Forumi Kulturor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fotografi - winter
70 çështje rreth agjërimit EmptyFri Feb 09, 2024 11:28 am nga Arjeta

» Lidhja e fortë midis stomakut dhe shëndetit të tiroides
70 çështje rreth agjërimit EmptyFri Feb 09, 2024 11:12 am nga Visiana

» Çfarë mund të tregojë fryrja e tepërt e stomakut për shëndetin
70 çështje rreth agjërimit EmptyFri Feb 09, 2024 11:10 am nga Visiana

» Kurti në OKB: Nuk do të hakmerremi për vrasjen e 10 mijë qytetarëve tanë nga Serbia
70 çështje rreth agjërimit EmptyFri Feb 09, 2024 11:01 am nga Albani

» Xhamia historike e Myftinisë Pukë , Kodërhani vatër përpjekjesh për Liri e Pavarësi të Atdheut
70 çështje rreth agjërimit EmptyFri Feb 09, 2024 10:56 am nga Forum Kulturor

» Përurohet rindërtimi i xhamisë së vjetër të “ Kodër Hani ”, Pukë
70 çështje rreth agjërimit EmptyFri Feb 09, 2024 10:54 am nga Forum Kulturor

» Fotografi te vjetra te Shqiperise
70 çështje rreth agjërimit EmptyThu Sep 28, 2023 11:03 am nga Era

» Jo vetem mode por edhe ... - photo
70 çështje rreth agjërimit EmptyThu Sep 28, 2023 10:34 am nga Bledari

» Vendim Kanunor Kishtar i at Nikolla Xhufka
70 çështje rreth agjërimit EmptyThu Sep 28, 2023 10:03 am nga Donald

» Çifte - foto
70 çështje rreth agjërimit EmptyThu Sep 28, 2023 9:23 am nga violeta

» Hixhab 2023 - 2024 Modele dhe style te ndryshme
70 çështje rreth agjërimit EmptyThu Sep 28, 2023 9:16 am nga Esila

» Takim me Atëdhetarin dhe Artistin nga Medvegja
70 çështje rreth agjërimit EmptyWed Sep 27, 2023 11:06 am nga Forum Kulturor

» Rexhep Abazi -Atëdhetari dhe Artisti nga Medvegja
70 çështje rreth agjërimit EmptyWed Sep 27, 2023 11:05 am nga Forum Kulturor

» 100 VJET MYFTINIA PUKË 1923 - 2023
70 çështje rreth agjërimit EmptyWed Sep 27, 2023 11:04 am nga Forum Kulturor

» Oda e Lumes dikur
70 çështje rreth agjërimit EmptyWed Sep 27, 2023 11:03 am nga Forum Kulturor

Postuesit Kryesore
Admin (1314)
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap70 çështje rreth agjërimit Voting_bar70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 
Forum Kulturor (928)
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap70 çështje rreth agjërimit Voting_bar70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 
Albani (761)
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap70 çështje rreth agjërimit Voting_bar70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 
Muslimanja (601)
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap70 çështje rreth agjërimit Voting_bar70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 
emine (509)
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap70 çështje rreth agjërimit Voting_bar70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 
Era (387)
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap70 çështje rreth agjërimit Voting_bar70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 
Redi (338)
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap70 çështje rreth agjërimit Voting_bar70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 
Visiana (198)
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap70 çështje rreth agjërimit Voting_bar70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 
iDa (175)
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap70 çështje rreth agjërimit Voting_bar70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 
Esila (153)
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap70 çështje rreth agjërimit Voting_bar70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 

Kush është në linjë
48 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 48 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 72 më Thu May 09, 2024 9:08 pm
Vizitor
Sondazh

Cilat tema te forumit lexoni me shume?

70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap3%70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 3% [ 1 ]
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap14%70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 14% [ 5 ]
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap11%70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 11% [ 4 ]
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap58%70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 58% [ 21 ]
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap0%70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 0% [ 0 ]
70 çështje rreth agjërimit Vote_lcap14%70 çështje rreth agjërimit Vote_rcap 14% [ 5 ]

Totali i votave : 36


70 çështje rreth agjërimit

Shko poshtë

70 çështje rreth agjërimit Empty 70 çështje rreth agjërimit

Mesazh nga emine Sat Jul 28, 2012 7:16 pm

HUKMI RRETH AGJËRIMIT

Ekziston koncenzues ( ixhma) tek dijetarët se agjërimi i muajit të Ramazanit është farz (obligim), argumenti është në librin e All-llahut të Madhëruar ku thotë: "O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm." (El-Bekare 183).

Argument nga sunneti është fjala e Pejgamberit alejhi-selam thënë: "Islami qëndron mbi pesë shtylla:...prej tyre agjërimi i muajit të Ramazanit..."( transmeton Buhariu)

Kush hanë qëllimisht në muajin e Ramazanit pa kurrfarë arsye, ai ka bërë mëkat të madhë. Thotë Pejgamberi alejhi-selam në ëndërren që ëndërrojë: "Për derisa isha në krye të bjeshkës dëgjova zëra të tmerrshëm, thashë çkajanë këta zëra? Më thanë, këto janë britmat e banorëve të zjarrit. Pas pak vërejta një popull që ishin lidhur për qafat e tyre me goja të hapura dhe nga to rridhte gjak. Thashë: kush janë këto? Tha: Ata të cilët hanë para iftarit." (sahihut-Tergib)

Thotë Shejhul-Islam (Ibën Tejmije): "Ai i cili hanë në Ramazan duke menduar se është e lejuar dhe njëherit e dinë se është haram mosagjërimi i tij, atëherë obligohet rrahja tij, e nëse është fasik (ai i cili i merrë nëpër këmbë dispozitat) atëherë dënohet për mosagjërimin e tij". (Mexhmu'ul fetava:25/60)

VLERA E AGJËRIMIT

Vlerat e agjërimit janë të mëdha dhe këto vlera shihen nga hadithet e Pejgamberit alejhi selam ku thuhet se agjërimin All-llahu i Madhëruar e ka zgjedhë për vete dhe Ai shpërblen për të, dhe njëherit ia shtonë shpërblimin pa llogari ku thotë: "Agjërimi është i Imi dhe Unë jam ai që jap shpërblimin për të". (tras.Buhariu)

Në një hadith tjetër thotë: "Vlera e agjërimit nuk ka kompensim". (Nesaiu, gjithashtu gjindet në Sahihut-Tergib)

Gjithashtu në një tjetër thuhet: "Lutja e agjëruesit nuk refuzohet". (Bejhakiu)

Kurse në një tjetër thuhet:"...e ai që agjëron ka dy gëzime: kur hanë iftarin, dhe kur takohet me Zotin e vet" (tras.Muslimi).

Agjërimi ndërmjetëson, kjo kuptohet nga hadithi i Pejgamberit alejhi selam ku thotë: "Për robin në ditën e kijametit thotë (agjërimi) O Zot është ndaluar nga ushqimet dhe epshet e tij ditën, atëherë të jam ndërmjetësues i tij". (tras. Ahmedi)

Gjithashtu: "Era e gojës së agjëruesit është më e mirë tek All-llahu i Lartësuar se sa era e miskut". (trasm.Muslimi)

Në një tjetër thuhet: "Ai i cili agjëron një ditë në rrugë të All-llahut, All-llahu i Lartësuar ia largon (për këtë ditë) fytyrën e tij nga zjarri shtatëdhjetë pranvera". (trasm.Muslimi)

Në transmetimin tjetër me rradhë thuhet: "Agjërimi është mburojë që të mbronë nga zjarri" (trasm. Ahmedi)

Poashtu: " Ai i cili agjëron një ditë duke kërkuar fytyrën e All-llahut të Madhëruar i vuloset hyrja në xhennet". (trasm. Ahmedi)

Në Xhennet është një derë..." i thuhet Rejjan prej së cilës hynë agjëruesit, e ska mundësi të hyjë askush tjetër përpos tyre, pasi që të hyjnë mbyllet dhe s'ka mundësi të hyjë askush". (trasm. Buhariu)

Sa i përket Ramazanit ai është një prej shtyllave të Islamit poashtu në këtë muaj është zbritë Kur'ani, në të gjendet një natë e cila ka vlerë më shumë se njëmijë muaj tjerë. " E kur të hynë Ramazani hapen dyert e xhennetit, mbyllen dyert e xhehnemit si dhe lidhen shejtanët". (trasm.Buhariu)

Thotë Pejgamberi alejhi selam: "Agjërimi i Ramazanit e tejkalon agjërimin e dhjetë muajve". (trasm. Ahmedi)

Në hadithin tjetër Pejgamberi alejhi selam thotë: "Ai i cili e agjëron muajin e Ramazanit me besim dhe sinqeritet i falen mëkatet e mëpara". (trasm. Buhariu)

PREJ DOBIVE TË AGJËRIMIT

Agjërimi përmban në vete urtësi dhe dobi të shumta, ndërsa esenca e agjërimit është devotshmëria ku e përmendë All-llahu i Lartësuar në fjalën e Tij: " ......kështu që të bëheni të dëvotshëm". (El-Bekare 183)

Sqarim i kësaj është, kur shpirti ndalon veten nga të lejuarit duke kërkuar kënaqësinë e All-llahut të Madhëruar, frikësohet nga dënimi i Tij, atëherë edhe më parë ky shpirt mbrohet nga haramet.

Kur njeriut i uritet barku i tij, atëherë edhe gjymtyrët tjera zbehën, nga kjo mundë të përfundojmë se agjërimi të shpie drejtë mposhtjes së shejtanit, thyerjes së epsheve dhe ruajtjes së gjymtyrëve.

Agjëruesi nëse e shijon dhembjen e urisë atëherë e përjeton në vete gjendjen e të varfërve dhe njëherit kjo e shtynë të jetë mëshirues ndaj tyre dhe t'ju jap lëmoshë derisa ta largoi varfërinë prej tyre. Po ashtu agjërimi i edukon pasionet dhe epshet që si fryt kësaj është largimi prej mëkatëve.

Në agjërim mund gjejmë një rregull dhe precizitet në orare që njëherit shërojnë çrregullimete një pjese të madhe të njerëzve,që ankojnë prej tyre.Në agjërim mundë të shohim unitetin e muslimanëve, agjëron i tërë ummeti në një interval të caktuar dhe hyjnë në kohë të caktuar në këtë muaj.

Gjithashtu në këtë muaj është rast i mirë për davetqinjët (Thirrësit) në rrugën e All-llahut të Madhëruar ngase xhamijat mbushen përplot, ka prej tyre që hyjnë për herë të parë në xhami ndaj duhet ta shfrytëzojmë ketë rast në maksimum me ligjërata dhe këshilla të ndryshme ngase zemrat në këtë muaj janë të buta. Ata të cilet bëjnë davet nuk duhet habitë pas tjerëve e ta harrojnë vetën e tyre në tëresi sikurse qiri i cili i ndricon të tjerët dhe djegë vetëvetën.

RREGULLAT E AGJËRIMIT DHE SUNNETET E TIJ

Ka prej rregullave të cilat janë vaxhib (obligim) ka prej tyre qe jan mustehab (të lejuara) prej këtyre mustehabeve janë:

- Dëshira për syfyrin dhe vonesa e tij, thotë Profeti alejhi selam: "Zgjohuni në syfyr, ngase në syfyr arrihet bereqeti". (trasm. Ahmedi)

Ushqimi në këtë kohë është i begatshëm dhe njëherit është kundërshtim i ehli kitabit (i ithtarëve të librave), ku thotë Pejgamberi alejhi selam: "Sa syfyr i mirë është hurma për besimtarin". (trasm. Ebu Davudi)

- Të shpejtuarit e iftarit duke u bazuar në fjalën e Pejgamberit alejhi selam: "Do të mbesin vazhdimisht njerëzit në hajr (të mirë) përderisa e shpejtojnë iftarin". (Transm Buhariu)

Gjithashtu të bëhet iftar ashtu sikurse transmetohet në hadithin e Enesit radijall-llahu anhu ku thotë: "Ka bërë Pejgamberi alejhi selam iftar para se të falet me rutab (lloj hurme), e nëse nuk ka posedu rutab me hurma të thjeshta, e nëse nuk ka posedu as këto, atëherë me ujë".(transm. Tirmidhiu)

Dhe thotë duke bërë iftar: "Dhehebe dhameu, vebtel-letil uruku ve thebetelexhru inshaAllah".(Kaloi etja, u lagën venat dhe u realizua shpërblimi, inshaAllah)(trans. Ebu Davudi)

- Të larguarit nga veprimet dhe shprehjet e injorancës, ku thotë Pejgamberi alejhi selam: " All-llahu i Lartësuar nuk ka nevojë për një person që përmbahet nga ngrënja dhe pirja, nëse personi i tillë nuk përmbahet nga gënjeshtrat, nga veprimi dhe shprehja e injorancës së tij sipas këtyre gënjeshtrave" (trasm. Buhariu)

Agjëruesi duhet të largohet nga të gjitha haramet sikurse gibeti (përgojimi), amoraliteti, gënjeshtra, këto gjëra mund të bëhen shkak për humbjen e shpërblimit, ngase sic thotë Pejgamberi alejhi selam:"Shumë agjëruësve, nuk u mbetet atyre asgjë prej agjërimit vetëm se uria"(transm.Ibni Muxheh)

- Prej gjërave që humbin shpërblimin dhe fitohen të këqijat është preokupimi më gjëra të kota që frytet janë shumë të pakta. Sikurse shiqimi i filmave të pavlerë, qëndrimi me orë të tëra nëpër kafiteri, shëtitjet e kota nëpër rrugë, humbja e kohës duke u thelluar në lojrat e ndryshmë siçjanë letrat sa që ky muaj i cili është muaji më i begatshëm në vit shëndërrohet në gjumë gjatë tërëditës. Me një fjalë njerëzit fundosen nëpër kënaqësit e përkohshme të kësaj bote duke qenë larg prej mëshirës së All-llahut të Madhëruar.

- Të larguarit nga polemikat esterile dhe ofendimet. Thotë Pejgamberi alejhi selam: "Nëse dikush të lufton, apo të ofendon atëherë thuaj, unë jam agjërues, unë jam agjërues".(transm. Buhariu)

E para shërben si përkujtim për vetën e tij (se është agjërueshëm) ndërsa e dyta; si përkujtim armikut të tij. Agjëruesi gjatë agjërimit duhet të angazhohet sa më shumë në zotërimin e epshit dhe stolistjen me qetësi njëherit, ky është morali i agjëruesit.

- Mos ngrënja e tepërt, sikurse rekomandohet në hadith: " Nuk ka më keq se sa biri i Ademit ta stërngop barkun e tij". (transm. Tirmidhiu)

I mençurihanë për të mbetur gjallë duke mos e tepruar dhe duke mos u zhytur në llukse. Për fat të keq në këtë muaj vërejmë llukse të tepërta, njërëzit ngopen më shumë se kurdoherë, sa që kur të vie koha e namazit të teravisë ngriten në namaz me përtaci apo nuk prezentojnë aspak.

- Bujaria në dituri, pasuri, vërehet në çdoaspekt të jetës sikurse transmetohet në të dy sahihet nga Ibni Abbasi radijall-llahu anhu se ka thënë: Ka qenë Pejgamberi alejhi selam me bujari nga njerëzit, bujaria e tij më e theksuar ka qenë në Ramazan".(transm. Buhariu). Bashkimi mes agjërimit dhe lëmoshës (ka për qëllim ushqimin e të varfërve sikurse vjen tani në hadith) është shkak i cili të mundëson hyrjen në xhennet, thotë Pejgamberi alejhi selam: "Në xhennet është një dhomë shifet pjesa e jashtme nga ajo e brendshmja dhe gjithashtu e brendshmja nga e jashtmja, e që e ka pregaditë All-llahu i Lartësuar për ata të cilët i ushqejnë të varfërit, ata të cilët i zbusin fjalët, e përcjellin agjërimin (edhe pas Ramazanit) dhe falën natën kur njerëzit janë në gjumë".(transm. Ahmedi)

Thotë Pejgamberi alejhi selam në një hadith tjetër: "Ai i cili e ushqen një agjërues e ka arritë shpërblimin e atij duke mos ju munguar aspak shpërblimi agjëruesit".(trnsm. Tirmidhiu)

Thotë Shejhul-Islami: "qëllimi me ushqim në hadith është të ngopurit e tij" (El-lhtijarat-el-Fikhije). Kurse transmetohet nga selefi ( gjeneratat e parat të arta) se në kohën e iftarit i kanë tubuar të varfërit dhe kanë ngrënë së bashku sikurse, Abdullah ibën Omeri, Malik ibën Dinari, Ahmed ibën Hanbeli, nuk kanë hëngër iftar vetëm se me bonjakët dhe të varfërit.

PREJ GJËRAVE QË DUHET BËRË NË KËTË MUAJ TË MADH

Të përgaditurit e shpirtave për adhurim, shpejtimi drejtë tevbes (pendimit), të gëzuarit për këtë muaj, të përsosurit e agjërimit, të kemi frikërespekt dhe koncentrim të plotë në namazin e teravive. E sidomos të jemi të kujdesëshum gjatë dhjetë ditëve të fundit, të bëjmë përpjekje të vazhdueshme në aritjen e natës së Kadrit ta bëjmë Kur’anin vazhdimisht hatme (të lexuarit e Kur’anit) duke qajtur dhe medituar rreth ajeteve të All-llahut të Lartësuar. Mundësisht të kryejmë umren në këtë muaj ngase e ka vlerën e haxhit, gjithashtu sadaka (lëmosha) në këtë muaj shpërblimin e ka të shumëfisht, e poashtu itikafi në këtë muaj ka shpërblim të madh.

Nuk ndalohet përgaditja për hyrjen e këtij muaji, Pejgamberi alejhi selam i ka përgëzuar shokët e tij me ardhjen e Ramazanit dhe i ka nxitë që të përkujdesën për të. Thotë Ebu Hurejra radijall-llahu anhu se ka thënë Pejgamberi alejhi selam: „Pranë jush është muaji i Ramazanit, All-llahu i Lartësuar ju obligoi agjërimin në të, hapen dyert e qiellit, mbyllen dyert e zjarrit, lidhen me pranga shejtanët, në te është një natë më e mirë se një mijë muaj, kush ndalohet prej dobive të këtij muaji është ndaluar plotësisht“.

TË VËRTETUARIT E HYRJES SË RAMAZANIT

Vërtetimi i hyrjes së muajit të Ramazanit bëhet nëpërmjet shiqimit të hënës apo të plotësimit të muajit Shaban d.m.th, tridhjet ditë të plota. Obligohet ai i cili e shef hënën apo paralajmërohet nga dikush tjetër i sigurt, që të filloi agjërimin.

Ndërsa mbështetja në llogaritë kohore (takvimit) është bidat, ngase thotë Pejgamberi alejhi selam:“ Agjëroni me shiqimin e hënës dhe hani (perfundoni) me shiqimin e saj. Nëse paralajmëron një musliman i moshërritur, e i menqur, dhe i sigurt në lajmin e tij se e ka parë hënën me sytë e tij, veprohet sipas lajmit të tij.

KUSH OBLIGOHET ME AGJËRIM

-Agjërimi i Ramazanit është detyrë e obligueshme për cdo musliman, moshërritur, vendas, i shëndoshë dhe ata që janë të liruar nga pengesat hajzi nifasi etj… Mosha e pubertetit arrihet me ndonjëren prej këtyre tri gjërave, shpërthimi i spermës, shfaqja e qimeve dhe plotësimi i moshës 15 vjeqare ndersa tek femrat paraqitet një dukuri e që është cikli menstrual, dhe ajo obligohet me agjërim edhe nëse është më e re se 10 vjecare.

-Urdhërohet fëmiu me agjërim në moshën 7 vjeçare nëse e përballon atë, disa nga dijetarët kanë përmendur nëpër librat e tyre se qortohet në moshën 10 vjeçare nëse e lenë agjërimin.

Shpërblimi i agjërimit të fëmijëve u arrinë edhe prindërve për shkak të edukimit të tyre në agjërim dhe udhëzim në të mirë. Transmetohet nga Rebi’bint Mua’vidh se ka thënë:“I mësonim fëmijët tanë në agjërim dhe bënim lodra nga leshi, e kur qante ndonjëri prej tyre për ushqim, u dhuronim atyre ato lodra që të mashtrohen deri sa të vie koha e iftarit“.(transm. Buhariu)

-Disa prej njerëzve janë të pakujdesëshëm ndaj fëmijeve të tyre rreth çështjes së agjërimit, ndodhë që fëmija agjëron ngase euforia e stimulon edhe atë që ti bashkangjitet familjes së tij. Fëmiu e përballon agjërimin, mirëpo babai i tij apo nëna e urdhërojnë që të hajë duke pas mëshirë për të, e nuk e dijnë ata se mëshirë e vërtetë është edukimi i tyre në adhurim sikurse thotë All-llahu i Lartësuar: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Et-Tahrim 6)

-Gjithashtu duhet të kemi kujdes për vajzën tonë që posa ka hyrë në pubertet të agjëroi dhe njëherit të kompenzoj ditët gjatë ciklit menstrual,(ngase gjatë kësaj periudhe ndalohet agjërimi).

-Nëse nje Kafir (jobesimtar) e pranon Islamin apo fëmija e arrinë moshën e pubertetit apo një mexhnun ( i marrë) i cili ka ardhë në vete gjatë ditës, atëherë obligohet të agjëroi prej atij momenti dhe nuk obligohet kompensimi i pjesës së kaluar të muajit ngase në atë kohë nuk ishte obligim agjërimi për të.

Menxhnuni (i marri) që për të lapsi nuk llogarit, nëse nganjëherë vie në vete atëherë obligohet me agjërim gjatë gjendjës së tij normale. E nëse gjatë ditës e kaplon sëmundja (bëhet i marrë) e pas pak qetësohet, agjërimi i tij nuk është i prishur, sikurse ti bie të fiktë, ngase ai kur ka vendosë të agjëroi ka qenë mentalisht mirë( Mexhalis Shehrun Ramadan li Ibni Uthejmin) e njëjta gjë është edhe me ata të cilët janë të sëmurë nga xhinët.

-Ai i cili vdes gjatë muajit të Ramazanit, nuk obligohen me agjë miqët e tij për pjesën e mbetur të muajit.

-Ai i cili nuk ka njohuri rreth agjërimit të muajit të Ramazanit, apo nuk e dinë se ushqimi apo marrëdheniet seksuale janë të ndaluara, shumica e dijetarëve mendojnë se arsyetohet përsoni i tillë. Mirëpo duhet te kemi kujdes se arsyetohet sikurse ai i cili është i ri në islam apo ai i cili jeton në mesin e pabesimtarve etj…

Ndërsa ai i cili jetonë në mjediset muslimane dhe ka mundësi të pyet dhe të mësoi atëherë ky përson nuk arsyetohet.

I MOSHUARI DHE I PAAFTI

-I paafti dhe i moshuari të cilëve ju ka humbur fuqia, cdo ditë e më shumë u dobësohet (shëndeti), nuk obligohet me agjërim këtyre dyve u lejohet ngrënja përderisa agjërimi i mundon, Ibni Abbasi radijall-llahu anhu thoshte rreth fjalës së All-llahut të Madhëruar: “E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë) janë të obliguar për kompenzim”. (El-Bekara 184)

Ky ajet nuk është i anuluar dhe ka për qëllim plakun dhe plaken të cilët nuk kanë mundësi të agjërojnë mirëpo ushqejnë çdo ditë të varfërit.(El-Buhari, Kitabun-tefsir, Babaun:Ej-jamen Ma’dudat)

Ai i cili e lufton armikun apo është i rrethuar nga armiku atëherë i lejohet prishja e agjërimit Pejgamberi alejhi selam u thoshte shokëve të tij para betejës: "Ju që do të ballafaqoheni me armikun ushqimi është më i fortë për ju ndaj ushqehuni“.(Transm. Ebu Davudi)

Atij të cilit shkaku i prishjes së agjërimit është i theksuar sikurse sëmundja atëherë nuk është gjë ngrënja haptasi. E nëse shkaku i prishjes së agjërimit është i pa theksuar sikurse menstruacionet, atëherë edhe ngrënja duhet të mos hetuar nga frika e shpifjes.

UDHËTARI

Kushtëzohet për udhëtim të ketë hapësir, e kjo hapësir kufizohet sipas traditës së vendit (urfit) e është në kundërshtim me pjesën më të madhe të dijetarëve. Kushtëzohet që udhëtimi të mos jetë udhëtim në haram, (sipas koncenzuesit të dijetarëve), apo të mos jetë udhëtim me qëllim të prishjes së agjërimit.

Lejohet të prishurit e agjërimit për udhëtarin sipas gjithë dijetarëve pamarrëparasysh se a ka mundësi të agjëron apo jo a e mundon atë apo jo edhe nëse është nën hije dhe ujë lejohet ta prish agjërimin dhe që ta shkurtoi namazin.

Ai i cili e vendos për të udhëtuar gjatë Ramazanit atëherë s’ka drejt ta prish për derisa mos të udhëtojë ngase ndodh që t’i ekspozohen pengesa që e pengojnë prej udhëtimit (Tefsirul-Kurtubi). Nuk e prish agjërimin udhëtari përderisa të mos të largohet përfundimisht nga qyteti i tij, nëse aeroporti është jashtë qyteti të tij atëherë ka të drejt të hajë në të, e nëse është brenda qyteti nuk ka drejt të hajë përderisa nuk fluturon aeroplani prej kufijve të qytetit.

Nëse ka fluturuar aeroplani dhe dielli ka perenduar në tokë por nga aeroplani shifet dielli nuk obligohet të pritet perëndimi i tij (dielliet), ngase është plotësuar agjërimi për atë ditë, nëse aeroplani ateron para perëndimit të diellit dhe dëshiron të plotësoj agjërimin në këtë ditë, atëherë nuk fillon të hajë përderisa të mos perëndon dielli në vendin mbi të cilin fluturon. (Min fetava Esh-shejh Ibën Baz-Mushafeheten)

Ai i cili ka udhëtuar në një qytet dhe ka vendosur të qëndroj në të më shumë se katër ditë, atëherë i obligohet të agjëroi sipas koncenzuesit të dijetarëve. Ai i cili udhëton për shtudime jashtë vendit të tij me muaj apo vite atëherë koncenzuesi i dijetarëve, e në vecanti të katër imamët thonë se ky konsiderohet vendas dhe obligohet të agjëroi.

Ai i cili ka filluar të agjëroi dhe është vendas por udhëton gjatë ditës i lejohet të hajë atij në atë ditë ngase All-llahu i Lartësuar udhëtimin në përgjithësi e ka bërë shkak për lehtësim thot: “e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim, atëherë ai (le te agjëroi) më vonë aq ditë“. (El-Bekara 184)

Çdo sëmundje që njeriut ja dobëson shëndetin është e lejuar prishja e agjërimit duke u mbeshtetur në fjalën e All-llahut të Madhëruar:“ e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim, atëherë ai (le te agjëroi) më vonë aq ditë“. (El-Bekara 184)

Ndërsa sëmundjet e vogla sikurse kollitja e sëmundjet e manifestuara me temperaturë nuk është e lejuar prishja e agjërimit. Nëse vërteton mjekësia apo personi ka njohuri nga përvoja e kaluar, se agjërimi i ndihmon keqësimit të sëmundjes apo ia vonon shërimin atëherë lejohet të prishet agjërimi dhe urrehet agjërimi në këtë gjendje. Nëse personi është në gjendje të sëmurë nuk obligohet të bënë nijet agjërimin natën duke shpresuar se do të zgjohet i shëndoshë, duhet (agjëruesi) të veprojë sipas gjendjes prezente.

I sëmuri i clili shpreson se do të shërohet obligohet me kompenzim e jo me fidje, (ushqimi i të varfërve) i sëmuri i cili është i sëmurë me sëmundje kronike i cili nuk shpreson në shërim, gjithashtu i moshuari dhe i paafti cdo ditë ushqejnë nga një të gjorë me gjysmë sa'a (kjo sasi është 1kg e gjysmë oriz). Lejohet që të mbledh fidjen e të ushqen të vartërit në fund të muajit (të agjërimit) por lejohet t'i ushqejë çdoditë me rradhë.

I sëmuari i cili ka ngrënë gjatë Ramazanit dhe është duke pritur që t'i kompensojë ato ditë mirëpo pas pak kohe i është bërë e ditur se sëmundja e tij është kronike atëherë e ka obligim t'i ushqejë të varfërit për ditët e mos agjërimit.(Min fetava Esh-shejh Ibni Uthejmin). Ai i cili është duke shpresuar shërimin dhe vdes atëherë nuk ju është obliguar të afërmve të tij me asgjë për kompensimin e agjërimit të tij.

Ai i cili sëmuhet e pastaj shërohet dhe i mundësohet të kompensojë agjërimin mirëpo nuk e ka kompensuar derisa e ka goditur vdekja, atëherë i merret nga paruria e tij për ti ushqyer të varfërit aq ditë sa i kanë mbetur.

E nëse ndonjë nga të afërmit dëshiron të agjëroi për të, kjo është e lejuar duke u mbështetur në hadithin e Pejgamberit alejhi selam: „Ai i cili vdes dhe i ka mbetur agjërimi, le të agjëroi për të miku i tij“.(Min fetava El-lexhnetul Daime)

NIJETI, QËLLIMI DHE AGJËRIMI

Kushtëzohet nijeti gjatë agjërimit farz (obligativ) dhe gjithashtu gjatë agjërimit obligativ si agjërimit kompenzues ai shpagues. Thotë Pejgamberi alejhi selam „Lejohet të bëhet nijeti në çdo pjesë të natës edhe nëse është pak para agimit“. Nijeti është të vendosurit me zemër për një vepër ndërsa të shqiptuarit me gjuhë është bidat (risi). Çdo kujt që i është bërë e njohur që nesër është Ramazan dhe ai dëshiron të agjëron vetëm e ka realizuar njetin për agjërim. (Mexhmu’ul Fetava)

Ai i cili vendos të prish agjërimin gjatë ditës mirëpo nuk e prish mendimi i vërtetë është se agjërimi i tij nuk është i prishur sikur se ai që dëshiron të flasë në namaz e nuk flet. Agjëruesi nuk ka nevojë për ripërtrirje të nijetit cdo natë në netët e Ramazanit ngase mjafton nijeti i agjërimit në fillim të muajit. Ai i cili vendos për ta prishur agjërimin gjatë udhëtimit apo sëmundjes atëherë obligohet me ripërtrije të nijetit për agjërim.

Agjërimi vullnetar në përgjithësi nuk e kushtëzojnë nijetin, duke u mbështetur në hadithin e Aishes: "Hyri tek unë një ditë resulu-llahi alejhi selam dhe tha a ka diç (nga ushqimi) tek ju? I thamë jo, atëherë ai tha unë jam agjërueshëm“.(Transm Muslimi)

E sa i përket agjërimit nafile të veçantësic është agjërimi i ditës së arafatit e agjërimi i ashures është më mirë që nijeti të bëhet prej mbrëmjes.

Ai i cili ka filluar të agjëroi (agjërimi obligativ) si ai kompensues, i zotimit etj...pa tjetër duhet që të plotësoi agjërimin dhe nuk i lejohet ta prish pa ndonjë arsye të justifikuar. E sa i përket agjërimit vullnetar agjëruesi është zotërues i vetvetës nëse dëshiron agjëron e nëse jo e prish atë, edhe pa ndonjë arsye, njëherë Pejgamberi alejhi selam është zgjuar agjërueshëm pastaj ka ngrënë.(transm. Muslimi)

Mirëpo a ka shpërblim ai i cili e prish agjërimin pa ndonjë arsye për kohën që agjëron? Thonë disa dijetarë se ai nuk ka shpërblim (El-Mevsu'atu el-Fikhije:27/84). Më mirë është për agjëruesin vullnetar të plotësoi agjërimin e tij përderisa nuk ka ndonjë dobi në prishjen e tij (agjërimin).

Ai i cili nuk e dinë se ka hyrë muaji i Ramazanit vetëm se e kupton pas lindjes së diellit atëherë ai obligohet të agjëroi prej tij momenti dhe ta kompensoi prapë atë ditë. Kështu mendojnë shumica e dijetarëve.

Të burgosurit kur i bëhet e ditur hyrja e Ramzanit qoftë me dijen e tij apo informohet nga ndokush atëherë obligohet të agjëroi. Përndryshe ky duhet të angazhohet e nëse e ka qëlluar hyrjen e Ramazanit shpërblehet, sipas shumicës së dijetarëve. E nëse i burgosuri ka agjëruar para hyrjes së Ramazanit atëherë nuk shpërblehet dhe duhet që ta kompensojë. E nëse i burgosuri gjatë agjërimit e ka qëlluar një pjesë të Ramazanit e një pjes jo atëherë shpërblehet për agjërimin e tij. E nëse vazhdimisht ka probleme e nuk e dinë saktësisht muajin e Ramazanit atëherë ai do të shpërblehet për agjërimin e tij ngase ka dhënë mundin e tij, All-llahu i Lartësuar nuk e obligon robin e tij përtej mundësive që i ka.

IFTARI DHE SYFYRI (IMSAKU)

Kur të humbë i tërë shkëlqimi i diellit tani është bërë iftari edhe nëse ka mbetur të kuqtë në horizont thotë Pejgamberi alejhi selam: "Kur të fillon nata aty këtu dhe të ikë dita atëherë le të hajë agjëruesi".(transm.Buhariu)

Është sunnet të shpejtohet iftari Pejgamberi alejhi selam nuk e falte akshamin përderisa nuk bëntë iftar qoftë edhe më pak ujë.(transm.Hakimi:1/432)

Ebu Hurejra radijAllahu anhu thotë se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: "All-llahu i Madhëruar ka thënë: "Robtë e mi më të dashur janë ata që nguten në iftar".(Transm.Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen)

Nëse agjëruesi nuk gjenë agjë për iftar atëherë duhet të vendosë me zemër të bënë iftar disa nga masa e thjeshtë i lëpinë gishtrinjët, kështu nuk duhet vepruar.

Gjithashtu duhet të kemi kujdes të mos bëjmë iftar para kohës, Pejgamberi alejhi selam ka parë popull të cilët janë të lidhur për qafat e tyre, e nga goja e tyre rrjedhë gjak, pasiqë pyeti për hallin e tyre u lajmërua se ata janë ata të cilët kanë bërë iftar para kohe.

Enesi r.a thotë se Pejgamberi alejhi selam ka thënë:"Çohuni në syfyr sepse vërtet në syfyr ka begati" (Muttefekun aljehi)

Kur të shkëlqen agimi (e që është të bardhtë e ekspozuar të shpërndarë në horizont nga ana e lindjes) obligohet agjëruesi ta ndërprej çdogjë pamarrë parasysh se a ka dëgjuar ezanin apo jo. E nëse e din se muezini thërret ezanin kur të shkëlqen agimi atëherë obligohet që te ndërpren cdo gjë, kur e dëgjon ezanin, e nëse muezini thërret ezanin para agimit atëherë ka të drejt të hajë deri në kohen e caktuar.

Sa i përket sigurisë së syfyrit është prezentë një dyshim që para agimit dhjetë minuta të ndërpren agjërimin.Kjo cilësi është bidat prej bidatëve të shumta që ne sot mund t'i vërejmë nëpër disa takvim, ku takvimi është i ndarë në rubrika, si rubrika e imsakut, ajo e namazit të sabahut e që këto gjëra janë në kundërshtim me sheriatin islam.

Zejd ibnu Thabit radijAllahu anhu thotë: "Ne çoheshim në syfyr së bashku me të Dërguarin e All-llahut, e pastaj ngriheshim të falnim namazin". Njëri prej të pranishmëve pyeti: "Sa ishte intervali në mes syfyrit dhe sabahut?"Zejdi u përgjigj:" Sa pesëdhjet ajete!" (Muttefekun alejhi)

Ibnu Umeri radijAllahu anhu tregon se Pejgamberi alejhi selam kishte dy muezinë: Bilalin dhe Ibni Ummi Mektumin. Për këtë Pejgamberi alejhi selam kishtë thënë: "Vërtet Bilali e thirr ezanin gjatë natës. hani dhe pini derisa ta thërrasë ezanin Ibnu Ummi Muktumi".Transmetuesi thotë:"Intervali në mes tyre ishte sa njëri zbriste e tjetri hipte në vendin ku thirrej ezani. (Muttefekun alejhi)

Në qytet ku dita dhe nata janë 24 orësh muslimanët obligohen të agjërojnë derisa të dallohet kufiri mes natës dhe ditës edhe nëse dita është më e gjatë se nga ajo e zakonshmja. Ndërsa në disa qytete ku nuk ka mundësi të vërehet kufiri mes natës dhe ditës, atëherë muslimanët e këtij vendi obligohen ta agjërojnë sipas qytetit më të afërt të tyre, ku në të cilin mund të vërehet qartë kufiri mes natës dhe ditës.

GJËRAT TË CILAT E PRISHIN AGJËRIMIN

Gjërat të cilat e prishin agjërimin përvec hajzit dhe nifasit (ciklit menstrual dhe lehonisë) nuk prishet agjërimi vetëm se në këto kondita:

që të këtë dituri (mbi gjërat që e prishin),
të ketë vetëdije të plotë mbi prishjen (e të mos jetë prishja prej harresës),
prishja me vëtëdije pa imponim.
Gjërat që e prishin mund të janë prej llojit që dalin nga organizmi si: marëdhëniet seksuale, të vjellurit me dëshirë, hajzi (menstruacionet) dhe prej llojit që hyjnë në organizëm si: ushqimi dhe pijet.(Mexhmu'ul Fetava: 25/248)

Prej gjërave që e prishin agjërimin janë të ngjashme me ushqimet dhe pijet, siçjanë: ilaçet, tabletat, infuzionet dhe transfuzioni i gjakut. Kurse sa i përket injeksioneve për shërim si penicilina dh insulina apo edhe injeksioneve për shërim e potencialit nuk e prishin agjërimin, mirëpo më e pëlqyer është të merren natën.(Fetava Ibën Ibrahim:4/189)

Të pastruarit e plagës (edhe nëse rrjedh gjak) të pastruarit e syve, të hundës mjekimi apo nxjerrja e dhëmbit nuk e prishin ajgërimin.(Min Fetava Esh-shejh Ibën Uthejmin)

Ilaçetme të cilat bëhet shpërlarja e gojës nuk e prishin agjërimin edhe nëse i mbetë në gojë aroma dhe shija nuk e pengojn agjërimin.(Min Fetava Esh-shejh Ibën Baz,Mushahefeten)

Kush hanë apo pinë qëllimisht gjatë ditës në Ramazan pa arsye, ka bërë mëkat të madh, ai duhet të pendohet dhe të kompensoi.Edhe nëse e ka prishë me haram si alkohol atëherë në këtë rast është vepër edhe më e keqe ndaj e ka obligim të pendohet sa më shpejt dhe të agjëroi sa më shumë farzet (e mbetura) e ndoshta All-llahu i Lartësuar do ta falë.

E nëse hanë dhe pinë me harresë atëherë duhet ta plotësoj agjërimin ngase atë e ka ushqyer All-llahu i Madhëruar (Transm. Buhariu 1933). Nëse e shef ndokend duke ngrënë me harresë atëhere duhet të i tregohet se është agjerueshëm duke u bazuar në fjalën e All-llahut të Madhëruar: "...dhe ndihmohuni në të mira dhe devotshmëri..."(El-Maide 2). Dhe duke u mbeshtetur në fjalën e Pejgamberit alejhi selam: "E nëse harrojë atëherë më përkujtoni". E në esencë kjo është vepër e keqe duhet që të ndryshohet. (Mexhalis shehër Ramadan-li Ibni Uthejmin:70)

Kush ka nevojë ta prish agjërimin për ta shëtuar ndokënd nga vdekja i lejohet ta prishë, e ta kompenzoj më vonë sikur mund të ndodhë për ta shpëtuar atë që është fundosur apo të fikurit e zjarrit etj.

Kur një agjërues ka marrëdhenie seksuale, agjërimi i tij prishet, a ka ajakuluar apo jo obligohet me teube, me plotësimin e kësaj dite, me kompensim dhe shpagim të rreptë. Sikurse ka ardhur në hadithin e Ebu Hurejrës radijall-llahu anhu përderisa ne ishim ulur tek Pejgamberi alejhi selam kur erdhi një njeri tha: "O i Dërguar i All-llahut jam shkatëruar, i tha: Cfar ke?Tha: Kam fjetur me gruan time duke qenë agjërueshëm, tha Pejgamberi alejhi selam: A ke mundësi të agjërosh dy muaj rradhasi? Tha jo! Tha: A ke mundësi t'i ushqesh gjashtëdjetë të varfër?Tha:jo...!(Transm.:Buhariu 1936). I njëjti hukëm (gjykim) është edhe me zina prostitucion (homoseksualizëm) etj.

Nëse dëshiron të ketë marëdhënie me gruan e tij, mirëpo fillimisht e prishë agjërimin duke ngrën dic atëherë mëkati i tij është më i rëndë dhe njëherit ka thyer vlerat e këtij muaji dy herë. Me ngrënjën e tij dhe me marrëdheniet e tij njëkohësisht shpagimi është i rëndë dhe obligohet me teube të sinqertë.(Mexhmu'ul Fetava:25/262)

Të puthurit apo të prekurit e agjëruesit gruan e tij, nëse ky zotëron epshin e tij, atëherë është e lejuar, sikur ka ardhë në hadithin e Aishes se Pejgamberi alejhi selam: "Ka puthur duke qenë agjërueshëm mirëpo ka zotëruar vetvetën e tij". Ndërsa hadithi: " E lenë gruan e tij për Mua". Qëllimi është për marrëdhënie, mirëpo nëse një person e ka epshin e fortë dhe nuk e përmban vetën dot, atëherë nuk i lejohet gruaja e tij; ngase do të prish agjërimin e tij.Thotë All-llahu i Lartësuar në hadith kudsi:" E lenë epshin e tij për Mua". Mirëpo rregulla e sheriatit thotë: cdo mjet që shpie në haram është haram.

Nëse një person ka marrëdhënie dhe ka aguar agimi atëherë obligohet të i lenë marrëdhëniet dhe agjërimi i tij është i vërtetë, e nëse vazhdon pas agimit me marëdhenie atëherë ai e ka prishë agjërimin dhe obligohet me teube, kompenzim dhe shpagim të ashpër.

Nëse një person zgjohet xhynyb (i pa pastër) agjërimi i tij është i vërtet, dhe i lejohet të e shtyjë gusulin (pastrimin) qoftë edhe prej hajzit dhe nifasit deri pas agimit, mirëpo duhet shpejton me pastrim për shkak të namazit të sabahut.

Aisheja r.a. thotë:"Të Dërguarin e All-llahut e zinte agimi, e ai ishte xhunub (i obliguar të lahej), pastaj lahej dhe agjëronte".(Muttefekun alejhi)

Aisheja dhe Ummi Selema r.a kanë thënë: " E zinte agimi të Dërguarin e All-llahut xhunub,pa parë ëndërr, pastaj agjëronte".(Muttefkun alejhi)

Nëse agjëruesi bie në gjumë dhe dukë endërruar ejakulon, agjërimi i tij nuk prishet me koncensues të dijetarëve dhe duhet ta plotësoj agjërimin.

-Urrehet të shijuarit e ushqimit pa nevojë gjatë agjërimit, ndërsa ai (ajo) i cili ka nevojë të e shijojë ushqimin, sic është rasti te nëna e cila ja pregaditë ushqimin fëmijës së saj lejohet një gjë e tillë duke u mbeshtetur në thënien e Ibni Abbasit radijall-llahu anhu ku thuhet: "Lejohet të shijuarit apo e asja çka dëshiron për ta pirë".(El-Mugni li-Ibni-Kuddame:3/106)

Nëse agjëruesi është i plagosur apo i del gjak nga hunda, dhe i shkon në fyt apo uji a benzini e që (mund të ndodhë duke punuar) pa dëshirën e tij atëherë agjërimi i tij është i vërtetë. Apo nëse agjëruesit i depërton pluhuri gjerë në brendësin e gjoksit, ndonjë tymë, apo mizë pa qëllim agjërimi i tij është i plotë.

Preferohet që larja e dhëmbëve me pastë të bëhet natën ngase zakonisht përmban aromaë të fort.(El-Mugni:3/44)

Pirja e duhanit konsiderohet prej gjërave që e prishin agjërimin dhe nuk është arsye (duhani) për lërjen e agërimit, ngase mëkati nuk mund të jetë arsye.

Zhytja në ujë nuk e prishë agjërimin, lejohet të laget koka me ujë prej nxehtësisë gjatë agjërimit (Fet'hul Bari:4/135;Mexhmu'ul Fetava 29/263). Urrehet të notuarit gjatë agjërimit për shkak të ekspozuarit të prishjes së agjërimit, e ai i cili profesioni i tij është zhytës, nëse sigurohet se nuk do t'i depërtoj uji në gjoksin e tij, atëherë lejohet.

Nëse ndokush hanë, pinë apo ka marrëdhenie seksuale duke menduar se ende ka kohë e pastaj i bëhet e njohur se ka aguar nuk obligohet me asgjë. Kjo është thenë qartë në ajet ku aludon në dallimin mes perit të bardhë nga peri i zi në agim. Transmeton Ibni Abbasi radijall-llahu anhu se ka thënë: "All-llahu i Lartësuar ka lejuar për ju ngrënjen dhe pijen përderisa ju jeni të dyshimtë.(El-Fet'h: 4/148)

Nëse bënë iftar duke menduar se dielli ka perënduar e dielli ende s'ka perënduar atëherë obligohet ta kompensojë atë ditë sipas shumicës së dijetarëve, për arsye se ende është ditë, ndërsa shejh (dijetari) Islam Ibni Tejmije mendon se s'ka nevojë për kompensim.

Nëse agon agimi dhe në gojën e tij ka mbetur ende diçnga ushqimi apo pija, fukahat janë të një mendimi se duhet të përfundoj atë që i ka ngelë në gojën e tij. Gjithashtu i njëjti qëndrim është edhe me atë i cili hanë apo pinë diçnga harresa.

RREGULLAT RRETH AGJËRIMIT TË GRUAS

Ajo e cila ka arritur pubertetin e nuk ka agjëruar, atëherë fillimisht duhet të bëjë tevbe e pastaj t'i kompensoi ditët e ngrëna dhe për cdo ditë duhet ta ushqenë nga një të varfër, ky shpagim është shkak i vonesës së agjërimit, e nëse vjen Ramazani dhe ju ende s'keni kompenzuar ditët e mbetura, pas përfundimit të Ramazanit i plotëson ditët e mbetura si më parë.

Femra e cila është me cikël menstrual e vëren lëngun e bardhë (lëng i bardhë i cili rrjedh me përfundimin e menstruacionit) në këto momente i bëhet e qartë se është pastruar ndaj duhet të e bëjë nijet prej kësaj nate e të filloj agjërimin. Nëse nuk ka mundësi të vërejë gjurmët e të pastruarit atëherë këtë mund ta vërej përmes leckës e nëse në të nuk ka shenja të gjakut atëherë fillon të agjëroi. Nëse i rikthehet gjaku i menstruacionit e prishë agjërimin, e në qoftë se i është ndërprerë gjaku deri në aksham dhe ka agjëruar me nijet atëherë agjërimi i saj është në rregull.

Gruaja e cila fillon të ndienë simptomet e para të menstruacionit mirëpo gjakderdhja ka filluar pas përëndimit të diellit agjërimi i saj është i pranueshëm. Grave të cilave i është ndërprer hajzi apo nifasi (menstruacionet dhe lehonia) gjatë natës dhe ajo ka vendosur të agjëroi mirëpo ka aguar agimi para se të pastrohet, një grup i dijetarëve mendojnë se agjërimi i saj është i vërtetë.

Gruaja e cila ka të njohur datën e mujoreve të saj, vazhdon me agjërim përderisa e vëren gjakderdhjen e parë të saj. Nëse ndonjë grua ndermerrë dic për ta penguar gjakderdhjen e saj në mënyrë që të mos e ndërpres agjërimin kjo do të shpërblehet për këtë. Mirëpo më e preferuar është që të jet e kënaqur me atë çkai është përcaktuar nga All-llahu i Lartësuar, ngase kështu vepronin nënat e besimtarëve dhe gratë e të parëve tanë muslimanëve (selefit).

Nëse shtatëzënia aborton spontanisht e foshnja ka filluar të krijohet, atëherë konsiderohet lehonë dhe nuk duhet të agjëroi. Në qoftëse nuk ka filluar të krijohet foshnja, atëherë gjakderdhja nuk konsiderohet lehoni dhe nëse mundet duhet të filloi agjërimin. Nëse nuk ka mundësi të vërej gjurmët e të pastruarit atëherë këtë mund ta vërej përmes leckës, e nëse në të nuk ka shenja të gjakut atëherë fillon të agjëroi.

Nëse i rikthehet gjaku i menstruacionit e prish agjërimin, e në qoftëse ju ka ndërprerë gjaku deri në aksham, dhe e ka agjëruar me nijet atëherë agjërimi i saj është në rregull.

Lehona nëse pastrohet para 40 ditëve, duhet të filloi të agjëroi dhe të falet (El-Mugni:1/360). Ndërsa poqëse zgjatë lehonia më shumë se 40 ditë, atëhere duhet të pastrohet dhe të filloi të agjëroi pas të 40-ve ngase kjo gjakderdhje është c'rregullim.

Gjakderdhjet e ç'rregullimit nuk ndikojnë në vështirësinë e agjërimit.

Sipas mendimit përfundimtar të dijetarëve, shtatëzëna dhe nëna e cila e ka fëmiun në gji mund të krahasohen me të sëmurin. Prandaj këtyre u lejohet ngrënia e Ramazanit dhe se obligohen vetëm me kompenzim.

Thotë Pejgamberi alejhi selam: "All-llahu i Lartësuar e ka liruar udhëtarin nga agjërimi, dhe ka lehtësuar namazin e tij, ndërsa shtatëzënat dhe nënat që i kanë foshnjet në gji, gjithashtu janë të liruara nga agjërimi".(transm. Tirmidhiu:3/85)
emine
emine

Numri i postimeve : 509
Piket : 1948
Respekti : 100
Date e hyrjes : 25/04/2011
Vend ndodhja : Turqi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi