Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Mrekullia e ujit Zemzem EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcapMrekullia e ujit Zemzem Voting_barMrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcapMrekullia e ujit Zemzem Voting_barMrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 
Albani (761)
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcapMrekullia e ujit Zemzem Voting_barMrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcapMrekullia e ujit Zemzem Voting_barMrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 
emine (509)
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcapMrekullia e ujit Zemzem Voting_barMrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 
Era (387)
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcapMrekullia e ujit Zemzem Voting_barMrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 
Redi (338)
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcapMrekullia e ujit Zemzem Voting_barMrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 
Visiana (198)
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcapMrekullia e ujit Zemzem Voting_barMrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 
iDa (175)
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcapMrekullia e ujit Zemzem Voting_barMrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 
Esila (153)
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcapMrekullia e ujit Zemzem Voting_barMrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 

Kush është në linjë
59 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 59 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcap3%Mrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 3% [ 1 ]
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcap14%Mrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 14% [ 5 ]
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcap11%Mrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 11% [ 4 ]
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcap58%Mrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 58% [ 21 ]
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcap0%Mrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 0% [ 0 ]
Mrekullia e ujit Zemzem Vote_lcap14%Mrekullia e ujit Zemzem Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Mrekullia e ujit Zemzem

Shko poshtë

Mrekullia e ujit Zemzem Empty Mrekullia e ujit Zemzem

Mesazh nga Forum Kulturor Wed Mar 08, 2017 8:52 pm

Në vitin 1971, një mjek egjiptian shkroi për “European Press” një letër se gjoja uji i zemzemit nuk ishte i përshtatshëm për t’u pirë. Menjëherë mendova se kjo ishte vetem një formë e paragjykimeve kundër muslimanëve, pasi kjo shpallje bazohej në supozimin se përderisa Qabja ishte në një vend të ultë (nën nivelin e detit) dhe e lokalizuar në qendër të qytetit të Mekës, uji i ndotur i qytetit grumbullohet, përmes kanaleve mbedhëse, në një pusmbajtës të ujit.

Fatmbarësisht, informacionet për këtë ranë në vesh të mbretit Fejsal, i cili u zemërua shumë dhe vendosi të vërtetonte shpalljen provokative të mjekut egjiptian. Menjëherë urdhëroi Ministrinë e Bujqësisë dhe Resurseve që të shqyrtojë dhe të dergojë mostër të ujit zemzem në laboratoret europiane për të testuar pijshmërinë e tij. Më pas ministria urdhëroi “Xheddah Pawer” dhe “Desalination Plants” për t’u kujdesur rreth kësaj çështje. Ndodhi kështu dhe une u inkuadrova si inxhinier desalinimi (inxhinier i Kimisë për prodhimin e ujit të pijshëm nga uji i detit). Isha zgjedhur që të kujdesem për këtë detyrë.

Në këtë kohë më kujtohet se s’kisha asnjë ide se si ishin puset e ujit. Shkova në Mekë dhe iu raportova autoriteteve të Qabes qëllimin e vizitës sime. Ata caktuan një njeri që do të më ofronte mua çfarëdo ndihme që t’i kërkoja. Kur arritëm tek pusi, ishte e vështirë për mua të besoja se një pellg i ujit, më shumë se një gropë e vogël, të sillte me miliona litra ujë për haxhinjtë çdo vit, që prej kohës së Ibrahimit (alejhi selam) shumë, shumë shekuj më parë.

Fillova hulumtimin tim dhe mora dimensionet e pusit. Kërkova nga shoqëruesi të më tregonte thellësinë e pusit. Ai së pari mori hov dhe u hodh në ujë, pastaj u drejtua në këmbë. Unë pashë se niveli i ujit vinte deri te nënshpatullat e tij, pastaj ai filloi të lëvizte prej një këndi në tjetrin nëpër pus (duke qëndruar tërë kohën i zhytur në ujë) për të gjetur ndonjë grykë apo kanal naftësjellës.

Më erdhi ndërmend një tjetër ide. Uji mund të tërhiqet në mënyrë të shpejtë me ndihmën e një pompe të madhe, e cila ishte vendosur te pusi si rezvuar akumulimi i ujit të zemzemit. Në këtë mënyrë, niveli i ujit do të binte dhe do të na mundësonte të gjejmë se nga vinte uji. Për çudi, asgjë s’mund të vërehej gjatë pompimit, por e dija se kjo ishte mënyra e vetme për t’u gjendur tragu i ardhej së ujit në pus. Kështu që vendosa të përsëris procesin. Këtë radhë e porosita shoqëruesin që të qëndrojë në një vend dhe të vështroj me kujdes ndonjë gjë të pazakontë që do të ndodhte më pas. Pas pak, ai papritur i ngriti duart dhe bërtiti: elhamdulilah, e gjeta. Rëra po kërcen posht këmbëve të mia dhe uji gurgullon nga shtrati i pusit. Nërkohë që ne largonim ujin me pompë, ai endej rrotull pusit, duke shënuar fenomenin e njëjtë në çdo vend të pusit. Faktikisht, rrymimi i ujit përgjatë shtratit të pusit, ishte i njejtë në çdo vend, gjë që mban nivelin e ujit të pandryshueshëm. Pasi përfundova observimin tim, mora mostrën e ujit për ta testuar në laboratoret evropiane. Para se të nisesha nga Qabja, i pyeta autoritetet e Mekës për puset e tjera. Më thanë se shumica e puseve ishin të ndotura. Kur mbërrita në zyrën time në Xhidah, i raportova shefit tim për dëshmitë e mia. Ai më dëgjoi me shumë interesim, por bëri një koment shumë iracional duke thënë se pusi i zemzemit mund të ketë lidhje të brendshme me Detin e Kuq... Si ishte e mundur kjo, kur Meka ishte larg rreth 75 km larg detit dhe të gjitha puset që gjenden në qytet ishin të ndotura?!!

Rezultatet e testimit të mostrave të ujit të zemzemit në laboratoret evropiane dhe në laboratoret tona ishin të njejta. Ndryshimi ndërmjet ujit të zemzemit dhe ujrave të tjerë ishte në përmbajtjen e kriprave të Mg dhe Ca. Përmbajtja e këtyre kriprave ishte më e lartë në ujin e zemzemit. Ndoshta kjo është arsyeja që uji i zemzemit i freskon haxhinjtë e lodhur. Ajo që është më e rëndësishme është se uji përmban froride që kanë efekt gjerminativ. Për më shumë, shënimet e laboratorëve dëshmuan se uji zemzem ishte i përdorshëm për pije. Kështu, deklarimi i mjekut egjiptian doli i pavërtetë.

Sidoqoftë, ishte një bekim që u ndërmor një studim i tillë për të treguar përbërjen kimike të ujit. Në fakt, sa më shumë të hulumtosh, aq më shumë do të befasoshesh dhe do të bindesh në mrekullinë e këtij uji që Zoti e bëri dhuratë për besimtarët që vijnë nga larg, në këtë shketëtirë për haxhillëk.

Le të numërojmë disa cilësi të ujit zemzem.

Ky pus kurrë nuk është ndotur, në të kundërtën, ai gjithmonë i ka plotësuar kërkesat për ujë, që kur ka ekzistuar.

Haxhinjtë që vijnë çdo vit për haxh dhe umre e njohin pijshmërinë e këtij uji dhe kurrë s’janë ankuar për të. Në fakt, atyre gjithmonë u ka pëlqyer ky ujë dhe i ka freskuar ata.

Uji ka shije të ndryshme në vende të ndryshme.

Ky ujë kurrë s’ka qenë trajtuar kimikisht, as kurrë s’ka qenë klorizuar, siç është rasti me ujërat e tjerë të qytetit. Këtu s’kishte asnjë shenjë të zhvillimit të bimëve, gjë që është e zakonshme në shumicën e puseve.

Shekuj më parë, Haxherja kërkonte, pothuajse, pa shpresë ujë mes kodrave Safa dhe Merua për t’i dhënë djalit të saj të vogël, Ismailit (alejhi selam). Ndërkohë që ajo vraponte prej një vendi në tjetrin për të gjetur ujë, fëmija i saj i fërkonte këmbët në rërë. Pellgu i ujit doli në sipërfaqe dhe me mirësinë e Allahut u shndërrua në pus, i cili do të quhej zemzem dhe që do tw shwrbente, jo vetëm për Haxheren dhe fëmijën e saj, por për milona haxhinj nga mbarë bota.

Tarik Hussain Riad
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi