Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcapZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Voting_barZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcapZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Voting_barZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 
Albani (761)
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcapZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Voting_barZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcapZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Voting_barZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 
emine (509)
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcapZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Voting_barZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 
Era (387)
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcapZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Voting_barZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 
Redi (338)
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcapZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Voting_barZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 
Visiana (198)
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcapZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Voting_barZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 
iDa (175)
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcapZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Voting_barZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 
Esila (153)
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcapZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Voting_barZanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 

Kush është në linjë
51 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 51 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcap3%Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 3% [ 1 ]
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcap14%Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 14% [ 5 ]
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcap11%Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 11% [ 4 ]
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcap58%Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 58% [ 21 ]
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcap0%Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 0% [ 0 ]
Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_lcap14%Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare

Shko poshtë

Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare Empty Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare

Mesazh nga Esila Fri Sep 30, 2022 9:02 am

Zanafilla e mejtepeve në trojet shqiptare 1920-1080_1614846645
Organizimi dhe funksionimi i mejtepeve

Veprimtaria e mejtepeve në trojet shqiptare daton pas vendosjes së administratës osmane, nga shekulli XIV dhe ndahet në dy periudha.
Gjatë periudhës së parë, numri i mejtepeve ishte shumë i vogël, ngase pjesa më e madhe e popullit shqiptar ishin të krishterë. Në këto mejtepe, kryesisht mësonin fëmijët e feudalëve shqiptarë, ngase ata (feudalët shqiptarë) ishin të parët që e pranuan Islamin.
Ndërsa, periudha e dytë përfshinë kohën kur shqiptarët e pranuan Islamin në masa të gjëra, pra gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII. Gjatë kësaj periudhe numri i mejtepeve u rrit shumë, jo vetëm në qytete, por edhe në fshatra.
Gjatë shekujve XV dhe XVI, Perandoria Osmane ishte në kulmin e zhvillimit të saj. Gjatë kësaj periudhe, Porta e Lartë i kushtoi vëmendje shumë të madhe zhvillimit të arsimit në të gjitha nivelet, arsimit fillor, të mesëm dhe atij të lartë. Ky mësim arriti të zhvillohej në institucionet arsimore të cilat quheshin mejtepe (shkolla fillore) dhe medrese (shkolla të mesme).
Që nga mosha 6 vjeçare, fëmijën fillonin mësimet në mejtepe, të cilat zgjasnin më së paku 4 vjet. Në këto shkolla, gjuhë bazë ishte osmanishtja, por me kalimin e kohës, nga viti 1871 mësoheshin edhe gjuha arabe dhe ajo perse. Aty nxënësit mësonin edhe leximin e Kuranit, retorikën, historinë, misticizmin etj.(1)
Këto institucione me veprimtari edukativo-arsimore, gradualisht u përhapën në të gjitha territoret që administroheshin nga Perandoria Osmane, përfshirë këtu edhe tokat shqiptare. Veprimtaria e mejtepeve fillimisht është zhvilluar në xhamia, ose pranë xhamive. Prandaj, edhe historia e tyre në trojet shqiptare ndërlidhet me historinë e ngritjes së xhamive të para në këto troje, ndërtimi i të cilave filloi me vendosjen e administratës osmane. Burimet historike dëshmojnë se xhamitë e para në trojet shqiptare janë ndërtuar në Manastir, nga fundi i shekullit XIV dhe në fillim të shekullit XVI. Edukimi dhe arsimimi i shqiptarëve myslimanë realizohej në kuadër të sistemit arsimor osman, i cili mbështetej në fenë islame.(2)
Si në çdo vend tjetër, edhe te shqiptarët, xhamia ka pasur një rol shumë të rëndësishëm si institucion islam, në të cilin, krahas zhvillimit të jetës fetare është zhvilluar edhe veprimtaria edukativo-arsimore, kulturore dhe politike. Por, në studimet e deritanishme, këtij institucioni të rëndësishëm nuk i është dhënë vendi i merituar në historiografinë shqiptare.(3)
Institucionet kryesore arsimore, të cilat u ngritën nga administrata osmane në tokat shqiptare ishin mejtepet, që shërbenin si shkolla fillore për komunitetin mysliman.


Me kalimin e kohës, duke filluar nga shekulli XVII, numri i mejtepeve u rrit dukshëm, jo vetëm në qytet, por ato u hapën edhe në fshatra.(4)
Mejtepi më i vjetër në trojet shqiptare, i dokumentuar deri më sot, është mejtepi i Sinanudin Jusuf Çelebiut, i cili u ndërtua në Ohër, para vitit 1491. Pastaj, ndër mejtepet e para cilësohet edhe mejtepi i Ishak Çelebiut, i ngritur në Manastir, pranë xhamisë, në vitin 914h/ 1508. Para vitit 1513, në Prizren, Suzi Çelebiu ndërtoi pranë xhamisë një mejtep, në të cilin vetë ishte mualim (mësues), derisa vdiq në vitin 1524. Një ndër mejtepet e para konsiderohet edhe ai i Kuklibegut në Bresanë, i ndërtuar para vitit 1538 etj.(5)
Mejtepet e sipërpërmendura, por edhe mejtepet e mëvonshme, kishin edhe bibliotekat e tyre, të cilat u shërbenin mësimdhënësve dhe nxënësve të tyre. Këto biblioteka kanë qenë të vendosura në objekte një katëshe, kati përdhese shërbente si mejtep, ndërsa kati i parë ka shërbyer si bibliotekë. Një ndër bibliotekat e mejtepeve më të pasura me dorëshkrime (një pjesë e të cilave ruhet edhe sot) është biblioteka e mejtepit të Halil efendiut në Gjakovë.(6)
Numri i njerëzve që shkolloheshin në mejtepe u rrit dhe me të zvogëlohej numri i analfabetizmit. Nga mejtepet dolën shumë gjenerata të shkolluara dhe të kulturuara. Shumica prej këtyre gjeneratave i vazhduan edhe mësimet e larta, si në vendlindje ashtu edhe jashtë saj. Prej këtyre gjeneratave dolën edhe rilindësit dhe poetët bejtexhinj, të cilët e shkruan shqipen me shkronja arabe, e cila ndryshe quhet Letërsia Alamiado apo Letërsia e Bejtexhinjve. Ndër përfaqësuesit më të shquar të saj është Nazim Frakulla nga Berati, i cili vdiq në vitin 1760.(7)

Mësimdhënësit e mejtepeve

Hoxhallarët ishin mësimdhënës të mejtepeve dhe ata quheshin mualim (mësues). Mësimdhënësit e mejtepeve zgjidheshin me shumë kujdes, ndër të tjerash, ata duhet t’i plotësonin disa kushte, si: të ishin të ndershëm, të aftë, të edukuar, me karakter të fortë, besnikë etj. Krahas djemve, mësimet në mejtepe i kanë vijuar edhe vajzat, të cilat mësoheshin nga mësueset femra dhe nuk përziheshin me gjininë mashkullore.
Teksti bazë, me të cilin mësonin nxënësit në mejtep ishte “Elif-beja”,(8)përmes së cilit fillimisht mësohej leximi i Kuranit. Mësimdhënësit e mejtepeve në trojet shqiptare kryesisht ishin shqiptarë. Duke pasur parasysh faktin se gjuhë zyrtare ishte osmanishtja, të gjitha shpjegimet bëheshin në gjuhën shqipe. Me kalimin e kohës, mejtepet ndryshuan edhe fizionominë e tyre në zgjerimin e plan-programeve dhe quheshin si shkolla “Ibtidaije”.(9)
Përfundimi i shkollimit në mejtep nuk ka qenë i përcaktuar në formë të prerë, p.sh. nëse nxënësi ka treguar sukses të dobët, ai është detyruar të qëndroi edhe më tej në mejtep, ndërsa nëse nxënësit që kanë treguar aftësi dhe përkushtim në mësime e kanë përfunduar shkollimin në mejtep, për një periudhë 3 deri 4 vjeçare. Nxënësit që e përfundonin me sukses shkollimin në mejtep, certifikoheshin nga mualimi (mësuesi i tyre) me një dëftesë e cila quhej “shehadetname”.(10)
Kjo hapte rrugën për shkollimin e mëtutjeshëm, qoftë në trojet shqiptare ose edhe jashtë tyre në shkolla të mesme, të cilat quheshin medrese. Mësimdhënësit e mejtepeve paguheshin nga pasuria e vakëfeve, e në disa raste edhe nga vetë prindërit e fëmijëve që vijonin mësimin në mejtep, qoftë me të holla apo edhe me prodhime bujqësore.(11)
Mes viteve 1908-1909, në disa fshatra të Kosovës, në shkollat fillore në Pakashticë, Dumnicë, Dumosh etj., klerikët atdhetar si Mulla Zeka, Mulla Dema, Mulla Hamiti, Mulla Bajram Dumnica etj., bënë përpjekje të vazhdueshme që në këto shkolla të mësohej edhe gjuha shqipe me shkronjat latine.(12)
Në Vilajetin e Kosovës kanë ekzistuar mejtepet,(13) jo vetëm në qytete, por edhe në fshatra.


_______________________________
1. Skender Rizaj, Historia e Përgjithshme: Koha e Re 1453-1789, (Prishtinë: Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, 1985), 67-68.
2. Nehat Krasniqi, Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekulli XVIII deri në fillet e Rilindjes Kombëtare, (Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2017), 227.
3. Krasniqi, Zhvillimi i kulturës shqiptare, 258.
4. Skender Anamali et:al, Historia e Popullit Shqiptar: Ilirët, Mesjeta, Shqipëria nën Perandorinë Osmane gjatë shek. XVI-vitet 20 të shek. XIX, Vëllimi I, (Tiranë: Toena, 2002), 704-705.
5. Krasniqi, Zhvillimi i kulturës shqiptare, 229-230.
6. Krasniqi, Zhvillimi i kulturës shqiptare, 247-248.
7. Anamali et:al, Historia e Popullit Shqiptar, 702-703.
8. Krasniqi, Zhvillimi i kulturës shqiptare, 228-229.
9. Ramiz Zekaj, Zhvillimi i Kulturës Islame te shqiptarët gjatë shekullit XX, (Cyrih: AITTC), 53.
10. Krasniqi, Zhvillimi i kulturës shqiptare, 229.
11. Krasniqi, Zhvillimi i kulturës shqiptare, 229.
12. Aleks Buda, Kristo Frashëri et:al, Historia e Popullit Shqiptar: Rilindja Kombëtare, vitet 30 të shek. XIX 1912, Vëllimi II, (Tiranë: Toena, 2002), 389.
13. Ahmeti, Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në vilajetin e Kosovës, 28.histori



Drin Aliu
Dituria Islame 360

Esila
Esila

Numri i postimeve : 153
Piket : 393
Respekti : 104
Date e hyrjes : 09/06/2011
Mosha : 36
Vend ndodhja : Elbasan

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi