Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcapHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Voting_barHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcapHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Voting_barHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 
Albani (761)
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcapHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Voting_barHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcapHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Voting_barHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 
emine (509)
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcapHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Voting_barHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 
Era (387)
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcapHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Voting_barHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 
Redi (338)
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcapHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Voting_barHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 
Visiana (198)
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcapHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Voting_barHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 
iDa (175)
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcapHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Voting_barHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 
Esila (153)
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcapHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Voting_barHistoria e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 

Kush është në linjë
44 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 44 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcap3%Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 3% [ 1 ]
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcap14%Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 14% [ 5 ]
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcap11%Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 11% [ 4 ]
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcap58%Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 58% [ 21 ]
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcap0%Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 0% [ 0 ]
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_lcap14%Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Historia e besimit mysliman në fshatin Flet

Shko poshtë

Historia e besimit mysliman në fshatin Flet Empty Historia e besimit mysliman në fshatin Flet

Mesazh nga Forum Kulturor Mon Oct 17, 2016 3:36 pm

Historia e besimit mysliman në fshatin Flet 12241282_925931634160300_5273527461378224180_n
Nga: Gëzim Kopani (Myfti i Pukës)



Fshati Flet ndodhet rreth një orë larg me makin nga qendra e qytetit të Pukës. Edhe pse jo shumë i madh është ndër fshatrat më të njohur dhe më të përmendur në rrethin e Pukës dhe më gjërë.
Sipas të dhënave rreth vitit 1888 ky fshat thuhet të ketë pasur rreth 35 shtëpi myslimane dhe 4 të besimit katolik.[1] Nga disa të dhëna të grumbulluara rreth viteve 1920-1929 del se fshati Flet të ketë pasur rreth 34 shtëpi nga të cilat 9 të besimit katolik.[2] Si myslimanet ashtu edhe katoliket janë fis me Iballen, ku myslimanet quhen "Buçagjegjaj" ndërsa katolikët "Pergjegjaj".[3]

Nga ana administrative fetaro-islame fshatrat si: Trun, Flet, Lejthizë, Sakat (Blerim), Xathë dhe Kulumri mbuloheshin nga hoxhallarët e Myftinisë së rrethit Pukë.[4] Fshati Kulumri në vitin 1888 meësohet të këtë pasur rreth 35 shtëpi myslimane. Nga të dhënat popullore fjala "Kulumri" vjen prej fjalës "Kulm" "Kulmi i lodhjës", "mri"[5] në pikun e lodhjes".
Ndërsa nga ana shkencore del se fjala "Kulumri" vjen nga fjala "kulm" nga ku del fjala "kal" që do të thotë "Udhë". [6]
Fakti që Udh Madhja lidhte Shqipërin me Kosoven bëri që fshati Kulumri të bëhet një pik pushimi dhe referimi për ushtarët. Sipas të dhënave popullore kemi se në fshatin Kulumri ishte pike e rëndesishme pushim madje ata vendosen edhe nje mesxhid [7] ku të kryenin ritet fetare. Pas disa vitesh ushtarët Osman të mbeshtetur edhe nga banorët e fshatit Kulumri vendosen të ndertonin xhamin e fshatit Kulumri. Xhamia u ndërtuar në Kulumri për faktin se ndodhet në mes të rrugës Udhe Madhe si dhe të fshatrave myslimane.

Xhamia e fshatit Kulumri kishte njeë kapacitet prej 100 përsonash. Xhamia ka qenë dy kateshe. Ka pas Hajatin e Myezinit si dhe një hytbe(mimber) të gdhendur me dru arre. Xhamia sherbente për fshatrat; Kulumri, Lejthizë, Sakat, Xathë e Flet.[8]

Sipas të dhënave në fshatin Flet paskan qenë tre vëlezer
1. Përgjegji,
2. Gegë Gjegji
3. Buç Gjegji.

Ky i fundit u ba mysliman. Sipas të dhënave të grumbulluara në vitin 1929 del se "Buçagjegjaj" janë bërë 30 shtepi. Sipas këti shënimi fshati Flet ishte i ndarë në 3 lagje myslimane e një lagje katolike [9]

Edhe sot në fshatin Flet ndodhen 3 lagje myslimane të cilat quhen:

1.Sylaj
2.Xhauri
3.Velaj

si dhe një lagje katolike që quhet 4.Kolaj.[10] Të dhënat sipas lagjeve në fshatin Flet është simëposhtë:
Nëe lagjen "Sylaj" ndodhen 7 familje të cilat jetojnë aktualish që përbëhen nga:

1. Qazim Baftija
2. Miftar Mustafa
3. Qamil Rexha
4. Basri Selmani
5. Agron Syla
6. Muharrem Halili
7. Beslim Rexhepi.

Në lagjen "Xhauri" ndodhen rreth 7 familje të cilat jetojnë aktualisht në fshatin Flet dhe që përbehen nga:

1.Ismail Arifi
2.Agim Xhauri
3.Riza Huli
4.Sali Bajrami
5.Istref Mustafa
6. Bujar Isufi
7.Nezir Ismaili.

Ndërsa në lagjen "Velaj" ndodhen rreth 9 familje të cilat jetojnë aktualisht në fshatin Flet dhe qëe përbëhen nga:

1.Ali Hachia
2. Myrte Islami
3. Alfred Islami
4. Beslim Islami
5. Durim Hyseni
6. Vebi Hyseni
7. Halit Zeqa
8. Riza Zeqa
9. Xhemal Betja.

Ndërsa në lagjen katolike "Kolaj" aktualisht jetojnë rreth 4 familje.[11]

Fshati Flet si dhe fshatrat e tjerë si Xathi, Truni, Sakati, Fleti e Kulumria ishtin të lidhur ngusht me njeri-tjeterin. Sipas Ali Zmakës (ish-banor i fshatit Flet) kemi se: "Në xhamin e fshatit Kulumri kan shërbyer si hoxhë imam Osman Hoxha, Azman Hoxha, Zenel Hoxha dhe Mehmet Hoxha. Hoxhë Mehmeti e ka pas shtëpin në mes të fshatit Flet. Ndërsa Baram Haziri dhe Isen Hoxha kan qenë Myezina. Mbaj mend se për bajrame u mbushte xhamia dy kateshe. Ma do mendja rreth 150 burra falshin bajramin. Nga kallaballeku i madh janë kan fal edhe jasht. Për faljen e bajramit vinin nga Kulumria, Lejthiza, Xathi, Fleti , Sakati. Ka pas raste që vinin edhe prej fshatit Pistë. Fshati Kulumri , Flet, Xahtë e kan pas për zakon me marr hoxhën nepër shtepia për me këndu "mevlud". I veçantë ishte muaji Ramazan ku u organizoheshin faljet e namazit të "teravive" në disa shtëpi të Fletit si dhe në xhami. Fletasit thirrnin hoxhën dhe ai fillonte sipas kërkesës duke ju sherbyer me namazin e teravive si dhe duke ju lexuar salavate dhe Kur'an. Kur vinte festa e bajramit u bashkoshim të gjithe burrat e fshatit dhe udhëtonim në këmbë për me fal namazin e bajramit në xhamin e Kulumrisë." [12]

Vitet e fundit Myftinia e rrethit Pukë ka treguar kujdes të veçantë për grumbullimin e fakteve historike të besimit islam në rrethin e Pukës.

(Material i përgatitur me rastin e 70 Vjetorit të Clirimit, Flet 25 nentor 2014)

Nga: http://gezim-kopani.blogspot.al/
_______________
[1] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e besimit mysliman në fshatin Flet" viti 2006
[2] Karma, Gjon, "Ndër Malet Tona" fq.28
[3] Karma,Gjon, "Ndër Malet Tona" fq.28
[4] Arkivi i Myftinisë së rrethit Pukë
[5] Mri; arrit
[6] Mesxhid, vend ku myslimanet gjatë udhetimeve kryejne rite fetare
[7] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e xhamisë Kulumri" viti 2006
[8] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e xhamisë Kulumri", viti 2006
[9] Karma, Gjon, "Ndër Malet Tona" fq.28
[10] Arkivi i Myftinisë së rrethit Pukë
[11] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e besimit islam në Flet" viti 2014
[12] Shënime nga imam Gëzim Kopani, "Historia e xhamisë Kulumri" viti 2011
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi