identifikimi
Tema Fundit
Postuesit Kryesore
Admin (1314) | ||||
Forum Kulturor (928) | ||||
Albani (761) | ||||
Muslimanja (601) | ||||
emine (509) | ||||
Era (387) | ||||
Redi (338) | ||||
Visiana (198) | ||||
iDa (175) | ||||
Esila (153) |
Kush është në linjë
59 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 59 vizitorë :: 1 BotAsnjë
Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Temat me shikuara
Pse boronicat janë të mira për shëndetin
Faqja 1 e 1
Pse boronicat janë të mira për shëndetin
Boronicat përmbajnë vitamina C, E dhe A dhe vitamina B komplekse. Ato i përmbajnë mineralet bakër, selen, zink, hekur, magnez, mangan dhe kalium.
Boronicat janë frutat kokërr në vendin e dytë të popullaritetit në shumicën e vendeve të botës. Gjatë gjashtë viteve të fundit është rritur konsumi i përgjithshëm i boronicave. Mund të thuhet se njerëzit janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për përparësitë e tyre.
Më së miri është të hahen boronicat e kultivuara organikisht për shkak se të tjerat mund të përmbajnë nivele të larta të pesticideve të cilat i pengojnë shumë funksione trupore. Boronicat janë në listën e ushqimeve me përqindjen më të lartë të pesticideve, gjë që është arsyeja se pse është më e rëndësishme të hani boronica të kultivuara organikisht.
Boronicat ju ndihmojnë që të mbroheni nga lloje të ndryshme të kancerit, ta ruani shëndetin e zemrës dhe trurit, dhe madje edhe ju ndihmojnë që ta zvogëloni sasinë e kilogramëve të tepërt. Ato kanë shije të shkëlqyeshme dhe është lehtë t’i përfshini në dietë.
Përmbajnë më shumë antioksidantë se çdo pemë, perime dhe erëza të tjera
Antioksidantët janë komponime që i neutralizojnë radikalet e lira (molekulat e paqëndrueshme), të cilat prodhohen në trup pas ekspozimit ndaj faktorëve të dëmshëm. Antioksidantët, të cilët i gjejmë në ushqime, i mbrojnë qelizat nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira të cilat mund t’i dëmtojnë qelizat dhe janë të lidhura me sëmundjet e zemrës dhe mëlçisë, kancerin dhe sistemin e dobësuar imunitar.
Përmirësojnë kujtesën
Aktiviteti antioksidues i boronicave mund ta përmirësojë kujtesën dhe të kontribuojë dukshëm në parandalimin e problemeve me kujtesën. Një studim ka gjetur se konsumi i rregullt i lëngut të boronicës mund ta përmirësojë kujtesën tek njerëzit e moshuar.
Mbrojnë nga kanceri
Studimet kanë treguar se boronicat mund ta zvogëlojnë rrezikun nga kanceri i gjirit dhe kanceri i zorrës së trashë, dhe se mund të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së qelizave të kancerit. Një studim ka gjetur se gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, të cilat çdo ditë konsumojnë 2 racione të boronicave, kanë gjasa më të larta të shërimit të suksesshëm, në krahasim me bashkëmoshataret e tyre me të njëjtën fazë të kancerit që nuk konsumojnë boronica.
Përmirësojnë shëndetin e zemrës
Një numër i madh i hulumtimeve ka treguar se boronicat e përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe sistemit kardiovaskular. Femrat të cilat në javë kishin ngrënë të paktën 3 racione të boronicave ose dredhëzave, kishin një rrezik më të ulët të sulmit në zemër. Boronicat dhe dredhëzat përmbajnë nivele të larta të përbërësve të cilët mund ta përmirësojnë shëndetin kardiovaskular.
Mbrojnë nga diabeti
Antocianina, një lloj i antioksidantit që gjendet në sasi të madhe në boronica dhe që ua jep atyre një ngjyrë të kaltër dalluese, mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit të tipit 2. Personat të cilët në javë i hanë të paktën 2 racione të boronicave kanë një rrezik 23% më të ulët të zhvillimit të diabetit. Boronicat kanë një indeks të ulët glikemik, prandaj diabetikët mund t’i përfshijnë në planin e tyre dietal. /Telegrafi
Perla- Numri i postimeve : 63
Piket : 113
Respekti : 101
Date e hyrjes : 28/02/2011
Mosha : 43
Vend ndodhja : Itali
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Fri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta
» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Fri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana
» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Fri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana
» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Fri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani
» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Fri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor
» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Fri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor
» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Thu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era
» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Thu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari
» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Thu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald
» Çifte - foto
Thu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta
» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Thu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila
» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor
» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Wed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor
» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Wed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor
» Oda e Lumes dikur
Wed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor