Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcapDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Voting_barDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcapDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Voting_barDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 
Albani (761)
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcapDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Voting_barDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcapDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Voting_barDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 
emine (509)
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcapDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Voting_barDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 
Era (387)
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcapDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Voting_barDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 
Redi (338)
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcapDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Voting_barDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 
Visiana (198)
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcapDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Voting_barDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 
iDa (175)
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcapDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Voting_barDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 
Esila (153)
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcapDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Voting_barDisa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 

Kush është në linjë
38 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 38 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcap3%Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 3% [ 1 ]
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcap14%Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 14% [ 5 ]
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcap11%Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 11% [ 4 ]
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcap58%Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 58% [ 21 ]
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcap0%Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 0% [ 0 ]
Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_lcap14%Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit

Shko poshtë

Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit  Empty Disa nga dobitë shpirtërore të agjërimit

Mesazh nga emine Sat Jul 30, 2011 12:53 pm

“O ju që keni besuar! Agjërimi ju është bërë obligim siç qe bërë obligim edhe për ata që ishin para jush me qëllim që të mund të bëheni të devotshëm (të përkushtuar).”[1]


Një nga kuptimet e devotshmërisë në kuptimin fetar do të thotë edhe të ruhesh nga gjynahet. Agjërimi e kryen këtë mision, sepse gjynahet janë dy-llojesh: nga njëri lloj i gjynaheve mund të largohesh si rezultat i aktivitetit mendor, siç është pija alkoolike, bixhozi, vjedhja, mashtrimi… etj. Tek ky lloj i gjynaheve bën dobi këshilla, premtimi për shpërblimin që ka ai që i lë ato dhe dënimin që merr ai që nuk i lë, në këtë botë dhe në tjetrën.





Ndërsa lloji tjetër i gjynaheve vjen si pasojë e shkaqeve natyrore, siç është zemërimi, epshi natyror, i cili është i vështirë të lihet vetëm me anë të mendjes, ndaj dhe Allahu e bëri agjërimin mjet për t’u ruajtur prej këtyre gjynaheve. Kjo sepse agjërimi e vë në baraspeshë këtë forcë natyrore, e cila të shtyn drejt këtyre gjynaheve, dhe kështu muslimani ngrihet mbi poshtërsitë e kësaj bote materiale në botën e lartë shpirtërore, kështu pra agjërimi është një mjet që të bën të krahasueshëm me engjëjt dhe të largon nga cilësitë shtazarake. Tek agjërimi do të gjejmë mbrojtje për të mos rënë në gjynahe, mbrojtje nga ndëshkimi në botën tjetër, mbrojtje nga sëmundjet dhe pasojat negative që lënë abuzimet në shijimin e kënaqësive trupore.

Njerëzit e pafe në përgjithësi i japin përparësi kënaqësive trupore: ushqimit, pijeve alkoolike, grave, lojërave dhe muzikës. Të gjitha këto i japin një energji shtazarake trupit të njeriut dhe për rrjedhim forcohen edhe ndjenjat epshore dhe kafshërore tek ai dhe mbizotërojnë mbi forcën logjike dhe shpirtërore. Për këtë arsye fetë e ardhura nga Allahu kanë urdhëruar agjërimin, sepse agjërimi i rafinon dhe i edukon këto forca dhe energji duke e ndaluar njeriun të tejkalojë marrjen e tyre dhe si rezultat vendoset baraspesha e domosdoshme ndërmjet trupit dhe shpirtit. Këtë baraspeshë Islami e ka ruajtur në të gjitha urdhëresat e tij.
Agjëruesi nuk bën gjë tjetër vetëm se braktis të ngrënën, të pirën dhe epshin e tij për hir të Atij që adhuron. Kjo do të thotë të braktisësh gjërat e dashura dhe të këndshme të trupit, dhe shijen që ato të japin për hir të dashurisë ndaj Allahut dhe kënaqësisë së Tij. Kjo është një e fshehtë ndërmjet njeriut dhe Zotit, të cilën askush nuk mund ta dijë përveç tyre. Njerëzit mund të qëllojnë që ta shohin një njeri që agjëron; që nuk ha, nuk pi dhe nuk kryen asgjë nga ato që e prishin agjërimin, por që ky njeri e ka lënë ushqimin, pijen dhe epshin e tij për hir të Atij që adhuron; kjo është diçka që nuk mund ta shohë asnjë prej njerëzve, dhe pikërisht ky është realiteti i agjërimit. Agjërimi ka tre nivele: agjërimi i përgjithshëm, agjërimi i veçantë dhe agjërimi tepër i veçantë. Për sa i përket agjërimit të përgjithshëm ai kryhet duke ndaluar trupin të ushqehet si dhe të kryejë akte epshorë. Agjërimi i veçantë kryhet duke ndaluar shikimin, dëgjimin, gjuhën, dorën, këmbën dhe të gjitha organet e trupit, që të mos kryejnë gjynahe. Agjërimi tepër i veçantë është agjërimi i zemrës dhe i mendjes nga çdo pasion i ulët dhe çdo mendimi i keq, që të largon nga Allahu. Ai është gjithashtu largimi me shpirt nga kjo botë dhe veçim me Allahun.
Disa nga rregullat që duhet të kihen parasysh gjatë agjërimit të veçantë është: ruajtja e shikimit nga gjërat e ndaluara, përmbajtja e gjuhës në nxjerrjen e fjalëve të shëmtuara dhe të pahijshme, si dhe fjalëve të padobishme dhe në fund; ruajtja e të gjithë pjesëve të tjera të trupit nga çdo gjë e papëlqyeshme. I Dërguari i Allahut, bekimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ai njeri që nuk i lë fjalët e këqija dhe të vepruarit me to, Allahu nuk ka nevojë që ky njeri të lërë të ngrënën dhe të pirën.”[2] “E sa prej atyre që agjërojnë nuk përfitojnë prej agjërimit të tyre vetëm se uri dhe etje?!”[3]
Vetvetiu kuptohet se agjërimi e humb vlerën edukativo-shpirtërore, nëse njeriu nuk tërhiqet nga dëfrimet, madje edhe në mendime. Kjo mund të duket tepër e vështirë në sytë e njerëzve që nuk agjërojnë, por përvoja shekullore tregon se besimtarët e vërtetë gjatë agjërimit të Ramazanit e fitojnë një aftësi të tillë. Njerëzit që jepen pas adhurimit kanë konstatuar se dëshira për të plotësuar kënaqësitë trupore natyrale e pengon përsosmërinë shpirtërore të njeriut. Që trupi t’i nënshtrohet shpirtit ai duhet t’i shmanget fuqisë trupore dhe kështu atij i jepet mundësia për shtimin e fuqisë shpirtërore. Është konstatuar se në këtë drejtim nuk ka asgjë më efikase sesa uria, etja, largimi nga epshi, kontrolli i gjuhës, zemrës, mendimeve dhe organeve të tjera. Një nga mënyrat për përsosjen e njeriut është edhe nënshtrimi, që duhet t’i bësh natyrës shtazarake që shfaqet tek njeriu; nënshtrim ndaj logjikës dhe shpirtit. Natyra e njeriut ndonjëherë ndodhet në situata rebelimi ndaj dhe ka nevojë për ushtrime të ashpra, siç është agjërimi për të mposhtur epshet e veta. Nëse njeriu gabon, pendimi dhe lodhja që vijnë prej agjërimit e ndihmojnë atë për pastrimin e shpirtit dhe i forcojnë atij vendosmërinë për të mos i përsëritur gabimet e tij.
Një rregull tjetër që duhet pasur parasysh gjatë agjërimit është edhe mos-ngrënia e tepërt gjatë natës, por mjafton që njeriu të hajë aq sa i nevojitet dhe të mos e teprojë. Për shumë njerëz muaji i Ramazanit është muaji i netëve, ku hahet dhe pihet pa karar, gatuhet dhe shpenzohet për ushqim ajo që nuk bëhet edhe në muajt e tjerë! Këta njerëz nuk e kanë kuptuar siç duhet thelbin e agjërimit, ndaj për një gjë të tillë duhet t’u hiqet vërejtje. Gjatë agjërimit njeriu ndryshon orarin e të ngrënit, por kjo nuk do të thotë, se ai ka nevojë të ushqehet më tepër sesa në muajt e tjerë. Trupi i njeriut në çdo kohë ka nevojë për të njëjtën sasi ushqimi dhe muaji i Ramazanit nuk bën përjashtim në këtë drejtim. Duhet ditur gjithashtu se ushqimi i tepërt gjatë natës është i dëmshëm, si për trupin ashtu edhe për gjendjen shpirtërore të njeriut, nëse njeriu tejngopet gjatë iftarit, atëherë ai do të rëndohet për kryerjen e adhurimit gjatë natës, dhe nëse ai gjithashtu tejngopet në kohën e syfyrit, ai do të rëndohet për orët që vijnë më pas. Ushqimi i tepërt shkakton dembelizëm, dhe largim nga përmendja e Allahut, dhe ç’është më e rëndësishme ai nuk të lë të kuptosh dhe të ndjesh një nga qëllimet e agjërimit, i cili është të provosh shijen e urisë dhe të etjes, e pra ushqimi i tepërt e humbet këtë urtësi.
Nuk është e vërtetë se agjërimi në zonat e ftohta është në kundërshtim me kërkesat e shëndetit të njeriut. Vrojtimet biologjike tregojnë se egërsirat praktikisht nuk hanë asgjë, e veçanërisht kur bie dëborë, ato flenë, ose në ndonjë mënyrë tjetër e kalojnë kohën e vet duke agjëruar, dhe kështu në pranverë ato paraqiten të përmirësuara. E njëjta gjë vlen edhe për drunjtë, të cilët gjatë dimrit krejtësisht i bien gjethet dhe flenë, pa i ujitur, mirëpo pas disa muaj agjërimi ata përtërihen në pranverë dhe bëhen më të fuqishëm se më parë. Në realitet si të gjitha organet jetësore tek njeriu, edhe organet e tretjes gjithashtu kanë nevojë për pushim. Agjërimi është një metodë e mirë për këtë gjë. Mjekësia bashkëkohore në të gjitha shtetet e Perëndimit po i mjekon disa sëmundje, veçanërisht sëmundjet kronike, me anë të një periudhe të shkurtër apo të gjatë agjërimi. Në fund duhet thënë se pavarësisht nga vlerat e dobitë trupore dhe materiale që ka agjërimi, prapë se prapë në thelb agjërimi është një detyrë fetare, ushtrimi shpirtëror i të cilit e afron njeriun tek Allahu. Kushdo që agjëron në bazë të porosisë së mjekut, ose për ndonjë shkak tjetër të kësaj bote, agjërimi në fjalë nuk i pranohet si adhurim fetar.
O musliman! Mos harro, ky është muaji që ti duhet t’i përkushtohesh më tepër punëve të mira, harroji për një çast lodhjet dhe punët e kësaj bote, që nuk mbarojnë kurrë dhe përkushtoju Zotit tënd, që aq shumë të do dhe të mëshiron. Nëse nuk falesh fillo të falesh në këtë muaj të pesta kohët, dhe kurrë mos i lër ato! Nëse falesh atëherë shtoji faljet e pëlqyera gjatë ditës dhe natës!
Jep zekatin nëse ke mundësi dhe shtoji lëmoshat për nevojtarët, veçanërisht për të afërmit dhe besimtarët, por nëse nuk ke bëj çka të mundesh, sepse dyert e sevapeve nuk janë të hapura vetëm për dhënien e parave. Lexoje Kuranin në këtë muaj, ose qoftë edhe një pjesë të tij, sepse Kurani zbriti në këtë muaj të bekuar dhe ky është muaji i Kuranit! Lexo libra fetarë dhe lëri mënjanë për ca kohë gazetat dhe revistat, televizionin dhe radion, sepse ky Ramazan ikën dhe nuk kthehet më! O njeri! Shpirti yt ka nevojë për pranverë e gjallëri dhe Ramazani është stina e tij!

[1] Bekare:183.
[2] Buhari 1903.
[3] Ahmedi 8639.
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi