Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Vote_lcapMatura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Voting_barMatura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)

Albani (761)

Muslimanja (601)

emine (509)

Era (387)

Redi (338)

Visiana (198)

iDa (175)

Esila (153)

Kush është në linjë
49 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 49 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Vote_lcap3%Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Vote_lcap14%Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Vote_lcap11%Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Vote_lcap58%Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Vote_lcap0%Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Vote_lcap14%Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36

Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë

Shko poshtë

Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Empty Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë

Mesazh nga Admin Wed Jun 01, 2011 7:30 pm

Mësoni se cila ishin alternativat e duhura, për të pasur sukses në secilën nga tezat e testimit të sotëm Nxënësit e Maturës 2011 kanë dhënë sot provimin e parë, që ishte ai i Letërsisë. Me miliona maturantë i janë nështruar këtij testi dhe në pritje të korrigjimit nga ana e mësuesve, Ministria e Arsimit ka bërë publike përgjigjet e sakta që duheshin dhënë gjatë këtij testimi. Duke klikuar në dokumentet e mëposhtëm, mund të mësoni se cila ishin alternativat e duhura, për të pasur sukses në secilën nga tezat që ka qarkulluar nëpër shkolla të ndryshme të mbarë Shqipërisë sipas variantit A e B, si dhe sipas profilit të shkollave.
/ikub.al/
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Empty Pergjigjet e testit

Mesazh nga Admin Wed Jun 01, 2011 7:32 pm

PJESA I
Ermest Koliqi Kërcimtarja e Dukagjinit (fragment)
Pyetja 1 A 1 pikë
Pyetja 2 D 1 pikë
Pyetja 3 B 1 pikë
Pyetja 4 C 1 pikë
Pyetja 5 B 1 pikë
Pyetja 6 C 1 pikë
________________________________________________________________________________
Pyetja 7 2 pikë
Model përgjigjeje
a) Ngjarja që pritet të ndodhë është dhënia e çmimit për kërcimtaren.
b) Detaji që pengon zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjes është hyrja e kërcimatres, Lules.
2 pikë Nëse nxënësi tregon se cila është ngjarja.
DHE Nëse nxënësi gjen detajin.
1 pikë Nëse nxënësi tregon vetëm ngjarjen ose vetëm detajin.
0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet thelbit të pyetjes ose nuk ka përgjigje.
Shënim:
Ngjarja dhe detaji mund të jepen edhe me ilustrim nga fillimi i fragmentit.
____________________________________________________________________
Pyetja 8 4 pikë
Model përgjigjeje
a) Lulja shfaqet para të pranishmëve me bukurinë fizike dhe me kërcimin fantastik (talentin e saj).
Ajo është e bukur dhe e talentuar.
Ajo prezanton bukuri dhe mrekulli.
Ose
Tiparet e Lules mund të jepen me ilustrime dhe perifrazime nga fragmenti.
b) Similituda: si nji amë lulesh mali / si nji gurgullim krojesh të ngrita / si lule qi sa po ka çelë
c) gjith shpirtnat- përcakton gjithpërfshirjen dhe ngazëllimin shpirtëror të të gjithëve.
4 pikë Nëse nxënësi zbulon dy tiparet e Lules.
Nëse nxënësi gjen njërën nga similitudat.
Nëse nxënësi shpjegon përcaktorin.
3 pikë Nëse nxënësi zbulon vetëm njërin tipar të Lules, gjen similitudën dhe jep rolin e
përcaktorit.
3 pikë Nëse nxënësi zbulon vetëm dy tiparet dhe gjen similitudën.
3 pikë Nëse nxënësi zbulon vetëm dy tiparet dhe shpjegon përcaktorin.
2 pikë Nëse nxënësi zbulon vetëm dy tiparet e Lules.
2 pikë Nëse nxënësi zbulon vetëm similitudën dhe shpjegon përcaktorin.
2 pikë Nëse nxënësi zbulon njërin tipar të lules dhe gjen similitudën.
2 pikë Nëse nxënësi zbulon njërin tipar dhe shpjegon përcaktorin.
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti A
© AKP 3 1 qershor 2011
1 pikë Nëse nxënësi gjen vetëm similitudën.
1 pikë Nëse nxënësi zbulon vetëm njërin tipar të Lules.
1 pikë Nëse nxënësi shpjegon vetëm përcaktorin.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë të plota ose të pjesshme në çdo rast kur përgjigja e tij i afrohet logjikës
së pyetjes dhe modelit të përgjigjes së dhënë në skemë, pavarësisht formulimit individual të
përgjigjes.
_______________________________________________________________________________
Pyetja 9 2 pikë
Model përgjigjeje
a) Rrëfimi është në vetën e tretë.
b) Rrëfimi në këtë vetë e vendos lexuesin në syrin e vetë autorit. Lulja kërcen dhe të tjerët shijojnë
kërcimin e saj. Lexuesi është si spektator rreth skenës së kërcimit. Ndërkohë ai sodit dhe detajizon
çdo element të këtij kërcimi etj.
2 pikë Nëse nxënësi tergon vetën dhe shpjegon efektin e saj te lexuesi.
1 pikë Nëse nxënësi tregon vetën e rrëfimit.
1 pikë Nëse nxënësi shpjegon rolin e përdorimit të vetës së tretë.

Shënim:për pikën b)
Nxënësi do të marrë pikë te kërkesa b), në çdo rast kur përgjigja e tij i afrohet logjikës së pyetjes
dhe modelit të përgjigjes së dhënë në skemë, pavarësisht formulimit individual të përgjigjes.
________________________________________________________________________________
Pyetja 10 3 pikë
Model përgjigjeje
a) mbiemrat: madhshtore, të denduna, të panjehuna, e lehta, të lëshuem, të bardhë, hyjnuer.
b) Koliqi njihet për përdorimin e mbiemrit, i cili i jep cilësi artistike përshkrimit, e poetizon atë.
Mbiemri luan rol karakterizues e përshkrues. Ai e bën përshkrimin plot gjallëri e lëvizje,
gjithëpërfshirës, ngazëllyes, dallues, etj.
3 pikë Nëse nxënësi gjen dy mbiemra.
Nëse nxënësi shpjegon rolin e mbiemrave.
2 pikë Nëse nxënësi gjen vetëm dy mbiemrat ose vetëm njërin mbiemër dhe shpjegon rolin
e tyre.
1 pikë Nëse nxënësi gjen vetëm njërin nga mbiemrat ose shpjegon vetëm rolin e
mbiemrave.

Shënim: për pikën b) do të pranohen variante përgjigjesh të ndryshme nga skema, mjafton që ato
të afrojnë me logjikën e pyetjes dhe të jenë të formuluara qartë.
____________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti A
© AKP 4 1 qershor 2011
Pyetja 11 3 pikë
Model përgjigjeje
a) Personazhet në fund të fragmentit reagojnë me brohori, mahnitje. Ata shprehin kënaqësi, dhe
reagojnë të gjithë pa përjashtim.
Është e qartë që ata janë të impresionuar nga gjithë ajo sa panë. Reagojnë menjëherë pas kërcimit
dhe i thurin vajzës lavde në shkallën sipërore, etj.
Reagimi është: impresionues, gjithpërfshirës, i menjëhershëm, plot lavde, etj.
b) Për të treguar gjithpërfshirjen përdoret figura e sintaksës poetike: enumeracioni.
c) Nëna habitet njësoj si të tjerët sepse: Lulja kurrë më parë nuk kishte shfaqur cilësi të kësaj
natyre, Lulja në shtëpi njihej si një vajzë me fytyrë të bukur, por pa asnjë lloj dhuntie tjetër. Nëna
çuditet njësoj si të tjerët nga mrekullia e kërcimit, etj.
3 pikë Nëse nxënësi jep një karakteristikë, gjen enumeracionin dhe shpjegon arsyen e
habisë së nënës.
2 pikë Nëse nxënësi jep vetëm dy nga tri përgjigjet e kërkuara më lart.
1 pikë Nëse nxënësi jep vetëm njërën nga përgjigjet e kërkuara më lart.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë për pikën a) dhe c) jep formulime që
nuk i përmban modeli i përgjigjes, por që afrojnë me këtë model dhe me logjikën e pyetjes.

Pyetja 12 2 pikë
Model përgjigjeje
Një nga veçoritë e stilit të Koliqit është edhe fakti se ai i sheh personazhet e tij nga një
këndvështrim i veçantë. Bota e tyre shpjegohet me ndryshimet që ndodhin duke lidhur veprimet me
gjendjet, duke i parë ata të funksionojnë në bazë të lidhjeve shkak-pasojë ose nga brenda – jashtë,
etj.
Në rastin tonë Lulja, që kërcen (veprimi) dhe shija e magjia e tij kalon si përjetim dhe mrekulli te
të pranishmit (përjetimi).
Pasi të përshkruhet kërcimi, jepet edhe përjetimi i personazheve të tjerë për të, etj.
2 pikë Nëse nxënësi shpjegon dy konceptet veprim dhe përjetim.
1 pikë Nëse nxënësi shpjegon vetëm njërin koncept.

Nxënësi do të marrë pikë për çdo formulim përgjigjeje pavarësisht formës individuale të saj, kur
ajo përputhet me logjikën e pyetjes dhe me logjikën e orientimit në skemën e vlerësimit

© AKP 5 1 qershor 2011
PJESA II
ESKILI Koeforët (fragment)
Pyetja 13 C 1 pikë
Pyetja 14 A 1 pikë
Pyetja 15 D 1 pikë
Pyetja 16 A 1 pikë
Pyetja 17 D 1 pikë
Pyetja 18 C 1 pikë
Pyetja 19 B 1 pikë
________________________________________________________________________________
Pyetja 20 3 pikë
Model përgjigjeje
a) Detajet:
• pik’së pari duhet të marr vesh,
• apo s’është tjetër veç thashetheme,
• diçka të sigurt ti a mund të thuash?,
• do ta shoh vetë shtegtarin,
• e pa me syt’ e tij tek hiqte shpirt,
• Apo mos flet me ç’ka dëgjuar turbull?
Unë kam nuhatje, nuk gabohem lehtë.
• etj.
b) Mosbesimi i Egistit buron nga frika e tij për hakmarrjen e mundshme të Orestit.
3 pikë Nëse nxënësi gjen dy nga detajet dhe jep shpjegimin.
2 pikë Nëse nxënësi gjen vetëm dy detajet ose njërin nga detajet së bashku me shpjegimin..
1 pikë Nëse nxënësi gjen vetëm njërin detaj ose jep vetëm shpjegimin.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë jep një shpjegim që nuk e përmban
modeli i përgjigjes, por që afron me logjikën e pyetjes dhe që komisioni i vlerësimit e gjykon të
saktë.
____________________________________________________________________
Pyetja 21 3 pikë
Model përgjigjeje
a) fjalët antonimike: shuhet - ndez
b) Vargjet nga janë shkëputur këto fjalë japin idenë që hakmarrja do të ndodhë në emër të së
drejtës. Oresti ka të drejtë të marrë hakun e të atit, me të drejtën legjitime të trashëgimit të fronit.
Por ndërkohë Eskili na mëson se e drejta është e dyanshme. Ajo është edhe në krahun tjetër, në
momentin që Oresti rreket të kryejë krimin, etj.
Në fragment është momenti kur kjo e drejtë ose shuhet ose ndizet.
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti A
© AKP 6 1 qershor 2011
c) nënteksti i shprehjes zjarri në vatër është i lidhur me figurën atërore, mbajtjen gjallë të
vazhdimësisë së jetës, trashëgiminë e fronit ose të Kryetarit legjitim të fisit, familjes, atij që
qëndron në krye të vatrës, atij që ndez zjarrin, etj.
3 pikë Nëse nxënësi përgjigjet për pikën a) b) c).
2 pikë Nëse nxënësi përgjigjet vetëm për dy nga pikat më lart.
1 pikë Nëse nxënësi përgjigjet vetëm për një nga pikat më lart.

Shënim: për pikën b) dhe c).

modeli i përgjigjes, por është në logjikën e pyetjes dhe që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.

Pyetja 22 3 pikë
Model përgjigjeje
a) Agamemnoni, Ifigjenia. (pranohen edhe përgjigje si: ati i Orestit, mbreti, e bija e Agamemnonit,
motra e Orestit etj).
b) Gjendja psikologjike e Egistit është e lidhur me ndjenjën e ankthit dhe të frikës, që ai ndjen nga
hakmarrja e Orestit. Ai e di mirë që po vrave do të të vrasin. Ndërkohë ai njeh mekanizmin e të
drejtës që ka Oresti për të qenë trashëgimtar i ligjshëm i fronit, etj.
Gjendja e tij është e mbushur me frikë, ankth, pasiguri dhe është tejet e rënduar nga çasti që po
afron.
3 pikë Nëse nxënësi gjen dy vrasjet dhe shpjegon gjendjen e Egistit..
2 pikë Nëse nxënësi shpjegon gejndjen e Egistit dhe jep vetëm njërën nga vrasjet, ose jep
vetëm dy vrasjet.
1 pikë Nëse nxënësi jep vetëm shpjegimin ose vetëm njërën nga vrasjet.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, bën një përshkrim që nuk e përmban
modeli i përgjigjes, por që ka lidhje me logjikën e pyetjes dhe që komisioni i vlerësimit e gjykon të

Pyetja 23 2 pikë
Model përgjigjeje
a) Pasthirrma: Bobo, bobo! ...
b) Përsëritja e saj rrit tensionin dramatik, i jep intensitet ndjenjës dhe përjetimit, krijon efekt
skenik, etj
2 pikë Nëse nxënësi gjen pasthirrmën dhe shpjegon rolin e pasthirrmës.
1 pikë Nëse nxënësi jep vetëm njërën nga përgjigjet..

Shënim: Shpjegimi i nxënësit për përsëritjen do të vlerësohet pozitivisht edhe kur formulimi i tij
nuk është si në pikën b), por përgjigja e tij ndjek logjikën e pyetjes dhe afron me përgjigjen e
skemës.

© AKP 7 1 qershor 2011
Pyetja 24 2 pikë
Model përgjigjeje
a) Roli i korit në të gjithë veprat dramatike është mbështetës, paralajmërues, shtytës i veprimit,
tregues i emocionalitetit skenik, etj. Në këtë fragment kori, paralajmëron se çfarë
do të ndodhë dhe ndërkohë mbështet Orestin nisur nga e drejta që e shoqëron
veprimin e tij.
b) Kori i drejtohet Zeusit, sepse personazhet e veprave të antikitetit në veprimet e tyre
udhëhiqeshin nga perënditë. Ky ishte edhe botëkuptimi i kohës.
2 pikë Nëse nxënësi shpjegon rolin e korit dhe pikën b).
1 pikë Nëse nxënësi shpjegon vetëm njërën prej tyre.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, bën një analizë që nuk e përmban
modeli i përgjigjes, por që ka lidhje me logjikën e pyetjes dhe që komisioni i vlerësimit e gjykon të
saktë.
________________________________________________________________________________
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Empty Pergjigjet e testit

Mesazh nga Admin Wed Jun 01, 2011 7:33 pm

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti B
© AKP 2 1 qershor 2011
PJESA I
Ermest Koliqi Kërcimtarja e Dukagjinit (fragment)
Pyetja 1 C 1 pikë
Pyetja 2 A 1 pikë
Pyetja 3 B 1 pikë
Pyetja 4 D 1 pikë
Pyetja 5 C 1 pikë
Pyetja 6 B 1 pikë
________________________________________________________________________________
Pyetja 7 2 pikë
Model përgjigjeje
a) Rrëfimi është në vetën e tretë.
b) Rrëfimi në këtë vetë e vendos lexuesin në syrin e vetë autorit. Lulja kërcen dhe të tjerët shijojnë
kërcimin e saj. Lexuesi është si spektator rreth skenës së kërcimit. Ndërkohë ai sodit dhe detajizon
çdo element të këtij kërcimi etj.
2 pikë Nëse nxënësi tergon vetën dhe shpjegon efektin e saj te lexuesi.
1 pikë Nëse nxënësi tregon vetën e rrëfimit.
1 pikë Nëse nxënësi shpjegon rolin e përdorimit të vetës së tretë.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:për pikën b)
Nxënësi do të marrë pikë te kërkesa b), në çdo rast kur përgjigja e tij i afrohet logjikës së pyetjes
dhe modelit të përgjigjes së dhënë në skemë, pavarësisht formulimit individual të përgjigjes.
________________________________________________________________________________
Pyetja 8 2 pikë
Model përgjigjeje
a) Ngjarja që pritet të ndodhë është dhënia e çmimit për kërcimtaren.
b) Detaji që pengon zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjes është hyrja e kërcimatres, Lules.
2 pikë Nëse nxënësi tregon se cila është ngjarja.
DHE Nëse nxënësi gjen detajin.
1 pikë Nëse nxënësi tregon vetëm ngjarjen ose vetëm detajin.
0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet thelbit të pyetjes ose nuk ka përgjigje.
Shënim:
Ngjarja dhe detaji mund të jepen edhe me ilustrim nga fillimi i fragmentit.
____________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti B
© AKP 3 1 qershor 2011
Pyetja 9 4 pikë
Model përgjigjeje
a) Lulja shfaqet para të pranishmëve me bukurinë fizike dhe me kërcimin fantastik (talentin e saj).
Ajo është e bukur dhe e talentuar.
Ajo prezanton bukuri dhe mrekulli.
Ose
Tiparet e Lules mund të jepen me ilustrime dhe perifrazime nga fragmenti.
b) Similituda: si nji amë lulesh mali / si nji gurgullim krojesh të ngrita / si lule qi sa po ka çelë
c) gjith shpirtnat- përcakton gjithpërfshirjen dhe ngazëllimin shpirtëror të të gjithëve.
4 pikë Nëse nxënësi zbulon dy tiparet e Lules.
Nëse nxënësi gjen njërën nga similitudat.
Nëse nxënësi shpjegon përcaktorin.
3 pikë Nëse nxënësi zbulon vetëm njërin tipar të Lules, gjen similitudën dhe jep rolin e
përcaktorit.
3 pikë Nëse nxënësi zbulon vetëm dy tiparet dhe gjen similitudën.
3 pikë Nëse nxënësi zbulon vetëm dy tiparet dhe shpjegon përcaktorin.
2 pikë Nëse nxënësi zbulon vetëm dy tiparet e Lules.
2 pikë Nëse nxënësi zbulon vetëm similitudën dhe shpjegon përcaktorin.
2 pikë Nëse nxënësi zbulon njërin tipar të lules dhe gjen similitudën.
2 pikë Nëse nxënësi zbulon njërin tipar dhe shpjegon përcaktorin.
1 pikë Nëse nxënësi gjen vetëm similitudën.
1 pikë Nëse nxënësi zbulon vetëm njërin tipar të Lules.
1 pikë Nëse nxënësi shpjegon vetëm përcaktorin.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë të plota ose të pjesshme në çdo rast kur përgjigja e tij i afrohet logjikës
së pyetjes dhe modelit të përgjigjes së dhënë në skemë, pavarësisht formulimit individual të
përgjigjes.
_______________________________________________________________________________
Pyetja 10 3 pikë
Model përgjigjeje
a) Personazhet në fund të fragmentit reagojnë me brohori, mahnitje. Ata shprehin kënaqësi, dhe
reagojnë të gjithë pa përjashtim.
Është e qartë që ata janë të impresionuar nga gjithë ajo sa panë. Reagojnë menjëherë pas kërcimit
dhe i thurin vajzës lavde në shkallën sipërore, etj.
Reagimi është: impresionues, gjithpërfshirës, i menjëhershëm, plot lavde, etj.
b) Për të treguar gjithpërfshirjen përdoret figura e sintaksës poetike: enumeracioni.
c) Nëna habitet njësoj si të tjerët sepse: Lulja kurrë më parë nuk kishte shfaqur cilësi të kësaj
natyre, Lulja në shtëpi njihej si një vajzë me fytyrë të bukur, por pa asnjë lloj dhuntie tjetër. Nëna
çuditet njësoj si të tjerët nga mrekullia e kërcimit, etj.
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti B
© AKP 4 1 qershor 2011
3 pikë Nëse nxënësi jep një karakteristikë, gjen enumeracionin dhe shpjegon arsyen e
habisë së nënës.
2 pikë Nëse nxënësi jep vetëm dy nga tri përgjigjet e kërkuara më lart.
1 pikë Nëse nxënësi jep vetëm njërën nga përgjigjet e kërkuara më lart.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë për pikën a) dhe c) jep formulime që
nuk i përmban modeli i përgjigjes, por që afrojnë me këtë model dhe me logjikën e pyetjes.
_______________________________________________________________________________
Pyetja 11 3 pikë
Model përgjigjeje
a) mbiemrat: madhshtore, të denduna, të panjehuna, e lehta, të lëshuem, të bardhë, hyjnuer.
b) Koliqi njihet për përdorimin e mbiemrit, i cili i jep cilësi artistike përshkrimit, e poetizon atë.
Mbiemri luan rol karakterizues e përshkrues. Ai e bën përshkrimin plot gjallëri e lëvizje,
gjithëpërfshirës, ngazëllyes, dallues, etj.
3 pikë Nëse nxënësi gjen dy mbiemra.
Nëse nxënësi shpjegon rolin e mbiemrave.
2 pikë Nëse nxënësi gjen vetëm dy mbiemrat ose vetëm njërin mbiemër dhe shpjegon rolin
e tyre.
1 pikë Nëse nxënësi gjen vetëm njërin nga mbiemrat ose shpjegon vetëm rolin e
mbiemrave.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim: për pikën b) do të pranohen variante përgjigjesh të ndryshme nga skema, mjafton që ato
të afrojnë me logjikën e pyetjes dhe të jenë të formuluara qartë.
____________________________________________________________________
Pyetja 12 2 pikë
Model përgjigjeje
Një nga veçoritë e stilit të Koliqit është edhe fakti se ai i sheh personazhet e tij nga një
këndvështrim i veçantë. Bota e tyre shpjegohet me ndryshimet që ndodhin duke lidhur veprimet me
gjendjet, duke i parë ata të funksionojnë në bazë të lidhjeve shkak-pasojë ose nga brenda – jashtë,
etj.
Në rastin tonë Lulja, që kërcen (veprimi) dhe shija e magjia e tij kalon si përjetim dhe mrekulli te
të pranishmit (përjetimi).
Pasi të përshkruhet kërcimi, jepet edhe përjetimi i personazheve të tjerë për të, etj.
2 pikë Nëse nxënësi shpjegon dy konceptet veprim dhe përjetim.
1 pikë Nëse nxënësi shpjegon vetëm njërin koncept.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë për çdo formulim përgjigjeje pavarësisht formës individuale të saj, kur
ajo përputhet me logjikën e pyetjes dhe me logjikën e orientimit në skemën e vlerësimit
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti B
© AKP 5 1 qershor 2011
PJESA II
ESKILI Koeforët (fragment)
Pyetja 13 A 1 pikë
Pyetja 14 C 1 pikë
Pyetja 15 A 1 pikë
Pyetja 16 D 1 pikë
Pyetja 17 D 1 pikë
Pyetja 18 B 1 pikë
Pyetja 19 C 1 pikë
________________________________________________________________________________
Pyetja 20 3 pikë
Model përgjigjeje
a) fjalët antonimike: shuhet - ndez
b) Vargjet nga janë shkëputur këto fjalë japin idenë që hakmarrja do të ndodhë në emër të së
drejtës. Oresti ka të drejtë të marrë hakun e të atit, me të drejtën legjitime të trashëgimit të fronit.
Por ndërkohë Eskili na mëson se e drejta është e dyanshme. Ajo është edhe në krahun tjetër, në
momentin që Oresti rreket të kryejë krimin, etj.
Në fragment është momenti kur kjo e drejtë ose shuhet ose ndizet.
c) nënteksti i shprehjes zjarri në vatër është i lidhur me figurën atërore, mbajtjen gjallë të
vazhdimësisë së jetës, trashëgiminë e fronit ose të Kryetarit legjitim të fisit, familjes, atij që
qëndron në krye të vatrës, atij që ndez zjarrin, etj.
3 pikë Nëse nxënësi përgjigjet për pikën a) b) c).
2 pikë Nëse nxënësi përgjigjet vetëm për dy nga pikat më lart.
1 pikë Nëse nxënësi përgjigjet vetëm për një nga pikat më lart.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim: për pikën b) dhe c).
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë jep një shpjegim që nuk e përmban
modeli i përgjigjes, por është në logjikën e pyetjes dhe që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
________________________________________________________________________________
Pyetja 21 3 pikë
Model përgjigjeje
a) Detajet:
• pik’së pari duhet të marr vesh,
• apo s’është tjetër veç thashetheme,
• diçka të sigurt ti a mund të thuash?,
• do ta shoh vetë shtegtarin,
• e pa me syt’ e tij tek hiqte shpirt,
• Apo mos flet me ç’ka dëgjuar turbull?
Unë kam nuhatje, nuk gabohem lehtë.
• etj.
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti B
© AKP 6 1 qershor 2011
b) Mosbesimi i Egistit buron nga frika e tij për hakmarrjen e mundshme të Orestit.
3 pikë Nëse nxënësi gjen dy nga detajet dhe jep shpjegimin.
2 pikë Nëse nxënësi gjen vetëm dy detajet ose njërin nga detajet së bashku me shpjegimin..
1 pikë Nëse nxënësi gjen vetëm njërin detaj ose jep vetëm shpjegimin.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë jep një shpjegim që nuk e përmban
modeli i përgjigjes, por që afron me logjikën e pyetjes dhe që komisioni i vlerësimit e gjykon të
saktë.
____________________________________________________________________
Pyetja 22 2 pikë
Model përgjigjeje
a) Pasthirrma: Bobo, bobo! ...
b) Përsëritja e saj rrit tensionin dramatik, i jep intensitet ndjenjës dhe përjetimit, krijon efekt
skenik, etj
2 pikë Nëse nxënësi gjen pasthirrmën dhe shpjegon rolin e pasthirrmës.
1 pikë Nëse nxënësi jep vetëm njërën nga përgjigjet..
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim: Shpjegimi i nxënësit për përsëritjen do të vlerësohet pozitivisht edhe kur formulimi i tij
nuk është si në pikën b), por përgjigja e tij ndjek logjikën e pyetjes dhe afron me përgjigjen e
skemës.
____________________________________________________________________
Pyetja 23 3 pikë
Model përgjigjeje
a) Agamemnoni, Ifigjenia. (pranohen edhe përgjigje si: ati i Orestit, mbreti, e bija e Agamemnonit,
motra e Orestit etj).
b) Gjendja psikologjike e Egistit është e lidhur me ndjenjën e ankthit dhe të frikës, që ai ndjen nga
hakmarrja e Orestit. Ai e di mirë që po vrave do të të vrasin. Ndërkohë ai njeh mekanizmin e të
drejtës që ka Oresti për të qenë trashëgimtar i ligjshëm i fronit, etj.
Gjendja e tij është e mbushur me frikë, ankth, pasiguri dhe është tejet e rënduar nga çasti që po
afron.
3 pikë Nëse nxënësi gjen dy vrasjet dhe shpjegon gjendjen e Egistit..
2 pikë Nëse nxënësi shpjegon gejndjen e Egistit dhe jep vetëm njërën nga vrasjet, ose jep
vetëm dy vrasjet.
1 pikë Nëse nxënësi jep vetëm shpjegimin ose vetëm njërën nga vrasjet.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, bën një përshkrim që nuk e përmban
modeli i përgjigjes, por që ka lidhje me logjikën e pyetjes dhe që komisioni i vlerësimit e gjykon të
saktë.
________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Gjimnazi: Drejtimi natyror Varianti B
© AKP 7 1 qershor 2011
Pyetja 24 2 pikë
Model përgjigjeje
a) Roli i korit në të gjithë veprat dramatike është mbështetës, paralajmërues, shtytës i veprimit,
tregues i emocionalitetit skenik, etj. Në këtë fragment kori, paralajmëron se çfarë
do të ndodhë dhe ndërkohë mbështet Orestin nisur nga e drejta që e shoqëron
veprimin e tij.
b) Kori i drejtohet Zeusit, sepse personazhet e veprave të antikitetit në veprimet e tyre
udhëhiqeshin nga perënditë. Ky ishte edhe botëkuptimi i kohës.
2 pikë Nëse nxënësi shpjegon rolin e korit dhe pikën b).
1 pikë Nëse nxënësi shpjegon vetëm njërën prej tyre.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, bën një analizë që nuk e përmban
modeli i përgjigjes, por që ka lidhje me logjikën e pyetjes dhe që komisioni i vlerësimit e gjykon të
saktë.
________________________________________________________________________________
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Empty Pergjigjet e testit

Mesazh nga Admin Wed Jun 01, 2011 7:34 pm

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5-vjeçare Varianti A
© AKP 2 1 qershor 2011
PJESA I
Gjergj Fishta Shqypnija
Pyetja 1 D 1 pikë
Pyetja 2 C 1 pikë
Pyetja 3 B 1 pikë
Pyetja 4 D 1 pikë
Pyetja 5 A 1 pikë
Pyetja 6 B 1 pikë
Pyetja 7 A 1 pikë
________________________________________________________________________________
Pyetja 8 3 pikë
Model përgjigjeje
Varianti letrar:
* Qofsh – rrufe - të bleruara
3 pikë Nëse nxënësi shkruan tri fjalët në variantin letrar (ose gjuhën standarde).
2 pikë Nëse nxënësi shkruan dy fjalë në këtë variant.
1 pikë Nëse nxënësi shkruan një fjalë në këtë variant.
0 pikë Nëse përgjigjja e dhënë nuk i përmbahet pyetjes ose nuk ka përgjigje.
____________________________________________________________________
Pyetja 9 2 pikë
Model përgjigjeje
Vargjet që përsëriten janë:
a) Edhe hana do ta dije,
dhe dielli do t’ket pa,
se për qark ksaj rrokullije
si Shqipnija ‘i vend nuk ka!
b) Kjo përsëritje forcon idenë e autorit dhe mesazhin që ai kërkon të përcjellë. Përsëritja e tyre i
jep poezisë së Fishtës ritëm, muzikalitet. etj.
2 pikë Nëse nxënësi gjen vargjet dhe shpjegon efektin e përsëritjes.
1 pikë Nëse nxënësi jep vetëm njërën nga dy përgjigjet.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë për kërkesën b), në çdo rast kur përgjigja e tij i afrohet përgjigjes së
skemës dhe që komisioni i vlerësimit e gjykon të saktë.
____________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5-vjeçare Varianti A
© AKP 3 1 qershor 2011
Pyetja 10 3 pikë
Model përgjigjeje
a) Ideja e përsosjes morale del nëpërmjet përshkrimit të djemve dhe dhënies së modelit të trimave
shqiptarë.
Kjo përgjigje mund të jepet direkt, por edhe me vargje të shkëputura nga poezia ku përshkruhen
djemtë dhe trimat e Shqipërisë.
P.sh.
lejn mande’ ata djelm si zana,
armët e t’cilvet, p’rherë besnike,
janë përmendë ndër fise t’tana.
Ose
Përse djelmt, qi ti ke ushqye,
s’i ka pa, jo, kush tue hikun:
Friga e dekës kurr s’i ka thye. etj
b) Ideja e përsosjes fizike jepet nëpërmjet përshkrimit të bukurive dhe mrekullisë që të fal natyra
shqiptare.
Kjo përgjigje mund të jepet edhe me vargje të shkëputura nga poezia ku përshkruhen bukuritë
natyrore të Shqipërisë.
P.sh:
se për qark ksaj rrokullije,
si Shqypnija ‘i vend nuk ka!
Ose
Fusha t’gjana e kodra t’blerta,
zijes s’mnershme larg ku asht droja,
me gaz t’vet ktu i vesh prendvera,
si t’Parrizit t’larmet shtroja.
Ose
Ke ato bjeshkë e ke ato male
kroje t’kjarta e t’cemta gurra, etj.
c- Fishta, duke përshkruar malet dhe fushat, të kujton poetin tonë kombëtar, Naim Frashëri dhe
poemën e tij “Bagëti e Bujqësi”.
3 pikë Nëse nxënësi jep tri përgjigje si më lart.
2 pikë Nëse nxënësi jep dy nga përgjigjet si më lart.
1 pikë Nëse nxënësi jep vetëm njërën nga përgjigjet më lart.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë të plota ose të pjesshme, në çdo rast kur përgjigja e tij i afrohet logjikës
së modelit të përgjigjes së dhënë në skemë, pavarësisht shembullit të zgjedhur nga ai apo
shpjegimit individual të përgjigjes.
________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5-vjeçare Varianti A
© AKP 4 1 qershor 2011
Pyetja 11 3 pikë
Model përgjigjeje
a) Poezia është shkruar me varg 8- rrokësh.
b) Në këtë poezi mbizotëron rima ABAB,
c) Fishta ka marrë nga poezia popullore: rimën, llojin e vargut, nga Eposi figurën e Zanës, që këtu
e jep nëpërmjet krahasimit, konceptin e përsosjes (kur e quan Shqipërinë dhe natyrën e saj si
parajsë), figurat letrare sidomos krahasimet similitudat dhe epitetet, etj.
3 pikë Nëse nxënësi jep tri përgjigje referuar skemës më lart.
2 pikë Nëse nxënësi shkruan vetëm dy nga përgjigjet a) b) c).
1 pikë Nëse nxënësi shkruan vetëm një nga përgjigjet a) b) c).
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim: Për pikën c).
Nxënësi do të marrë pikë në çdo rast kur përgjigja e tij i afrohet logjikës së modelit të përgjigjes
së dhënë në skemë, pavarësisht shembullit të zgjedhur nga ai apo shpjegimit individual të
përgjigjes.
________________________________________________________________________________
Pyetja 12 4 pikë
Model përgjigjeje
Kultet më të dukshme që ndeshen në letërsinë romantike dhe që gjenden të realizuara në këtë poezi
të Fishtës, janë:
a) kulti i atdheut
b) kulti i natyrës
c) kulti i heroit, i trimit.
d)
• Në këtë poezi Fishta shfaq natyrë romantike, e cila duket së pari në trajtimin e temës së
madhe të atdheut.
• Atdheu idealizohet dhe himnizohet.
• Kultet e mësipërme alternohen në funksion të kësaj teme të madhe. E rëndësishme për
poetin është të përcjellë mesazhin: Si Shqipnija ‘i vend nuk ka!
• Të gjitha këto jepen me nota të buta, lirike, nëpërmjet krahasimit, karakterizimit,
adhurimit, përsojes, etj.
• Heroi shihet si model dhe i shërben optimizmit.
• Konceptet etike (morali) dhe estetike (e bukura) përdoren si shembull për të ilustruar idenë
e autorit, etj.
4 pikë Nëse nxënësi jep katër përgjigje referuar skemës më lart.
3 pikë Nëse nxënësi jep vetëm tri nga përgjigjet më lart.
2 pikë Nëse nxënësi jep vetëm dy nga përgjigjet më lart.
1 pikë Nëse nxënësi jep vetëm njërën nga përgjigjet më lart.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë të plota ose të pjesshme në çdo rast kur përgjigja e tij i afrohet logjikës
së pyetjes dhe modelit të përgjigjes së dhënë në skemë, pavarësisht shembullit të zgjedhur nga ai
apo shpjegimit e formulimit individual të përgjigjes.
______________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5-vjeçare Varianti A
© AKP 5 1 qershor 2011
PJESA II
Alber Kamy I Huaji (fragment)
Pyetja 13 B 1 pikë
Pyetja 14 A 1 pikë
Pyetja 15 D 1 pikë
Pyetja 16 C 1 pikë
Pyetja 17 A 1 pikë
Pyetja 18 C 1 pikë
________________________________________________________________________________
Pyetja 19 1 pikë
Model përgjigjeje
Mersoi ndodhet në sallën e gjyqit, sepse ka kryer një vrasje dhe pret të gjykohet për këtë, etj.
1 pikë Nëse nxënësi jep arsyen pse Mersoi ndodhet në sallën e gjyqit.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikën edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep arsyen e mësipërme të formuluar
në një mënyrë tjetër.
____________________________________________________________________
Pyetja 20 2 pikë
Model përgjigjeje
a) Mersoi konsiderohet si personazh indiferent ndaj botës dhe ndaj fatit të tij.
Në këtë kënvështrim justifikohet edhe mosreagimi i tij. Shkak i mosreagimit është edhe fakti se atij
i duket e kotë përpjekja. Ai mendon se gjithçka tashmë ka marrë fund.
Mersoi gjykohet për atë që është dhe jo për atë që bën, prandaj ai nuk reagon.
Megjithëse zhvillohet gjyqi, opinionet e atyre që gjykojnë Mersoin bëhen të ditura që më parë. Ata
pothuajse e kanë marrë vendimin për të, paraprakisht.
Dhe kjo është një situatë absurde. I ndodhur përballë këtij fakti Mersoit i duket e kotë të reagojë.
b) Model shembulli nga fragmenti: Nuk mendoja më për asgjë. Por kryetari më pyeti nëse kisha gjë
për të shtuar. U mendova . Thashë: “jo”. Atëherë më morën.
Shembulli mund të jepet edhe me perifrazim. P.sh: Mosreagimi i Mersoit duket kur atë e marrin
pas dhënies së vendimit dhe ai nuk thotë asnjë fjalë.
2 pikë Nëse nxënësi përgjigjet për dy kërkesat si në modelet e përgjigjeve.
1 pikë Nëse nxënësi përgjigjet vetëm për një nga kërkesat.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep një shpjegim apo shembull që nuk e
përmban modeli i përgjigjes, por afron me logjikën e pyetjes dhe që komisioni i vlerësimit e
gjykon të saktë.
____________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5-vjeçare Varianti A
© AKP 6 1 qershor 2011
Pyetja 21 3 pikë
Model përgjigjeje
a)
* Reagimi i parë i Mersoit:
Mersoi e kërkon me sy Marian në sallë.
ose
Përgjigja mund të jepet duke dhënë shembullin direkt të shkëptur nga fragmenti: Kjo më bëri të
kujtohem se gjatë gjithë proçesit nuk e kisha kërkuar me sy Marien
* Reagimi i dytë i Mersoit:
Nuk dëshiron të shohë më askënd, as Marian.
ose
Përgjigja mund të jepet duke dhënë shembullin direkt nga teksti: Nuk vështrova nga Maria.
b) Mersoi ndihet tashmë pa shpresë, krejt i vetmuar apo totalisht i huaj për botën dhe me botën, etj.
3 pikë Nëse nxënësi zbulon dy reagimet dhe jep gjendjen shpirtërore të Mersoit.
2 pikë Nëse nxënësi zbulon vetëm dy reagimet ose një reagim dhe gjendjen shpirtërore të
Mersoit.
1 pikë Nëse nxënësi zbulon vetëm njërin reagim ose jep vetëm gjendjen shpirtërore të
Mersoit.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë jep një shpjegim apo shembull që nuk e
përmban modeli i përgjigjes, por afron me logjikën e pyetjes dhe që komisioni i vlerësimit e
gjykon të saktë
________________________________________________________________________________
Pyetja 22 3 pikë
Model përgjigjeje
a) Përemri Ne përfshin: Mersoin, Marian, miqtë e tij Çeleste dhe Rajmond, avokatin, gazetarin i ri,
kryetarin, xhandarët, sallën, etj.
b) Të gjithë presin me padurim vendimin. Njerëzit i kanë sytë nga Mersoi. Ata janë njerëzit e
njohur të tij, por edhe të tjerë që nuk e dinë kush është ai.Vetë Mersoi i shikon të gjithë me radhë
për të gjetur midis tyre një opinion apo një përgjigje nga reagimi i tyre se si mund të jetë vendimi.
c) Jemi në momentin e vendimit. Ka ankth, padurim. Kështu që njëra palë përkrah Mersonë dhe
është me të, pala tjetër pret gjakftohtë, por plot kureshtje vendimin, përsëri duke parë Mersoin, për
të parë reagimin e tij në momentin e këtij vendimit.
3 pikë Nëse nxënësi jep tri përgjigje në përshtatje me referimet e mësipërme.
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5-vjeçare Varianti A
© AKP 7 1 qershor 2011
2 pikë Nëse nxënësi jep dy nga përgjigjet në përshtatje me referimet e mësipërme.
1 pikë Nëse nxënësi jep vetëm një përgjigje nga përgjigjet e mësipërme.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, bën një shpjegim që nuk e përmban
modeli i përgjigjes, por që ka lidhje me logjikën e pyetjes dhe që komisioni i vlerësimit e gjykon të
saktë
________________________________________________________________________________
Pyetja 23 2 pikë
Model përgjigjeje
a) Nënteksti është i lidhur me veprimin që rrjedh shpejt dhe me faktin që vendimi është marrë me
kohë, pavarësisht se sa fajtor është Mersoi dhe pa përfillur mbrojtjen e tij etj.
b) Kjo tregon se personazhi ndodhet në një situatë absurde etj.
2 pikë Nëse nxënësi jep dy përgjigje sipas modelit të përgjigjeve të mësipërme
1 pikë Nëse nxënësi jep vetëm njërën nga përgjigjet.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, bën një shpjegim që nuk e përmban
modeli i përgjigjes, por që ka lidhje me logjikën e pyetjes dhe që komisioni i vlerësimit e gjykon të
saktë
________________________________________________________________________________
Pyetja 24 3 pikë
Model përgjigjeje
a) shenjat që shërbejnë si paralajmërim për vendimin tragjik në paragrafin e fundit mund të jenë:
zilja, përplasja e derës, lëvizja e njerëzve etj.
Përgjigja mund të jepet edhe me shembuj nga paragrafi i fundit:
Më në fund tringëlliu një zile./ U përplasën dyer./ Njerëz vraponin nëpër shkallë etj
b) Një nga tiparet e stilit që del në shprehjen e kërkuar është konciziteti.
I kursyer në fjalë, me një thjeshtësi të habitshme, me një stil të zhveshur, Kamy jep rrugën drej
zgjidhjes së fabulës së tij.
3 pikë Nëse nxënësi jep dy shembujt dhe tiparin e stilit.
2 pikë Nëse nxënësi jep një shembull dhe tiparin e stilit ose vetëm dy shembujt.
1 pikë Nëse nxënësi jep vetëm njërin shembull ose vetëm tiparin e stilit.
0 pikë Nëse nxënësi përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Shënim:
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë, jep shembull dhe bën një shpjegim që
nuk e përmban modeli i përgjigjes, por që ka lidhje me logjikën e pyetjes dhe që komisioni i
vlerësimit e gjykon të saktë
________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme teknike profesionale (3+2) dhe 5-vjeçare Varianti A
© AKP 8 1 qershor 2011
Pyetja 25 8 pikë
Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:
KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
• përshkruan vetminë njerëzore, individuale ose kolektive apo në marrëdhënie të ndërsjellta.
• shpreh pasojat e kësaj vetmie.
• vendos raporte midis vetmisë dhe përballjes së njeriut me të.
• i referohet gjendjes së Mersoit dhe veprës së Kamysë.
• përdor detaje përshkruese.
• përdor figura letrare.
• realizon një përshkrim që ka ritëm dhe larmi këndvështrimesh
• etj.
KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë
1 pikë Struktura e esesë
• respekton elementet e strukturës së esesë:
hyrjen
zhvillimin
përfundimin
Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.
1 pikë Organizimi i esesë
• organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla si koherenca dhe unifikimi i paragrafëve
(lidhja logjike mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme).
KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
• përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.
• shprehet me një gjuhë eseistike.
• ka fjalor të pasur.
• stil origjinal.
KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë
(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
• strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore.
• ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta.
• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm.
• ka saktësi drejtshkrimore.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Empty Pergjigjet e testit

Mesazh nga Admin Wed Jun 01, 2011 7:35 pm

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti B
© AKP 2 1 qershor 2011
PJESA I
Lasgush Poradeci Kënga pleqërishte
Pyetja 1 B 1 pikë
Pyetja 2 A 1 pikë
Pyetja 3 A 1 pikë
Pyetja 4 C 1 pikë
Pyetja 5 C 1 pikë
Pyetja 6 B 1 pikë
________________________________________________________________________________
Pyetja 7 3 pikë
Model përgjigjeje
• Faza e ngjitjes: Pastaj fillon të ngrihesh, e nis e ja thërret
OSE Rënkimi –i zemrës s’ate ronitet më të ngjitur...
• Pika kulmore: që nga lartësira ku vate fluturoj...,
• Faza e zbritjes: Me sulm e ulërimë këputet si përroj... e rrjedh tatëpjetë
OSE Pastaj të shuhet zëri...e rrihesh... edhe vdes:
1 pikë Nëse gjen vargun që shënon fazën e ngjitjes.
1 pikë Nëse gjen vargun që shënon pikën kulmore.
1 pikë Nëse gjen vargun që shënon fazën e zbritjes.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
________________________________________________________________________________
Pyetja 8 2 pikë
Model përgjigjeje
• Kjo dhimbje buron nga vetë përkushtimi për artin. Akti i krijimit është i vështirë por i bukur.
• Dhimbja prodhon të bukurën, poezinë dhe është pjesë e shpirtit të tij. Është një proces që kërkon
shumë mund, përkushtim dhe mbi të gjitha dashuri.
• Ilustrime: Mjerimi-i vetvetes të thjevi mes për mes: Këtu vuajtja del në shkallën më të lartë, një
vuajtje madhështore që lidhet me misionin e poetit.
• Detaje të tjera mbështetëse: të thjevi dhembja jote, si lot i përvëluar..., më bën ujem!
ti ngrihesh dyke vuar, vaj, lot i zi, mall, psherëtimë.
1 pikë Nëse shpjegon pse poeti e përjeton procesin krijues shumë të dhimbshëm e të
mundimshëm.
DHE
1 pikë Nëse e ilustron mendimin me detaje nga fragmenti.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë shpreh mendime që nuk i përmban modeli i
përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.
_______________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti B
© AKP 3 1 qershor 2011
Pyetja 9 2 pikë
Model përgjigjeje
• Metafora emërore: këngë pleqërishte, mall, psherëtimë, vajë, lot,...
• Epitet metaforik: shpirt i përvëluar, këngës magjiplotë, zë të përpalitur, dëshir’ e
varfëruar.
1 pikë Nëse gjen një metaforë emërore.
1 pikë Nëse gjen një epitet metaforik.

• Poeti njëjtësohet me këngën. Ai ka nevojë për të. Kjo shfaqet që në vargun e parë:
O këngë pleqërishte! Ti vjersh’ e Vendit t’em! Kjo lidhje është në fakt një identifikim i poetit me
vendin, me qenësinë e tij.
• Rëndësia: poeti identifikohet me të dhe thekson vlerën e saj, sepse e di se pa të nuk do të
ekzistonte as kënga e tij origjinale. Thirrjet: këngë, vjershë, mall, psherëtimë, vaj, shpirt i
përvëluar, janë pikërisht shembull i këtij frymëzimi personal, pikërisht te kënga pleqërishte.
Kjo këngë është bërë kënga e re e vetë poetit.
2 pikë Nëse shpjegon plotësisht lidhjen midis poetit dhe këngës pleqërishte.
OSE
1 pikë Nëse shpjegon pjesërisht lidhjen midis poetit dhe këngës pleqërishte.
DHE
1 pikë Nëse tregon rëndësinë që kënga pleqërishte ka për poetin.

Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë shpreh mendime që nuk i përmban
modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.
_______________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti B
© AKP 4 1 qershor 2011
Pyetja 11 3 pikë
Model përgjigjeje
• Figura e stilistikës: krahasim i zgjatur, similitudë.
• Interpretimi: Kënga pleqërishte është bërë këngë e poetit, gjiri i saj është zemra, del nga fundi i
zemrës, ngrihet dhe kthehet në thellësinë e zemrës, për t’u bërë përfundimisht këngë e saj. I
gjithë ky fenomen është dhënë përmes figurës së valës, e cila ngrihet përpjetë për t’u përplasur
sërish në thellësi të zemrës së vet.
1 pikë Nëse gjen figurën e stilistikës.
DHE
2 pikë Nëse interpreton në mënyrë të plotë nëntekstin e këtij përdorimi.
OSE
1 pikë Nëse interpreton në mënyrë të pjesshme nëntekstin e këtij përdorimi, pra tregon
vetëm imazhin e krahasimit me dukurinë e natyrës.

• Detaj që krijon efekt pamor: mal, lartësi, hije e kasolles, fluturon përroi, breshër, kulmit,
qielluar.
• Detaj që krijon efekt dëgjimor: zë të shtruar, me të qarë, mërmëruar, më të ngjirur, ulërimë,
shuhet zëri, thërret.
1 pikë Nëse gjen në poezi një detaj që krijon efekt pamor.
1 pikë Nëse gjen në poezi një detaj që krijon efekt dëgjimor

Nxënësi nuk do të marrë pikë, nëse detajet e gjetura nuk krijojnë efekte të tilla.
_______________________________________________________________________________
Pyetja 13 2 pikë
Model përgjigjeje
• Mënyra urdhërore.
• Funksioni: Në këtë përdorim ndihet qartë një thirrje, një përgjërim, një lutje, që kënga të
dëgjohet kudo, të përhapet kudo.
1 pikë Nëse gjen mënyrën urdhërore.
DHE
1 pikë Nëse shpjegon funksionin e këtij përdorimi.

Balzak Evgjeni Grande
Pyetja 14 B 1 pikë
Pyetja 15 A 1 pikë
Pyetja 16 C 1 pikë
Pyetja 17 C 1 pikë
Pyetja 18 B 1 pikë
Pyetja 19 C 1 pikë
Pyetja 20 D 1 pikë
________________________________________________________________________________
Pyetja 21 2 pikë
Model përgjigjeje
a) Figura e stilistikës: epiteti
b) Pjesa e ligjëratës: mbiemri
1 pikë Nëse gjen figurën e stilistikës.
1 pikë Nëse gjen pjesën e ligjëratës.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
________________________________________________________________________________
Pyetja 22 2 pikë
Model përgjigjeje
Zakone që dëshmojnë jetën që Evgjenia bën:
• Zjarrin e ndez vetëm ato ditë që e lejonte i ati
• Vazhdon të vishet si e ëma.
• Shtëpia e saj, pa diell, pa ngrohtësi, e zymtë, e zbrazët.
• Në atë zemër nisi të rëndonte pesha e interesit dhe e llogarive.
• Zjarrin e shuan sipas programit të ditëve të çupërisë së saj.
2 pikë Nëse gjen dy zakone të vjetra, që tregojnë jetën që ajo bën.
OSE
1 pikë Nëse gjen vetëm një zakon të vjetër, që tregon jetën që ajo bën.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë kur citon momente nga fragmenti ose kur perifrazon.
________________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti B
© AKP 6 1 qershor 2011
Pyetja 23 3 pikë
Model përgjigjeje
a) Ndryshimi më i madh midis Evgjenisë dhe të atit qëndron se Evgjenia ka shpirt fisnik, bujar,
ndihmon të tjerët dhe kryen shumë vepra bamirësie.
b) Tipari dallues i mjedisit në të cilin jeton Evgjenia është: provincializmi, të marrurit me jetën
të tjerëve, thashethemet, jeta e mbyllur.
c) Evgjenia i përkushtohet shumë bamirësisë, pasi e ka në natyrën e saj të ndihmojë të tjerët.
OSE
• Evgjenisë pasuria nuk i solli asgjë të mirë në jetë, asaj s’i bën më përshtypje ajo, nuk është
qëllimi i jetës së saj, ndaj e përdor për qëllime fisnike.
OSE
• Evgjenia i është përkushtuar bamirësisë për të harruar dramën e saj, humbjen e dashurisë. Gjen
ngushëllim në veprën që bë.
OSE
• Ai ar i solli shumë trishtim në jetë, ndaj është më mirë ta përdorë të paktën në mënyrën e duhur.
1 pikë Nëse tregon ku qëndron ndryshimi midis Evgjenisë dhe të atit.
1 pikë Nëse tregon një tipar dallues të mjedisit ku jeton Evgjenia.
1 pikë Nëse shpjegon pse Evgjenia i përkushtohet kaq shumë bamirësisë.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë shpreh mendime që nuk i përmban
modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.
________________________________________________________________________________
Pyetja 24 (a) 3 pikë
Drama e madhe e jetës së Evgjeni Grandesë qëndron në faktin se ajo humbi gjithçka në
këtë jetë: dashurinë dhe të qenit nënë. Mjedisi i shkatërroi dëshirat dhe ëndrrat e saj. Në fillim ajo
humbi dashurinë e jetës, më pas, martesa me interes i shkatërroi përfundimisht ëndrrat e saj. Ajo
mbetet e vetme në këtë jetë, pa askënd pranë që ta kuptojë dhe dojë, si grua, nënë dhe bashkëshorte.
Ilustrimi: Kjo është historia e kësaj gruaje, e cila, ndonëse jetoi në këtë botë, nuk ish për këtë botë.
Ajo qe lindur për të qenë grua e shkëlqyeshme dhe nënë; dhe tashti s’ka as burrë, as familje, as
fëmijë.
Vajza buzëplasur dhe e vetmuar,
Zoti e rrethoi robëreshën e tij me thasë plot me florinj.
2 pikë Nëse shpjegon në mënyrë të plotë dramën e jetës së Evgjeni Grandesë.
OSE
1 pikë Nëse shpjegon pjesërisht dramën e jetës së Evgjeni Grandesë.
DHE
1 pikë Nëse i mbështet mendimet me ilustrime nga fragmenti.

Pyetja 24 (b) 2 pikë
Përgjigje e lirë
Nxënësi duhet të tregojë ndjesinë që i shkaktoi ky fragment (dhimbje, keqardhje, etj).
Nxënësi shpreh një mendim të parë që i lindi sapo e mbaroi së lexuari, por që lidhet me thelbin e
fragmentit ose romanit.
1 pikë Nëse tregon ndjesinë që i lindi nga leximi i fragmentit.
1 pikë Nëse shkruan mendimin e parë që i lindi kur e përfundoi.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Empty Pergjigjet e testit

Mesazh nga Admin Wed Jun 01, 2011 7:36 pm

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti A
© AKP 2 1 qershor 2011
PJESA I
Lasgush Poradeci Kënga pleqërishte
Pyetja 1 A 1 pikë
Pyetja 2 C 1 pikë
Pyetja 3 C 1 pikë
Pyetja 4 B 1 pikë
Pyetja 5 A 1 pikë
Pyetja 6 B 1 pikë
________________________________________________________________________________
Pyetja 7 2 pikë
Model përgjigjeje
• Kjo dhimbje buron nga vetë përkushtimi për artin. Akti i krijimit është i vështirë por i bukur.
• Dhimbja prodhon të bukurën, poezinë dhe është pjesë e shpirtit të tij. Është një proces që kërkon
shumë mund, përkushtim dhe mbi të gjitha dashuri.
• Ilustrime: Mjerimi-i vetvetes të thjevi mes për mes: Këtu vuajtja del në shkallën më të lartë, një
vuajtje madhështore që lidhet me misionin e poetit.
• Detaje të tjera mbështetëse: të thjevi dhembja jote, si lot i përvëluar..., më bën ujem!
ti ngrihesh dyke vuar, vaj, lot i zi, mall, psherëtimë.
1 pikë Nëse shpjegon pse poeti e përjeton procesin krijues shumë të dhimbshëm e të
mundimshëm.
DHE
1 pikë Nëse e ilustron mendimin me detaje nga fragmenti.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë shpreh mendime që nuk i përmban modeli i
përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.
_______________________________________________________________________________________
Pyetja 8 3 pikë
Model përgjigjeje
• Poeti njëjtësohet me këngën. Ai ka nevojë për të. Kjo shfaqet që në vargun e parë:
O këngë pleqërishte! Ti vjersh’ e Vendit t’em! Kjo lidhje është në fakt një identifikim i poetit me
vendin, me qenësinë e tij.
• Rëndësia: poeti identifikohet me të dhe thekson vlerën e saj, sepse e di se pa të nuk do të
ekzistonte as kënga e tij origjinale. Thirrjet: këngë, vjershë, mall, psherëtimë, vaj, shpirt i
përvëluar, janë pikërisht shembull i këtij frymëzimi personal, pikërisht te kënga pleqërishte.
Kjo këngë është bërë kënga e re e vetë poetit.
2 pikë Nëse shpjegon plotësisht lidhjen midis poetit dhe këngës pleqërishte.
OSE
1 pikë Nëse shpjegon pjesërisht lidhjen midis poetit dhe këngës pleqërishte.
DHE
1 pikë Nëse tregon rëndësinë që kënga pleqërishte ka për poetin.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë shpreh mendime që nuk i përmban modeli i
përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti A
© AKP 3 1 qershor 2011
Pyetja 9 3 pikë
Model përgjigjeje
• Faza e ngjitjes: Pastaj fillon të ngrihesh, e nis e ja thërret
OSE Rënkimi –i zemrës s’ate ronitet më të ngjitur...
• Pika kulmore: që nga lartësira ku vate fluturoj...,
• Faza e zbritjes: Me sulm e ulërimë këputet si përroj... e rrjedh tatëpjetë
OSE Pastaj të shuhet zëri...e rrihesh... edhe vdes:
1 pikë Nëse gjen vargun që shënon fazën e ngjitjes.
1 pikë Nëse gjen vargun që shënon pikën kulmore.
1 pikë Nëse gjen vargun që shënon fazën e zbritjes.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
________________________________________________________________________________
Pyetja 10 2 pikë
Model përgjigjeje
• Metafora emërore: këngë pleqërishte, mall, psherëtimë, vajë, lot,...
• Epitet metaforik: shpirt i përvëluar, këngës magjiplotë, zë të përpalitur, dëshir’ e
varfëruar.
1 pikë Nëse gjen një metaforë emërore.
1 pikë Nëse gjen një epitet metaforik.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
____________________________________________________________________
Pyetja 11 2 pikë
Model përgjigjeje
• Detaj që krijon efekt pamor: mal, lartësi, hije e kasolles, fluturon përroi, breshër, kulmit,
qielluar.
• Detaj që krijon efekt dëgjimor: zë të shtruar, me të qarë, mërmëruar, më të ngjirur, ulërimë,
shuhet zëri, thërret.
1 pikë Nëse gjen në poezi një detaj që krijon efekt pamor.
1 pikë Nëse gjen në poezi një detaj që krijon efekt dëgjimor
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë shpreh mendime që nuk i përmban
modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.
Nxënësi nuk do të marrë pikë, nëse detajet e gjetura nuk krijojnë efekte të tilla.
_______________________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti A
© AKP 4 1 qershor 2011
Pyetja 12 2 pikë
Model përgjigjeje
• Mënyra urdhërore.
• Funksioni: Në këtë përdorim ndihet qartë një thirrje, një përgjërim, një lutje, që kënga të
dëgjohet kudo, të përhapet kudo.
1 pikë Nëse gjen mënyrën urdhërore.
DHE
1 pikë Nëse shpjegon funksionin e këtij përdorimi.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë shpreh mendime që nuk i përmban
modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.
____________________________________________________________________
Pyetja 13 3 pikë
Model përgjigjeje
• Figura e stilistikës: krahasim i zgjatur, similitudë.
• Interpretimi: Kënga pleqërishte është bërë këngë e poetit, gjiri i saj është zemra, del nga fundi i
zemrës, ngrihet dhe kthehet në thellësinë e zemrës, për t’u bërë përfundimisht këngë e saj. I
gjithë ky fenomen është dhënë përmes figurës së valës, e cila ngrihet përpjetë për t’u përplasur
sërish në thellësi të zemrës së vet.
1 pikë Nëse gjen figurën e stilistikës.
DHE
2 pikë Nëse interpreton në mënyrë të plotë nëntekstin e këtij përdorimi.
OSE
1 pikë Nëse interpreton në mënyrë të pjesshme nëntekstin e këtij përdorimi, pra tregon
vetëm imazhin e krahasimit me dukurinë e natyrës.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë shpreh mendime që nuk i përmban
modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.
____________________________________________________________________
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti A
© AKP 5 1 qershor 2011
PJESA II
Balzak Evgjeni Grande
Pyetja 14 A 1 pikë
Pyetja 15 C 1 pikë
Pyetja 16 D 1 pikë
Pyetja 17 B 1 pikë
Pyetja 18 C 1 pikë
Pyetja 19 B 1 pikë
Pyetja 20 C 1 pikë
________________________________________________________________________________
Pyetja 21 2 pikë
Model përgjigjeje
Zakone që dëshmojnë jetën që Evgjenia bën:
• Zjarrin e ndez vetëm ato ditë që e lejonte i ati
• Vazhdon të vishet si e ëma.
• Shtëpia e saj, pa diell, pa ngrohtësi, e zymtë, e zbrazët.
• Në atë zemër nisi të rëndonte pesha e interesit dhe e llogarive.
• Zjarrin e shuan sipas programit të ditëve të çupërisë së saj.
2 pikë Nëse gjen dy zakone të vjetra, që tregojnë jetën që ajo bën.
OSE
1 pikë Nëse gjen vetëm një zakon të vjetër, që tregon jetën që ajo bën.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë kur citon momente nga fragmenti ose kur perifrazon.
________________________________________________________________________________
Pyetja 22 3 pikë
Model përgjigjeje
a) Ndryshimi më i madh midis Evgjenisë dhe të atit qëndron se Evgjenia ka shpirt fisnik, bujar,
ndihmon të tjerët dhe kryen shumë vepra bamirësie.
b) Tipari dallues i mjedisit në të cilin jeton Evgjenia është: provincializmi, të marrurit me jetën
të tjerëve, thashethemet, jeta e mbyllur.
c) Evgjenia i përkushtohet shumë bamirësisë, pasi e ka në natyrën e saj të ndihmojë të tjerët.
OSE
• Evgjenisë pasuria nuk i solli asgjë të mirë në jetë, asaj s’i bën më përshtypje ajo, nuk është
qëllimi i jetës së saj, ndaj e përdor për qëllime fisnike.
OSE
• Evgjenia i është përkushtuar bamirësisë për të harruar dramën e saj, humbjen e dashurisë. Gjen
ngushëllim në veprën që bë.
OSE
• Ai ar i solli shumë trishtim në jetë, ndaj është më mirë ta përdorë të paktën në mënyrën e duhur.
1 pikë Nëse tregon ku qëndron ndryshimi midis Evgjenisë dhe të atit.
1 pikë Nëse tregon një tipar dallues të mjedisit ku jeton Evgjenia.
1 pikë Nëse shpjegon pse Evgjenia i përkushtohet kaq shumë bamirësisë.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë shpreh mendime që nuk i përmban modeli i
përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti A
© AKP 6 1 qershor 2011
Pyetja 23 2 pikë
Model përgjigjeje
a) Figura e stilistikës: epiteti
b) Pjesa e ligjëratës: mbiemri
1 pikë Nëse gjen figurën e stilistikës.
1 pikë Nëse gjen pjesën e ligjëratës.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
________________________________________________________________________________
Pyetja 24 (a) 3 pikë
Drama e madhe e jetës së Evgjeni Grandesë qëndron në faktin se ajo humbi gjithçka në
këtë jetë: dashurinë dhe të qenit nënë. Mjedisi i shkatërroi dëshirat dhe ëndrrat e saj. Në fillim ajo
humbi dashurinë e jetës, më pas, martesa me interes i shkatërroi përfundimisht ëndrrat e saj. Ajo
mbetet e vetme në këtë jetë, pa askënd pranë që ta kuptojë dhe dojë, si grua, nënë dhe bashkëshorte.
Ilustrimi: Kjo është historia e kësaj gruaje, e cila, ndonëse jetoi në këtë botë, nuk ish për këtë botë.
Ajo qe lindur për të qenë grua e shkëlqyeshme dhe nënë; dhe tashti s’ka as burrë, as familje, as
fëmijë.
Vajza buzëplasur dhe e vetmuar,
Zoti e rrethoi robëreshën e tij me thasë plot me florinj.
2 pikë Nëse shpjegon në mënyrë të plotë dramën e jetës së Evgjeni Grandesë.
OSE
1 pikë Nëse shpjegon pjesërisht dramën e jetës së Evgjeni Grandesë.
DHE
1 pikë Nëse i mbështet mendimet me ilustrime nga fragmenti.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Nxënësi do të marrë pikë edhe kur në përgjigjen e dhënë shpreh mendime që nuk i përmban
modeli i përgjigjes, por që komisioni i vlerësimit i gjykon të sakta.
____________________________________________________________________
Pyetja 24 (b) 2 pikë
Përgjigje e lirë
Nxënësi duhet të tregojë ndjesinë që i shkaktoi ky fragment (dhimbje, keqardhje, etj).
Nxënësi shpreh një mendim të parë që i lindi sapo e mbaroi së lexuari, por që lidhet me thelbin e
fragmentit ose romanit.
1 pikë Nëse tregon ndjesinë që i lindi nga leximi i fragmentit.
1 pikë Nëse shkruan mendimin e parë që i lindi kur e përfundoi.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja Varianti A
© AKP 7 1 qershor 2011
Pyetja 25 8 pikë
Për esenë do të ndiqen kriteret e mëposhtme:
KRITERI I: SHTJELLIMI I IDESË 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
• shkruan një ese ku argumenton nëse do t’ia rekomandonte ose jo një miku ta lexonte romanin
“Evgjeni Grande”
• i mbështet idetë e veta me shembuj nga fragmenti ose vepra.
• përdor detaje mbështetëse.
• ka qartësi mendimi.
KRITERI II: ORGANIZIMI DHE STRUKTURA E ESESË 2 pikë
1 pikë Struktura e esesë
• respekton elementet e strukturës së esesë:
hyrjen
zhvillimin
përfundimin
Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës së mësipërme.
1 pikë Organizimi i esesë
• organizim logjik, ku shfrytëzohen teknika të tilla si koherenca dhe unifikimi i paragrafëve
(lidhja logjike mes paragrafëve, kalimi në mënyrë të natyrshme).
KRITERI III: STILI DHE ORIGJINALITETI 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
• përmes gjuhës që përdor, krijon një përshtypje të përgjithshme për atë që do të shprehë.
• shprehet me një gjuhë eseistike.
• ka fjalor të pasur.
• stil origjinal.
KRITERI IV: SAKTËSIA GJUHËSORE 2 pikë
(1 pikë sintaksa dhe 1 pikë drejtshkrimi)
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
• strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore.
• ndërton fjali që janë të sakta dhe të qarta.
• përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm.
• ka saktësi drejtshkrimore
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Empty Pergjigjet e testit

Mesazh nga Admin Wed Jun 01, 2011 7:38 pm

Skema e vlerësimit: Letërsi dhe Gjuhë shqipe
Gjimnazi: Drejtimi shoqëror dhe i përgjithshëm Varianti B
© AKP 2 1 qershor 2011
PJESA I
Martin Camaj Nji vjet
Pyetja 1 C 1 pikë
Pyetja 2 A 1 pikë
Pyetja 3 A 1 pikë
Pyetja 4 B 1 pikë
Pyetja 5 B 1 pikë
Pyetja 6 A 1 pikë
________________________________________________________________________________
Pyetja 7 3 pikë
Model përgjigjeje
a) mjedisi: tipik malësor, fshatar, bjeshkë.
b) detaje: përroi, mani n’oborr, përroi u tha, xhingalla ka britë e ka britë, mani asht pjekë, përroi
nën shpi, strehët e pullazit, ujin n’oborr, në kusi, era nga bjeshka.
1 pikë Nëse përcakton mjedisin që shërben si sfond i kësaj poezie.
DHE
2 pikë Nëse gjen dy detaje tipike të tij.
OSE
1 pikë Nëse gjen vetëm një detaj të këtij mjedisi.
0 pikë Nëse përgjigjet gabim ose nuk përgjigjet fare.
________________________________________________________________________________
Pyetja 8 2 pikë
Model përgjigjeje
Vargjet ku ndihet dhimbja dhe vetmia:
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 1314
Piket : 18968
Respekti : 19
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Shqiperi

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë  Empty Re: Matura 2011, ja cilat janë përgjigjet e sakta për Letërsinë

Mesazh nga Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi