Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Shqiptarët e Ukrainës  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcapShqiptarët e Ukrainës  Voting_barShqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcapShqiptarët e Ukrainës  Voting_barShqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 
Albani (761)
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcapShqiptarët e Ukrainës  Voting_barShqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcapShqiptarët e Ukrainës  Voting_barShqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 
emine (509)
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcapShqiptarët e Ukrainës  Voting_barShqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 
Era (387)
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcapShqiptarët e Ukrainës  Voting_barShqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 
Redi (338)
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcapShqiptarët e Ukrainës  Voting_barShqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 
Visiana (198)
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcapShqiptarët e Ukrainës  Voting_barShqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 
iDa (175)
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcapShqiptarët e Ukrainës  Voting_barShqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 
Esila (153)
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcapShqiptarët e Ukrainës  Voting_barShqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 

Kush është në linjë
55 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 55 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcap3%Shqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcap14%Shqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcap11%Shqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcap58%Shqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcap0%Shqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Shqiptarët e Ukrainës  Vote_lcap14%Shqiptarët e Ukrainës  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Shqiptarët e Ukrainës

Shko poshtë

Shqiptarët e Ukrainës  Empty Shqiptarët e Ukrainës

Mesazh nga geralda Tue Dec 22, 2020 10:21 am

Shqiptarët e Ukrainës  Auto_ukraine-shqiptaret-780x4391503432815-640x360-1-780x439Komuniteti shqiptar ka jetuar në territorin e Ukrainës që nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX. Shqiptarët u vendosën në tokën e Besarabisë moderne dhe Detit të Zi, pjesërisht në Odesë dhe në zonat rurale. Gjysmë shekulli më vonë, disa nga kolonistët e Ballkanit migruan në Detin Azov, ku gjithashtu themeluan disa fshatra ku jetojnë pasardhësit e tyre sot raporton The Ukrainer, transmeton abcnews.al.
Në pjesën më të madhe të fshatrave të Besarabisë jetojnë kombe të ndryshme: bullgarët, shqiptarët, gagauzët, moldavët, rumunët, ukrainasit dhe kombësi të tjera, por e veçanta e tyre është se festojnë së bashku.


Për pesë vite, festivali ndërkombëtar i verës, “Bolgrad Wine Fest”, zhvillohet në Bolhrad gjatë vjeshtës, duke mbledhur jo vetëm banorët e qyteteve dhe fshatrave përreth, por edhe prodhues të verës nga e gjithë Ukraina, Bullgaria dhe Moldavia.
Çdo vit, më 6 maj, shqiptarët e Besarabisë përkujtojnë ditëlindjen e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeu (fakti interesant është se në të njëjtën ditë gagauzët festojnë Shën Gjergjin, prandaj edhe shqiptarët e edhe gagauzët bëjnë kurban).
Fshati Karakurt ndodhet afër Bolhradit në Besarabia. Fjala “Karakurt” vjen nga Turqia që do të thotë “Tokë e zezë “. Ky është emri i një prej merimangave më helmuese. Ndoshta misteri nuk do të zgjidhet kurrë: pse kolonistët shqiptarë, bullgarë dhe gagauzianë e quajtën me këtë emër fshatin që ata themeluan në vitin 1811.
Në ditët e sotme, në Karakurt fliten pesë gjuhë: shqip, bullgarisht, gjuha gagauze, ukrainase dhe rusisht. Njerëzit vendas thonë se kur tre njerëz me kombësi të ndryshme takohen dhe diskutojnë me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre flet shqip, atëherë të tre flasin shqip sepse është gjuha kryesore aty.
Në 2001, në Karakurt jetonin deri në 3,000 njerëz, nga të cilët 1,725 janë shqiptarë. Në vitet 1860, disa shqiptarë nga Besarabia u zhvendosën në pjesën veriore të Priazovia. Numri i banorëve të këtyre fshatrave është shumë më i vogël se popullsia e Karakurtit.

Në shekullin XVI, një pjesë e shqiptarëve ortodoksë (toskë), migruan në pjesën e Bullgarisë lindore, e cila në atë kohë i përkiste Perandorisë Osmane. Shqiptarët jetuan për tre shekuj midis bullgarëve dhe gagauzëve. Shqiptarët migruan në territorin e Ukrainës në mes të shekullit të XVIII, kur këto toka ndodheshin nën pushtimin e perandorinë ruse. Në atë kohë, shumica e tyre përbëhej nga vullnetarë shqiptarë që kishin shërbyer në Marinën ruse gjatë luftës ruso-turke. Pasi lufta mbaroj, u vendosën rreth Odesës. Ka dy rrugë të njohura të lidhura me shqiptarët në qendrën historike të Odesës – Mala Arnautska dhe Velyka Arnautska. Në shekullin XIX, shqiptarët ortodoksë u quajtën “arnautë”.
Një nga shkaqet e zhvendosjes së shqiptarëve gjatë viteve 1806-1812 në Besarabi ishte për shkak të shtypjes kombëtare dhe fetare në Ballkan, që ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane. Disa mijëra familje ortodokse shqiptare refuzuan konvertimin në fenë islame dhe filluan të kërkonin për një vend të ri për të jetuar. Në atë kohë kishte, shumë vende të pabanuara ishin në Besarabi dhe Priazovi.
Sipas burimeve të ndryshme, komuniteti i shqiptarëve të Ukrainës ka midis 5,000 dhe 10,000 anëtarë, ndërsa më pak se gjysma e tyre flasin gjuhën shqipe. Përveç fshatrave në Besarabi dhe Priazovia, shqiptarët gjithashtu jetojnë në qytete të tilla të mëdha, si: Odesa, Izmail, Donetsk, Luhansk, Kyiv, Kharkiv, Lviv, etj.
Organizata e parë shqiptare në Ukrainë, e cila u krijua në 1993, sot nuk ekziston më. Disa organizata janë krijuar në Besarabi me kalimin e kohës, të tilla si Shoqata Kulturore dhe Edukative Shqiptare: Rilindja dhe Qendra Karakurt për Kulturën Shqiptare, e cila u hap në vitin 2016. Aktualisht, Shoqëria Kulturore dhe Edukative Shqiptare “FV”, operon në rajonin e Priazovia.
Kreu i Shoqatës “Rilindja”, një shqiptar, Rodion Pandar, lindi në Karakurt, u diplomua nga një shkollë lokale, më pas në universitetin e Odesës. Ai ka jetuar dhe punuar në Stamboll dhe Odesë për disa vite, por më pas u kthye në vendlindjen e tij, Besarabia.
“Sipas traditës shqiptare, djali i vogël duhet të qëndrojë në shtëpinë ku ai lindi. Kjo sepse ai është trashëgimtari. Kështu që pasi punova në Stamboll (nga 1994 në 1996), prindërit e mi më thanë: ‘Bir, po mendon të kthehesh në atdheun tënd?’ Unë i thashë: ‘Baba, por unë kam një biznes shumë të mirë në Turqi!’ Dhe ai u përgjigj: ‘Nëse je shqiptar, eja në shtëpi’. Dhe u ktheva”, thotë ai.
Rodion shprehet se kombet e shumta në Karakurt dhe në fshatrat e tjerë të Besarabisë janë një fenomen i zakonshëm. Pas vitit 1991, procesi i mësimdhënies në shkollat lokale u zhvillua në rusisht për një kohë të gjatë.
““Fshati ynë ka më shumë se 200 vjet. Sot nuk ka asnjë ndryshim kush je , pavarësisht kombeve të shumta. Shumica e njerëzve të fshatit flasin tre gjuhë. Unë u detyrova të mësoja gjuhën ukrainase vetë”, shprehet Pander. /abcnews.al/
geralda
geralda

Numri i postimeve : 34
Piket : 56
Respekti : 50
Date e hyrjes : 17/07/2011
Mosha : 34
Vend ndodhja : Durres

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiptarët e Ukrainës  Empty Re: Shqiptarët e Ukrainës

Mesazh nga geralda Tue Dec 22, 2020 10:22 am

geralda
geralda

Numri i postimeve : 34
Piket : 56
Respekti : 50
Date e hyrjes : 17/07/2011
Mosha : 34
Vend ndodhja : Durres

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi