Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcapRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Voting_barRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcapRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Voting_barRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 
Albani (761)
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcapRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Voting_barRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcapRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Voting_barRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 
emine (509)
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcapRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Voting_barRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 
Era (387)
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcapRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Voting_barRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 
Redi (338)
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcapRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Voting_barRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 
Visiana (198)
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcapRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Voting_barRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 
iDa (175)
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcapRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Voting_barRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 
Esila (153)
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcapRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Voting_barRoli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 

Kush është në linjë
54 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 54 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcap3%Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcap14%Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcap11%Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcap58%Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcap0%Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_lcap14%Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Roli i femrës në familje dhe shoqëri

Shko poshtë

Roli i femrës në familje dhe shoqëri  Empty Roli i femrës në familje dhe shoqëri

Mesazh nga Muslimanja Fri Oct 14, 2011 11:15 pm

Shkroi: Jusuf ZIMERI

Shthurrja e familjes është atëherë kur femrës i jepet roli që asaj nuk i përshtatet në ndershmëri dhe rrespekt.

Shevki Ebu Halil.

Institucioni më i rëndësishëm që ekziston në shoërinë njerëzore është familja, e bazuar mbi një çift. Familja është gjithashu institucioni ku çdo grup shoqërorë ia përcjell gjeneratës së re parimet morale, përgjegjësinë, mirësjelljen dhe ndihmën reciproke midis njerzve.[1]

S’ka dyshim se të gjithë sociologët, pedagogët, mjekët dhe shkencëtarë tjerë që u morrën me këtë lëmi janë të mendimit se familja është faktor i rëndësishëm për edukimin e fëmijës, adnaj me të drejtë thuhet se një shoqëri e shëndoshë, progressive dhe e emancipuar është vetëm atëherë kur kemi familje të shëndoshë dhe të edukuar mirë.

Qetësia, rehatia dhe siguria që afron familja stabile janë premisa të domosdoshme në përparimin shpirtërorë e material të anëtarëve të saj. Rregllimi i harmonisë së shoqërisë sendërtohet në rregullimin e familjes, ndërsa fëmijët paraqesin thesarin dhe dhuntinë më të çmueshme te Allahu xh.sh.[2]

Dr. Ali Sheriati, për sendërtimin e qenies njerëzore thekson pesë faktor relevant që janë; prindërit (nëna dhe babai), shkolla, mjedisi shoqërorë dhe dukim-arsimimi.

- Roli dhe ndikimi i nënës në familje ndërton strukturën dhe dimensionin shpirtërorë të familjes dhe njerzimit në përgjithësi. Nëna ushqen shpirtin duke i dhënë atij ndjenja subtile. Fëmijës që thithë qumshtin nga gjiri i nënës si dhe lëvizjet e saj të veçanta ia japin atij mësimin e parë.

- Faktori i dytë në ngritjen e qenies njerzore është ai i cili formon dimensione tjera të shpirtit të fëmijës.

- Faktori i tretë formon dhe krijon dimensionin e qartë të qenies njerzore.

- Gjothashtu edhe rrethi dhe shoqëria janë faktor relevant

- Faktori i pest në sendërtimin e qenies njerzore është kultura e përgjithshme e kombit, apo kultura e përgjithshme e botës.[3]

Pra, familja nuk mund të jetë e ekuilibruar, vetëm me një administrim të mirë të punëve. Duke vështruar faktorin e parë në sendërtimin e qenies njerëzore, qartë del në skenë roli i femrës në ngritjen e rendit shoqërorë. Në këtë kontekst dijetari i njohur M.M. Esh Sha’raviu thotë: “ mashkulli merret me çështjet më pak se njeriu, kurse femra me veprimtarinë e saj kryesore që është sendërtimi i qenies njerzore”. Kjo don të thotë se rëndësia dhe pesha femrës është pushim për bashkëshortin dhe prehje e fëmijës, veprim ky që femrës i dhuron rolin më të ndershëm në ekzistencë. Këtë femra duhet ta pranoj me krenari dhe nder.[4]

Me të drejtë Islami femrën – nënë e kishte konsideruar si edukatore të mirëfilltë duke e quajtur atë edhe shkollë, andaj nëse kjo shkollë nuk i kryen obligimet e saj, atëherë këtë mungesë nuk mund ta kompensoj askush tjetër. Pedagogët dhe sociologët kanë konstatuar se edukimi i gabuar i fëmijës në moshën e hershme është tragjedia më e madhe për jetën e fëmijëve sdhe për shoqërinë në përgjithësi.

Nisur nga ky fakt, lehtë mund të konstatohet se roli dhe rëndësia e femrës, për sendërtimin e shoqërisë në përgjithësi, duke filluar nga bërthama përkatësisht familja është pa alternativë. Pikërisht për këtë veprimtari të ndeshme, apo siç thotë Dr. Jusuf El Kardavi për këtë emanet të respektuar, nuk guxon të ndikoj ndonjë faktor tjetër që do të mund ta largojë nga kjo veprimtari. Këtë veprimtari në asnjë mënyrë nga askush nuk mund të kopmpensohet, ngase nga ko varet ardhmëria e popullit.

Erih From thotë:” Fëmijës i duhet dashuria dhe kujdesi i pakushtëzuar i nënës, si në aspektin fiziologjik ashtu edhe në atë psikologjik.[5] Nëna ka për obligim që fëmijës t’ia mbjellë ndjenjat e sigurisë. Dashuria e nënës është afirmim i pakushtëzuar për jetën e fëmijës dhe nevojave të tij.[6] Fëmija edhe pse pas lindjes jeton jshtë organizmit të nënës, ai edhe më tutje është i varur nga nëna. Nëna është ngrohtësia dhe ushqimi. Nëna është gjendja euforike e kënaqësisë dhe sigurimit.[7]

Roli i mashkullit në shoqëri është më pak précis se roli i femrës, sepse gabimet e mashkullit në veprimtarin e tij më lehtë mund të përmirësohen, kurse gabimet e femrës në edukimin e gjeneratave sjellin pasoja shumë serioze dhe përmirësohen me shumë sakrifica dhe mundime.

Shpeshëherë dëgjohet në shoqëri se faktori kryesor në kryerjen e punëve madhështore është faktori njeri, nga i cili varet prodhimi i përgjithshëm industrial, andaj për ruajtjen e rendit dhe progresit në shoqëri mund ta bëjë vetëm ai i cili është mirë i edukuar dhe i përgatitur, që din të respektoj duke filluar nga rrethi më i ngushtë e më gjërë, gjë që kryesiht varet nga edukata e përfituar në familje. Nga kjo nënkuptohet se meshkujt bëjnë punë kualitative në industri, ndërsa femra formonë shoqëri kualitative.

Tërë kjo që u tha vërteton rolin e femrës e cila në mënyrë direkte është e kyçur në edukimin e fëmijës, por kjo nuk do të thotë se mashkulli lirohet nga kjo përgjegjësi, sepse suksesi i femrës në këtë drejtim nuk mund të jetë i përkryer nëse në edukimin e fëmijës nuk angazhohet edhe i ati i tij. Thuhet kështu, ngase shumë nëna kanë dështuar para fëmijëve të tyre ngase kurorëzimi përkatësisht raportet bashkëshortore nuk janë ndërtuar mbi baza të shëndosha, të dashurisë dhe mëshirës.

Në drejtim të edukimit të fëmijës nga nëna, në këtë rast do të kisha përmendur vetëm gjidhënien. Fëmija që pi gji nga nëna përveç që ushqehet, ai kultivon edhe dashurinë e nënës, që është mëse e nevojshme për zhvillimin e tij psiko-fizik.

Mjeku Abdurrezak Neufel thotë:” prej çudirave që Allahu xh.sh. krijoi në orgaizmin e femrës është edhe gjiri i saj.Elementet kimike që ekzistojnë në përbërjen e qumshtit të nënës janë mbrojtja më efikase e shëndetit të fëmijës nga sëmundjet e ndryshme.[8]

Psikiatri Usame Sherbini pas shumë hulumtimeve shkencore, në kongresin mjekësor që u mbajt në fillim të Janarit të 1990 në Kairo, ka kumtuar rezultatet e studimeve të bëra pikërisht për këtë çështje ku thotë:

- Zhvillimi psikik i fëmijëve që ushqehen me gjirin (qumshtin) e nënës, është shumë më i mirë për dallim nga ata që ushqehen me ushqime artificiale.

- Ndërprerja e gjirit të nënës para kohe në 96 % të fëmijëve shpien në çrregullime nervore, humbje të përqëndrimit të plotë, qarje të gjatë, pagjumësi, mungesë oreksi etj. Andaj, në fund apelon që për ruajtjen e shëndetit të fëmijës, për zhvillimin normal psiko-fizik si dhe për mbjelljen e dashurisë prindore, fëmija patjetër t’i nënshtrohet thithjes së gjirit të nënës.[9]

[1] El Mevdudi Ebul eala, Organizimi i jetës në Islam, f.36 Rumi 1997 Tetovë

[2] Xhabir Hamiti, Takvim 1421/2001, Prishtinë.

[3] Dr. Ali Sheriati, Kultura dhe ideologjia, f.31-33, Tetovë 1992.

[4] Mutveli esh’aravi, elkur’anul kerim, mu’xhizetun ve menhexhun, f.537, darun-nedve el xhedide, Bejrut 1987.

[5] Erih From, Umetnosta na lubovta f.49.

[6] po aty, f.55

[7] po aty f. 45-47

[8] Grup autorësh, I. Abazi etj. E drejta familjare në Islam, f.30

[9] Po aty f. 390, marrë nga revista “El Ilm, rvistë shkencore Nr. 160 Kairo.
Muslimanja
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 601
Piket : 1929
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 45
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi