Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Islami dhe Matematika EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Islami dhe Matematika EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Islami dhe Matematika EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Islami dhe Matematika EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Islami dhe Matematika EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Islami dhe Matematika EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Islami dhe Matematika EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Islami dhe Matematika EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Islami dhe Matematika EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Islami dhe Matematika EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Islami dhe Matematika EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Islami dhe Matematika EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Islami dhe Matematika EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Islami dhe Matematika EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Islami dhe Matematika EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Islami dhe Matematika Vote_lcapIslami dhe Matematika Voting_barIslami dhe Matematika Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Islami dhe Matematika Vote_lcapIslami dhe Matematika Voting_barIslami dhe Matematika Vote_rcap 
Albani (761)
Islami dhe Matematika Vote_lcapIslami dhe Matematika Voting_barIslami dhe Matematika Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Islami dhe Matematika Vote_lcapIslami dhe Matematika Voting_barIslami dhe Matematika Vote_rcap 
emine (509)
Islami dhe Matematika Vote_lcapIslami dhe Matematika Voting_barIslami dhe Matematika Vote_rcap 
Era (387)
Islami dhe Matematika Vote_lcapIslami dhe Matematika Voting_barIslami dhe Matematika Vote_rcap 
Redi (338)
Islami dhe Matematika Vote_lcapIslami dhe Matematika Voting_barIslami dhe Matematika Vote_rcap 
Visiana (198)
Islami dhe Matematika Vote_lcapIslami dhe Matematika Voting_barIslami dhe Matematika Vote_rcap 
iDa (175)
Islami dhe Matematika Vote_lcapIslami dhe Matematika Voting_barIslami dhe Matematika Vote_rcap 
Esila (153)
Islami dhe Matematika Vote_lcapIslami dhe Matematika Voting_barIslami dhe Matematika Vote_rcap 

Kush është në linjë
59 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 59 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Islami dhe Matematika Vote_lcap3%Islami dhe Matematika Vote_rcap 3% [ 1 ]
Islami dhe Matematika Vote_lcap14%Islami dhe Matematika Vote_rcap 14% [ 5 ]
Islami dhe Matematika Vote_lcap11%Islami dhe Matematika Vote_rcap 11% [ 4 ]
Islami dhe Matematika Vote_lcap58%Islami dhe Matematika Vote_rcap 58% [ 21 ]
Islami dhe Matematika Vote_lcap0%Islami dhe Matematika Vote_rcap 0% [ 0 ]
Islami dhe Matematika Vote_lcap14%Islami dhe Matematika Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Islami dhe Matematika

Shko poshtë

Islami dhe Matematika Empty Islami dhe Matematika

Mesazh nga Forum Kulturor Sat Apr 26, 2014 10:39 pm

Islami dhe Matematika Timbuk10
Matematika është çështje e mendjes, por ”matematicieni i mirë deri diku duhet të jetë edhe poet” Kështu thoshte matematikanti gjerman Karl Weierstrass.Matematika ndryshe shkenca e numrave,ka një histori interesante në zhvillimin e sajë si shkencë.Allahu xh.sh shpesh na tregon për numrat në Kuran si tekun dhe çiftin : Pasha çiftin dhe pasha tekun!(Fexhr 3).

Diskutimet matematikore na i tregon Kurani kur na shfaqet historia e djelmoshave të shpellës,pra një diskutim dhe endje numrash,por në fund jepet rezultati në përgjithsi,pas një diskutimi për numrin e banorëve që mund të kenë qënë aty bashk me qenin pranë tyre,por përveç kësaj tregohen detaje gjeometrike se çfar pozitash ata mund të kishin pasur dhe qeni tyre ku mund të ket qëndruar,këto gjëra nxisin intelektin e një matematikanti dhe gjeometri.

Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: “Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: “Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre”, kjo ishte hamendje, po edhe thonë: “Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!” Thuaj: “Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta”.(El-Kehf,22)

Matematika përbën një fushë të njohurive abstrakte të ndërtuara me ndihmën e arsyetimeve logjike mbi koncepte të tilla si numrat, figurat, strukturat dhe transformimet.Matematika dallohet nga shkencat tjera për një lidhje të veçantë që ka ajo me realitetin. Ajo është e një natyre të pastër intelektuale, e bazuar tek një seri aksiomash të deklaruara të vërteta (do të thotë që aksiomat nuk i janë nënshtruar asnjë eksperience por janë të frymëzuara nga eksperienca) ose mbi disa postulate përkohësisht të pranuara. Një pohim matematikor – i quajtur përgjithësisht teoremë ose propozicion konsiderohet i vërtetë nëse procesi i vërtetimit formal që përcakton vlefshmërinë e saj respekton një strukturë arsyetuese logjike-deduktive.Shkencetarët mysliman u morën që heret me shkencën e matematikës. Shpikën dhe zhvilluan mjaft sisteme dhe teorema, si: rrënjën në katror, ekuacionet lineare dhe kuadratike, integralet, kosinuset, tangjentet, etj.

Pak nga ne e dimë se numrat që përdorim sot (0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9) janë numrat që kanë shpikur shkencetarët myslimanë që në vitet e para të përhapjes së Islamit. Edhe në fjalorin shqip këto numra janë të emëruar si “numrat arab” .

Algjebra është shkenca më origjinale e shpikur prej myslimanëve. Fillimisht duhet kujtuar se vetë fjala “algjebër” vjen nga emri i librit El-Xhebr ue’l-Mukabala të matematikanit të njohur musliman Havarizmit. Kjo është një nga shkencat që është kopjuar komplet nga perëndimorët prej librit të lartpërmendur të Havarizmit, i cili u përkthye në latinisht me titullin “De Jebra et Almucabala” në shekullin XII prej Gerard De Cremona. Më vonë, për së dyti, ky libër është përkthyer në latinisht me titullin “Liber Restaurationis et oppositionis Numeri” nga Robert Chester, vepër e cila u lexua në universitetet perëndimore dhe në tubimet shkencore gjer në shekullin XVII.

Gjeometra të tillë si Ibrahim ibn Sinani e vazhduan punën e Arkimedit në studimin e ajrit dhe vellimit, ndërsa Kemal al-Dini dhe të tjerët zbatuan teorite e fragmentimit të konit për të zgjidhur problemet e ndryshme. Duke perdorur funksionet e sinusit dhe teoremen e Menelaut, matematicientët nga Habas al-Hasib e deri tek Nasir ad-Din at-Tusi, krijuan disiplinat matematikore të planit dhe trigonometrisë. Këto nuk u bënë disiplina shkencore në perëndim, deri ne publikimin e De Triangulis Omnimodibus te astronomit gjerman Regiomontanus.

Matematicientet italian si Leonardo Fibonaci dhe Luka Pacioli, u mvarën plotësisht nga burimet arabe nga të cilat ata kishin marrë njohuritë.

Matematikanti Pitagora shpreh krijimin e botës si më poshtë:

BASHKIMI ËSHTË LIGJI I ZOTIT

ZHVILLIMI ËSHTË LIGJI I JETËS

NUMRI ËSHTË LIGJI I BOTËS

Pra të parën vendos bashkmin e këtyre numrave dhe thotë se është ligj i Krijuesit,Zotit i cili krijoi tekun dhe çiftin ashtu siç krijoi Ademin tek dhe nga briri tij nxori Havën që u bënë çift dhe nga kjo palë u shumfishuan njerzimi me lejen e Allahut në mënyr matematikore-shumzimore.

Përcaktimi i drejtimit te Kiblës, përcaktimi kohëve të namazit dhe çështja e ndarjes së trashëgimisë ka bërë që myslimanët të merren me kohë me shkencën e matematikës. Poashtu që në fillim me njeriun e parë në tokë u mësua arti i numrimit dhe shumzimit. Të dhënat flasin edhe për data e numërime kalendarike se Nuhu a.s mund të ketë jetuar 950 vite kemi argument në suren Ankebut ajeti 14: ……..e ai kaloi ndër ata një mijë pa pesëdhjetë vjet… (do të thotë 950 vite).Këto e shumë të dhëna i gjëni në Kuran dhe sunet,ku të gjitha po i shtjelluam dhe i analizuam,do dilnin studime me vëllime për matematikën që nga krijimi njerzimit e deri më sot,por lusim Allahun që të shtojë në rradhët tona musliman që e studjojnë matetamtikën edhe në këndin islam..!!! Përgatiti : Imam.Mr.Arbër Berisha
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi