Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Vote_lcapArakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Voting_barArakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
53 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 53 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Vote_lcap3%Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Vote_rcap 3% [ 1 ]
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Vote_lcap14%Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Vote_rcap 14% [ 5 ]
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Vote_lcap11%Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Vote_rcap 11% [ 4 ]
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Vote_lcap58%Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Vote_rcap 58% [ 21 ]
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Vote_lcap0%Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Vote_rcap 0% [ 0 ]
Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Vote_lcap14%Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës

Shko poshtë

Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Empty Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës

Mesazh nga Albani Mon Sep 04, 2017 12:38 pm

Arakani, dikur “Ishulli i Mëshirës”, tani kërkues i mëshirës Artikull-696x392
Edhe përkundër faktit se muslimanët e Arakanit konsiderohen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si “pakica më e persekutuar në botë”, ky komunitet nuk e ka tërhequr shumë vëmendjen e botës dhe, më e rëndësishmja, atë të botës muslimane.

Muslimanët e Arakanit filluan të përfolen në Turqi dhe në shtetet e tjera muslimane vetëm pas sulmeve budiste ndaj tyre, duke filluar nga viti 2012. Megjithatë, këta njerëz masakrohen prej dhjetëra vitesh, ndërsa qindra mijëra u detyruan t’i braktisin shtëpitë.

Për t’i kuptuar më mirë masakrat me të cilat sot përballen muslimanët “Rohingya”, emërtim ky që etimologjikisht lidhet me fjalën arabe “merhamet” (mëshirë), dhe procesin e tëhuajtjes së tyre në atdheun e tyre, duhet që të mësohet edhe historia e tyre mjaft interesante.

Burimet historike flasin se në periudha të ndryshme historike, Arakani është udhëhequr si monarki e pavarur dhe sovrane, nga hinduistë, budistë dhe muslimanë.

Sipas të dhënave historike, Islami ka arritur në Arakan para vitit 788 përmes tregtarëve muslimanë, ndërsa popullata vendase islame filloi ta përqafonte Islamin ne grupe dhe që nga ajo periudhë, Islami ka luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e civilizimit në Arakan.

Ndërkaq, arabët ishin faktori më i madh në arritjen dhe vendosjen e Islamit në rajon. Burimet arabe të shekullit të nëntë dhe dhjetë e cilësojnë Arakanin si Xheziretur Rahmi ose Xheziretur Rahme, që do të thotë “Ishulli i Mëshirës”.

Ekspertët pohojnë se fjala “Rohang”, sipas së cilës emërtohen muslimanët e Arakanit, është forma e shtrembëruar me kohë e fjalës “Rahme” (Mëshirë).

Ndërkaq, origjina e muslimanëve të rajonit rrjedh nga populli Magh, vendas të rajonit, arabët të cilët kishin ardhur për tregti dhe njoftimin e Islamit dhe nga popuj të ardhur për qëllime politike dhe ushtarake, siç ishin indianët, mongolët, patanët, persët dhe turqit.

Periudha më e ndritshme e muslimanëve të Arakanit ishte periudha e Sulltanatit Mrauk-U.

Gjatë këtij sulltanati të Arakanit, i cili zgjati nga viti 1430 deri në viti 1784 me mbështetjen dhe nën protektoratin e Sulltanatit të Bengalit, muslimanët dhe budistët jetuan në miqësi me shekuj të tërë dhe administruan shtetin së bashku.

Pas islamizimit të Bengalit në vitin 1203, efekti i Islamit në Arakan u rrit, duke u materializuar në një vasal musliman nga viti 1430. Populli vendas Magh, në shekullin 15 filloi të pranojë Islamin dhe në periudhën mes viteve 1430 dhe 1530 muslimanët e Arakanit u morën nën protektoratin e Bengalit.

Administrimi dhe ndikimi i muslimanëve në Arakan zgjati për 350 vite, gjegjësisht deri në vitin 1784, kur u okupuan nga birmanezët.

Që nga kjo kohë, muslimanët e Arakanit përjetuan tri momente kyçe.

I pari ishte okupimi birmanez në vitin 1784, me të cilin filluan sprovat dhe vuajtjet e muslimanëve Rohingya që do të zgjasnin me shekuj.

Gjatë 40 viteve të okupimit, muslimanët masivisht u detyruan të migronin në anën e Bengalit.

Momenti i dytë kyç ishte qeveria koloniale britanike.

Edhe udhëheqja koloniale britanike që erdhi pas birmanezëve dhe zgjati nga viti 1824 deri në vitin 1948, nuk kishte shumë dallim. Britanikët në Arakan ndoqën politikën e njëjtë me atë që ndiqnin ndaj muslimanëve në subkontinentin indian: I privuan muslimanët nga qeverisja dhe arsimi. Muslimanët qëllimisht u lanë mbrapa.

Ndërkaq, goditja më e madhe që britanikët ia dhanë Arakanit ndodhi në vitin 1937 gjatë shkëputjes së Birmanisë nga India britanike, kur Arakani iu bashkangjit Birmanisë britanike, edhe pse Arakani gjatë largimit të britanikëve nga rajoni mund të ishte pjesë e Pakistanit Lindor dhe të mos e përjetonte tiraninë të cilën e përjetoi.

Rrjedhimisht, ato që sot ndodhin në Arakan mund të shihen në masë të madhe si vazhdimësi e trashëgimisë së pistë të britanikëve.

Momenti i tretë kyç për muslimanët Rohingya ishte pavarësimi i Birmanisë në vitin 1948. Në këtë periudhë, shtypjet dhe masakrat ndaj muslimanëve të cilët kishin fituar statusin e një shteti brenda Birmanisë u rritën dhe në këtë mënyrë filloi sprova e madhe për muslimanët Rohingya.

Shtypjet, masakrat dhe dëbimet që filluan pak para pavarësimit të Birmanisë, vazhdojnë edhe sot. Muslimanët e këtij rajoni po përjetojnë erozion të madh demografik, teksa në atdheun e tyre u degraduan në “pakicë” dhe “të huaj”.

Muslimanët e Arakanit përjetuan vrasje të mëdha në vitet 1942, 1947, 1954 dhe 1978. Dhjetëra mijëra u vranë, kurse qindra mijëra të tjerë u detyruan të migrojnë.

Muslimanët e Arakanit, i cili dikur cilësohej si “Ishulli i Mëshirës”, duket të kenë hyrë në një periudhë në të cilën më së shumti kanë nevojë për mëshirë dhe vëmendje nga muslimanët e botës.
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi