Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcapMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Voting_barMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcapMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Voting_barMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 
Albani (761)
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcapMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Voting_barMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcapMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Voting_barMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 
emine (509)
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcapMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Voting_barMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 
Era (387)
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcapMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Voting_barMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 
Redi (338)
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcapMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Voting_barMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 
Visiana (198)
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcapMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Voting_barMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 
iDa (175)
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcapMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Voting_barMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 
Esila (153)
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcapMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Voting_barMianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 

Kush është në linjë
44 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 44 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcap3%Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 3% [ 1 ]
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcap14%Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 14% [ 5 ]
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcap11%Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 11% [ 4 ]
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcap58%Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 58% [ 21 ]
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcap0%Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 0% [ 0 ]
Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_lcap14%Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan

Shko poshtë

Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Empty Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan

Mesazh nga Albani Mon Sep 04, 2017 12:42 pm

Mianmari nuk lejon ndihmat humanitare në Arakan Thumbs_b_c_5672d59066812ae7ba88496a56da658c
ANKARA (AA) - Qeveria e Mianmarit nuk lejon aktivitetet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe organizatave të tjera humanitare ndërkombëtare në rajonet që po sulmohen nga ushtria dhe budistët radikalë në veri të shtetit të Arakanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një artikulli të gazetës The Guardian, qeveria e Mianmarit është duke penguar aktivitetet e të gjitha organizatave humanitare të OKB-së dhe 16 organizatave të tjera ndërkombëtare.

Në deklaratën e Zyrës Koordinative të Vendosur të OKB-së në Mianmar për gazetën, në rajonet në fjalë janë pezulluar ndihmat jetike siç janë ushqimi, uji dhe pajisjet mjekësore.

"Situata e sigurisë këtu dhe vizitat e qeverisë në terren e kanë pamundësuar shpërndarjen e ndihmave", thuhet në deklaratë.

Sipas deklaratës, shpërndarja e ndihmave humanitare që nga fillimi i sulmeve më 25 gusht ka qenë e pamundur edhe në kampet ku jetojnë mbi 100 mijë muslimanë të Arakanit të dëbuar nga shtëpitë e tyre.

"OKB është në kontakt me autoritetet në mënyrë që sa më parë të rifillojnë aktivitetet e shpërndarjes së ndihmave humanitare", theksohet në deklaratë.

Ndërkaq, në deklaratë thuhet se ndihmat janë duke vazhduar në zonat e tjera të Arakanit.

Nga ana tjetër, Pierre Peron, Zëdhënësi i Zyrës Koordinative të OKB-së për Çështje Humanitare në Mianmar, ka deklaruar se organizatat humanitare janë të shqetësuara për fatin e mijëra njerëzve të prekur nga dhuna që vazhdon në veri të Arakanit.

Ai ka shtuar se është nevojë urgjente vendosja e sigurisë për civilët në rajon dhe shpërndarja e sigurtë e ndihmave humanitare.

"Sa më parë duhet të merren masa që të vazhdojë shpërndarja e ndihmave humanitare për të mirën e të gjithë civilëve në Arakan që gjenden në situatë pa rrugëdalje", është shprehur Peron.

Po ashtu, siç theksohet, Kimisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatë (UNHCR), Fondi i Popullsisë i OKB-së (UNFPA) dhe Fondi Emergjent për Fëmijët i OKB-së (UNICEF) prej më shumë se një javësh e kanë të pamundurt të zhvillojnë aktivitete në terren në veri të Arakanit dhe se kjo gjendje paraqet rrezik të madh për njerëzit në këtë rajon.

Nga ana tjetër, edhe organizatat e tjera humanitare ndërkombëtare, si Oxfam dhe Save the Children, kanë njoftuar se janë detyruar t'i ndërpresin aktivitetet në rajon për shkak të moslejimit nga qeveria e Mianmarit për hyrje në "zonat konfliktuale".

Zyrtarët e Programit Botëror të Ushqimit (WFP) dy ditë më parë deklaruan për AA se kanë pezulluar aktivitet me ndihma ushqimore në Arakan për shkaqe sigurie.

Vazhdon djegia e fshatrave në veri të Arakanit

Mbrëmë në rrjetet sociale u shpërndanë fotografi për djegien e fshatrave Maung Na Ma, Waprang, Mazawr Fara dhe Shil Khali në qytetin Maungdaw të Arakanit nga ana e ushtrisë dhe budistëve radikalë.

Sipas të dhënave që AA grumbulloi nga rrjetet e organizatave joqeveritare të muslimanëve të Arakanit dhe burimet lokale, në fshatrat në fjalë janë djegur 600 deri në 800 shtëpi.

Ndryshe, një numër i madh i muslimanëve të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur.

Gjatë sulmeve të ushtrisë janë shënjestruar mbi 60 fshatra, ndërsa dhjetëra prej tyre janë djegur. Dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen të ikin nga rajoni për shkak të sigurisë, duke shkuar në zona relativisht të sigurta ose duke u përpjekur ta kalojnë në Bangladesh nëpërmjet rrugëve ilegale.

OKB njoftoi se 73 mijë muslimanë të Arakanit deri më tani kanë kaluar në Bangladesh, megjithëse dhjetra mijëra vazhdojnë të presin në zonën kufitare.

Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare. Organizatat e shoqërisë civile në Arakan bëjnë të ditur se numri i civilëve që kanë humbur jetën ka kaluar mbi një mijë, ndërsa disa të tjera pohojnë se bilanci është disa mijëra.
Albani
Albani
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 761
Piket : 2571
Respekti : 103
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi