Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Si falet Namazi ?  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Si falet Namazi ?  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Si falet Namazi ?  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Si falet Namazi ?  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Si falet Namazi ?  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Si falet Namazi ?  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Si falet Namazi ?  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Si falet Namazi ?  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Si falet Namazi ?  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Si falet Namazi ?  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Si falet Namazi ?  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Si falet Namazi ?  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Si falet Namazi ?  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Si falet Namazi ?  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Si falet Namazi ?  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Si falet Namazi ?  Vote_lcapSi falet Namazi ?  Voting_barSi falet Namazi ?  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Si falet Namazi ?  Vote_lcapSi falet Namazi ?  Voting_barSi falet Namazi ?  Vote_rcap 
Albani (761)
Si falet Namazi ?  Vote_lcapSi falet Namazi ?  Voting_barSi falet Namazi ?  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Si falet Namazi ?  Vote_lcapSi falet Namazi ?  Voting_barSi falet Namazi ?  Vote_rcap 
emine (509)
Si falet Namazi ?  Vote_lcapSi falet Namazi ?  Voting_barSi falet Namazi ?  Vote_rcap 
Era (387)
Si falet Namazi ?  Vote_lcapSi falet Namazi ?  Voting_barSi falet Namazi ?  Vote_rcap 
Redi (338)
Si falet Namazi ?  Vote_lcapSi falet Namazi ?  Voting_barSi falet Namazi ?  Vote_rcap 
Visiana (198)
Si falet Namazi ?  Vote_lcapSi falet Namazi ?  Voting_barSi falet Namazi ?  Vote_rcap 
iDa (175)
Si falet Namazi ?  Vote_lcapSi falet Namazi ?  Voting_barSi falet Namazi ?  Vote_rcap 
Esila (153)
Si falet Namazi ?  Vote_lcapSi falet Namazi ?  Voting_barSi falet Namazi ?  Vote_rcap 

Kush është në linjë
42 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 42 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Si falet Namazi ?  Vote_lcap3%Si falet Namazi ?  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Si falet Namazi ?  Vote_lcap14%Si falet Namazi ?  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Si falet Namazi ?  Vote_lcap11%Si falet Namazi ?  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Si falet Namazi ?  Vote_lcap58%Si falet Namazi ?  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Si falet Namazi ?  Vote_lcap0%Si falet Namazi ?  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Si falet Namazi ?  Vote_lcap14%Si falet Namazi ?  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Si falet Namazi ?

2 posters

Shko poshtë

Si falet Namazi ?  Empty Si falet Namazi ?

Mesazh nga Muslimanja Sun Feb 27, 2011 8:36 am

Forma e faljes se namazit, eshte nje nder temat me te diskutueshme per fat te keq ne disa vende dhe ne disa xhami.Kjo ka ardhur si rezultat te disa mesimeve corjentuese te disa shoqatave me qellim futjen e percarjes ne namaz mes muslimaneve.Shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke po ju paraqet rregullat e faljes se namazit sipas Kur'anit dhe Sunnetit si dhe te Met'hebit Hanefi.
Pasi te kemi marr abdest dhe deshirojme te hyjme ne namaz ndjekim rrugen ne vazhdim:


1.Tekbiri dhe si jipet ai

Personi qe deshiron te fale namaz se pari merr tekbir dhe i ngre duar lart aq sa gishterinje e medhej te prekin pjesen e bute te vesheve.Argument kemi transmetimin e Enesit r.a. qe thote: "E kam pare Profetin Muhammed a.s te marre tekbir dhe gishtat e medhej ti ngreje deri ne lartesine e vesheve." (Shiko ne: Hakimi,Bejhakiu.Hakimi thot: Isnadi i hadithit sahih sipas kushteve te shejhave,nuk di te kete ndonje te mete "Zejlai Nasb'ur vellimi I faqe 311")

Si falet Namazi ?  T110
Ndersa tek libri i Muslimit qendron:"...E ka pare Muhammedin a.s te ngrije duar dhe gishtat e medhenj te arrijne tek bulezat e vesheve."
(Fer'ul-Udhuni Shiko: Tek Salat 9/6 ibn Huxhr)

Pra me perpara ngre duart deri te veshet dhe pastaj merr tekbir.Ndersa femra duhet te ngrej duart tek supet.Argument kemi Ibn Uthman nga Ibn Aishe e nga Abdurr Ragab b. Selman b. Umejr qe tha: "E kam pare Ummu Derdane te ngreje duar e saj ne nemaz deri ne supe."
( Buhari ne "Reful jedejn faqe 12 me sened raportues te besueshm si dhe Ibn Shejbe tek libri Salat 9/1).


Ata qe mendojne se duart ngriten edhe heret e tjera ne nemaz ju servirim argumentin nga "Ebu Bekr En Nuhsheli nga Asim b. Hulejb nga i ati se Aliu r. i ngrinte duart ne tekbirin e pare te nemazit dhe nuk vepronte me keshtu."
(Shiko: Tahavi edhe Ebi Shejbe tek Salat 5/3 Zejlai thot: Ky eshte hadith sahih (i sakt),Nasbur Raje vellimi II , faqe 406)

Gjithashtu transmetohet se : "E kam pare Muhammedin a.s. te ngreje duart kur hapte namazin dhe nuk i ngrinte me deri sa te perfundonte."
(Shiko: Ebu Davud nga Bera b. Azeb. Ebu Davudi thote: Hadith i dobet nuk eshte sepse Ebu Hatimi thot: Saduk, ndersa Ixhli thote: Hadith pre tij eshte i lejuar.Ibn Haxher faqe 427)2.Vendosja e duarve

Dora kur jemi ne kembe vendoset menjehere nen kerthize, argument kemi : "E kam pare Muhammedi a.s te ve doren e djathte mbi te majten ne namaz nen kerthize." (Shiko:Ibn Ebu Shejbe tek Salat 165/10 dhe Ebu Davudi.Ibne Jurkmeni thot: Tabiini me i famshem i Muhammedit a.s i lidhte duart me poshte se kerthiza. Shiko Tehanevi ne I'laus' sunnen vell. II faqe 191-192)
Gruja duhet ti vendos duart ne gjoks.

3.Qendrimi ne kembe (Kijam)

Pas tekbirit thuhet :" Subhaneke'll''llahume ve bi hamdike ve teberekes'muke ve teala xheduke ve la ilahe gajruke." (Shiko Muslim ne Salat 13/3)
Si falet Namazi ?  T210
Subhaneke thuhet ne hesthje.Pas kesaj thuhet: "Eudhu bil'lahi minesh-shejtanirr Rraxhim" (Shiko: Ibn Ebi Shejbe salat 6/2)

Thuhet surja El Fatiha.Ne Fund te kesaj surje tek "veled dalin" nuk thuhet amin me ze sepse eshte "tavudhin" pa ze. Argument kemi:

"Aliu dhe Abdullahi nuk lexonin me ze "Bismilahin dhe as aminin"
(Shiko: Taberani dhe ne sened gjendet Sat el Dekkal ne Mexh-us secaid vellimi II faqe 10 )

4.Rukuja

Pas kiraetit bihet ne ruku ku thuhet tre here "Subhane rabil adhim" Me kete rast mirret tekbir thjesht me ze dhe ulemi ne ruku.Nese je imam tekbiri cdo namaz i ben me ze.

Ne ruku i vendos te dy duart ne kupat e gjuri.Ne kete pozicion gishtat i mban te hapur dhe kap kupat e gjurit (per burrat).
Si falet Namazi ?  T510
Ne ruku kurrizi mbhaet drejt,koka nuk perkulet para dhe as qohet lart.Eshte "mekruh" e papelqyeshme qe kembet ne ruku ti perkules ne forme harku.

Grate ne ruku perkulen pakes,nuk mbeshteten ne kupat e gjunjeve dhe duart i vendosin mbi kofshe afer kupes se gjurit.
Krahet i mban ngjitur me brinjet. Argument kemi :"Kur Muhammedi a.s binte ne ruku as e conte as e ulte koken,por e mbante ne nje pozicion te ndermjetem"
(Shiko: Muslimi Salat 46/6 qe trans nga Aishia r.a)

Kur ngrihemi nga rukuja imami thote :"Semiallahu limen hamide" sipas mendimit unanim. Personi qe falet me imam nuk thote :"Semiallahu limen hamide" me ze por pa ze, gjithashtu edhe "Rabbena lekel hamd".(Muslimi Salat 18/1 nga Ebu Hurejre)

Duate si "Subhane rabil adhim dhe subhane rabil ala" thuhen ne vete pa ze.
Pasi te drejtohemi nga rukuja merr tekbir dhe bie ne sexhde.

5.Sexhdeja

Ne sexhde thuhet tre here :"Subhane rabbijel ala" Imami duhet te kete kujdes te mos e zgjase sexhden qe te mos merzitet xhemati. Gjate renies ne sexhde me perpara ulen gjunjet, pastaj duart.

Si falet Namazi ?  Tn10

Kur ngrihemi nga sexhdeja veprohet e kunderta.Argument kemi: "E kam pare Muhammedin a.s. te ule gjunjet perpara duarve kur binte ne sexhde dhe ngrite duart perpara gjunjeve kur ngrihej nga ajo." (Shiko: Tirmidhi nga Vail b.Huxhr, raportuan dhe Ibn Huzejme Ibn Seken dhe Iben Hibban. Tahavi thote: ne "Sherhul Athar" Hadith i sakte (Sahih).

Ne sexhde fytyra vendoset mes pellembeve te duarve.Krahet mbahen ngrithur nga toka dhe jo te ngjitur me trupin.Krahet nuk vendosen per dhe.

Muhammedi a.s. thote: "Kur te shkosh ne sexhde pellembet e duarve vendosi ne toke,ndersa berrylat ngriji." (Shiko: Muslimi tek Salat 45/2)
Ndersa grate krahet i mbajne ngjitur me trupin.Gjate ngritjes per ne rekatin e dyte nuk mbeshtesim me duart ne toke per tu ngritur. Edhe rekati i dyte falet si ai i pari.

6.Teshehudi

Pasi te kryejme sexhden e dyte te rekatit te dyte ulemi ne menyre qe kemben e djathte ta drejtoje nga Kibla ndersa kemben e majte e shtrin dhe ulet mbi te.
Si falet Namazi ?  Tj10

Argument kemi: "Trans. se kishte ardhur ne Medine njeri per te shikuar faljen e Muhammedit a.s. kur ai ulej per te lexuar teshehudin shtrinte kemben e tij te majte dhe ngulte drejt kemben e djathe" (
Shiko: Tirmidhi Salat 218 nga Ibn Huxhur dhe tha: Hadith Hasen Sahih.)
Grate i nxjerrin te dyja kembet djathtas dhe ulen mbi anen e majte.

Argument kemi: "Gruja ulet mbi te ndenjura." (Shiko: Abdul Vehab ne Eth-thekafi nga Ubejdyllah nga Nafi ibn Ebi Shejbe tek Salat 44/4)

Si falet Namazi ?  G10
Ne kete ulje lexohet Teshehudi i cili ka rendesi te larte si me qene nje sure e mirefillte. Argument kemi : "Muhammedi a.s.ma mesoi teshehudin si te me mesonte ndonje sure te Kur'anit te shejte..."
(Shiko:Muslimi ne Salat 16/1.5 nga Iben Mesudi)

Teshehudi thuhet pa ze.Kur te lexohet teshehudi tek fjala "esh'hedun en la ilallah " dijetaret jane ne dy mendime: sipas disave ngrihet gishti tregues,ndersa sipas te tjereve nuk ngrihet.

E njejta rruge ndiqet edhe per rekatet e tjera.Ne fund te namazit qendrojme ne uljen e fundit (kadei ehire).Kjo ulje behet ne formen e uljes se pare.Ne kete ulje te fundit lexohet teshehudi behen salavatet per Profetin Muhammed a.s.Leximi i teshehudit eshte farz.

7.Selami

Ne fund jep selam ne dy krahet duke filluar fillimisht me anen e djathte dhe pastaj ne te majten duke shikuar majen e supave.Selami jepet duke thene : " Es-selamu Alejkum ve rahmetullah" Sipas meth'hebi Hanefi nuk shtohet fjala :"ve berekatuhu". Nese jemi te lidhur me imam nuk lejohet te jepet selam para imamit.

Si falet Namazi ?  S110
Argument kemi : "Jemi falur me Muhammedin a.s dhe kemi dhene selam kur e dha edhe ai"
(Shiko:Buhari sefet salat ne 72.)

8.Dhikri pas namazit

Pas namazit behen disa lutje.Argument kemi :"Kur Muhammedi a.s, jepte selam qendronte ne vendin e tij deri sa te thuhej :" Allahume entes'selamu ve minkes selam,tebarekte ja dhel xhelali vel ikram"
(Shiko: Buhari ne Sifatu Salat ne 75/1 nga Semure b. Xhundeb)

Nese kemi falur edhe sunnetet e Namazit ne fjale ose nuk ka pasfazit sunnet thuhet ajetul Kursi e me pas thuhet 33 here "Subhanall-llah", 33 here "El-Hamdulil-lah" dhe 33 here "Allahu Ekber". Me pas thuhet "La ilahe ila'llahu vahdehu la sherike leh,lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir."
Argument kemi:" Kush thote pas cdo namazi 33 here "Subhannallah",33 here "elhamduli-lah" dhe 33 here "Allahu Ekber" dhe 100 here "La ilahe ila'llahu vahdehu la sherike leh,lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir" edhe po ti kete mekatet sa shkuma e detit, i falen ato."
(Shiko: Muslimi ne Mesaxhid ve Mevadius Salat 26/12 trans. Ebu Hurejre).

__________
Pergaditi: Shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke
Perzgjodhi: Erjola
Ilustroi: Diani
Burimi: Marr nga: Forma e namzit sipas Profetit Muhammed a.s dhe argumentet ne te. Pergaditur nga Imam Gezim Kopani 24.10.2007 Puke.
Muslimanja
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 601
Piket : 1929
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 45
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si falet Namazi ?  Empty Re: Si falet Namazi ?

Mesazh nga Perla Mon Feb 28, 2011 10:57 pm

Nje shpjegim i hollesishem
bravo Exclamation
Perla
Perla

Numri i postimeve : 63
Piket : 113
Respekti : 101
Date e hyrjes : 28/02/2011
Mosha : 43
Vend ndodhja : Itali

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi