Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcapPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Voting_barPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcapPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Voting_barPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 
Albani (761)
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcapPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Voting_barPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcapPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Voting_barPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 
emine (509)
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcapPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Voting_barPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 
Era (387)
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcapPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Voting_barPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 
Redi (338)
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcapPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Voting_barPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 
Visiana (198)
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcapPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Voting_barPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 
iDa (175)
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcapPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Voting_barPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 
Esila (153)
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcapPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Voting_barPesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 

Kush është në linjë
59 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 59 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcap3%Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 3% [ 1 ]
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcap14%Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 14% [ 5 ]
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcap11%Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 11% [ 4 ]
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcap58%Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 58% [ 21 ]
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcap0%Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 0% [ 0 ]
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_lcap14%Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë

Shko poshtë

Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Empty Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë

Mesazh nga Era Mon Dec 21, 2015 12:39 pm

Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë Qeshja_18
Pesë rregulla për dhëmbë të bardhë

Rregullat e higjienës së zgavrës së gojës kërkojnë pastrimin e dhëmbëve pas secilës shujtë, por ndodh shpesh që brushën e dhëmbëve e përdorim vetëm pas zgjimit nga gjumi dhe para fjetjes.
Shmangni karbohidratet gjatë zamrave!
Një qese me çipsa mund t'i dëmtojë dhëmbët në masë të njëjtë sikur edhe një ëmbëlsirë. Të gjitha karbohidratet shpërbëhen në sheqere të thjeshta, të cilat më pas shndërrohen në baktere përgjegjëse për krijim të kariesit.
Duke pasur parasysh që shndërrohen në masë ngjitëse, hyjnë në mes të dhëmbëve dhe kështu shkaktojnë sëmundje të tyre. Karbohidratet konsumoni vetëm gjatë shujtave, në fakt me sasi më të madhe të ushqimit, kur prodhohet më shumë pështymë përgjegjëse për pastrimin e zgavrës së gojës.
Pini çaj!
Çaji i gjelbër dhe i zi përmbajnë polifenole, antioksidues,të cilët zbusin mbledhjen e pllakut (shtresave të verdha në dhëmbë) dhe në atë mënyrë zvogëlojnë mundësinë e krijimit të kariesit. Këto lloje të çajit gjithashtu ndihmojnë në mënjanimin e erës së keqe të gojës, sepse e parandalojnë zhvillimin e baktereve që e shkaktojnë atë.
Pini me kashtë!
Shumica e lëngjeve dhe pijeve energjike (madje edhe ato dietale dhe pa sheqer) përmbajnë. acid fosforik dhe të agrumeve, të cilat e shkatërrojnë shtresën shkëlqyese të dhëmbëve. Nëse pini me kashtë pijen do ta kaloni në pjesën e pasme të fytit, ndërsa në atë mënyrë do të jetë në kontakt minimal me dhëmbët.
Rriteni konsumimin e vitaminës C
Vitamina C është një prej vitaminave më të "gjithanshme", e cila mes të tjerash mirëmban shëndetin e mishit të dhëmbëve. Personat që në ditë konsumojnë më pak se 65 miligramë të vitaminës C (një portokall përmban 80 miligramë vitaminë C), janë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të mishit të dhëmbëve sesa ata, të cilët rregullisht konsumojnë ushqime që përmbajnë këtë vitaminë të pazëvendësueshme.
Konsumoni së paku 800 miligramë kalcium në ditë!
Madje 99 për qind e kalciumit të konsumuar përfundon në dhëmbë dhe eshtra. Personat që konsumojnë më pak se 800 miligramë kalcium në ditë janë nën rrezik më të madh nga sëmundjet e indit të dhëmbëve, kalciumi ndihmon në mbajtjen të fortë të ashtit të dhëmbit, e mu ai i mban dhëmbët në vend. Sasia e rekomanduar e kalciumit për femra më të reja se 50 vjeç është 1,000 miligramë dhe 1,200 miligramë për ato më të vjetra se 50 vjeç.
Zbardhja e dhëmbëve është një synim për të gjithë ne. Por shpeshherë, trajtimet te stomatologu janë mjaft të kushtueshme. Kështu që ne po ju propozojmë disa mënyra më të leverdishme për t’i zbardhur ata

1) Bikarbonat plus kripë tavoline

Duke kombinuar gjysmë luge gjelle sodë buke me gjysmë lugë kripë tryeze atëherë ju do të krijoni pastrues dhëmbësh shumë të efektshëm. Për sa i përket përdorimit, ajo përdoret thjesht si një pastë dhëmbësh. Lyejeni furçën e dhëmbëve me këtë përbërës(sode buke dhe kripë të përziera me pak ujë) dhe kalojeni nëpër dhëmbë. Por mos e bëni këtë më shumë se një herë në javë. Një përdorim i shpeshtë mund të dëmtojë smaltin.

2) Fruta dhe perime

Molla, dardha, luleshtrydhet, selino dhe karotat do të mund t’ju ndihmojnë që të keni dhëmbët sa më të bardhë. Pështyma në kontakt me këto ushqime prodhon një reaksion, i cili është në gjendje të heqë disa baktere nga goja. Për shembull nëse do t’i fërkonit dhëmbët çdo mëngjes me luleshtrydhe, atëherë kjo do t’ju ndihmojë të hiqni njollat. Po me të njëjtën mënyrë mund të përdorni pjesën e brendshme të lëkurës së portokallit për të zbardhur dhëmbët.

3)Uji

Është pija më e popullarizuar në botë. Por uji është ideal edhe për të pasur dhëmbë të bardhë. Nëse bëni një gargarë për 30 sekonda pas ngrënies ajo do t’ju ndihmojë të parandaloni njollat​​.

4) Shtoni diçka te lëngjet
Kremi në kafe ose qumështi në çaj ndryshojnë gjendjen kimike të tyre për të shmangur njollat te dhëmbët. Kështu që mos harroni t’i shtoni ata në lëngje të ndryshme.

5)Sherbelë e freskët

Merrni një gjethe sherbelë të freskët dhe fërkojeni atë mbi dhëmbë. Rezultati do të jetë befasues, pa asnjë rrezik për dhëmbët. Ndërkohë, ju nuk do të harxhoni për trajtime dentare.

6)Hani perime me ngjyrë jeshile të errët

Brokoli dhe lulelakra përmbajnë një kompleks mineral që prodhon një shtresë mbrojtëse kundër njollave të dhëmbëve.

7)Mos pini pije të gazuara

Shumë pije të gazuara të cilat janë në treg nuk janë aspak aleate besnike për zbardhjen e dhëmbëve. Acidet që ato përmbajnë si ai fosforik, citrik e “zhveshin” smaltin. Por nëse keni një nevojë të parezistueshme për këto pije atëherë të paktën pini vetëm një kanoçe.

8)Pastë dhëmbësh e bërë në shtëpi

Interneti jep gjithnjë e më shumë këshilla të çmueshme! Një video e pranishme në youtube sugjeron se si të përgatisni një pastë dhëmbësh në shtëpi e cila do t’ju shërbejë për të zbardhur dhëmbët. Tani nuk ju mbetet veçse ta provoni!

9)Rrënjë peme araku

Bëhet fjalë për një rrënjë peme nga Lindja e Mesme, e cila mund t’i bëjë dhëmbët tuaj të bardhë dhe me plotë shkëlqim. Por ku mund ta gjeni atë? Edhe në këtë rast mund t’ju vijë në ndihmë youtube.

10) Lëngu i limonit
Edhe lëngu i limonit është një përbërës mjaft i mirë natyral, kundër njollave jo estetike të verdha të shkaktuara sidomos nga pirja e duhanit, por edhe nga kafja. Limoni, si bikarbonat ka një efekt të fuqishëm zbardhues, por duke qenë acid ai mund të gërryej të gjithë smaltin nëse përdoret shpesh. Kështu që këshillohet të përdorni vetëm një herë në muaj.
Era
Era
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 387
Piket : 5999
Respekti : 102
Date e hyrjes : 25/03/2011
Mosha : 35
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi