Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Ndikimi islam në letërsinë shqipe EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcapNdikimi islam në letërsinë shqipe Voting_barNdikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcapNdikimi islam në letërsinë shqipe Voting_barNdikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 
Albani (761)
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcapNdikimi islam në letërsinë shqipe Voting_barNdikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcapNdikimi islam në letërsinë shqipe Voting_barNdikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 
emine (509)
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcapNdikimi islam në letërsinë shqipe Voting_barNdikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 
Era (387)
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcapNdikimi islam në letërsinë shqipe Voting_barNdikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 
Redi (338)
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcapNdikimi islam në letërsinë shqipe Voting_barNdikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 
Visiana (198)
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcapNdikimi islam në letërsinë shqipe Voting_barNdikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 
iDa (175)
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcapNdikimi islam në letërsinë shqipe Voting_barNdikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 
Esila (153)
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcapNdikimi islam në letërsinë shqipe Voting_barNdikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 

Kush është në linjë
51 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 51 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 66 më Mon Apr 29, 2024 1:47 am
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcap3%Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 3% [ 1 ]
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcap14%Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 14% [ 5 ]
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcap11%Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 11% [ 4 ]
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcap58%Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 58% [ 21 ]
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcap0%Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 0% [ 0 ]
Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_lcap14%Ndikimi islam në letërsinë shqipe Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Ndikimi islam në letërsinë shqipe

Shko poshtë

Ndikimi islam në letërsinë shqipe Empty Ndikimi islam në letërsinë shqipe

Mesazh nga Esila Fri Sep 30, 2022 9:10 am

Ndikimi islam në letërsinë shqipe 200-150_1474978850
Islami, përfundimi i mësimit hyjnor, reflektoi jo vetëm në sferat e edukimit dhe ngritjes morale të njeriut, por shtrirja e tij ishte shumëdimensionale. Ndikimit në letërsi e histori vjen nga dy bartësit kryesorë të këtij civilizimi: Kurani, baza kryesore, dhe transmetuesi i tij, Muhamedi a.s., i cili pranoi shpalljen, e sqaroi dhe e komentoi atë, si dhe i tëri ishte, siç porosit ky libër, paraprirës i dijes njerëzore. Fillimisht ishte ngadhënjimi mbi poezinë arabe të kohës, e më tej ndikimi i tij u zgjerua edhe në të katër anët e botës, së bashku me zgjerimin e fesë së Allahut xh.sh. Edhe shqiptarët e mësuan, e përhapën dhe ndihmuan në zgjerimin e mësimeve të tij, e gjithashtu edhe u ndikuan nga mësimet e Islamit, gjegjësisht Kuranit dhe Sunetit, traditës dhe personalitetit të Muhamedit a.s.

Civilizimi islam, orientim drejt dritës

Zgjerimi dhe përhapja e mësimeve të Zotit bëhej me shpejtësi, fillimisht në vendin e lindjes, e brez pas brezi arritën edhe te ne. Qëllimi i këtij mësimi nga Zoti është që ta nxjerrë njerëzimin nga errësira në dritë, nën maksimën: ”Lexo”, që ta orientojë drejt diturisë,shkrimit, leximit e arsimit, duke krijuar kulturë e civilizim, duke orientuar njerëzimin kah e mbara dhe e mira, dhe duke dhënë kontribut për të ardhmen.
Njëqind vjet pas vdekjes së Muhamedit a.s., pasardhësit e tij në Perëndim kishin arritur deri në Spanjë, dhe Islami në Evropën qendrore erdhi që në vitin 700. Spanja ishte vendi i parë evropian që formoi urën e lidhjes në civilizimin dhe kulturën islame, duke pasur kontakte direkte për tetë shekuj. "Spanja nuk do të hynte në historinë e civilizimit sikur të mos ishin tetë shekujt, ku ajo jetoi nën hijen e Islamit dhe civilizimit të tij.
Ajo ishte burim i dritës dhe kulturës për vendet e tjera evropiane fqinje, të cilat në ato kohë jetonin në errësirë e injorancë, analfabetizëm dhe prapambeturi.”(1)
Kurse në Ballkan, përpos tjerëve, Islami përfaqësohet më se miri me shqiptarët, të cilët i kanë kontribuar shtrirjes së identitetit islam në Evropë dhe, pa dyshim, janë pjesë me rëndësi për urëlidhjen mes civilizimeve të
Lindjes dhe Perëndimit, sidomos që nga rënia e Spanjës e këtej. Prandaj, si element identifikues i Islamit në Perëndim dhe kufijve të civilizimeve, janë bartës të barrës me përgjegjësi hyjnore. Kur kihet parasysh multireligjioziteti i brendshëm kombëtar, harmonia dhe toleranca e tyre, shqiptarët janë përfaqësimi më i mirë.
Kosova është "një prej kaptinave më të rëndësishme dhe më të bekuara të Islamit në Evropë."(2)
Që nga koha kur Islami erdhi në këto troje, shqiptarët ishin kontributdhënës në këtë civilizim botëror, dhe atë në disa aspekte, si: arkitektonik, letrar, historik etj. Për shekuj me radhë shqiptarët kanë dhënë dijetarë të mëdhenj në shkencat islame, shumica e të cilëve, përveç shqipes, kanë njohur edhe arabishten, turqishten dhe persishten.”(3)

Shkëndija të frymëmarrjes më të lirë

Koha e errësirës kishte kapluar jo vetëm Evropën. Por, shkëndija e dritës po vinte nga Meka, e cila po zgjerohej gradualisht, duke reflektuar besimin unik, por edhe çlirimin e njerëzimit nga përçarjet e torturat e shumta drejt një identiteti më real. Mesjeta ishte një etapë e vështirë, e shqiptarët, që gjendeshin në pozicionin ku takoheshin ndarjet kishtare, gjegjësisht katolike e ortodokse, duke shtuar edhe ardhjen e sllavëve dhe pretendimet e fqinjëve nga të gjitha anët për të marrë një copë toke, ishin viktima të tentimit të asimilimit. Kështu shqiptarët autoktonë hoqën të zitë e ullirit për të qëndruar në identitetin e tyre, dhe jetuan ashtu të shkapërderdhur e të kapur nga shumë anë. Pushtuesit vinin e shkonin, dhe secili donte pjesë toke, apo së paku donte të linte gjurmët e veta, duke tentuar ta asimilojë popullin autokton. Me ardhjen e Perandorisë Osmane gjërat ndryshuan për së miri. Zëvendësimi i pushtuesve të egër serbë e bizantinë, që synonin shfarosjen fizike të shqiptarëve dhe fshirjen e gjurmëve të tyre kulturore, pra me një pushtues të butë e që sillte edhe mesazhin hyjnor të Islamit, ishte fillimi i një fati të ri historik, kur edhe fillon e krijohet një shtresë e re e identitetit kulturor e kombëtar të shqiptarëve. Ardhja e Perandorisë Osmane në Ballkan shënon një kthesë të re në jetën, historinë, por edhe artin tonë poetik letrar.
Krahas krijimit të ambientit për kultivimin e gjuhës shqipe në komunikimin e përditshëm dhe në shkrim, në shekujt XVI-XVII u ndërtua një rrjet i madh i medreseve dhe i shkollave tjera të mësimit islam, nga të cilat dolën një numër i madh i intelektualëve. Shkrimtarët alhamiadistë shqiptarë si: Nezim Frakulla, Hasan Zyko Kamberi, Muhamed Çami-Kyçyku, pastaj rilindësit Abdyl, Sami e Naim Frashëri, formimin e parë e morën po në shkollat vendase islame.(4)
Me ardhjen e Islamit në të gjitha qytetet e njohura u zhvillua kultura shqipe, bashkë me gjuhët e kulturës e dijes, e që ishin: persishtja arabishtja dhe turqishtja. Arsimi në gjuhën turke jepte mundësi jo vetëm për karrierë fetare, por edhe për karrierë politike apo ushtarake, apo edhe kulturore. Sidomos në shek. XIX, në trevat shqiptare vazhdonte rritja e institucioneve arsimore e kulturore islame, në të cilat mësimi mbahej në gjuhën turke.(5) Premtimi i xhonturqve për autonomi kulturore për shqiptarët u bë shkas i një vërshimi të madh përpara. "Gjatë dhjetë muajve të parë të Qeverisë kushtetuese u mbajtën katër kongrese kombëtare, u themeluan gjashtëdhjetë e gjashtë klube, u hapën tridhjetë e katër shkolla dite dhe njëzetë e katër nate, u formuan pesëmbëdhjetë shoqëri letrare, tri muzikore, u ngritën katër shtypshkronja, dhe nisi botimi i njëmbëdhjetë gazetave.”(6) Të dhënat dëshmojnë se së bashku me kolonitë shqiptare jashtë vendit në atë kohë kishte gjithsej 90 gazeta e revista shqip.

Ndikimi i Islamit, etapë e rëndësishme

Islami me qytetërimin e tij në vazhdimësi zuri vend në botën material e shpirtërore të shqiptarëve, por edhe u reflektua gradualisht në fushën e krijimtarisë poetike gojore.(7) Prania islame gërshetohet në shtratin e krijimeve gojore e poetike, në forma dhe në funksione të ndryshme, herë si hyrje e klishe, si kjo: "Lum për Ty, o i madhi Zot”, ose edhe si fillojnë këngët kreshnike: "Të lumtë na që jem myslimanë" etj. Nga elementet islame që më së shumti vërehen në krijimtarinë gojor e poetike janë: besimi në Zotin xh.sh.; personaliteti i Muhamedit a.s. etj.(Cool Letërsia e autorëve të parë që kanë shkruar në këto alfabete është pjesë përbërëse e trashëgimisë së shkruar kulturore shqiptare. Në këtë kategori hyjnë edhe krijimet letrare me tematikë kryesisht fetare e të shkruar në gjuhën shqipe por me alfabet arab. Veprat letrare që ndihmuan në ngritjen e kulturës shqiptare ndër shekuj duhet studiuar e hulumtuar, duke i trajtuar veçanërisht si vlera që përmbajnë jo vetëm elementin kontribuues në shqipen e vjetër e të shkruar, por edhe si trashëgimi etnokulturore. Trashëgimia kulturore shqiptare islame është një pasuri me vlera të shumanshme, e cila deri vonë nuk u mor parasysh, sepse ajo nuk konsiderohej pjesë e kulturës shqiptare, e për rrjedhojë as pjesë e historisë së saj.(9)

Tentimi për të fshehur gjurmët dhe shtrembërimi i realitetit

Identiteti islam i shqiptarëve është i njohur, si në këndin arkeologjik, arkitektonik, apo edhe letrar e historik. Ky identitet me vështirësi i rezistoi stuhirave, mjegullinave dhe tendencave jo qëllimmira. "Rumelia-Ballkani, që do të thotë qendra, lindja dhe juglindja e Evropës, përkundër trysnive, luftërave dhe pasojave të pashmangshme të tyre, si varfëria dhe degjenerimi, akoma e përfaqëson krahun evropian të Islamit.”(10)
Megjithatë, letërsia e asaj kohe i rezistoi gjithë atij propagandimi, dhe stoikisht reflekton edhe në ditët e sotme. Ndonëse e ngarkuar me subjekt tradicionale fetare, në këtë letërsi u patën krijuar edhe vlera të mirëfillta artistike.(11) Këto vepra ishin pak të njohura, apo të injoruara fare, për shkak të paragjykimeve politike e ideologjike; ato janë anashkaluar dhe nuk janë trajtuar sikurse veprat e tjera që kanë qenë të shkruara në gjuhën latine dhe greke.(12)
Robert Elsie shprehet se sunduesit osmanë në Shqipëri sollën një kulturë të re e të përparuar, e cila më vonë do të bëhej pjesë përbërëse e identitetit shqiptar.(13)
Tendenca për t'i fshehur gjurmët vjen nga brenda dhe në shumë aspekte, ku edhe xhamitë, librat apo figurat e rëndësishme përjetojnë fenomenin e fshehjes totale të tyre. Këtë fat e kishte xhamia në Mlikë, e ndërtuar para Betejës së Kosovës, e cila ishte djegur rastësisht në vitin 1822/3, dhe atëherë ishin djegur edhe shumë dokumente e libra, si dhe vetë tapia e xhamisë...”(14) Dihet se çfarë përjetoi kauza islamo-shqiptare, sidomos gjatë sistemit që e lamë pas. Fat të tillë kishin hoxhallarët si Hoxhë Tahsini, - për veprimtarinë e tij patriotike është shkruar si në Historinë e Shqipërisë, ashtu edhe në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, pastaj janë organizuar sesione shkencore dhe janë botuar mjaft artikuj në shtypin tonë, qoftë në Shqipëri, Kosovë, apo gjithandej nëpër botë. Por, nuk është hulumtuar segmenti më i rëndësishëm i veprimtarisë së tij, që është aspekti islam i jetës dhe i veprës.
Kurse në shembullin e shtrembërimit të së vërtetës.
Jup Kastrati, në kumtesën e tij me rastin e 40-vjetorit të vdekjes shkruan: "Hoxha Kadriu vërtet studioi për fe, por kurrë nuk qe fanatik. Ceremonitë fetare për të nuk kishin rëndësi. Urrente ndasitë fetare, dhe punoi për bashkimin e popullit.”(15) Prandaj obligimi bie mbi ne, që t'i hulumtojmë e studiojmë këto segmente, në mënyrë që të ndriçojmë të vërtetën.

Shkrimet shqipe me alfabet arab

Duke gjetur hapësirën e aktiviteteve kombëtare, intelektualët e kohës jepnin shkëndijat e parë drejt një lindjeje të re të kombit. "Prijësit e Rilindjes Kombëtare e kishin kuptuar mirë se rruga drejt pavarësisë shkonte përmes arsimit dhe shkollës shqipe. Hartimin e librave shkollorë ata e këqyrnin si pikën më me rëndësi të misionit të tyre.”(16)
Intelektualët myslimanë të kohës shkruanín me shkrimin arab, persian dhe osman. Ata përkthenin vepra të ndryshme nga ato gjuhë, por edhe shkruanin vepra origjinale në gjuhën shqipe me alfabet arab.
Gjuhët: turke, perse e arabe u bënë mjete transmetimi të kulturës te shqiptarët e besimit mysliman, sikurse katolicizmi romak dhe ortodoksizmi grek e serb në Shqipëri...(17)
Mirëpo të frustruar nga shumë anë, shqiptarët nuk kishin alfabet unik. Shqipja shkruhej në disa alfabete, si: në atë latin, gjerman, grek, persian, arab e turk etj. Tendenca për një unifikim ishte e hershme, duke u realizuar me elementin funksional të harmonisë intelektuale fetare. Që nga vitin 1898 gazeta kombëtare e Bukureshtit "Shqipëria" e shtriu kërkesën që katër organet kombëtare: "Naizone Albaneze" dhe "Nova Albania" që dilnin në Itali, pastaj "Albania" e Brukselit dhe "Shqipëria" e Bukureshtit, që të merren vesh rreth alfabetit, dhe që të gjitha të përdorin një alfabet.
Për letërsinë shqipe, që në shek XVIII, kemi poemën (Divanin) "Gjerdeku" nga Hasan Zyko Kamberi, pastaj nga Shahin Kolonja, Muhamet Kyçyku Cami, Hoxhë Tahsini etj., që janë paraprirje e Rilindjes Kombëtare. Pavarësisht se shkrimet e tyre vinin në alfabetin pers, arab apo turk, ata kishin fjalët e popullit të tyre, fjalët shqipe, apo edhe kishin përpjekje për krijimin e një alfabeti shqip me shenjat arabe, siç provoi Hoxhë Tahsini.
Letërsia shqiptare e asaj kohe është njohur botërisht si Alhamiado shqiptare, dhe ishte me alfabetet e përmendura më sipër, ndërsa njihej edhe si letërsia e bejtexhinjve, dhe është shumë e pasur me himnizime, alegori, lirikë, elegji, si dhe himnizime kushtuar Muhamedit a.s.
Transmetimet gojore, recitimet apo këndimet e vargjeve të këtij lloji të shkrimeve dallohen me popullaritetin, shtrirjen dhe rezistueshmërinë e kohës, duke reflektuar deri në ditët e sotme. I tillë është edhe mevludi, poema për Muhamedin a.s., e cila edhe me pozitë obligative fetare lë gjurmë të thella dhe ka shtrirje dhe ndikim në kulturën dhe traditën islamo-shqiptare.


_____________________
1. Edukata, XXXI Nrf 66,88, Shih edhe Nuridin Ahmeti në Takvimi 2008 Cit. f 244.
2. KOSOVA KITABLERI", Mbishkrimet në Kosovë, 21
3. Milazim Krasniqi, Vepra, Prishtinë, 2012, f. 73.
4. Po aty, f. 49.
5. Dr. Bahtie Gërbeshi-Zylfiu, "Mevludet në Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 2011, f. 39.
6. Po aty, f. 351. Sipas Dako, 1919, 78.
7. Prof. Dr. Adem Zejnullahu, Këngë popullore me elemente islame, Prishtinë, 2011, f. 8.
8. Po aty, f. 9.
9. Gazmend Shpuza, Jeta letrare në gjuhët orientale në Shqipëri, Perla, 2001, Nr.1-4, Tiranë, f. 3.
10. KOSOVA KITABLERI” Mbishkrimet në Kosovë, 2011. Alfred Uçi, Mitologjia, folklori, letërsia, Tiranë, 1982, f. 236.
12. Dr. Bahtie Gërbeshi-Zyl?u, "Mevludet në Kulturën Shqiptare”, Prishtinë, 2011, f. 6
13. Robert Elsie, Historia e letërsisë shqiptare, Pejë, 2001, f. 66.
14. Koha Ditore
15. Qemajl Morina, Hoxhë Kadri Prishtina - mendimtar islam, Prishtinë, 2000. Sipas: Udha e s'Vërtetës, nr. 1, vjeti i I-rë, tetuer 1923, Shkodër 1923, f. 2-3.
16. T. Zavalani vep. e cit. f. 200.
17. Dr. Bahtie Gërbeshi-Zylfiu, "Mevludet në Kulturën Shqiptare", Prishtinë, 2011, f. 39.



Ma. Sc. Refik Gërbeshi

Esila
Esila

Numri i postimeve : 153
Piket : 393
Respekti : 104
Date e hyrjes : 09/06/2011
Mosha : 36
Vend ndodhja : Elbasan

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi