Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcapNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Voting_barNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcapNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Voting_barNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 
Albani (761)
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcapNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Voting_barNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcapNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Voting_barNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 
emine (509)
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcapNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Voting_barNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 
Era (387)
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcapNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Voting_barNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 
Redi (338)
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcapNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Voting_barNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 
Visiana (198)
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcapNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Voting_barNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 
iDa (175)
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcapNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Voting_barNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 
Esila (153)
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcapNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Voting_barNga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 

Kush është në linjë
39 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 39 vizitorë :: 2 Bots

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcap3%Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 3% [ 1 ]
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcap14%Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 14% [ 5 ]
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcap11%Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 11% [ 4 ]
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcap58%Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 58% [ 21 ]
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcap0%Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 0% [ 0 ]
Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_lcap14%Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike

Shko poshtë

Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Empty Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike

Mesazh nga Albani Tue Aug 22, 2017 9:38 am

Nga Fabian ZHILLA: Emigrimi i Trurit si Protestë Politike Image98-e1503303050593
Askush nuk ndjehet mirë me kërkesat e fundit të disa shteteve të BE-s ndaj Shqipërisë për përforcimin e kërkesave e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Zonën Shengen. Komentet shkojnë deri aty se Shqipërisë mund t’i rikthehen vizat për në BE, një fenomen që shqiptarët vështirë ta harrojnë për vuajtjet psikologjike që ju shkaktonte.

Sidoqoftë, ndërsa shtete si Hollanda apo Franca janë të shqetësuar për aplikimet në rritje të azilkërkueseve shqiptarë për shkaqe ekonomike, ne si shoqëri duhet të jemi të shqetësuar për largimin e atyre pak artistëve dhe profesionistëve që po emigrojnë jo vetëm për shkaqe ekonomike. A nuk ka ardhur koha që shqiptarët të mendojnë së pari për mbajtjen e trurit në vend dhe së dyti, krijimin e lehtësirave për ata të cilët duan të kontribuojnë nga diaspora?

Ndërkohë që vihet re një farë reflektimi i politikës ndaj këtij shqetësimi qoftë edhe kozmetik, ajo që është po aq shqetësuese është ndarja e shoqërisë në trajtimin e fenomenit. Disa e shohin largimin e trurit gati me frymë nacionaliste. Emigrimi i trurit konsiderohet ndër rreshta si një farë tradhëtie, një farë braktisje alla kadareiane e Shqipërisë në fillim vitet ‘90-të. Është e drejta e kujtdo të largohet por jo kushdo mund të flasë keq për vendin dhe problematikat që ka. Madje ata intelektualë që emigrojne shihen edhe si njerëz të përkëdhelur nga sistemi të cilët dobësinë e tyre për të përballuar vështirësitë normale që kalon një shoqëri në tranzicion ia faturojnë shoqërisë dhe shtetit.

Pjesa tjetër e sheh këtë eksod emocionalisht, me nota migjeniane dhe gati fataliste. Pra truri emigron se “ky vend nuk bëhet më” dhe ka shekuj që e ka treguar këtë. Një pjesë tjetër e sheh shumë ftohtë dhe e trajton largimin e trurit si një zgjedhje krejt personale ku në një shoqëri post-moderne të shohësh interesin tënd është krejtësisht normale. Vetë reagimi shoqëror ndaj fenomenit tregon se sa të paqartë jemi si shoqëri, mbase kjo edhe për faktin se të gjitha që u thanë më sipër mund të jenë shkaqe për t’u konsideruar.

Sidoqoftë, paçka që aspekti ekonomik ka rëndësinë e tij, ajo që duhet konsideruar seriozisht është ana politike e fenomenit. A është ky problem çështje personale, pra një padurim i intelektualit apo artistit që duhet të tolerojë deri në asht për hir të atij vendi ku i ka rënë koka? A është emigrimi i trurit dhe i artit një proces social normal i vendeve të varfëra të cilat kërkojnë t’i bashkohen kampit të të pasurve? Apo kemi të bëjmë me një emigrim “truri” i cili gradualisht nga emigrim për arsye ekonomike po kthehet në një emigrim për arsye gati politike?P ra a duhet të jemi të shqetësuar për një politikë zhvillimi pa intelektualizëm, një politikë anti-intelektuale?

Që në krye të herës, Albert Hirschman në librin e tij “Exit, Voice and Loyalty” (1970) (Largim, Protestë dhe Besnikëri) nënvizon se anëtarët e një organizate ose shoqërie e cila nuk funksionon kanë vetëm dy mundësi për ta ndryshuar atë: ose të largohen (Exit) prej saj me gjithë asetet e tyre financiare dhe intelektuale, ose të protestojnë (Voice) dhe të ngrejnë zërin kundër padrejtësisë dhe problemeve në rritje të shoqërisë.

Rritja progresive e largimeve (Exit) është tregues se shoqëria është në ngërç dhe se sistemi i qeverisjes është drejtë monopolizmit të pushteteve në dorën e një elite politike e cila nuk lejon tregun e konkurencës së ideve. Kjo sjell sipas Hirschman largimin ose emigrimin e anëtarëve të shoqërisë si një formë proteste e cila në kushtet e një shoqërie vitale mund të funksionojë si presion dhe mesazh për votuesin për të krijuar mundësinë e hapjes e tregut konkurrues së të mirave politike për të gjithë shoqërinë.

Sidoqoftë, studiues seriozë si Ivan Krastev ngrejnë shqetësimin se emigrimi si mjet presioni nuk ka funksionuar në shtetet post-komuniste të Europës Lindore. Madje emigrimi i trurit por dhe i moshës më cilësore, 25-50 vjeç, mosha që mund të sjellë ndryshimin, i ka shkuar për shtat vendeve pritëse në BE. Pra emigrimi si formë proteste i profesionistëve, artistëve dhe intelektualëve, vështirë të prodhojë efektet e duhura për ndryshim; kjo për shkak dhe të rritjes së cinizimit që ka jo vetëm elita politike ndaj këtij fenomeni por dhe publiku.

Janë jo të pakët zërat të cilët e shohin largimin masiv të shqiptarëve dhe asaj pjesë të shkolluar mjaftueshëm si një largim gati dëshpërues, pra si mjetin e fundit të reagimit publik. Këta të fundit në përgjithësi konsiderohen një shtresë e cila ka arritur të sigurojë një mirëqënie ekonomike dhe janë arsye të tjera ato të cilat e shtyjnë të largohen.

Emigrimi shihet si një akt vetëvrasës social ku segmente të shoqërisë pranojnë të largohen duke dhënë dorëheqje nga statusi i tyre dhe pranuar të jetojnë të harruar publikisht diku tjetër në Perëndim. Shumë prej tyre pretendojnë se ata largohen si rezultat i një të ardhmeje të pasigurtë për ta dhe për fëmijët e tyre; se meritokracia përfundimisht është një normë e shkruar në ligj por aspak e zbatuar në praktikë.

Aksesi në politikë dhe politikbërja sa vjen e ngushtohet në disa duar dhe politizimi i mediave tashmë konsiderohet diçka normale (lexo opinionistët në Tv). Shoqëria civile duke e sterilizuar intelektualisht dhe e pafuqishme të tërheqë publikun drejt qëndrimeve kritike ndaj politikës. Ajo që përbën shqetësim real është qëndrimi cinik i shoqërisë ndaj emigrimit të trurit, e njohur edhe si qasje anti-intelektuale.

Në përgjithësi, anti-intelektualizmi është produkt i qasjeve populiste të cilat i shohin intelektualët si bashkafajtorë të elitës e cila korrupton shoqërinë. Ndonëse kjo mund të jetë e vërtetë, paradoksalisht, në kontekstin shqiptar kjo duket e vështirë pasi truri po emigron por jo elita politika e korruptuar.

Në kuptimin Hirschman, emigrimi i trurit është akt politik i cili me mosveprimin kërkon të japi mesazhe politike. Dhe nëse këto mesazhe nuk dëgjohen dhe respektohen nga shteti dhe shoqëria në përgjithësi, dikush fare mirë mund t’i komentojë sjelljet cinike të shtetit ndaj këtij fenomin si një farë persekutimi të sofistikuar politik, ose sjellje politike anti-intelektuale.

Ndonëse persekutimi politik konsiderohet atëherë kur një individ apo nje grup i shoqërisë ndiqen ligjërisht për bindjet e tyre të ndryshme politike apo kritikat ndaj qeverisë, në masat që synojnë shuarjen e mendimit të kundërt mund të përfshihet dhe neglizhenca dhe mungesa e politikave për ruajtjen dhe thithjen e trurit.

Pra emigrimi i trurit duhet riparë dhe ridiskutuar ne kontekstin shqiptar si një “arratisje” e intelektualit apo ekspertit nga shoqëri të cilat janë armike të intelektualizmit dhe kjo është shqetësuese.

Duhen cilësuar si hapa pozitivë disa aksione politike të integrimit të diasporës apo dhe ftesës së fundit të hapur për bashkëqeverisje të Ramës, por do të na ngelet të shohim mbas formimit të qeverisë nëse kjo e fundit do të jetë një qeveri pro ose kundër intelektualizmit. Nga ana tjetër, qasjet pro intelektualizmit nuk duhet të jenë vetëm postulate të politikës por mbi të gjitha të shoqërise. Kjo e fundit duhet të ushtrojë presion që elita politike të ketë një marrëdhënie miqësore me pjesën me të edukuar të shoqërisë dhe të ketë programe të vërteta për integrimin e trurit në proceset e zhvillimit të vendit. /tesheshi.com/
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi