Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Samiu dhe nëna e tij EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Samiu dhe nëna e tij EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Samiu dhe nëna e tij EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Samiu dhe nëna e tij EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Samiu dhe nëna e tij EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Samiu dhe nëna e tij EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Samiu dhe nëna e tij EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Samiu dhe nëna e tij EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Samiu dhe nëna e tij EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Samiu dhe nëna e tij EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Samiu dhe nëna e tij EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Samiu dhe nëna e tij EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Samiu dhe nëna e tij EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Samiu dhe nëna e tij EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Samiu dhe nëna e tij EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcapSamiu dhe nëna e tij Voting_barSamiu dhe nëna e tij Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcapSamiu dhe nëna e tij Voting_barSamiu dhe nëna e tij Vote_rcap 
Albani (761)
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcapSamiu dhe nëna e tij Voting_barSamiu dhe nëna e tij Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcapSamiu dhe nëna e tij Voting_barSamiu dhe nëna e tij Vote_rcap 
emine (509)
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcapSamiu dhe nëna e tij Voting_barSamiu dhe nëna e tij Vote_rcap 
Era (387)
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcapSamiu dhe nëna e tij Voting_barSamiu dhe nëna e tij Vote_rcap 
Redi (338)
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcapSamiu dhe nëna e tij Voting_barSamiu dhe nëna e tij Vote_rcap 
Visiana (198)
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcapSamiu dhe nëna e tij Voting_barSamiu dhe nëna e tij Vote_rcap 
iDa (175)
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcapSamiu dhe nëna e tij Voting_barSamiu dhe nëna e tij Vote_rcap 
Esila (153)
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcapSamiu dhe nëna e tij Voting_barSamiu dhe nëna e tij Vote_rcap 

Kush është në linjë
53 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 53 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Samiu dhe nëna e tij Vote_lcap3%Samiu dhe nëna e tij Vote_rcap 3% [ 1 ]
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcap14%Samiu dhe nëna e tij Vote_rcap 14% [ 5 ]
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcap11%Samiu dhe nëna e tij Vote_rcap 11% [ 4 ]
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcap58%Samiu dhe nëna e tij Vote_rcap 58% [ 21 ]
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcap0%Samiu dhe nëna e tij Vote_rcap 0% [ 0 ]
Samiu dhe nëna e tij Vote_lcap14%Samiu dhe nëna e tij Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Samiu dhe nëna e tij

Shko poshtë

Samiu dhe nëna e tij Empty Samiu dhe nëna e tij

Mesazh nga Muslimanja Tue Jan 19, 2016 5:30 pm

Tregimi ynë sot do të jetë për një grua e cila ka derdhur shumë mund e energji për ta edukuar të birin e saj. Shumë ditë e net i kaloi pa pushim vetëm e vetëm për ta zëvendësuar babain e tij, të cilin ai e humbi kur ishte i vogël. Kjo grua për hir të edukimit dhe që askush të mos ishte bashkëpjesmarrës në butësinë, bamirësinë dhe dhembshurinë saj për djalin e saj, gjatë tërë jetës refuzoi të martohet. Sa shumë duroi e sa shumë u përpoq që fëmijës së saj t’ia sigurojë një kafshatë buke.
Me ju sot do të jetë tregimi i nënës së Samiut…
Ajo tani e pret të kthehet nga universiteti ngase sot Samiu do të diplomojë. Pas pak çastesh ajo dëgjon zërin e Samiut, i cili ia ndërpret kujtimet: Nëna ime! Diplomova me sukses të lartë. Nëna nuk mundi ta përmbajë veten kështu që filloi të qajë.
Përse qan moj nënë?! – e pyeti Samiu. Cdo mundim, lodhje e përpjekje që ke bërë unë do t’i kompensoj, – shtoi ai për ta qetësuar nënën.
Nënë dua të martohem – tha Samiu.
Mirë, vajza e fqinjit tonë është e ndershme, fetare dhe e bukur – propozoi nëna.
Ajo nuk më pëlqen. Ajo nuk është e nivelit tim. Mentaliteti i saj nuk është bashkëkohor dhe i hapur. Unë dua të martohem me motrën e shokut tim, Semirit, ngase ajo është vashë universiteti, është e kulturuar dhe është shumë e hapur-transparente.
Samiu ishte njoftuar me të një ditë kur kishte thirrur shokun e tij Semirin në telefon dhe i qe përgjigjur ajo. Zëri i saj i kishte bërë magji…
Përpjekjet e nënës nuk patën sukses kështu që, pa dashjen e saj, ajo pajtoi që Samiu të martohej me atë vajzë. U martua Samiu dhe kaluan ditë por nëna asnjëherë nuk ishte e kënaqur me sjelljet e gruas së tij. Ajo nuk kishte preokupim tjetër përveç telefonatave, shëtitjeve vetëm apo me shoqet e saj, dhe gjëja që më së shumti e hidhëronte nënën e Samiut ishin rrobat e saj. I foli Samiut për rrobat e gruas së tij djersa ai me plot gjakftohtësi ia ktheu: Oj nënë, çdo kohë ka stilin e vet të veshjes dhe zbukurimit.
Nëna e fshehu zemërimin dhe vazhdoi të heshte. Ditët vinin ndërsa gruaja vetëm sa tejkalonte kufijtë normal në veshje kështu që nëna prapë i foli Samiu por përgjigja ishte: “Oj nënë, të lutem mos u përziej në jetën e saj private”, kështu që nëna iu kthye heshtjes ndërsa dhimbjet ia çanin zemrën.
Me kalimin e kohës gruaja filloi edhe ta akuzonte nënën e Samiut se kinse ajo po e anashkalon atë, ia lëndon ndjenjat dhe se e quan të papjekur. I tërë problemi ishte se Samiu i zinte besë shpifjeve të saja. Problemet në shtëpi sa vinin e shtoheshin. Samiu erdhi deri në atë gjendje saqë ngriti zërin lartë kundër nënës dhe e qortoi por durimin e saj assesi nuk e mposhti. Ajo ende ishte kureshtare për lumturinë e djalit të saj e në veçanti familjes që të mos shkatërrohej.
Dashuria e Samiut për gruan u rrit edhe më kur ajo lindi fëmijën e parë. “Shtëpia nuk na zë të dyjave, ose më zgjidh mua ose zgjidhe nënën tënde” – tha gruaja.
Zgjidhja nuk ishte e vështirë për Samiun. Ai zgjodhi që gruaja të mbetej në shtëpi, ndërsa nëna të dilte jashtë saj. Ekzekutimi i këtij propozimi famëkeq të nuses u realizua ditën e enjte pas namazit të sabahut kur Samiu erdhi te nëna e cila sapo kishte falur namazin dhe, jo si zakonisht, ai e puthi në ballë. Sot do të dalim për një shëti tek deti së bashku? – i tha Samiu. Nëna nuk pajtoi por kur Samiu insistoi ajo iu përgjigj kërkesës së tij. Dolën në shëti dhe pasi që drekuan, Samiu i tha nënës: Unë dhe gruaja po shkojmë ta përshëndesim një shok në një tëndë afër dhe ja numri i mobilit tim që nëse vonohemi të na thërrasësh prej ndonjë kabine këtu afër.
Nënën e mori gjumi dhe nuk u zgjua përveçse pas namazit të ikindisë. Samiu dhe gruaja nuk u kthyen deri tash – tha e frikësuar në vete. I kërkoi por nuk i gjeti kështu që ia plasi vajit. Iu kujtua letra që kishte “numrin” e Samiut në të. Kërkoi ndonjë kabine telefonike por më e afërmja ishte 1.5 km. Meqë nuk i mbeti zgjidhje tjetër ajo doli në rrugën kryesore ndoshta do ta gjejë djalin e saj. Pas një kërkimi të gjatë dhe pas një lodhjeje, frike e urie që e kapën, pranë saj kaloi një veturë e një njeriu të devotshëm, i cili kur e pa duke qajtur ndaloi veturën dhe e pyeti për hallin e saj. Ia tregoi tregimin në përgjithësi dhe ia dha letrën në të cilin kishte numrin e Samiut. Kur njeriu e mori atë letër nuk pa numër por pa se në të shkruante: “Lutet çdokush që takon këtë plakë të humbur ta dorëzoj në shtëpinë më të afërt të të moshuarve”.
Ky njeri insistoi që ajo të shkonte në shtëpinë e tij me të dhe gruan e tij por plaka refuzoi kështu që ai e dërgoi në shtëpinë e të moshuarve. Kështu filloi jeta e re e nënës në këtë shtëpi. Ajo pyeste veten: A mund ta marr me mend se ky është Samiu? A kështu shpërblen ai mundin tim për të? Derisa ishte nëna në një gjendje të tillë, kujdestarja i tha: Na ka telefonuar Samiu dhe na ka dhënë numrin e tij që nëse kemi nevojë për diç ta thërrasim. Thirreni kur të vdes – tha nëna me një ton të ashpër.
U munduan ta thërrasin kujdestarja dhe nëna Samiun disa herë por nuk ia dolën. Një ditë kur gjendja shëndetësore e nënës u keqësua, kujdestarja kishte thirrur Samiun në telefon dhe e kishte lajmëruar se ajo nuk ndihej mirë dhe se ai duhej ta vizitonte. “Me vjen shumë keq por unë dhe gruaja ime sot do të shkojmë për pushime në Paris, kur të kthehem do ta vizitoj atë” – premtoi Samiu.
Shëndeti i nënës sa vinte e keqësohej dhe kur i kishte humbur vetëdija, kujdestarja kishte dëgjuar nënën tek thoshte: O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas së tij! O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas së tij!
Në mbrëmje gjendja e saj u stabilizua. “Ndiej se e kam vdekjen afër” – i tha kujdestares. Kur të vjijë biri im për ta marrë kufomën time thuaja atij këto fjalë nga nëna e tij: Allahu mos të faltë! Allahu mos të faltë as në dunja dhe as në ahiret! Filloi gjendja t’i përkeqësohej. Dhimbjet e vdekjes shtoheshin nga çasti në çast. Pas shqiptimit të shehadetit ajo dorëzoi shpirtin tek Allahu. Kujdestarja e mori në telefon Samiun por ishte dikush tjetër qe u përgjigj. Ku është Samiu, unë jam kujdestare në shtëpinë e të vjetërve dhe dua t’i flas për diç shumë me rëndësi – kërkoi kujdestarja. Samiu ka shkuar dhe më nuk do të kthehet- u përgjigj ai njeri. Nëna e Samiut ka vdekur dhe duhet të vijë e ta marrë kufomën e saj – sqaroi arsyen e telefonatës kujdestarja. Njeriu ia plasi vajit dhe tha: Unë jam vëllai i gruas së Samiut, jam Semiri. Samiu dhe gruaja e tij morën udhën për në Aeroport por gjatë rrugës derisa ishin në shpejtësi të madhe shpërtheu një gomë dhe vetura u rrokullis disa herë kështu që Samiu, gruaja dhe fëmija i tyre janë gjymtuar e bërë copë-copë të shkapërderdhura. Ishte një tragjedi e vërtetë dhe trishtuese – rrëfeu Semiri.
Allahu iu përgjigj lutjes së kësaj nëne andaj a ka kush që merr mësim nga tregimi i këtij djali të pasjellshëm me nënën e tij?
Këtë tregim e ka përmendur Hoxha Ali Al Jasin në kasetën me titull: Shekva umm (Ankesa e një nëne)
Muslimanja
Muslimanja
Moderatore
Moderatore

Numri i postimeve : 601
Piket : 1929
Respekti : 9
Date e hyrjes : 23/01/2011
Mosha : 45
Vend ndodhja : Tirane

http://islami-puke.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi