Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Vote_lcapA prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Voting_barA prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
46 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 46 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Vote_lcap3%A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Vote_rcap 3% [ 1 ]
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Vote_lcap14%A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Vote_rcap 14% [ 5 ]
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Vote_lcap11%A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Vote_rcap 11% [ 4 ]
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Vote_lcap58%A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Vote_rcap 58% [ 21 ]
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Vote_lcap0%A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Vote_rcap 0% [ 0 ]
A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Vote_lcap14%A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit?

Shko poshtë

A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? Empty A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit?

Mesazh nga Albani Thu Dec 22, 2016 10:15 am

A prodhon rënia e Halepit zgjidhje për regjimin e Esadit? 5853d40182e80
Rreth 8 muaj më parë, mjeku sirian, Osama Abu al-Ezz, lëshoi kushtrimin: “Tashmë në Halep po përjetohet zi qivuresh!”

Nga muaji prill 2016 e këtej, jeta në zonat opozitare të Halepit ka vetëm një domethënie: “Ti bësh shoqëri vdekjes!” Informacione të rëndësishme në këtë kontekst ofron një raport rrëqethës i Organizatës Ndërkombëtare të Amnistisë (Amnesty International - AI), një nga ato më të rëndësishmet në botë për të drejtat e njeriut, publikuar gjatë muajve të parë të këtij viti. Në bazë të këtij raporti, forcat ajrore ruse dhe ato të regjimit të Esadit shënjestrojnë qëllimisht dhe sistematikisht spitalet e klinikat shëndetësore. “Amnesty International” ka arritur në këtë rezultat pas një vlerësimi të sulmeve ajrore përpara dhe pas armëpushimeve të deritanishme.

Disa nga objektivat e para të çdo sulmi të avionëve luftarakë të forcave ajrore të regjimit të Esadit dhe të Rusisë ishin spitalet, klinikat, centralet elektrike dhe depot e ujit të pijshëm. Këto sulme ndaj institucioneve dhe personelit shëndetësor, përveçse nëpërkëmbin të drejtën ndërkombëtare në mënyrë flagrante, janë një pjesë e patjetërsueshme e strategjisë luftarake barbare, që mund të ndiqet vetëm nga egërsirat. Nuk ka asnjë fije dyshimi se qëllimi i sulmeve të këtilla është të detyrojnë banorët e qytetit të bombarduar për t’u larguar nga zona.

Gjatë këtyre 5 viteve të luftës në Siri kanë humbur jetën me qindra mjekë. Sipas një hulumtimi të realizuar nga organizata e quajtur Mjekët për Drejtat e Njeriut (Doctors for Human Rights - DHR), të paktën 730 mjekë kanë gjetur vdekjen deri në prill 2016, gjatë 5 viteve të fundit në Siri. Po ashtu, deri në të njëjtën periudhë, 269 institucione shëndetësore janë bërë pre e gjithsej 382 sulmeve ajrore. Nga publikimi i hulumtimit në fjalë e deri më sot, kundër institucioneve shëndetësore në zonat e luftimeve janë kryer edhe 54 sulmeve të tjera. Të dhënat tregojnë qartë dhe pa asnjë dyshim që këto sulme janë kthyer në normë dhe rutinë.

Ndërkaq, që nga java e tretë e dhjetorit, Halepi Lindor ka rënë plotësisht në duart e forcave të regjimit të Esadit. Në këtë pikë, përgjegjësi shumë e madhe bie mbi botën perëndimore, e cila, përgjithësisht, rrëmben të drejtën për t’u shprehur në emër të shoqërisë ndërkombëtare. Fiaskoja perëndimore në lidhje me Sirinë është kaq e qartë dhe e theksuar, saqë tashmë flitet haptazi edhe në parlamentet e vendeve përkatëse. George Osborne, ish-ministër i Financave të Britanisë së Madhe dhe deputet i Partisë Konservatore, bëri një autokritikë për vendin e tij dhe botën perëndimore gjatë një fjalimi këtë javë në Dhomën e Komuneve.

“Si të zgjedhur të këtij Parlamenti, ne gënjejmë veten nëse besojmë që s’kemi përgjegjësi në lidhje me zhvillimet në Siri. Tragjedia e Halepit është produkt i një zbrazëtie të krijuar nga lidershipi perëndimor, amerikan dhe britanik”, deklaroi Osborne.

Kurse dy javë më parë, Norbert Rottgen, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut, deklaroi pa u ndrojtur aspak gjatë fjalës së rastit në një seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit Federal të Gjermanisë për Sirinë se vendet perëndimore kanë rezultuar të pamjaftueshme, të mangëta dhe të paafta në ndalimin e ngjarjeve barbare në qytetin Halep të Sirisë. Norbert Rottgen e cilësoi pozicionin e vendeve perëndimore karshi tragjedisë humanitare në Halep si gjendje lipotomie (të fikëti). Sipas tij, “Halepi është simboli i fatkeqësisë më të madhe të politikës së jashtme perëndimore gjatë viteve të fundit”.

Ata që premtuan se “s’do të ndodhë më kurrë” në lidhje me gjenocidin e kryer nga nazistët gjatë Luftës II Botërore, i harruan shumë shpejt angazhimet e tyre dhe masakrat vijuan. Përvoja të ngjashme u përjetuan në Palestinë, Bosnjë, Ruandë, Halabja të Irakut dhe së fundmi në Siri. Në vitin 2013, kur regjimi i Esadit përdori armë kimike ndaj popullit të tij, ishin kapërcyer të gjitha vijat e kuqe të shpallura. Por bota perëndimore u druajt për të dhënë përgjigjen e duhur dhe të merituar kundër përdorimit të armëve kimike. Dhe, ç’është më e keqja, pranoi të luajë një lojë sipas rregullave të vendosura nga Rusia. Pikërisht kjo situatë hapi rrugën e krimeve të luftës, që janë kryer në Siri nga ajo datë e këtej.

Pas mbështetjes së siguruar nga Forcat Ajrore të Rusisë, qyteti i Halepit dhe rrethinat e afërta të tij kaluan plotësisht nën kontrollin e trupave besnike të Esadit. Megjithatë kjo situatë nuk është një zhvillim, i cili demonstron fuqinë e regjimit. Rënia e Halepit erdhi padyshim si pasojë e mbështetjes së Rusisë, të milicisë së huaj nën komandën e Iranit dhe asaj të importuar nga Iraku, si dhe të Hizbullahut. Realisht, teksa u fokusua për të marrë sa më parë Halepin, regjimi i Esadit humbi sërish përballë DAESH-it kontrollin e Palmirës.

Tashmë në Siri, krahas rrënimit total të infrastrukturës, ka rënë edhe hija e rëndë e pranisë së një shteti politikisht të drobitur, të copëtuar e të dërrmuar. Mirëpo në një vend, ku regjimi i mbijetuar falë mbështetjes së jashtme të 4 shteteve orvatet më kot të sundojë, shteti s’është gjë tjetër veçse një trillim imagjinar.

Në kundërshtim me pretendimet e regjimit, Halepi nuk u çlirua dhe as u bë më i lirë. Vetëm sa u dogj e shkatërrua një zonë e një qyteti sirian nga forcat e huaja. Pas rënies së Halepit, ka shumë gjasa që përleshjet kundër regjimit të Esadit të vazhdojë në formën një lufte guerile. Kjo mënyrë lufte, ku mbështetja ajrore ruse nuk do të ketë asnjë lloj efekti, do të jetë e pamundur të marrë fund si rezultat i politikave represive të regjimit. Përkundrazi, politikat shtypëse të regjimit të Esadit ka shumë gjasa që të funksionojnë si rekrutuese të “partizanëve” për luftën guerile.

Luftimet në Siri, kryesisht ofensivat dhe bombardimet e regjimit, kanë rezultuar shkatërrimtare, ndërkohë që miliona njerëz janë zhvendosur. Në këto rrethana, vazhdimi i një represioni paranojak nga ana e regjimit do të nxisë krijimin e formave të reja të rezistencës. Zhvillimet e 5 viteve të fundit kanë demonstruar mjaftueshëm se kjo qëndresë nuk do t’i ngjajë asaj të vitit 1982 në Hama. Sepse tani as regjimi nuk është më aq i fuqishëm sa në 1982-shin dhe as problemi s’duket se mund të zgjidhet me shtypjen e kryengritjeve në një qytet të vetëm. Kurse prania e fuqive të huaja do të jetë “shpata e Demokleut”, që rikujton një poshtërim të vazhdueshëm.

Rrjedhimisht, regjimi aktual dhe përkrahësit e tij do të vijojnë të jenë ngatërrestarë për sa kohë që në Siri nuk realizohet një transformim radikal në aspektin social, ekonomik dhe politik.

Shqipëroi: Hilmi Velagoshti - Gazetar në Departamentin e Transmetimeve të Jashtme, TRT, Ankar
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi