Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcapNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Voting_barNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcapNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Voting_barNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 
Albani (761)
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcapNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Voting_barNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcapNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Voting_barNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 
emine (509)
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcapNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Voting_barNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 
Era (387)
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcapNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Voting_barNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 
Redi (338)
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcapNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Voting_barNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 
Visiana (198)
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcapNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Voting_barNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 
iDa (175)
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcapNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Voting_barNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 
Esila (153)
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcapNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Voting_barNdikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 

Kush është në linjë
47 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 47 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcap3%Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 3% [ 1 ]
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcap14%Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 14% [ 5 ]
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcap11%Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 11% [ 4 ]
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcap58%Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 58% [ 21 ]
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcap0%Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 0% [ 0 ]
Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_lcap14%Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë

Shko poshtë

Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë Empty Ndikimi Islam në shkencën e Gjeografisë

Mesazh nga Muslimanja Mon Dec 05, 2011 9:41 pm

jeografia ka qenë disiplina e parë shkencore të cilës arabët dhe myslimanët i kanë kushtuar rëndësi të posaçme. Nga lëmi i gjeografisë janë shkruar shumë vepra.

Nuk dëshiroj këtu të flas për zhvillimin historik të gjeografisë arabe, as për veprat e mëdha që kanë shkruar gjeografët arabë dhe myslimanë në të kaluarën, në të cilat kanë begatuar trashigimin kulturor të njerzimit në këtë disiplinë shkencore.

Këto vepra shkencore si dhe shumë instrumente të navigacionit dhe harta gjeografike, i kanë shfrytëzuar lundruesit evropianë në udhëtimet rreth botës, në zbulimin dhe hulumtimin e pjesëve të ndryshme të planetit tonë.

Gjeografia – nevojë për arabët

Interesimi i arabëve për gjeografi, në masë të madhe, është fryt i mesit në të cilën kanë jetuar. Aktiviteti i tyre i parë ka qenë në shkretëtirë. Ajo i ka detyruar të mbledhin sa më shumë shënime (informata) gjeografike. Lëvizja në shkretëtirë ka qenë shumë e vështërsuar dhe gati e pamundur në qoftë se nuk ka pasur shënime të duhura mbi yjet dhe trupat tjerë qiellorë të cilët arabëve i kanë shërbyer si mjete të vetme të orientimit në hapësirë. Edhe si blegtorë ata kanë qenë të detyruar të njohin rrethin e afërt dhe të largët që të mund të gjejnë burime të reja të ujit dhe kullosa të begatshme.

Poezia paraislame arabe përfshin shumë fakte gjeografike dhe përshkruan shumë dukuri dhe ngjarje në shkretëtirë dhe si e tillë ajo është bërë njëra prej burimeve të rëndësishme të gjeografisë arabe. Në poezinë paraislame hasim në shumë emra të rrafshinave, burimeve, bjeshkëve, kodrave dhe vendeve historike. Vetëm një shikim në shtatë apo dhjetë “muallaka” vërehet se sa rëndësi arabët i kanë kushtuar gjeografisë dhe rrethit në të cilën kanë jejtuar. Këto njohuri gjeografike janë përcjellë brez pas brezi. Tradita e poezisë ka qenë diç më hyjnore të cilës arabët gjatë shekujve i kanë kushtuar rëndësi të madhe. Për këtë arsye nuk duhet të habitemi nëse gjejmë gjeografinë në mes të disciplinave shkencorë me të cilat, zakonisht, janë marrë filozofët. Al-Asmei (shek. VIII) ka qenë filozof i madh, por njëkohësisht ka qenë edhe gjeograf i madh. Lidhja me gjeografinë është nbajtur deri në kohën e re. Kjo shihet edhe te Al-Zubejdi në fjalorin e tij të madh “Taxh al-ans”.

Islami zgjon interesimin për gjeografi

Islami është paraqitë në shekullin e shtatë dhe vetëm pas dy shekujve shteti islam ka përfshirë një territor të madh në kontinentin e Azisë dhe Afrikës. Ky zgjerim i shtetit islam ka shtuar interesimin më të madh për gjeografinë e territoreve të çliruara. Ka qenë nevojë nga aspekti politik, administrativ dhe tregëtar të njihen vendet e çliruara, rrugët dhe largësia e disa regjioneve të një shteti kaq të madh. Ndërsa para kësaj edhe haxhi, njëri nga shtyllat e islamit, ka paraqitë nevojën e njohjes së rrugëve tokësore dhe detare deri në Mekke dhe Medinë. Njëkohësisht haxhi ka qenë edhe faktor shumë me rëndësi për zgjërimin e marrëdhënieve dhe këmbimin e mendimeve në mes të myslimanëve. Mekka u bë qendër në të cilën mblidheshin me dhjetra mijëra myslimanë të kombeve të ndryshme nga mbarë bota. Mes tyre ka pasë udhëpërshkrues të cilët kanë shkruar udhëpërshkrime me vlera të përhershme.

Arabët dhe trashëgimi i vjetër kulturor

Me zgjerimin e shtetit islam myslimanët kanë ardhë në kontakt me kulturën dhe civilizimin greko-romak, prej të cilës, edhe pse ishte e bazuar në idhujtari, kanë arritur të veçojnë ato gjëra të cilat nuk kanë qenë në kundërshtim me ideologjinë islame.

Puna kërkimoro-shkencore para paraqitjes së islamit ishte në rënie të vazhdueshme. Shkencëtarët grekë dhe ata të cilët kanë pranuar filozofinë e tyre nuk kanë arritur të kënaqin filozofët-teologë të krishterë në shekujt e parë të krishterizmit. Arabët me formimin e shtetit e kanë ringjallë filozofinë greke, shkencën dhe kulturën dhe kështu kanë vënë lidhje në mes të kulturës së vjetër të pasur dhe me të ariturat e reja shkencore. Grekët kanë qenë popull i qytetëruar dhe kulturuar, romakët luftëtarë dhe pushtues, ndërsa myslimanët i kanë pasë që të dy vetitë. Kanë krijuar shtet të madh i cili ka qenë i mbështetur në themelet e larta dhe ligje e kulturë e cila nuk ka qenë e kënaqur vetëm me atë lokale, por ka pranuar të arriturat kulturore të popujve të cilët paraprijnë në historinë e njerëzimit. Me çlirimin e Sirisë, arabët kanë ardhur në kontakt me krishterët nestorianë, mbrojtësit e njohurive të vjetra, dhe prej tyre kanë marrë dhe përkthyer shumë vepra greke dhe njohuri të popujve lindorë.

Pas çlirimit, kanë filluar punën kërkimore-shkencore. Hulefatë prej dinastisë Abbasite kanë meritë të madhe për to. Ata kanë përkrahë këtë punë kërkimore-shkencore. Në gjuhën arabe kanë përkthyer veprat më të njohura dhe më të mëdha të shkruara në gjuhët tjera. Në këtë kanë qenë tolerantë gjer në kufi të fundit. Kanë shfrytëzuar nga të gjitha vendet e botës, pa marë parasysh përkatësinë e tyre fetare dhe kombëtare. Kulminacionin e vet kjo punë shkencore e ka arritë në kohën e halifit Al-Me’mun. Flitet se përkthyesve peshën e veprës së përkthyer ua ka paguar me ari. Bizantinët janë çuditur me këmbëguljen e myslimanëve që në kuadër të ndonjë kontrate t’iu ipet edhe ndonjë vepër greke.

Duke iu falënderuar aktivitetit përkthyes të myslimanëve, shumë dorëshkrime greke janë ruajtur nga shkatërrimi, dhe përkthimi në këto suaza u bë njësoj i rëndësishëm sikurse edhe krijimtaria origjinale. Fati ka qenë që shkenca greke ishte shumë e zhvilluar në Siri kur e kanë çliruar Arabët, kështuqë përkthyesit gjerësisht kanë sqaruar tekstet më pak të qarta greke dhe në këtë mënyrë ua kanë lehtësuar punën shkencëtarëve të perëndimit që më lehtë të kuptojnë dhe të thellohen.

Në këtë mënyrë myslimanët kanë ruajtur ato vlera në të cilat sot mbështetet kultura dhe qytetytërimi evropian, kanë ruajtur qytetërimin dhe kulturën greke, me këtë edhe lidhjen në mes të kaluarës dhe sotmes së Evropës.
Arabët dhe njohuritë gjeografike greke

Njohuria gjeografike greke, kulminacionin e vet e ka arritur në kohën kur Ptolomeu ka shkruar veprën e tij “Sistemi i madh matematikor i astronomisë” dhe “Hyrja në gjeografi”. Nuk do ta teprojmë nëse themi se zbulimet e vjetra gjeografike janë kryer me paraqitjen e këtyre veprave. Prej kësaj kohe dhe gjatë tërë shekullit mesjetar, Evropa ka jetuar në detin e errësirës. Myslimanët kanë ruajtur kulturën e vjetër greke të cilën e kanë trashëguar. Veprat e para që kanë tërhjeq vëmendjen e arabëve janë veprat e cekura të Ptolomeut nga gjeografia.

“Sistemin e madh matematikor të astronomisë” në gjuhën arabe e ka përkthyer Al-Hagjagj ibn Jusuf bin Meta (786-835) me titullin “Al-Magest”. Këtë përkthim më vonë e ka reviduar Ibn Kurra al-Hurani (834-901), pas të cilit teksti në gjuhën greke është humbur, ndërsa ka mbetur përkthimi në gjuhën arabe, të cilën në shek. XII në gjuhën latine e ka përkthyer Zherardi nga Kremona (1175). Ky përkthim paraqet vetëm një pjesë të aktivitetit përkthyes të Zherardit, e cila është e lidhur për të gjitha disiplinat shkencore dhe shumë shkrime greke të cilat janë përkthyer në gjuhën arabe[i].

Vepra e dytë e Ptolomeut “Hyrja në gjeografi” e cila në mes të myslimanëve ishte e njohur me titull “Gjeografia” është përkthyer disa herë, ndërsa prej përkthimeve më të mira janë përkthimet e Subit inb Kurra-s dhe Muhammed ibn Musa al-Havarizmi (ka vdek më 850). Kur e ka shkruar veprën e vet të njohur “Suret al-Erd” (Përshkrim i Tokës) në dorë e ka pasur “Gjeografinë” e Ptolomeut, për të cilën Nollino, orientalist i njohur italian, thotë se nuk ekziston asnjë vepër evropiane të cilën do ta krahasojmë me veprën e Al-Havarizmit - me shkrimin më të vjetër arab nga gjeografia, edhe pse Al-Havarizmi në Evropë më shumë është i njohur si matema-ticien se sa si gjeograf[ii] Sartoni, Al-Havarizmin e konsideron, duke pasur parasysh kohën, rrethanat në të cilat ka jetuar dhe vepruar Al-Havarizmi, për matematicienin më të madh të të gjitha kohëve[iii][3].

Evropa dhe kontaktet e saja me shkencën arabe

Shkenca arabe ka rëndësi botërore. Ajo ka pasë sukses t’ua përcjellë trashëgimin e vjetër kulturor të Lindjes dhe Perëndimit popujve të krishterë të Evropës Perëndimore. Popujt europianë kanë ardhur në kontakt me shkencën arabe në Siri gjatë luftërave të kryqëzatave, në Sicili dhe në shtetet arabo-evropiane në Spanjë.

Në shekullin e pestë mysliman ose shek. XI e. r. filluan Luftërat e Kryqëzatave. Këtyre konfrontimeve Evropa ia mvesh petkun fetar dhe në këtë mënyrë mundohet të fësheh qëllimet e saja kolonialiste. Luftërat e Kryqëzatave kanë zgjatur gati dy shekuj me radhë. Pushtuesit europianë kanë menduar se në vendet arabe do të hasin në një popull primitiv dhe të pakulturuar. Duke arritur në kontakt me kulturën dhe qytetërimin arabo-islam ata kanë qenë të detyruar ta nderrojnë këtë mendim. Arabët kanë qenë në nivel të njëjtë kulturor sikur edhe bizantinët të cilët evropianët i kanë marrë si shembull të popullit kulturor dhe përparimtar. Për këtë arsye luftërat e kryqëzatave kanë marrë kahje tjetër dhe janë shndërruar në kohë të vjeljes kulturore përmes të cilës Evropa është njohur me të arriturat shkencore arabo-islame dhe popujve tjerë lindorë.

Arabët qysh në shekullin e IX e kanë zotëruar Sicilinë. Më vonë ata i kanë shtyrë normanët. Normanët kanë qenë adhurues të mëdhenj të shkencës dhe mendimit shkencor.

Ata kanë pranuar kulturën dhe qytetëriminin arabo-islam. Marrëdhëniet e mira në mes të krishterëve dhe myslimanëve në ishull si dhe ekzistimi i gjuhës arabe pranë asaj latine i kanë kontribuar më shumë bashkëpunimit shkencor në mes të dy popujve në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore.

Shembull tipik të një bashkëpunimi të tillë kemi te Al-Idrizi, gjeografit dhe kartografit më të madh të shekullit mesjetar i cili ka punuar në oborrin e Rogjerit të II (rreth 1095-1154), mbret i parë sicilian, djali i Rogjerit të I, grof i Sicilisë në Palermo të Sicilisë. Përveç këtyre dyve ka ekzistuar edhe qendra e tretë e kontaktit në mes të perëndimit me kulturën dhe civilizimin arabo-islam. Ajo qendër ka qenë Spanja arabe (Andaluzia). Spanjës i takon vendi i parë dhe më meritor në përcjelljen e kulturës dhe qytetërimit arabo-islam në Evropë. Perëndimi më shumë ka ditur mbi Spanjën se sa mbi Lindjen Arabe. Universitetet e Spanjës kanë qenë qendra të cilat i kanë vizituar studentët nga të gjitha viset e Evropës.

Në të njëjtën kohë kur Luftërat e Kryqëzatave kanë aritur kulminacionin e vet, në shek. XII në Spanjë me të madhe kanë punuar shkollat përkthyese, posaçërisht shkolla përkthyese e Toledos, e cila ka arritë të përkthejë në gjuhën latine, gjuhë e shkencës në të gjitha viset e Europës, dhe të të folurit në shumë vise të Spanjës, veprat më të mëdha dhe më të rëndësishme arabo-islame. Nga kjo kohë fillon ndikimi kulturor dhe shkencor arabo-islam në Evropë dhe mendimin në evropian, i cili do të zgjasë gati plot tre shekuj.

Edhe pse shkolla përkthyese e Toledos nuk ka pasur dimenzionet e shkollës përkthyese të Bagdadit, prapëseprapë ka pasë rol të madh në përhapjen e shkencës, kulturës dhe civilizimit arabo-islam në Evropën Perëndimore dhe të Mesme.

Edhe pse kjo vulë e madhe e krijimtarisë shkencore dhe kulturore, e cila ka filluar në Egjipt, Babiloni, Asiri dhe Feniki, është udhëzuar në Greqi e cila më vonë është kthyer prapa në formë të kulturës dhe qytetërimitit grek, të cilën arabët e kanë përpunuar dhe plotësuar me burime indiane dhe pastaj e kanë përshkruar në veprat e veta shkencore, pastaj si të tillë nëpërmjet të Afrikës kanë e transmetuar në Spanjë, prej së cilës përmes qendrave shkencore është shpërndarë në Francë, Gjermani, Itali, Angli dhe vende të tjera të Europës.

Ndikimi i gjeografisë arabo-islame

Nuk dëshirojmë këtu të flasim mbi kontributin e myslimanëve në këtë disciplinë shkencore, posaqërisht në gjeografinë deskriptive dhe astronomi, sepse mbi to janë shkruar me dhjetra libra në shumë gjuhë[iv][4], por dëshirojmë vetëm të tregojmë dhe të sqarojmë se si shkrimet arabo-islame kanë qenë bazë në të cilën është mbështet renesansa europiane e kohës së re. Shkencëtarët arabo-islam përmes vëzhgimeve astonomike, shqyrtimit të traditës dhe duke ndarë atë që është e vërtetë dhe shkencore nga jo e vërteta.

Ata ua kanë ndriçuar rrugën lundruesve europian, të cilët, kanë pranuar në të arriturat e tyre, kanë vazhduar udhëtimin rreth botës në zbulimin dhe hulumtimin e pjesëve të pazbuluara të planetit tonë.

Zbulimet gjeografike

Zbulimet gjeografike dhe udhëtimi në pjesët e pazbuluara të botës kanë qenë pikënisje e zgjimit europian. Këto zbulime gjeografike nuk do të përfundonin sikur europianët të mos kishin aritur deri te shkrimet gjeografike arabo-islame dhe instrumentet e navigacionit të cilët iu kanë lehtësuar lundrimin në detin e hapur. Myslimanët kanë dhënë kontributin e vet të plotë në zbulimin e pjesëve të pazbuluara të botës. Ata kanë njohur tërë Europën me përjashtim të pjesëve veriore të saj të cilët edhe vetë europianët kanë zbuluar në kohën e re. Gjithashtu kanë njohur Azinë Jugore dhe Jugperëndimore, Afrikën Veriore deri në Ekuador, bile edhe ndër te. Ata hollësisht kanë përshkruar pjesët për ta të njohura të botës. Al-Mesudi, për shembull, në veprat e veta ka shkruar mbi erërat sezonale në oqeanin Indian dhe ndikimin e tyre në lundrim.

Al-Biruni ka konstatuar se India në të kaluarën ka qenë gji detar të cilin lumenjtë nga Himalajet e kanë mbushur me shtresa pjellore dhe kështu kanë shndërruar në tokë pjellore. Ai ka treguar edhe mbi të ashtuquajtur kohët e detit dhe ka skjaruar se ato lindin nën ndikimin e forcës tërheqëse të Hënës në sipërfaqe të detit. Përveç kësaj, gjeografët mysliman kanë folur mbi gjeografinë ekonomike të vendeve që kanë njohur, mbi pasuritë nëntoksore, prodhimet bujqësore, rrugët, popullsinë, jetën shoqërore dhe sociale. Puna kërkimore-shkencore sot ka vërtetuar rëndësinë e të dhënave (shënimeve) të cilat i kanë mbledhur gjeografët arabo-islam mbi vendet e pazhvilluara. Këto shënime mbi vendet e pazhvilluara më vonë kanë shfrytëzuar udhëpërshkruesit dhe hulumtuesit europian në periudhën e zbulimeve të mëdha gjeografike. Është konstatuar dhe vërtetuar se Europa ka njohur Afrikën dhe brendinë e saj vetëm përmes shënimeve arabo-islame. Reliefi ka qenë pengesë për hulumtimin e brendisë së saj, kështu që aktiviteti i tyre ka qenë i kufizuar rreth brigjeve, ndërsa tërë pjesa veriore ka qenë e njohur myslimanve. Shënimet e myslimanëve kanë qenë burimi i vetëm për gjeografinë e kësaj pjese deri në shek. XIX. Mjajfton të cekim vetëm Az-Zejatin, i njohur në Europë me emrin Leon i Afrikës[v][5] dhe veprën e tij “Përshkrimi i Afikës” në të cilën detalisht ka përshkruar pjesën veriore të Afrikës. Këtë vepër vetë Leoni ka përkthyer në gjuhën italiane derisa ka qenë në shërbim të papës Leo X[vi]

Prof. Dr. Muhammed Mahmud Es-Sefjan (Profesor i Gjeografisë në universitetin Anju-Shems në Kajro, Egjipt)

Përktheu: Shyqri Xhibo

1 Mieli, A.: La science arabe et son role dans l’evolution scientifique mondiale, Leiden, 1939, translated by Mohammed Youssef Musa and Abdel Helim al-Naggar, published by Dar al-Kalem, Cairo, 1962, p.1 485.

2 Nallino, C.A.: Al-Khuwarizmi e il suro rifacimanto della geographia di Tolomeo, Roma, 1894. p.63.

3 Sarton, G.: Introduction to the history of science, Baltimore, 1964. vol. I, p.567.

4 a) Reinaud, M.: Geographie d’Aboulfeda, T. I., Introduction generale a la geographie des orientaux, Paris, 1848.

b) Mieli, A.: La science arabe et son role dans l’evolution scientifique mondiale, Leiden, 1939, translated by Mohammed Youssef Musa and Abdel halim al-Naggar, published by Dar al-Kalem, Cairo, 1962.

c) Nafis Ahmed: Muslim contribution to geography, Calcutta 1947., translated by Fathi Osman, Cairo, 1957.

d) Gonzales Palencia, A.: Historia de la literatura Arabigo-Espanola, Madrid, 1940., translated to arabic by Husein Moenes, Cairo, 1955.

5 Kratshkovsky: History of arabic geographical literature, translated into arabic by Salah al-Din Osman Hisham, Cairo, 1962. p. 451-454.

6 Massignon smatra da je Leon autor dijela, jer na arapskom jeziku originalni tekst ovog djela ne postoji. Massignon, L.: Le Maroc, Alger 1906.
Muslimanja
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 601
Piket : 1929
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 45
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi