Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcapNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Voting_barNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcapNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Voting_barNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 
Albani (761)
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcapNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Voting_barNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcapNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Voting_barNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 
emine (509)
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcapNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Voting_barNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 
Era (387)
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcapNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Voting_barNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 
Redi (338)
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcapNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Voting_barNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 
Visiana (198)
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcapNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Voting_barNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 
iDa (175)
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcapNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Voting_barNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 
Esila (153)
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcapNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Voting_barNdikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 

Kush është në linjë
52 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 52 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcap3%Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 3% [ 1 ]
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcap14%Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 14% [ 5 ]
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcap11%Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 11% [ 4 ]
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcap58%Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 58% [ 21 ]
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcap0%Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 0% [ 0 ]
Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_lcap14%Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2)

Shko poshtë

Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) Empty Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2)

Mesazh nga emine Mon Jan 06, 2014 5:53 pm

Ndikimi i ideve dhe veprave të Xhelaludin Rumi Mevlana në botë (2) D520b2019be065171378b2e490ce092e_L
Ai gjithnjë thekson mbi çështjet themelore të njeriut, çështjet siç është dashuria, besimi dhe drejtësia të cilat kurrë nuk vjetërsohen. Xhelaludin Muhamed Balkhi është një poet dhe gnostik i madh, ndërsa radhitej në mesin e personaliteteve të cilët kanë ushtruar ndikim gjithmonë mbi shkrimtarët dhe autorët që kanë ardhur pas tyre. Ki ndikim nuk ka munguar asnjëherë, por vetëm është rritur gjithnjë e më shumë. Kështu që edhe sot pas disa shekujve, ai vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe veprat e tij mirëpriten në nivel të madh nga lexuesit në tërë botën. Një prej arsyeve që poezia e Mevlanas është pritur në nivel kaq të madh nga popuj të ndryshëm të botës është fakti se poezia dhe idetë e tij janë universale sepse Mevlana ka ide dhe të menduar të lartë Islam, rrënjët e të cilit janë në natyrën thelbësore të njeriut që nuk njohin kufi dhe kohë të caktuar. Ai gjithnjë thekson mbi çështjet themelore të njeriut, çështjet siç është dashuria, besimi dhe drejtësia të cilat kurrë nuk vjetërsohen. Evropianët nëpërmjet rrugëve të ndryshme janë njohur me kulturën dhe poetët iranianë, ndërsa pikërisht kjo njohje u bë shkak që ata të bëjnë një veprimtari të gjerë në mbledhjen dhe sistemin e trashëgimisë kulturore dhe letrare të gjuhës persiane. Kështu që ndoshta edhe mund të thuhet se perëndimi u njoh me Xhelaludin Rumi Mevlana që nga 200 deri në 300 vjet më parë.

Sër Uiliam Xhons që shumica rezultatin e zbulimit të marrëdhënieve strukturale dhe linguistike mes gjuhëve indo-evropiane ia dedikojnë atij, në vitet 1770 ka përkthyer disa poezi nga gjuha persiane në gjuhën angleze. Përkthimet e Uiliam Xhons zgjuan inkurajimin dhe pasionin e madh të lexuesve në mbarë Evropën ndaj bukurisë së poezisë persiane dhe kjo çështje u bë shkak që gjuha persiane të radhitët në krye të prioriteteve të studimeve orientaliste në Britaninë e Madhe. Pas tij, në botën e gjuhës angleze u përkthye parathënia (që në gjuhën persiane quhet Dibaçe) e fletores së parë të Mesnevisë e cila është shkruar në prozë. Studenti i tij Reynold Alleyne Nicholson sëpari ofroi një editim në gjuhën persiane, ndërsa më pas një komentim dhe përkthim të veprës madhështore Mesnevija në gjuhën angleze. Pas këtij, një kontribut i çmuar në këtë fushë ka ardhur edhe nga Arthur John Arberry, përkthyes i Kur’anit Famëlartë në gjuhën angleze. Ai përktheu në gjuhën angleze veprën “Fih Ma Fih”, “Përzgjedhje nga rubaijat e Mevlanas”, “Dyqindë tregime nga Mesnevija” si dhe “Katërqind lirika të Mevlanas”. Aktualisht ne jemi në shekullin e 21-t dhe në shtetet që flasin gjuhën angleze tregohet një përkushtim i madh ndaj veprave të Mevlanas. Coleman Barks gjithashtu ka qenë një studiues dhe hulumtues i cili ka luajtur rol shumë të madh në prezantimin dhe njohjen e veprave të Mevlanas në shtetet që flasin gjuhën angleze. Ai përktheu poezitë e Mevlanas në gjuhën angleze në formë të poezive të lira, përkthime këto të cilat kanë patur një ndikim të madh në prezantimin dhe njohjen e ideve të Mevlanas për lexuesit perëndimorë.

Përgjatë dekadave të kaluara në këtë drejtim kanë dhënë kontribut të madh edhe personalitetet letrare si Xhanatan Star, Shahram Shiva, Dipek Çupera, Helminski, Uiliam Çitik dhe Franklin Luis. Mevlana ka gjetur shumë dashamirës edhe në Gjermani qysh nga koha kur gjermanët kanë filluar të njihen me këtë poetë të madh persian. Në mesin e mendimtarëve gjermanë sa i përket kësaj çështje ndeshemi me dy lloj njerëzish: të parët janë ata të cilët kanë studiuar dhe hulumtuar rreth Mevlanas, ideve dhe veprave të tij; dhe grupi tjetër, përbën ata të cilët kanë përkthyer veprat e Mevlanas. Prej hulumtuesve të parë gjermanë që kanë treguar përkushtim ndaj Mevlanas mund të përmendet Hammer Pvrgshtal dhe Friederich Ryckert të cilët duke përkthyer veprat e Mevlanas, kanë krijuar një qasje të re rreth Mevlanas tek lexuesit gjermanë. Më vonë këtë rrugë e kanë vazhduar hulumtuesit e njohur si Hemlmut Riter, Frits Majer dhe Annemarie Schmile. Megjithatë ndoshta Jozef Hammer Pvrgshtal, hulumtues i njohur gjerman, mund të konsiderohet prej hulumtuesve të parë që prezantuan veprat dhe idetë e Mevlanas në Evropë. Ai është një personalitet i cili zë pozitë të lartë në zgjerimin e studimit të gjuhës dhe letërsisë persiane në Evropë. Hamer kishte prezantuar poetin e njohur iranian Hafiz Shirazi pranë poetit të njohur gjerman Gote, gjë që u bë shkak të një ndryshimi në personalitetin e tij. Hamer poezinë e Mevlanas gjithashtu e prezantoi edhe për shumë personalitete të tjera të letërsisë gjermane. Në realitet me udhëzimet e Jozef Hamer, shkrimtari i madh gjerman Rykert hyri në rrethin e dashamirësve dhe të interesuarve për poezi dhe letërsi persiane. Ai duke u inspiruar nga lirikat e Mevlanas, në vitin 1822 botoi një përmbledhje poezish. Kjo përmbledhje konsiderohet një prej veprave të para të letërsisë gjermane e cila është inspiruar nga forma e lirikave persiane, ndërsa Rykert e konsideron vetën prej pionierëve të këtij stilit të poezive dhe si të tilla i lavdëron ato.

Rykert duke u ndikuar nga lirikat e Mevlanas të njohura me emrin “Gazalijate Shams” bëri novacione në poezinë gjermane. Modeli i tij në këtë drejtim përveç veprës së njohur “Historia e Letërsisë së Iranit” të autorit Jozef Hamer, ka qenë edhe “Divani Perëndimor-Lindor” i poetit të madh gjerman Gote. Sipas studiueses së mirënjohur Annemarie Schmile, “përkthimet e para të disa pjesëve të Mesnevisë së Mevlanas në gjuhën angleze si dhe përkthimi i Hammer Pvrgshtal si dhe ai i Rykert kanë ndikuar që edhe filozofi i njohur gjerman Hegel të tregojë interesim të veçantë ndaj veprave të Mevlanas, prandaj ai disa elementë të menduarit të tij filozofik i ka marrë në bazë të inspirimit nga Mevlana”. Periudha më e rëndësishme e përhapjes së ideve dhe njohjes së veprave të Mevlanas në Evropën Qendror ka filluar pas Luftës së Parë Botërore. Në këtë periudhë kohore, janë bërë përpjekje të mëdha për të kuptuar idetë dhe të menduarin e Mevlanas. Helmut Riter, dijetar i madh gjerman, është një tjetër hulumtues i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm në prezantimin dhe njohjen e Mevlanas në Evropë. Annemarie Schmil gjithashtu konsiderohet si studiuese e madhe e Mevlanas në botën bashkëkohore, e cila ka patur ndikim të madh në prezantimin dhe njohjen Mevlanas në botën perëndimore. Libri me titull “Rënkimi i Shemsit” është një prej veprave me vlerë të kësaj hulumtuese të njohur evropiane që ka shkruar rreth ideve dhe të menduarit të Mevlanas. Dimensioni i gjerë i të menduarit dhe fjalëve me domethënie të madhe të Mevlanas është bërë shkak që dashamirësit dhe të interesuarit në rajone të ndryshme të botës të studiojnë dhe të hulumtojnë rreth Mevlanas. Në mesin e hulumtuesve francezë në këtë fushë mund të veçohet Maroviç, Iliade, Henri Korbin, Zhampe dhe Bares të cilët kanë studiuar gnosticizmin, poezinë, filozofinë dhe artin e Mevlanas.

Zonja Vitraj Maroviç duhet të konsiderohet si studiuesja më e madhe e veprave të menduarit të Mevlanas. Ajo ka përkthyer shumë vepra në gjuhën franceze ndërsa në librat e saj ka analizuar në mënyrë profesionale veprat e Mevlanas. Ajo për përkthimin e Mesnevisë ka investuar 15 vite punë dhe me ndihmën e një profesori iranian, arriti ta përkthej të gjithë Mesnevinë e Mevlanas në gjuhën persiane. Ajo gjithashtu ka përkthyer në gjuhën persiane edhe veprën “Fih ma Fih”, rrubaijat, letërkëmbimet e Mevlanas si dhe një pjesë të përzgjedhur nga “Divani Shems”. Zonja Maroviç më në fund si rezultat i ndikimit të veprave dhe ideve të Mevlanas, pranoi edhe fenë e pastër Islame. Henri Korbin është një prej iranologëve të njohur francez i cili ka ofruar studime me vlerë të madhe rreth disa prej personaliteteve më të mëdha filozofike-gnostike të Iranit siç janë Sohrevardi, Ibën Sina dhe Mola Sadra. Henri Korbin për shkak të lidhjes së thellë të poezisë me filozofinë dhe gnosticizmin në Iran, ka treguar një përkushtim të madh intelektual edhe ndaj poezisë së poetëve të mëdhenj iranianë siç është Hafiz Shirazi, Atar Nishaburi dhe Mevlana. Ai në shumicën e veprave të tij i ka quajtur veprat dhe idetë e Mevlanas si burim i pamohueshëm për njohjen e të menduarit dhe kulturën iraniane. Prandaj, ai në veprën e tij të çmuar “rreth islamit iranian” ka studiuar dhe analizuar idetë dhe veprat e Mevlanas. Mircea Eliade, studiuesi i madh i historisë së feve gjithashtu në veprat e tij ka treguar përkushtim të veçantë ndaj poezisë dhe veprave të Mevlanas. Ai si një prej studiuesve të mëdhenj të historisë së feve në botë, është munduar që të studiojë dhe analizojë pozitën e Mevlanas në spektrin e historisë së fesë Islame.

Iliade në librin “Historia e besimeve dhe bindjeve fetare” i ka kushtuar një pjesë të veçantë me titull “Xhelaludin Mevlana: Muzika, poezia dhe vallja e shenjtë” në një prej kapitujve të këtij libri. Arman Reno është një tjetër shkrimtar dhe poet i madh francez i shekullit 19 që kritikët e mëdhenj francezë i kanë vlerësuar lart veprat e tij. Arman Reno për shkak se e njihte mirë gjuhën angleze dhe gjermane, kishte qasje në përkthimet e veprave të poetëve iranianë në gjuhën angleze dhe gjermane. Ai duke lexuar veprat e poetëve të mëdhenj iranianë siç është Hafizi dhe Mevlana, ka krijuar poezi nën ndikimin e drejtpërdrejt të tyre. Reno pikërisht në bazë të këtij ndikimi, ka krijuar poezinë e tij të njohur “Dehja e Flaktë”. Ai në një shkrim të publikuar në botimin e dytë të veprës “Netët iraniane” gjithashtu ka thënë se poezinë e tij e ka krijuar duke u frymëzuar nga një lirikë e Mevlanas. Në bazë të analizave të bëra në Itali, Çeki dhe në Sllovaki gjithashtu janë bërë përkthime të ndryshme të veprave të Mevlanas. Disa studiues dhe iranologë italianë kanë hulumtuar në këtë fushë ku në mesin e tyre mund të përmendet Alesandro Bauzani. Bauzani ka shkruar disa vepra rreth historisë së gjuhës persiane në të cilat ka treguar përkushtim të veçantë ndaj Mevlanas. Rikardo Zipuli është një tjetër hulumtues italian i cila ka shkruar shumë vepra rreth poezisë persiane dhe poetëve iranianë. Ai në lidhje me Mevlana, veprat dhe idetë e tij ka bërë disa hulumtime dhe sidomos në fushën e letërsisë krahasimtare. Ai poezitë e poetëve të mëdhenj iranianë siç është Saadi Shirazi, Senaji dhe Mevlana i ka analizuar nga aspektet e ndryshme dhe në fund Mevlana-n e ka dalluar si “poet serioz” në krahasim me poetët e tjerë. Hulumtime rreth personalitetit dhe veprës së Mevlanas janë bërë edhe në Poloni. Kompozitori i njohur polak Shimanovski, Mevlana-n e ka marrë për model të tij kështu që një prej albumeve të tij ia ka kushtuar poezive të Mevlanas. Në edicionin e ardhshëm do të analizojmë ndikimin e ideve dhe të menduarit të Mevlanas në Amerikë.
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi