Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcapProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Voting_barProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcapProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Voting_barProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 
Albani (761)
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcapProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Voting_barProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcapProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Voting_barProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 
emine (509)
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcapProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Voting_barProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 
Era (387)
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcapProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Voting_barProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 
Redi (338)
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcapProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Voting_barProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 
Visiana (198)
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcapProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Voting_barProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 
iDa (175)
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcapProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Voting_barProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 
Esila (153)
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcapProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Voting_barProfeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 

Kush është në linjë
50 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 50 vizitorë

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcap3%Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 3% [ 1 ]
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcap14%Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 14% [ 5 ]
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcap11%Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 11% [ 4 ]
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcap58%Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 58% [ 21 ]
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcap0%Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 0% [ 0 ]
Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_lcap14%Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Profeti Ibrahim a.s. Pj.II

Shko poshtë

Profeti Ibrahim a.s. Pj.II Empty Profeti Ibrahim a.s. Pj.II

Mesazh nga Forum Kulturor Tue Aug 22, 2017 10:09 am

Nga Gezim Kopani

Perballja e profetit Ibrahim me sundimtarin e Babilonis , Nemrud

Ne kohen e Ibrahimit a.s. jetonte nje sundimtar i cili quhej Nemrud. Sipas transmetimeve bota eshte sunduar teresisht vetem nga kater (1) sundimtar dhe thuhet se nje nga keto ka qene Nemrudi i cili e shpalli veten zot. Gjate sundimit te tij (2) Nemrudi ka bere trazira, padrejtesi te medha ndaj njerezve. Nje dite ai degjon se nje djal i quajtur Ibrahim ftonte njerezit qe te adhurojne vetem Allahun, dhe duke e ditur qe Nemrudi e kishte shpallur veten zot, kjo gje nuk i pelqeun dhe urdheroj ta gjejne. Kur paraqitet Ibrahimi a.s. para Nemrudit filloj nje debat publik ku sipas te dhanave Nemrudi i thote: Une jam zoti prandaj do me besosh dhe do me bindesh vetem mua. Ndersa Ibrahimi a.s. i thote: Zoti im eshte ai qe jep jeten dhe vdekjen.


Allahu xh.sh thote

"Ai (Nemrudi) polemizoi me Ibrahimin rreth Zotit te tij. Kur Ibrahimi tha: Zoti im eshte Ai qe jep jete dhe vdekje! Ai tha: Edhe une jap jete dhe vdekje. Ibrahimi tha: Zoti im e sjell diellin nga lindja , sille pra ti ate nga perendimi?..." (El Bekare; 258)

Nemrudi per ti dhene nje argument Ibrahimit, paraqiti para tij dy te burgosur. Njerin e vrau ndersa tjetrin e liroi. Pas kesaj Nemrudi tha: E shikon edhe une denoj me vdekje dhe jep jete. Ibrahimi a.s. i thote; Zoti ime atij qe ia merr shpirtin e ringjall. Me pas Ibrahimi a.s. i thote: Zoti im e sjell diellin nga lindja ne perendim, nese ti je zot beje te kunderten. Pas kesaj ai mbeti i habitur dhe perseri nuk besoj.

Allahu xh.sh thote:

"Atehere (Nemrudi) ngeli i habitur dhe nuk besoj. Allahu nuk e udhezon ne rrugen e drejte popullin mizor." (El Bekare; 258)

Sipas nje pershkrimi tjeter (3) kemi se debati mes Ibrahimit a.s. dhe Nemrudit ka ndodhur ne nje kohe ku; ne nje magazin ndodheshin te depozituara shume ushqime. Dhe dergoheshin perfaqesuesit e popullit per te marr furnizime aty. Nje nder keto ka qene edhe Ibrahimi a.s. Ka qene kjo dite ku ishin mbledhur tek ai Nemrudi dhe ku filloj debati mes Ibrahimit dhe Nemrudit. Per shkak te debatit Nemrudi nuk e furnizoi Ibrahimin a.s.
Tregohet se ashtu pas asnje gje Ibrahimi eshte larguar. Kur iu afrua shtepise ndaloi dhe mbushi trastat e tij me dhe dhe tha: Do shkoj keshtu qe ato te me shikojne qe kam marr furnizim. Kur arriti ne shtepi la trastat ne toke dhe u ul te pushoj. Gruaja e tij Sara gjeti trastat ne te cilat ishin te mbushura plot me ushqime dhe me te cilat pergatiti ushqimin. Kur Ibrahimi u zgjua nga gjumi dhe shikoj gjellen pyeti bashkeshorten: Prej nga ky ushqim? Sara i tha: Prej asaj qe solle ti. Keshtu Ibrahimi e kuptoj qe Allahu xh.sh e kishte ushqyer ate dhe familjen e tij dhe filloj ta falenderoj ate.

Sipas nje transmetimi tjeter (4) kemi se: Allahu i dergoi Nemrudit nje melek i cili e thirri qe te besoj Allahun por ai refuzoj ate. Por meleku e thirri te besoj Allahun xh,sh rreth dy apo tre here. Heren e trete Nemrudi i thote Melekut: mblidh ti ushtrin tende dhe une do mbledh ushtrin time. Nemrudi mblodhi ushtrin e tij gjate kohes se lindjes se diellit, ne kete kohe Allahu xh.sh dergoi tek ushtria e tij mushkonja dhe miza prej te cileve nuk mundi te shikonte, madje keto mushkonja dhe miza ua pin gjakun ushtareve duke u lene vetem eshrat. Sipas transmetimeve nje mushkonje i futet ne vesh Nemrudit ku qendroj brenda saj per sa kohe qe ai jetoj duke i shkaktuar dhimbje dhe torture te madhe. Nemrudit nuk gjeti asnje sherim derisa me qellim lehtesimin e dhimbjes e godiste koken e vet me dicka te forte derisa edhe vdiq.

Udhetimi i profetit Ibrahim per ne Siri (Sham) dhe me pas ne Mekke

Duke shikuar qe populli nuk po e ndiqte rrugen e Allahut, Ibrahimi a.s. vendosi te largohej bashke me bashkeshorten e tij (Sara)(5)dhe nipin e tij Lutin a.s. per ne Siri. Sipas te transmetimeve Ibrahimit a.s. i vjen nje melek dhe i thote: Kete vend ju kemi dhene Ju dhe trashegimtareve te tu."Per kete Ibrahimi a.s. ndertoj nje faltore me kube per ta falenderuar Allahun. Me pas Ibrahimi kaloj ne qytetin e Haranit ku u martua me Saren.

Muhammedi a.s. thote:

"Perveç Havase nuk eshte krijuar grua me e bukur mbi faqen e tokes se sa Sara."

Profeti Ibrahim a.s. ne Egjipt

Gjate rruges per ne Egjipt Ibrahimi informohet se atje eshte nje sundimtar si te tjeret dhe i thote Sares; Kur te arrim atje nese te pyet njeri thuaj se ne jemi moter e vella. Me te mberritur ne Egjipt mbreti informohet se ne mbreterin e tij kishte ardhur nje grua shume e bukur. Mbreti menjehere dergoi shtaret per ta marr duke i porositur se nese burri i cili eshte me te, eshte i shoqi mbyteni. Allahu xh.sh i dergon Ibrahimit a.s. melekun dhe e informon. Ibrahimi a.s. i thote Sares: Nese ushtaret qe do vijne te pyesin se kush jam une, thuaja qe jam vellai yt. Te dy u pastruan (abdest) dhe filluan ta lusin Allahun.
Ushtaret marrin Saren dhe e dergojne tek mbreti. Transmetohet se kur u paraqiten para mbretit ai menjehere zuri ta prek, ne kete moment Sara beri kete lutje: "O Zoti im! Ti e di se une vetem Ty te besoj dhe te derguarin tend. Une jam e paster dhe skam shkuar me askeng pervec se me burrin tim (Ibrahimin) prandaj me mbro nga ky njeri!" Tregohet se mbreti eshte ngrir ashtu me dore te ngritur. Filloj ti zihej fryma dhe filloj ti binte tokes me kemb (qe ta lironin). Mbreti e kuptoj qe ajo ishte grua e vecante dhe qe mbrohej nga Zoti dhe i thote Sares: Lute Zotin tend qe te me heq kete pasi nuk do te bej gje." Sara mesohet te kete thene (6): "Zoti im! Nese vdes ky, do te thone se e kam mbytur une" dhe u sherua. Duke shikuar se cfare beri Sara, mbreti i thote shermbyesve te tij: Kjo nuk eshte njeri, por eshte nje djall. Per shkak te lirimit qe i beri Sara, mbreti i dhuroj asaj Haxheren qe ishte njera nga sherbetoret e tij.(7)
Kur Sara u kthye tek Ibrahimi a.s. e gjeti Ibrahimin a.s. duke u falur. (Cool Pas faljes Ibrahimi a.s. me shenje(9) e pyet Saren se cfare ndodhi? Ajo i thote: Allahu e mposhti ate njeri zullumqar . Me pas Ibrahimi a.s. u kthyen ku kishin qene por kesaj radhe edhe me nje sherbetore (Haxheren). Luti a.s. me urdherin e Ibrahimit a.s. u vendos ne Sadoma banoret e te cilit gjithashtu ishin jo besimtare.Rruges Lutit a.s. i zun priten duke e sulmuar dhe duke e plackitur e zene rob. Kur e degjoj kete Ibrahimi a.s. mer me vete disa burra dhe niset drejte vendin ku Luti a.s. ishte i zene rob me qellim lirimin e tij, dhe keshtu ndodhi.

Lindja e Islamilit, Haxherja dhe Ibrahimi a.s.

Me lirimin e Lutit a.s. Ibrahimi ktheht ne Palestine. (10) Gjate qendrimit ne Palestine Ibrahimi a.s. u mor me tregeti. Gjate kesaj kohe si Ibrahimi .a.s por kryesisht Sara deshiron te kishin femije, dhe sic e permendem e pare Sara nuk bente femij. Pasi kaloj nje kohe e gjate dhe Sara e shikoj kete pa mundesin e saj per lindje i thote Ibrahimit a.s.: Meqenese Zoti im nuk me dha femije, martohu me Haxheren dhe ndashte Allahu sh.sh te fale femije ajo." Pas kesaj Haxherja lindi nje djale te cilin e quajten Ismail. (Per me shume lexo suren Saffa nga ajeti 99-113, po ashtu do e permend me me detaj tek Jete e profetit Ismail a.s.)
Ne kete kohe filloj te ndryshoj dicka mes Sares dhe Haxheres pasi kjo e fundit e gezoj Ibrahimin me femije. Sara ju ankua disa here Ibrahimit se Haxherje me heq karsheri e Ibrahimi a.s., i thote: Ti e di. Me kete pergjigje Haxherja u ndje e pa sigurt duke pas parasysh shtatzanin e saj dhe u largua. Tregohet se Haxherja u largua dhe u vendos pran nje burimi uji, aty vjen meleku dhe i thote: Mos u frikeso. Allahu te ka dhene nje femije i cili do jete njeri i madh e i hajrit dhe te cilit do i jepet emri Ismaili. Pas kesaj Haxherja kthehet dhe lind djalin i cili u quajt Ismail (11). Xhelezia mes Sares dhe Haxheres rritej.

Profeti Muhammed a.s. tregon:

"Haxherja vishte rroba te gjate, me qellim qe gjurmet ti mbuloheshin qe te mos i shikoj Sara." (Kur ajo takonte Ibrahimin a.s.) Ne nje trasmetim tjeter kemi qe Haxherja ishte e kujdesshme, dhe ajo ka qene gruaja e pare qe ka perdorur perpares me qellim tia fshehte shtatzanin Sares.(12)
Duke shikuar tensionet mes Sares dhe Haxheres Ibrahimi a.s. vendosi ti ndante ato me banes. Me vone zbret tek Ibrahimi a.s. meleku qe e urdheron qe te marr Haxheren dhe sebashku me djalin ta dergoj ne Mekke afer nje druri te madh (13). Ibrahimi i thote Haxheres qe do largohet (14), ndersa Haxherja e cila ende e kishte per gjiri Ismailin, dhe per me teper kur shikon nje lugin te shkrete, pa njerez, pa banesa, pa uje pa asnje gje kapi per rrobash Ibrahimit duke ju lutur i thote: "O Ibrahim! Ku po shkon e ne po na le ketu pa asnje gje, pa uje , pa shtepi pa siguri?" Ibrahimi nuk ju pergjigj; Haxherja vazhdonte ta pyeste: Si mund te jetoj ketu ne mes te shkretetires? Reagimi i Ibrahimit a.s. ishte perseri i njejte. Haxherja duke shikuar qendrimin e Ibrahimit a.s. e pyet: Allahu ta ka kerkuar kete? Ibrahimi a.s. i thote: Po! Haxheraja tha: Atehere nuk do jemi te humbur! Pas kesaj Ibrahimi a.s. u largua por se ishte shum i merzitur. Pa u largua shum nga djali dhe Haxherja Ibrahimi a.s. ju lut Allahut xh.sh per ta.

Allahu xh.sh thote:

"Zoti yne! Une nje pjese te familjes sime e vendosa ne nje lugin, ku nuk ka bim, e prane shtepise Tende te shenjte. Zoti yne i vendosa aty qe te falin namazin, pra ben qe zemrat e disa njerezve te mallengjehen per ata, dhe per te falenderuar me mirenjohje, furnizoj ata me fruta. Zoti yne! S'ka dyshim se Ti e di cfare fshehim dhe cfare publikojme se Allahut nuk mund t'i fshihet asnje send ne toke e as ne qiell." (Ibrahim; 38-39)

Pasi nje fare kohe te shkurter Haxhers i perfundoj uji i pishem. Dielli ishte shume i fort, u lodh shume, fillon te shikoj nga Safa (15) dhe filloj te ngjitej ne te por nuk shikoj asnje njeri. Teksa kthehej Haxherja çoj pak fustanin dhe filloj te vraponte derisa arriti tek Merveja(16) edhe nga ty nuk shikoj asnje. Dhe kete e beri shtat here. (Edhe sot haxhilert vrapojne ndermjet Safas dhe Merves dhe ky vrapim quhet Saji.)
Kur per here te shtat u ngjit Haxherja ne kodren Merve degjoi nje ze , e ne vetvete heshti aq shume me qellim qe te degjoj, dhe perseri degjoj nje ze dhe Haxherja tha: Te degjova, mund te me ndihmosh?! Ne fakt ishte nje melek te cilin Haxherja e shikoj dhe qe qendronte pikerisht tek vendi qe sot eshte uji Zemzem. Meleku levizi dheun dhe nga ku filloj te dal uj aq shume saqe Haxherja filloj ta rrethonte ujin.

Transmetohet nga Ibni Abasi se Profeti Muhammed a.s. ka thene:

"Allahu e shperblefte nene e profetit Ismail a.s. ; sikur te mos kishte marr prej ujit zemezm, ai do te ishte burim i fuqishem."

"Pasi Haxherja u ngop me uj dhe i dha te pi qumesht edhe djalit, meleku i thote: Mos kini frike se nuk do te jeni te humbur. Ne kete vend do te jete nje vend adhurimi qe do i behet Allahut xh.sh e ai vend do jete Qabja te cilin do ta ndertoj (ne nje vend tjeter kalon qe thote: do ta rindertoje) djali yt Ismaili me babain e tij Ibrahimin a.s." (Ibni Abasi)

Pas kesaj tek Haxherja dhe djali i saj tregohet qe arrin nje grup tregetaresh. Ne nje vend thuhet se ishin prej fisit Xhurhum apo prej nje familje me te njejtin emer. Duke ecur ato kishin nevoj te pushonin. Nga larg dalluan nje zog qe fuluturonte dhe than: Me siguri aty rrotull ka uj. Derguan dike per te shikuar, dhe me tu kthyer personi vezhgues tha: Shikova nje person, po ashtu edhe uj te bollshem. Vendosin te shkojne tek uji ku u takuan me nenen e Ismailit a.s. . Kerkuan leje prej saj qe te ulen dhe te shuajne etjen dhe Haxherja pranoj duke pasur parasysh faktin qe ndodhej vetem. Dukeqenese lugina ishte ne nje vend kyc per karvanat tregetar plus faktin se aty tashme ka uj u quajt vend i bekuar dhe filluan qe shume familje te vendoseshin aty duke treguar respekt te vencante per Haxheren dhe familjen e saj.

Pergatiti
Gezim Kopani

_____________
1.Sipas te dhenave bota eshte sunduar tersisht nga kater sundimtare. Dy kan qene mysliman dhe dy nuk kan qene mysliman. Sipas te dhenave myslimanet ka qene Dhulkarnejni dhe profeti Sulejman ndersa jo myslimanet kan qene Nemrudi dhe Buhtenasri.
2.Thuhet se Nemrudi ka sunduar katerqind vjet.
3.Abdurrezak i transm, nga Mameri e ky nga Zejd Eslemi.
4.Nga Zejd Eslemi
5.Bashkeshortja e Ibrahimit a.s. Sara nuk lindte femije. Sipas transmetimeve te tjera kemi se Ibrahimi a.s. eshte takuar me Saren e cila ishte vajza e nje mbreti te quajtur Haran, dhe Sara la besimin e popullit te vet dhe ju bashkua Ibrahimit a.s. me te cilin edhe u martua.
6.Ebu Hurejre
7.Trans. nga Ebu Hurejra.
8.Transmetohet se Allahu xh.sh ia ka heq perden mes Ibrahimit dhe Sares e cila ishte drejtuar per nga mbreti, e tregohet se Ibrahimi a.s. e ka shikuar gjithe ngjarjen.
9.Beri me shenje pasi shikoj qe Sara nuk ishte vetem.
10.Mesohet se aty ka qendruar rreth 20 vjet.
11.Edhe Ismaili a.s. eshte pejgamber i Allahut xh.sh.. Sipas transmetimeve kur lindi Ismaili Ibrahimi ishte rreth moshesh tetedhjete e gjaste vjec.
12.Buhari
13.Nen te cilin ndodhej uji i bekuar i Zemzemit.
14.Ibrahimi a.s. atyre ju la nje trsate me hurma nje en me uje.
15.Kodra me afer e quajtur Safa
16.Koder tjeter e cila quhej Merve
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi