar të mbillet në murin e mitrës, është e lejuar. Në anën tjetër, çdo metodë që e ndërpret shtatzëninë pas mbjelljes së vezës së fekonduar nuk është e lejuar dhe konsiderohet abort. Pikërisht duke u mbështetur në këto kritere duhet t’i shohim metodat e ndryshme të kontrollimit të lindjes, të cilat janë të disponueshme sot.

Është interesante se dy vite pasi arrita në përfundimin mbi definicionin ligjor islam, Dr. Clifford Grobstein, një embriologjist i famshëm amerikan, e botoi përfundimin e njejtë në hulumtimin e tij shkencor. Dr. Grobstein, qasjet objektive të të cilit i kanë përfituar një vend të rëndësishëm në komitetet etike të Shoqërisë Amerikane të Plleshmërisë dhe të Asociacionit Katolik të Shëndetit, e botoi librin “Shkenca dhe e Palindura” në vitin 1988. Ai shkruan:



“Në dekadat e fundit, kryesisht si rezultat i studimeve mbi zhvillimin embrional tek mijtë, është bërë e qartë se në fazat më të hershme të çdo gjenerate të re, gjitarët (duke përfshirë edhe njeriun) kalojnë një fazë para-embrionale, para se të jenë embrione në kuptimin shkencor....Në zhvillimin e gjitarëve, i cili ndodh kryesisht brenda trupit të nënës, është tashmë e qartë se ndryshimet e hershme të zigotit fillimisht krijojnë një tërësi shumëqelizore dhe së dyti, e përgatisin atë për depërtim në murin mitral të nënës ose implantacionin (mbjelljen). Hapi i dytë, siç kemi treguar, është fillimi i vërtetë i gjestacionit, gjegjësisht shtatzënia.” (Shkenca dhe e palindura, fq.58-59)

Shkruaj
Shkruaj

Numri i postimeve : 124
Piket : 371
Respekti : 100
Date e hyrjes : 26/02/2011
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi