Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
Filozofia e agjërimit të Ramazanit EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcapFilozofia e agjërimit të Ramazanit Voting_barFilozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcapFilozofia e agjërimit të Ramazanit Voting_barFilozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 
Albani (761)
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcapFilozofia e agjërimit të Ramazanit Voting_barFilozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 
Muslimanja (601)
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcapFilozofia e agjërimit të Ramazanit Voting_barFilozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 
emine (509)
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcapFilozofia e agjërimit të Ramazanit Voting_barFilozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 
Era (387)
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcapFilozofia e agjërimit të Ramazanit Voting_barFilozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 
Redi (338)
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcapFilozofia e agjërimit të Ramazanit Voting_barFilozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 
Visiana (198)
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcapFilozofia e agjërimit të Ramazanit Voting_barFilozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 
iDa (175)
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcapFilozofia e agjërimit të Ramazanit Voting_barFilozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 
Esila (153)
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcapFilozofia e agjërimit të Ramazanit Voting_barFilozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 

Kush është në linjë
38 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 38 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcap3%Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 3% [ 1 ]
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcap14%Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 14% [ 5 ]
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcap11%Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 11% [ 4 ]
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcap58%Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 58% [ 21 ]
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcap0%Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 0% [ 0 ]
Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_lcap14%Filozofia e agjërimit të Ramazanit Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


Filozofia e agjërimit të Ramazanit

Shko poshtë

Filozofia e agjërimit të Ramazanit Empty Filozofia e agjërimit të Ramazanit

Mesazh nga Forum Kulturor Thu Jul 19, 2012 9:34 pm

Filozofia e agjërimit të Ramazanit Ramadan31
Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që besuat, agjërimi ju është bërë detyrim, ashtu sikurse ishte detyrim për ata që qenë para jush, që të bëheni të devotshëm”. (Bekare,183). Ndërsa Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Agjëroni që të jeni të shëndetshëm”.
Agjërimi ka dobi të shumta, disa prej të cilave janë: pastrimi i trupit nga tepricat dhe dhjami i grumbulluar, që përbëjnë një barrë të rëndë për të, të cilat shndërrohen në sëmundje kur shtohen (sëmundja e mbipeshës). Uria është mënyra më e mirë për shërimin e mbipeshës dhe tretjen e dhjamit të depozituar; dhënia e mundësisë qelizave të trupit dhe gjëndrave të tij, që t’i kryejnë funksionet e tyre në mënyrën më të mirë, veçanërisht stomaku, mëlçia dhe zorrët; lehtësimi i veshkave dhe i aparatit të urinës për njëfarë kohe nga derdhjet e vazhdueshme të jashtëqitjeve; pakësimi i prurjeve të yndyrave në enët e gjakut dhe parandalimi i ngurtësimit të tyre.
Agjërimi përgjysmon vdekshmërinë nga infarktet miokardike dhe, duke ulur rrezikun e aritmisë, normalizon fibrilacionin vertikular, të cilin e çrregullojnë përqendrimet e rritura lokale të katekolaminës. Agjërimi përmirëson cilësinë dhe intensifikon thellësinë e gjumit. Procesi i rigjenerimit të trupit dhe të trurit ndodh gjatë gjumit. Dy orë gjumë në Ramazan japin shumë më tepër kënaqësi se sa disa orë gjumë jashtë këtij muaji.
Gjatë agjërimit çlirohen në trup substanca të caktuara endogjene me përmbajtje narkotike, të njohura si opiode ose encefalinë. Ato kanë një efekt qetësues dhe janë përgjegjëse për parandalimin e sëmundjeve psikopatike.
Uria lind në trup si kundërveprim pas agjërimit, gjë që manifestohet në dëshirën për ushqim dhe ndjesinë e të qenit aktiv e të gjallë.
Në vija të përgjithshme, është vërtetuar ndikimi pozitiv i agjërimit në shumë sëmundje, më të rëndësishmet e të cilave janë:
-sëmundjet e aparatit tretës, siç është infeksioni i stomakut, bazë e mjekimit të të cilit është agjërimi për 24 orë. Ashtu siç ka dobi për sëmundjet e mëlçisë dhe të tretjes së keqe.
-dhjamosja;
-rritja e tensionit;
-infeksioni kronik i mëlçisë;
-astma;
-çrregullimet nervore dhe shpirtërore.
Krahas dobive që përmendëm më lart, agjërimi luan edhe funksione të tjera. Kështu ai është një lloj i veçantë i shërbimit ndaj Allahut të Lartësuar. Kuptimi origjinal i agjërimit është “të jesh pushim”, duke i dhënë pushim gjuhës, organeve seksuale etj. Ramazani na mëson dhe na stërvit të jemi të saktë në kohë dhe në punët tona, sepse iftari dhe syfyri fillon dhe mbaron me numërimin e drejtë të minutit të fundit dhe qëndron ndërmjet të drejtës dhe gabimit ose hallallitdhe haramit.
Ky precizion është një hap tepër i rëndësishëm për ngritjen tonë shpirtërore. Agjërimi na jep rastin të akordojmë drejtë trupin, që të zhvillojmë cilësitë e durimit, të vetëkontrollit etj.
Është një fakt i mirënjohur që bishat mund të vihen nën kontroll duke i mbajtur të uritura, dhe pastaj duke i ushqyer me intervale të planifikuara mirë. Në mënyrë të ngjashme, njeriu mund ta zbusë egon e tij dhe ta zotërojë atë nëpërmjet agjërimit për një muaj.
Allahu i Lartësuar e vë besimin tonë në prova të vështira. Nëse ne i kapërcejmë këto prova, atëherë ndër ne përftohet një forcë, që është e aftë të na mbajë larg nga mëkatet.
Të agjërosh do të thotë t’i mohosh vetes disa gjëra, dhe kjo bëhet për të rritur ndërgjegjen dhe lidhjen me Allahun, i Cili është Krijuesi i të gjitha krijesave, e njëherësh është qëllimi ynë përfundimtar.
Agjërimi e aftëson njeriun t’u nënshtrohet urdhrave më të forta dhe e sjell atë në harmoni dhe ekuilibër të përkohshëm midis trupit dhe shpirtit.
Agjërimi është institucioni i përmirësimit të karakterit dhe shpirtit të njeriut. Qëllimi i agjërimit është të ndihmojë në zhvillimin e vetëfrenimit dhe vetëpastrimit.
Perëndimi i diellit shënon arritjet dhe fitoret mbi veten gjatë ditës. Çdo mbrëmje ne fshijmë xhamin tonë shpirtëror, që të mund të shikojmë më mirë se ku po shkojmë dhe të parandalojmë gabime të mundshme të kryerjes e të moskryerjes.
Vetëm gjatë kohës së agjërimit njeriu mund të reflektojë dhe të bëjë bilancin a inventarin e rëndësisë së vlerave morale bazë, duke ndikuar kësisoj mbi gjithë komunitetin në tërësi.
Ramazani është koha kur miliona njerëz së bashku ujisin kopshtin e virtytit. Ramazani është muaji unik i llogarisë, i rishikimit të vlerave morale dhe shpirtërore, si dhe i ekzaminimit kritik të portretit shpirtëror. Pas Ramazanit, shohim të na shpaloset një individ më i mirë brenda vetes; i njëjti njeri, që po dergjej përgjumshëm prej një kohe të gjatë, në Ramazan ka fituar cilësi të veçanta për të qenë i aftë të kontrollojë vetveten.
Ta duash, ta nderosh dhe t’i bindesh Zotit, do të thotë ta shtysh dha ta nxitësh veten, në mënyrë të vullnetshme, për t’i shërbyer Atij. Ashtu si qeveria stërvit ushtrinë dhe policinë përpara se t’i hedhë në veprim, edhe Islami i stërvit ata që dalin vullnetarë t’i shërbejnë Allahut dhe të themelojnë rendin e Allahut në tokë. Një mysliman mbahet i lidhur me rregulla për një muaj të plotë, dhe pastaj lirohet për 11 muaj, që të shohë nëse stërvitja që ka bërë ka qenë efektive apo jo. Në qoftë se jo, ndonjë defekt i gjetur, mund të korrigjohet në programin e Ramazanit të vitit që vjen. Ramazani është muaji kur ne vjelim frytet e veprave tona.
Saimir Bulku/Drita Islame/
Forum Kulturor
Forum Kulturor

Numri i postimeve : 928
Piket : 3375
Respekti : 102
Date e hyrjes : 13/03/2011
Mosha : 25
Vend ndodhja : Forum Kulturor

https://forumkulturor.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi