Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Alergjitë e vjeshtës EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Alergjitë e vjeshtës EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Alergjitë e vjeshtës EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Alergjitë e vjeshtës EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Alergjitë e vjeshtës EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Alergjitë e vjeshtës EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Alergjitë e vjeshtës EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Alergjitë e vjeshtës EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Alergjitë e vjeshtës EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Alergjitë e vjeshtës EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Alergjitë e vjeshtës EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Alergjitë e vjeshtës EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Alergjitë e vjeshtës EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Alergjitë e vjeshtës EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Alergjitë e vjeshtës EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcapAlergjitë e vjeshtës Voting_barAlergjitë e vjeshtës Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcapAlergjitë e vjeshtës Voting_barAlergjitë e vjeshtës Vote_rcap 
Albani (761)
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcapAlergjitë e vjeshtës Voting_barAlergjitë e vjeshtës Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcapAlergjitë e vjeshtës Voting_barAlergjitë e vjeshtës Vote_rcap 
emine (509)
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcapAlergjitë e vjeshtës Voting_barAlergjitë e vjeshtës Vote_rcap 
Era (387)
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcapAlergjitë e vjeshtës Voting_barAlergjitë e vjeshtës Vote_rcap 
Redi (338)
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcapAlergjitë e vjeshtës Voting_barAlergjitë e vjeshtës Vote_rcap 
Visiana (198)
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcapAlergjitë e vjeshtës Voting_barAlergjitë e vjeshtës Vote_rcap 
iDa (175)
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcapAlergjitë e vjeshtës Voting_barAlergjitë e vjeshtës Vote_rcap 
Esila (153)
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcapAlergjitë e vjeshtës Voting_barAlergjitë e vjeshtës Vote_rcap 

Kush është në linjë
42 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 42 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Alergjitë e vjeshtës Vote_lcap3%Alergjitë e vjeshtës Vote_rcap 3% [ 1 ]
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcap14%Alergjitë e vjeshtës Vote_rcap 14% [ 5 ]
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcap11%Alergjitë e vjeshtës Vote_rcap 11% [ 4 ]
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcap58%Alergjitë e vjeshtës Vote_rcap 58% [ 21 ]
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcap0%Alergjitë e vjeshtës Vote_rcap 0% [ 0 ]
Alergjitë e vjeshtës Vote_lcap14%Alergjitë e vjeshtës Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Alergjitë e vjeshtës

Shko poshtë

Alergjitë e vjeshtës Empty Alergjitë e vjeshtës

Mesazh nga Albani Fri Oct 07, 2016 10:17 am

Alergjitë e vjeshtës Depositphotos_34125911_m-2015
Kur është fjala për alergjitë sezonale, shumica e njerëzve menjëherë mendojnë për shpërthimin e polenit në pranverë. Por kruarja e fytit, skuqja dhe kruarja e syve, zënia apo shkuarja e hundëve, teshtimat, nuk janë të pranishme vetëm në muajt prill dhe maj.

Dr. Valbona Gashi, PhD candidate
Alergo-Imunologe
Spitali Amerikan, Kosovë
Rr. “Shkupi”, nr. 25, Prishtinë
+381 38 221 661
+377 49 935 254
gashi.valbona@spitaliamerikan.com
www.spitaliamerikan.com

Kur gjethet fillojnë të bien dhe moti të ftohet, shumë alergjenë mund të shkaktojnë simptome të ngjashme. Alergjia e vjeshtës, është një problematikë mjaft shqetësuese, sepse jo rrallë, trajtohet si ftohje e zakonshme apo gjendje gripoze dhe si pasojë nuk merr trajtimin e duhur.Cilët janë shkaktarët e alergjive të vjeshtës?

Shkaktarët e alergjive të vjeshtës janë të ndryshëm dhe mund të shkaktojnë simptome sikurse poleni në pranverë dhe verë. Vazhdimi i motit të mirë dhe temperaturat e larta jashtë zezonës mund të ndikojnë në zgjatjen dhe përkeqësimin e simptomave alergjike. Vjeshta mundet veçanërisht të jetë e vështirë për personat të cilët janë të mbipeshë ndaj mykut. Por ka dhe shkaktarë të tjerë më pak të njohur që mund t’i shkaktojnë dhe përkeqësojnë simptomat në këtë periudhë të vitit:

Shkurret – janë shkaktarë shumë të mëdhenj të alergjisë në vjeshtë. Disa nga këto shkurre zakonisht fillojnë të polenizojnë nga mesi i muajit gusht, kur nata është e ftohtë dhe dita e nxehtë, vazhdojnë edhe në muajt shtator dhe tetor, madje deri në ngricat e para kur temperaturat e ulëta i dëmtojnë ato. Rriten kudo, por janë më të pranishme në zonat rurale. Edhe nëse nuk rriten ne vendin ku jeton, poleni i tyre mund të barten në largësi të mëdha me erëra. Rreth 75% e personave alergjikë në polen të verës, gjithashtu reagojnë edhe në këto lloje të polenit. Disa persona të cilët janë alergjikë në polenin e tyre, mund të shfaqin simptome alergjike edhe kur konsumojnë ushqime të caktuara, sikurse banane, pjepër, kungull, karotë.

Myku -është një shkaktar tjetër i alergjive të vjeshtës. Myku rritet dhe prodhon spore, sikurse poleni, dhe përhapen me erëra ose përmes ajrit të brendshëm. Ka tendencë të rritet gjatë gjithë vitit. Në vjeshtë, rritet në gjethet e rëna, të lagështa, pastaj në ambiente të brendshme sikurse bodrume, banjë dhe kuzhinë. Për dallim nga poleni, myku nuk shkatërrohet nga i ftohti i parë, por gjatë muajve të dimrit kalon në një periudhë të fjetur.

Pastrimi i kopshteve nga gjethet, paraqet problem për personat me alergji të rrugëve ajrore, sepse ngritet poleni dhe myku në ajër, që shkakton simptome të alergjisë dhe astmës. Personat që kanë alergji duhet të punojnë me maskë.

Pluhuri i shtëpisë – është shumë i pranishëm gjatë muajve të ngrohtë të verës, por gjithashtu edhe ne vjeshtë. Akarienet, janë shkaktarë të alergjisë në këtë rast, të cilat jetojnë dhe shumohen lehtë në vendet e lagështa dhe të ngrohta. Zakonisht gjenden në jorgan, jastëkë, dyshekë, tepih. Janë shkaktarë të shpeshtë të astmës tek fëmijët.

Vjeshta është edhe periudha e fillimit të vitit shkollor, që po ashtu përcillet me rritje të manifestimeve alergjike tek fëmijët. Fëmijët shpesh i ekspozohen irritantëve dhe nxitësve të alergjive në klasë. Myku dhe akarienet janë të zakonshëm në ambiente shkollore.Cilat janë simptomat?

Simptomat e alergjive të vjeshtës shpesh trajtohen si grip. Dallimi kryesor është se gripi zakonisht nuk zgjatë më gjatë se 14 ditë, kështu që kur kemi simptome të gripit që zgjasin më shumë se dy jave gjithsesi duhet të mendojmë për ndonjë alergji të mundshme. Diagnostikimi sa më i hershëm i problemeve alergjike të rrugëve ajrore është i rëndësishëm, sepse pasojat nga trajtimi joadekuat janë shumë të mëdha, deri në zhvillimin e astmës tek i sëmuri.

Kryesisht personat kanë këto ankesa

o Kruarje, skuqje dhe lotim nga sytë
o Rrjedhje apo edhe zënie të hundëve
o Teshtima
o Kruarje të hundës
o Tharje apo kruarje të fytit
o Kollitje, fishkëllima gjoksi
o Infeksione të shpeshta të veshit
o Bronkit kronik
o Astmë
o Kruarje, skuqje të lëkurës, urtikarie
Si diagnostikohen dhe si trajtohen alergjitë e vjeshtës?

Diagnostikimi bëhet me testet alergjike që aplikohen në lëkurë dhe testimi me gjak.

Ekzistojnë medikamente të ndryshme që mund të përdoren:

o Kortikosteroide, në formë spreji nazal apo oral, të cilat reduktojnë inflamacionin
o Antihistaminikët, ndihmojnë në ndaljen e teshtimës, kruarjes, inflamacionit.
o Imunoterapia, është trajtim etiologjik, përmes së cilës shërohet alergjia.

Alergologu është mjeku specialist i cili merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve alergjike. /Telegrafi/
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi